1所罗门娶法老女儿为妻
1Pastaj Salomoni bëri krushqi me Faraonin, mbretin e Egjiptit. U martua me të bijën e Faraonit dhe e çoi në qytetin e Davidit, deri sa të mbaronte së ndërtuari shtëpinë e tij, shtëpinë e Zotit dhe muret rrethuese të Jeruzalemit.
2不过在那些日子,人民仍然在邱坛上献祭,因为还没有为耶和华的名建造殿宇。
2Populli ofronte flijime në vendet e larta, sepse deri në atë ditë nuk ishte ndërtuar akoma një tempull në emër të Zotit.
3所罗门爱耶和华,遵行他父亲大卫的律例;只是他仍然在邱坛上宰杀和焚烧祭牲。
3Salomoni e donte Zotin dhe respektonte statutet e Davidit, atit të tij; megjithatë ofronte flijime dhe digjte temjan në vendet e larta.
4所罗门祈求智慧(代下1:6-12)有一次,王到基遍去献祭,因为那里有极大的邱坛。所罗门在那祭坛上献上了一千燔祭。
4Mbreti shkoi në Gabaon për të ofruar flijime, sepse ky ishte vendi i lartë më i rëndësishëm; dhe mbi këtë altar Salomoni ofroi një mijë olokauste.
5那天晚上在基遍,耶和华在梦中向所罗门显现; 神说:“你无论求什么,我必赐给你。”
5Në Gabaon, Zoti i doli në ëndërr natën Salamonit. Perëndia i tha: "Kërko ç'të duash dhe unë do ta jap".
6所罗门说:“你仆人我父亲大卫以诚实、公义和正直的心在你面前行事为人,你就以极大的慈爱待他;你又为他存留这极大的慈爱,赐给他一个儿子坐在他的王位上,正如今日一样。
6Salamoni u përgjigj: "Ti ke treguar një dashamirësi të madhe ndaj shërbëtorit tënd David, atit tim, sepse ai ecte para teje me besnikëri, me drejtësi dhe me zemër të pastër ndaj teje; ti ke vazhduar të shfaqësh ndaj tij këtë dashamirësi të madhe dhe i ke dhënë një bir që të ulet mbi fronin e tij, siç po ndodh sot.
7耶和华我的 神啊,现在你使仆人接续我的父亲大卫作王,但我还年轻,不知道应当怎样处事。
7Tani, o Zot, Perëndia im, ti ke bërë të mbretërojë shërbëtori yt në vend të Davidit, atit tim, por unë jam veçse një fëmijë dhe nuk di si të sillem.
8仆人住在你拣选的子民中;这些子民很多,多得不能数算。
8Përveç kësaj shërbëtori yt është në mes të popullit që ti ke zgjedhur, një popull i madh, tepër i shumtë për t'u numëruar dhe llogaritur.
9所以,求你赐给仆人一颗明辨的心,可以判断你的子民,能辨别是非,因为谁能判断你这众多的子民呢?”
9Jepi, pra, shërbëtorit tënd një zemër të zgjuar, në mënyrë që të administrojë drejtësinë për popullin tënd dhe të dallojë të mirën nga e keqja. Kush në fakt mund të administrojë drejtësinë për popullin tënd kaq të madh?".
10所罗门因为求这些事,就蒙主的喜悦。
10I pëlqeu Perëndisë që Salomoni bëri këtë kërkesë.
11 神对他说:“因为你求这事,不为自己求长寿,不为自己求财富,也不求你仇敌的性命,单单为自己求聪明可以明辨是非公平,
11Atëherë Perëndia i tha: "Me qenë se kërkove këtë dhe nuk kërkove për vete as jetë të gjatë, as pasuri, as vdekjen e armiqve të tu, por ke kërkuar zgjuarsi për të kuptuar atë që është e drejtë,
12我就照着你所求的而行;赐给你一个智慧和明辨的心,在你以前没有人像你,在你以后也不会有人像你。
12ja, unë po bëj atë që ti ke kërkuar: po të jap një zemër të urtë dhe të zgjuar, sa nuk ka pasur asnjëri para teje dhe nuk ka për të dalë askush si ti mbas teje.
13连你所没有求的,我也赐给你,就是财富、尊荣,以至你一生的年日,在列王之中没有一人能像你。
13Po të jap edhe atë që nuk ke kërkuar: pasuri dhe lavdi, kështu që midis mbretërve nuk do të ketë asnjë si ti, për të gjitha ditët e jetës sate.
14如果你遵行了我的道,谨守我的律例、诫命,正如你父亲大卫所行的,我就必延长你的寿数。”
14Në rast se ti ecën në rrugët e mia duke iu bindur statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu si bëri Davidi, ati yt, unë kam për t'i zgjatur ditët e tua".
15所罗门醒来,原来是一个梦。于是他回到耶路撒冷,站在耶和华的约柜前,献上燔祭,又献上平安祭,也为他的众臣仆摆设筵席。
15Salomoni u zgjua, dhe ja, ishte në ëndërr. Atëherë ai u kthye në Jeruzalem, u paraqit para arkës së besëlidhjes të Zotit, ofroi olokauste dhe flijime falënderimi, dhe shtroi një banket për të tërë shërbëtorët e tij.
16智慧的判断有一天,有两个作妓女的妇人来见王,站在他面前。
16Pastaj erdhën te mbreti dy prostituta dhe u paraqitën para tij.
17其中一个妇人说:“我主啊,我和这妇人同住;她与我在房子里的时候,我生了一个孩子。
17Një nga të dy gratë tha: "O imzot, kjo grua dhe unë banojmë në të njëjtën shtëpi; unë linda kur ajo ishte akoma në shtëpi.
18我生了孩子以后的第三天,这妇人也生了一个孩子。我们都住在一起。除了我们两个人在房子里以外,再没有别人与我们一起在这房子里。
18Tri ditë pasi linda unë, lindi edhe kjo grua; dhe nuk kishte njeri tjetër në shtëpi përveç ne të dyjave.
19夜间,这妇人睡觉的时候,压死了她的孩子。
19Djali i kësaj gruaje vdiq natën, sepse ajo kishte rënë në shtrat sipër tij.
20她却在半夜,趁着婢女睡着的时候,起来,从我身旁把儿子抱去,放在她的怀里;又把她死了的儿子放在我的怀里。
20Atëherë ajo u ngrit në mes të natës, mori djalin tim nga krahu im, ndërsa shërbëtorja jote po flinte, dhe e vuri mbi gjirin e saj, dhe mbi gjirin tim vendosi djalin e saj të vdekur.
21第二天早上我起来,要给我的儿子吃奶的时候,发觉他死了。那天早晨我再仔细察看,发觉他并不是我所生的儿子!”
21Kur në mëngjes u ngrita për t'i dhënë gji djalit tim, pashë që kishte vdekur; por kur e kqyra me kujdes në mëngjes, pashë që nuk ishte djali që kisha lindur".
22那一个妇人说:“不!活的儿子是我的,死的儿子才是你的。”但这一个妇人说:“不!死的儿子是你的,活的儿子才是我的。”她们在王面前彼此争辩。
22Atëherë gruaja tjetër tha: "Nuk është e vërtetë; djali im është ai që jeton, dhe yti është ai i vdekur". Por e para nguli këmbë: "Nuk është e vërtetë; yt bir është ai vdekur dhe imi është ai i gjallë". Kështu grindeshin përpara mbretit.
23王说:“这个妇人说:‘活的儿子是我的,死的儿子才是你的’,那个妇人却说:‘不!死的儿子是你的,活的儿子才是我的。’”
23Atëherë mbreti tha: "Njëra thotë: "Ai i gjallë është djali im dhe ai i vdekur është yti". Dhe tjetra thotë: "Nuk është e vërtetë; ai i vdekur është djali yt dhe ai i gjallë është imi"".
24王就吩咐:“给我拿一把刀来!”人就把刀带到王面前。
24Atëherë mbreti urdhëroi: "Më sillni një shpatë!". Kështu sollën një shpatë para mbretit.
25王说:“把活的孩子劈成两半,一半给这个妇人,一半给那个妇人。”
25Pastaj mbreti urdhëroi: "Ndajeni fëmijën e gjallë në dy pjesë dhe jepini gjysmën njërës dhe gjysmën tjetrës".
26那活孩子的母亲因为爱子心切,就对王说:“我主啊,把那活的孩子给她吧,千万不可杀死他!”另一个妇人却说:“这孩子也不归我,也不归你,把他劈开吧!”
26Atëherë gruaja e fëmijës së gjallë, që e donte shumë fëmijën e vet, i tha mbretit: "Imzot, jepjani asaj fëmijën e gjallë, por mos e vrisni". Tjetra përkundrazi thoshte: "Të mos jetë as imi, as yti; por ndaheni!".
27王回答说:“把活孩子给这个妇人,千万不可杀死他,这个妇人实在是他的母亲。”
27Atëherë mbreti u përgjigj duke thënë: "Jepini së parës fëmijën e gjallë dhe mos e vrisni, sepse ajo është nëna e fëmijës".
28以色列众人听见王判断的这案件,就都敬畏他,因为看见他心里有 神的智慧,能够判案。
28Tërë Izraeli e mësoi vendimin që u dha nga mbreti dhe patën frikë nga mbreti sepse shihnin që dituria e Perëndisë ishte tek ai për të ushtruar drejtësinë.