1示巴女王来访所罗门(代下9:1-8)
1Kur mbretëresha e Shebës dëgjoi të flitet për diturinë e Salomonit për shkak të emrit të Zotit, erdhi ta vërë në provë me anë pyetjesh të vështira.
2她带着大批随员到耶路撒冷来,又有骆驼驮着香料、许多金子和宝石。她来到所罗门那里,就把她心里所有的难题都对他说出来。
2Ajo arriti në Jeruzalem me një suitë shumë të madhe, me deve të ngarkuara me aroma dhe me një sasi të madhe ari dhe gurësh të çmuara; pastaj shkoi te Salomoni dhe i foli atij për të gjitha gjërat që kishte në zemër.
3所罗门把她所有的问题都给她解说明白,没有一件事难倒王,使王不能回答她的。
3Salomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve të saj, dhe nuk pati asgjë që të ishte e fshehtë për mbretin dhe që ky të mos ishte në gjendje ta shpjegonte.
4示巴女王看见所罗门的一切智慧和他建造的宫殿、
4Kur mbretëresha e Shebës pa gjithë diturinë e Salomonit, shtëpinë që ai kishte ndërtuar,
5桌上的食物、臣仆的座位、仆人的侍候、他们的服饰、王的酒政和王在耶和华的殿献上的燔祭,就惊奇得不知所措。
5gjellët e tryezës së tij, banesat e shërbëtorëve të tij, shërbimin e kamarierëve të tij dhe rrobat e tyre, kupëmbajtësit e tij dhe olokaustet që ai ofronte në shtëpinë e Zotit, ajo mbeti pa fjalë.
6于是她对王说:“我在本国听见有关你的事和你的智慧,原来都是真的;
6Pastaj i tha mbretit: "Ishte e vërtetë, pra, ajo që kisha dëgjuar në vendin tim për fjalët e tua dhe diturinë tënde.
7以前我并不相信那些话,等到我来了,亲眼看见,才知道人告诉我的还不到一半;你的智慧和财富,超过我所听闻的。
7Por nuk u besova këtyre gjërave deri sa nuk erdha vetë dhe nuk i pashë me sytë e mi; e mirë, pra, as gjysmën e tyre nuk më kishin thënë. Dituria dhe begatia jote tejkalojnë famën për të cilën me kishin folur.
8属你的人是有福的,你的这些臣仆是有福的,他们常常侍立在你面前,聆听你的智慧。
8Lum njerëzit e tu, lum shërbëtorët e tu që rrinë gjithnjë përpara teje dhe dëgjojnë diturinë tënde!
9耶和华你的 神是应当称颂的!他喜悦你,使你坐在以色列的王位上;因为耶和华永远喜爱以色列,所以立你作王,要你秉行公义。”
9Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia yt, që pati mirësinë të të vërë mbi fronin e Izraelit! Për shkak të dashurisë së tij të përjetshme për Izraelin, Zoti të ka vënë mbret për të ushtruar arsyen dhe drejtësinë".
10示巴女王赠送的礼物(代下9:9-11)于是示巴女王把约四千公斤金子、大批香料和宝石送给王;以后奉来的香料再也没有像示巴女王送给所罗门的那么多。
10Pastaj ajo i fali mbretit njëqind e njëzet talente ari dhe një sasi të madhe aromash dhe gurësh të çmuar. Nuk u çuan më aq aroma sa i dha mbretëresha Sheba mbretit Salomon.
11此外,从俄斐运金子来的希兰船队,又从俄斐运了大批檀香木和宝石来。
11(Flota e Hiramit që transporon flori nga Ofiri, solli që andej një sasi të madhe dru santali dhe gurësh të çmuar;
12王用檀香木为耶和华的殿和王宫做栏杆,又为歌唱的做琴瑟。以后再也没有这样的檀香木运来,也没有人看见过,直到今日。
12me durin e santalit mbreti bëri mbështetëse për shtëpinë e Perëndisë dhe për pallatin mbretëror si edhe qeste dhe harpa për këngëtarët. Dru santali nuk sollën më dhe nuk është parë më deri më sot).
13所罗门的回礼(代下9:12)所罗门王照着示巴女王所愿所求的一切赐给她,另外又厚厚地馈赠她。于是女王和她的臣仆都返回本国去了。
13Mbreti Salomon i dha mbretëreshës Sheba të gjitha gjërat që ajo i kërkoi; përveç këtyre, Salomoni i dhe asaj shumë gjëra me bujarinë e tij të madhe mbretërore. Pastaj ajo mori përsëri rrugën dhe u kthye në vendin e saj bashkë me shërbëtorët e vet.
14所罗门的财富与智慧(代下9:13-24)所罗门每年收入的金子重两万三千公斤。
14Pesha e arit që Salomoni merrte çdo vit ishte gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë talent ari,
15另外,还有从商人和行商的课税,阿拉伯诸王和国内省长的收入。
15përveç atij që vinte nga tregtarët, nga lëvizja e mallrave, nga gjithë mbretërit e Arabisë dhe nga qeveritarët e vendit.
16所罗门王用锤炼好的金子做了二百面大盾牌,每一面大盾牌用金子七公斤;
16Mbreti Salomon dha urdhër të përgatiteshin dyqind mburoja të mëdha me flori të rrahur, duke përdorur për secilin prej tyre gjashtëqind sikla ari,
17又用锤炼好的金子做了三百面小盾牌,每一面小盾牌用金子两公斤。王把这些盾牌都放在黎巴嫩林宫。
17dhe treqind mburoja prej ari të rrahur, duke përdorur për secilën prej tyre tri mina ari; mbreti i vendosi në pallatin e "Pyllit të Libanit".
18王又做了一个象牙大宝座,贴上了精金。
18Gjithashtu mbreti bëri një fron të madh prej fildishi të veshur me ar të kulluar.
19那宝座有六级台阶,宝座的后背有一个圆顶,座处的两旁有一个扶手。扶手的旁边各有一只狮子站立着。
19Froni kishte shtatë shkallëza dhe maja e tij ishte e rrumbullakët në pjesën e prapme; kishte dy krahë në anët e karriges dhe pranë dy krahëve rrinin dy luanë.
20在六级台阶上共有十二只狮子站着,左边一只,右边一只。在列国中都没有这样做过。
20Dymbëdhjetë luanë qëndronin në të dy skajet e gjashtë shkallareve. Asnjë gjë e tillë nuk ishte bërë në ndonjë mbretëri.
21所罗门的一切杯爵都是金子做的;黎巴嫩林宫里的一切器皿也都是精金做的,没有用银子做的;原来在所罗门王的时代,银子算不得什么。
21Të gjitha kupat e pijeve të mbretit Salomon ishin prej ari, dhe të gjitha kupat e pallatit "Pylli i Libanit" ishin prej ari të kulluar. Asnjëra nuk ishte prej argjendi, sepse në kohën e Salomonit argjendi nuk vlente asgjë.
22因为王有他施船队与希兰船队一同在海上航行。他施船队三年一次运来金银、象牙、猿猴和孔雀。
22Në fakt mbreti kishte në det Flotën e Tarshishit bashkë me flotën e Hiramit; çdo tre vjet flota e Tarshishit sillte ar, argjend, fildish, majmunë dhe pallonj.
23所罗门王的财富和智慧,超过了世界上所有的君王。
23Kështu mbreti Salomon ua kaloi në pasuri dhe dituri tërë mbretërve të tokës.
24世上所有的君王都要求晋见所罗门,聆听 神赋予他心中的智慧。
24Dhe tëtë bota kërkonte praninë e Salomonit për të dëgjuar diturinë që Perëndia kishte vënë në zemrën e tij.
25他们各人都带着自己的贡物而来,就是银器、金器、衣裳、军械、香料、马和骡等,年年都是这样。
25Dhe secili sillte dhuratën e tij: enë argjendi, enë ari, veshje, armë, aroma, kuaj dhe mushka, një farë sasie çdo vit.
26所罗门的兵力与财富(代下1:13-17,9:25-28)所罗门聚集战车和骑兵,他有战车一千四百辆,骑兵一万二千人,安置在屯车城和耶路撒冷,就是与王在一起。
26Salomoni grumbulloi qerre dhe kalorës; ai pati një mijë e katërqind qerre dhe dymbëdhjetë mijë kalorës, që i ndau nëpër qytetet sipas qerreve dhe në Jeruzalem afër tij.
27王在耶路撒冷使银子好像石头一样,使香柏木好像平原的桑树那么多。
27Përveç kësaj mbreti në Jeruzalem e bëri argjendin të rëndonte si gurët dhe i bëri kedrat të shumtë si fiku egjiptian i fushës.
28所罗门的马是从埃及和古厄运出来的,是王的商人从古厄按着定价买来的。
28Kuajt e Salomonit importoheshin nga Egjipti dhe nga Kue; tregtarët e mbretit shkonin e i merrnin në Kue me një çmim të caktuar.
29从埃及运上来的车,每辆银子六千八百四十克,马每匹一千七百一十克。赫人众王和亚兰(“亚兰”即今天“叙利亚”一带的地方)诸王也都是这样经他们的手买来的。
29Një qerre importohej nga Egjipti për gjashtëqind sikla argjendi dhe një kalë njëqind e pesëdhjetë. Kështu, me anë të këtyre tregtarëve, ua eksportonin gjithë mbretërve të Hitejve dhe mbretërve të Sirisë.