聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

1 Chronicles

21

1大卫数点人口(撒下24:1-9)
1Por Satanai u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin të bënte regjistrimin e popullit të Izraelit.
2于是大卫对约押和民众的领袖说:“你们去数点以色列人,从别是巴直到但,然后回来见我,让我知道他们的数目。”
2Kështu Davidi i tha Joabit dhe krerëve të popullit: "Shkoni dhe bëni regjistrimin e Izraelitëve nga Beer-Sheba deri në Dan; pastaj më paraqitni raportin që unë të dij numrin e tyre".
3约押说:“愿耶和华使他的子民比现在增加百倍。我主我王啊,他们不都是我主的仆人吗?我主为什么要作这事呢?为什么使以色列人陷在罪里呢?”
3Joabi u përgjigj: "Zoti e shumëzoftë popullin e tij njëqind herë aq. Por, o mbret, o imzot, a nuk janë vallë të gjithë shërbëtorë të zortërisë sime? Pse zoti im kërkon një gjë të tillë? Pse e bën fajtor Izraelin?".
4但王坚持他的命令,约押不敢违抗;约押就出去,走遍以色列各地,然后回到耶路撒冷。
4Por kërkesa e mbretit mbizotëroi mbi atë të Joabit. Prandaj Joabi u nis, e përshkoi tërë Izraelin dhe u kthye pastaj në Jeruzalem.
5约押把数点人民的数目呈报大卫:全以色列能拿刀的人,共有一百一十万;犹大能拿刀的人,共有四十七万。
5Joabi i dërgoi Davidit shifrat e regjistrimit të popullsisë; në të gjithë Izraelin kishte një milion e njëqind mijë njerëz të aftë për të përdorur shpatën dhe në Judë katërqind e shtatëdhjetë mijë njerëz të aftë për të përdorur shpatën.
6唯有利未人和便雅悯人,他没有数点在内,因为约押厌恶王这个命令。
6Por në regjistrimin e këtyre Joabi nuk përfshiu Levin dhe Beniaminin, sepse për të kërkesa e mbretit ishte e neveritshme.
7耶和华降罚(撒下24:10-17) 神不喜悦这事,所以他击打以色列人。
7Kjo gjë nuk i pëlqeu Perëndisë, prandaj e goditi Izraelin.
8大卫对 神说:“我犯了重罪,因为我行了这事;现在求你除去你仆人的罪孽,因我作了十分愚昧的事。”
8Kështu Davidi i tha Perëndisë: "Kam bërë një mëkat shumë të madh duke bërë këtë gjë; por tani, të lutem, hiqja paudhësinë shërbëtorit tënd, sepse unë kam vepruar shumë pa mend".
9耶和华告诉大卫的先见迦得,说:
9Atëherë Zoti i foli Gadit, shikuesit të Davidit, duke i thënë:
10“你去告诉大卫,说:‘耶和华这样说:我给你提出三件事,你可以选择一件,我好向你施行。’”
10"Shko e i thuaj Davidit: "Kështu thotë Zoti: Unë të propozoj tri gjëra: zgjidh njerën nga këto dhe unë do ta kryej për ty"".
11于是迦得来见大卫,对他说:“耶和华这样说:‘你可以选择:
11Gadi shkoi te Davidi dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: Zgjidh
12或是三年的饥荒;或是在你敌人面前逃亡,被你仇敌的刀剑追杀三个月;或是耶和华的刀攻击三天,就是在国中发生瘟疫三日,耶和华的使者在以色列的四境施行毁灭。’现在你考虑一下,我该用什么话回复那差派我来的。”
12ose tre vjet zi buke, ose tre muaj shkatërrimesh përpara kundërshtarëve të tu, gjatë të cilave shpata e armiqve të tu do të të zërë, ose tri ditë shpate të Zotit, me fjalë të tjera murtaja në vend, gjatë të cilave engjëlli i Zotit do të të sjellë shkatërrim në të gjithë territorin e Izraelit. Tani më bëj të ditur përgjigjen që duhet t'i jap atij që më ka dërguar".
13大卫对迦得说:“我十分作难,我情愿落在耶和华的手里,因为他有极丰盛的怜悯,我不愿落在人的手里。”
13Davidi i tha Gadit: "Unë jam në një ankth të madh! Oh, më mirë unë të bija në duart e Zotit sepse është shumë i mëshirshëm, por të mos bija në duart e njerëzve!".
14于是耶和华使瘟疫降在以色列人身上;以色列人死了七万人。
14Kështu Zoti dërgoi murtajën në Izrael dhe vdiqën shtatëdhjetë mijë Izraelitë.
15 神差派一位使者到耶路撒冷去,要毁灭那城;正要施行毁灭的时候,耶和华看见了,就后悔所要降的这灾,于是对施行毁灭的天使说:“够了!住手吧!”那时,耶和华的使者正站在耶布斯人阿珥楠的禾场附近。
15Perëndia dërgoi gjithashtu një engjëll në Jeruzalem për ta shkatërruar; por kur po përgatitej të fillonte shkatërrimin, Zoti ktheu shikimin, u pendua për fatkeqësinë e caktuar dhe i tha engjëllit që shkatërronte: "Tani mjaft! Mbaje dorën!". Engjëlli i Zotit qëndronte më këmbë pranë lëmit të Ornanit, Jebuseut.
16大卫举目看见耶和华的使者站在天地中间,手里拿着出了鞘的刀,指向耶路撒冷。大卫和众长老都穿上麻布,脸伏于地。
16Davidi me sytë e ngritur, pa engjëllin e Zotit që rrinte midis tokës dhe qiellit me në dorë një shpatë të zhveshur dhe të drejtuar mbi Jeruzalem. Atëherë Davidi dhe pleqtë, të veshur me thasë, ranë përmbys me fytyrë për tokë.
17大卫对 神说:“吩咐统计这人民的不是我吗?是我犯了罪,行了这大恶;但这羊群作了什么呢?耶和华我的 神啊,愿你的手攻击我和我的家族,不可把瘟疫降在你子民的身上。”
17Davidi i tha Perëndisë: "A nuk kam qenë unë, vallë, ai që urdhëroi regjistrimin e popullsisë? Kam qenë unë që kam mëkatuar dhe që kam bërë të keqen; por këta, kopeja, çfarë kanë bërë? Të lutem, o Zot, Perëndia im, drejtoje dorën tënde kundër meje dhe kundër shtëpisë së atit tim, por mos e godit popullin tënd me këtë fatkeqësi".
18大卫筑坛献祭(撒下24:18-25)耶和华的使者吩咐迦得去告诉大卫,叫他上去,在耶布斯人阿珥楠的禾场上,为耶和华筑一座祭坛。
18Atëherë engjëlli i Zotit urdhëroi Gadin t'i thotë Davidit që ky të dalë dhe t'i ngrejë një altar Zotit në lëmin e Ornanit, Jebuseut.
19大卫就照着迦得奉耶和华的名所说的话上去了。
19Kështu Davidi doli sipas fjalës që Gadi kishte shqiptuar në emër të Zotit.
20那时阿珥楠正在打麦子;阿珥楠转过身来看见了天使,就和他的四个儿子一起躲藏起来。
20Ornani u kthye dhe pa engjëllin; prandaj të katër bijtë e tij që ishin me të u fshehën, por Ornani vazhdoi të shijë grurin.
21大卫来到阿珥楠那里,阿珥楠看见大卫,就从禾场上出来,脸伏于地,向大卫下拜。
21Kur Davidi arriti pranë Ornanit, ky e shikoi dhe e njohu Davidin; doli pastaj nga lëmi dhe ra përmbys para Davidit me fytyrë për tokë.
22大卫对阿珥楠说:“请把这块禾场的地让给我,我要在这里为耶和华筑一座祭坛,请你算足价银让给我,使民间的瘟疫可以止息。”
22Atëherë Davidi i tha Ornanit: "Më jep sipërfaqen e lëmit; që të ndërtojë një altar për Zotin; ma jep për gjithë vlerën e saj, me qëllim që fatkeqësia të mos godasë më popullin".
23阿珥楠对大卫说:“只管拿去吧,我主我王看怎样好就怎样行吧;你看,我把牛给你作燔祭,把打禾的用具当柴烧,拿麦子作素祭;这一切我都送给你。”
23Ornani i tha Davidit: "Merre; dhe mbreti, zoti im, të bëjë atë që i duket më e mirë; ja, unë po të jap edhe qetë e olokaustit, veglat e shirjes për dru dhe grurin për blatimin e ushqimit; po t'i jap të gjitha".
24大卫王对阿珥楠说:“不,我必照足价银向你买;我不能拿你的东西献给耶和华,也不能把没有付代价的东西献上作燔祭。”
24Por mbreti David i tha Ornanit: "Jo! Unë dua ta ble për vlerën e saj të plotë, sepse nuk ka për të marrë për Zotin atë që është prona jote dhe nuk kam për të ofruar një olokaust që nuk më kushton asgjë".
25于是大卫称了六千八百四十克金子给阿珥楠,买了那块地。
25Kështu Davidi i dha Ornanit si çmim të tokës peshën e gjashtëqind siklave ari.
26大卫在那里为耶和华筑了一座祭坛,献上燔祭和平安祭;他呼求耶和华,耶和华就应允他,从天上降火在燔祭坛上。
26Pastaj Davidi ndërtoi aty një altar për Zotin, ofroi olokauste dhe flijime falenderimi dhe kërkoi ndihmën e Zotit, që iu përgjigj me zjarrin që zbriti nga qielli mbi altarin e olokaustit.
27耶和华吩咐使者,他就收刀入鞘。
27Atëherë Zoti urdhëroi engjëllin ta fusë përsëri shpatën e tij në myll.
28选定建殿地址那时,大卫见耶和华在耶布斯人阿珥楠的禾场上应允了他,就在那里献祭。
28Në atë kohë Davidi, duke parë që Zoti ia kishte plotësuar dëshirën në lëmin e Ornanit, Jebuseut, ofroi aty flijime.
29摩西在旷野所做耶和华的帐幕和燔祭坛,那时都在基遍的高地,
29Në fakt tabernakulli i Zotit që Moisiu kishte ndërtuar në shkretëtirë dhe altari i olokausteve ndodheshin atëherë në vendin e lartë të Gabaonit.
30只是大卫不敢上去求问 神,因为惧怕耶和华使者的刀。 [ (I Chronicles 21:31) 于是大卫说:“这就是耶和华 神的殿,这就是给以色列人献燔祭的坛。” ]
30Por Davidi nuk mund të shkonte përpara atij altari për t'u këshilluar me Perëndinë, sepse ishte trembur përpara shpatës së engjëllit të Zotit.