聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

1 Kings

17

1以利亚预言旱灾
1Elia, Tishbiti, një nga banorët e Galaadit i tha Ashabit: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia i Izraelit, në prani të të cilit unë ndodhem, nuk do të ketë as vesë as shi gjatë këtyre viteve, veçse me fjalën time".
2耶和华的话临到以利亚说:
2Pastaj fjala e Zotit iu drejtua atij, duke thënë:
3“你离开这里,向东方去,躲藏在约旦河东面的基立溪旁。
3"Largohu që këtej, ktheu nga lindja dhe fshihu pranë përroit Kerith, që ndodhet në lindje të Jordanit.
4你要喝那溪里的水,我已经吩咐乌鸦在那里供养你。”
4Do të pish ujë në përrua dhe unë i kam urdhëruar korbat që të të japin të hash atje".
5于是以利亚去了,照着耶和华的话行了;他去住在约旦河东面的基立溪旁。
5Kështu ai u nis dhe veproi sipas fjalës të Zotit; shkoi dhe u vendos pranë përroit Kerith, që ndodhet në lindje të Jordanit.
6乌鸦早晨给他送饼和肉来,晚上也送饼和肉来,他也喝那溪里的水。
6Korbat i sillnin bukë e mish në mëngjes dhe bukë e mish në mbrëmje, dhe pinte ujë në përrua.
7过了一些日子,那溪就干了,因为没有雨下在地上。
7Mbas një farë kohe përroi shteroi, sepse nuk binte shi mbi vendin.
8面和油用不尽的神迹耶和华的话又临到以利亚说:
8Atëherë Zoti i foli, duke thënë:
9“你起来,往西顿的撒勒法去,住在那里;我已经吩咐那里的一个寡妇供养你。”
9"Çohu dhe shko të vendosësh në Sarepta të Sidonëve, sepse atje kam urdhëruar një grua të ve të të sigurojë ushqimin".
10于是以利亚起来,往撒勒法去了;他来到城门口的时候,就看见一个寡妇在那里捡柴;以利亚呼叫她,说:“请你用器皿取点水来给我!”
10Ai u ngrit, pra, dhe shkoi në Sarepta; sapo arriti në portën e qytetit, ai pa një të ve që mblidhte dru. Ai e thirri dhe i tha: "Shko dhe më merr pak ujë në një enë që të mund të pi".
11她去取水的时候,以利亚又叫她,说:“请你也给我拿点饼来!”
11Ndërsa ajo po shkonte për të marrë ujin, ai e thirri dhe i tha: "Më sill edhe një copë bukë".
12她说:“我指着永活的耶和华你的 神起誓,我没有饼,缸里只有一把面粉,瓶里只有一点油。你看我正在捡两根柴,然后回去,为自己和儿子做饼,我们吃完了,就等死。”
12Ajo u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia yt, bukë nuk kam, por kam vetëm një dorë miell në një enë dhe pak vaj në një qyp; dhe tani po mbledh dy copa dru për t'i përgatitur për vete dhe për djalin tim; do t'i hamë dhe pastaj kemi për të vdekur".
13以利亚对她说:“不要惧怕,照着你所说的去作吧,不过要先为我做一个小饼,拿出来给我,然后才为你自己和儿子做饼。
13Elia i tha: "Mos ki frikë; shko dhe bëj si the; por më parë bëj një kulaç të vogël për mua dhe sillma; pastaj ta bësh për vete dhe për djalin tënd.
14因为耶和华以色列的 神这样说:‘缸里的面粉必不会用完,瓶里的油决不会短缺,直等到耶和华降雨在地面上的日子。’”
14Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ena e miellit nuk do të mbarojë dhe qypi i vajit nuk do të pakësohet deri ditën, që Zoti të dërgojë shiun mbi tokë"".
15她就去照着以利亚所说的作了。她和以利亚,以及她的家人,吃了许多日子。
15Kështu ajo shkoi dhe veproi sipas fjalës së Elias; dhe kështu hëngrën ajo, Elia dhe gjithë familja e saj për një kohë të gjatë.
16缸里的面粉果然没有用完,瓶里的油也没有短缺,正像耶和华借着以利亚所说的话一样。
16Ena e miellit nuk mbaroi dhe qypi i vajit nuk u pakësua, sipas fjalës që Zoti kishte shqiptuar me anë të Elias.
17使寡妇的儿子复活这些事以后,那妇人,就是那个家庭的主人的儿子病了。他的病情十分严重,以致呼吸都停止了。
17Mbas këtyre ngjarjeve, biri i gruas, që ishte e zonja e shtëpisë, u sëmur; sëmundja e tij qe aq e rëndë, sa nuk i mbeti më frymë jete.
18于是妇人对以利亚说:“神人哪,我跟你有什么关系呢?你竟到我这里来,使耶和华想起我的罪孽,杀死我的儿子。”
18Atëherë ajo i tha Elias: "Çfarë lidhje kam me ty, o njeri i Perëndisë? Ndofta ke ardhur tek unë për të më kujtuar mëkatin që kam bërë dhe për të vrarë djalin tim?".
19以利亚对她说:“把你的儿子交给我吧!”以利亚就从她的怀中把孩子接过来,抱他上到自己所住的楼上去,放在自己的床上。
19Ai iu përgjigj: "Më jep djalin tënd". Kështu ia mori nga gjiri i saj, e çoi në dhomën lart dhe e shtriu në shtratin e tij.
20以利亚呼求耶和华说:“耶和华我的 神啊,我寄居在这寡妇的家里,你也降祸与她,使她的儿子死去吗?”
20Pastaj i kërkoi ndihmë Zotit dhe tha: "O Zot, Perëndia im, mos ke goditur me fatkeqësi edhe këtë grua të ve, që më strehon, duke bërë t'i vdesë i biri?".
21然后,以利亚三次伏在孩子的身上,向耶和华呼求说:“耶和华我的 神,求你恢复这孩子的生命吧。”
21U shtri pastaj tri herë mbi fëmijën dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: "O Zot, Perëndia im, të lutem bëj që t'i kthehet shpirti kësaj fëmije".
22耶和华垂听了以利亚的话,孩子的生命果然恢复,活过来了。
22Zoti e plotësoi dëshirën e shprehur në zërin e Elias; shpirti i fëmijës u kthye tek ai dhe ai mori jetë përsëri.
23以利亚把孩子抱起来,从楼上下到屋子里去,把孩子交给他的母亲;以利亚说:“看,你的儿子活了!”
23Atëherë Elia mori fëmijën, e zbriti nga dhoma e sipërme e shtëpisë dhe ia dha nënës së tij, duke i thënë: "Shiko, fëmija jote është gjallë!".
24妇人对以利亚说:“现在我知道你是神人,耶和华借着你的口所说的话是真实的。”
24Atëherë gruaja i tha Elias: "Tani pranoj që ti je një njeri i Perëndisë dhe që fjala e Zotit në gojën tënde është e vërtetë".