1所罗门定意建殿(代下2:1-10)
1Kur Hirami, mbret i Tiros, mësoi që Salomoni ishte vajosur mbret në vend të atit të tij, dërgoi shërbëtorët e tij, sepse Hirami kishte qenë gjithnjë mik i Davidit.
2所罗门也派遣人去见希兰,说:
2Atëherë Salomoni dërgoi t'i thotë Hiramit:
3“你知道我的父亲大卫为了四周的战事,在耶和华使敌人都服在他的脚下以前,他不能为耶和华他的 神的名建造殿宇。
3"Ti e di që ati im David nuk ka mundur të ndërtojë një tempull në emër të Zotit, Perëndisë të tij, për shkak të luftrave të ndërmarra nga çdo anë kundër tij, deri sa Zoti i vuri armiqtë e tij nën shputën e këmbëve të tij.
4但是,现在耶和华我的 神使我四境太平,没有仇敌,也没有灾祸。
4Por tani Zoti, Perëndia im, më ka dhënë paqe rreth e qark; dhe nuk kam më kundërshtarë, as ndonjë fatkeqësi.
5所以我有意要为耶和华我的 神的名建造殿宇,正如耶和华曾对我的父亲大卫说:‘你的儿子,就是我要使他接续你坐在王位上的,要为我的名建造殿宇。’
5Prandaj tani kam ndërmend të ndërtoj një tempull në emër të Zotit, Perëndisë tim, sipas premtimit që i bëri Zoti atit tim David, kur i tha: "Yt bir, që unë do të vendos mbi fronin tënd, ka për të qënë ai që do të ndërtojë një tempull në emrin tim".
6现在请你命令人从黎巴嫩为我砍伐香柏木;我的仆人要与你的仆人一起工作;至于你的仆人的工资,我必按照你所说的付给你,因为你也知道,我们中间没有人像西顿人那样善于砍伐树木。”
6Jep urdhër, pra, që të priten për mua kedrat e Libanit. Shërbëtorët e mi do të punojnë me shërbëtorët e tu, dhe si pagë unë do t'u jap shërbëtorëve të tu tërë ato që do të më kërkosh ti. Ti e di mirë që ndër ne nuk ka njeri që di t'i presë drurët si ata të Sidonit".
7推罗王答应相助(代下2:11-16)希兰听见了所罗门的话,就十分欢喜,说:“今天耶和华是应当称颂的,因为他赐给了大卫一个有智慧的儿子治理这么众多的人民。”
7Kur Hirami i dëgjoi fjalët e Salomonit, u gëzua së tepërmi dhe tha: "Qoftë i bekuar sot Zoti, që i ka dhënë Davidit një bir të urtë për të mbretëruar mbi këtë popull të madh".
8于是希兰派遣人去见所罗门,说:“你派人来向我所传的消息,我都听到了。关于香柏木和松木的事,你心所愿的,我都照办。
8Pastaj Hirami dërgoi t'i thotë Salomonit: "E shqyrtova me kujdes mesazhin që më çove. Unë do të bëj të gjitha ato që dëshiron ti lidhur me lëndën e kedrit dhe të qiparisit.
9我的仆人要把这些木材从黎巴嫩运下海中;我会把木材扎成木筏,从海上运到你指定我的地方去。我在那里把木材拆开,你就可以运走。你也要成全我的心愿,用粮食供应我家。”
9Shërbëtorët e mi do t'i sjellin nga Libani deri në det dhe do t'i transportojnë që andej me trap deri në vendin që ti do të më tregosh; pastaj do t'i shkarkojnë atje dhe ti do t'i çosh tutje. Si shpërblim, ti do të plotësosh dëshirën time, duke furnizuar me ushqime shtëpinë time".
10于是希兰照所罗门所想要的,供给他香柏木和松木。
10Kështu Hirami e furnizoi Salomonin me tërë lëndën e kedrit dhe të qiparisit që ai kishte nevojë.
11所罗门也给了希兰麦子两千公吨,纯油四十万公升,作为他的家的食物。所罗门年年都这样供给希兰。
11Salomoni nga ana e tij e furnizoi Hiramin me njëzet mijë kore gruri për të mbajtur shtëpinë e tij dhe njëzet kore vaj të pastër ulliri; Salomoni i jepte Hiramit çdo vit tërë këto gjëra.
12耶和华照着他应许所罗门的,把智慧赐给他。希兰与所罗门之间,彼此和平相处,二人互相立约。
12Zoti i dha dituri Salomonit, ashtu siç ia kishte premtuar; kështu mbretëroi paqja midis Hiramit dhe Salomonit, dhe të dy bënë aleancë.
13征召工人(代下2:17-18)所罗门从以色列众人中征召作苦工的人,这些作苦工的人共有三万,
13Mbreti Salomon rekrutoi njerëz për punë të detyruar në tërë Izraelin, dhe ata që u caktuan për punë të detyruar ishin tridhjetë mijë njerëz.
14派他们轮班上黎巴嫩山去,每月一万人;他们一个月在黎巴嫩山上,两个月在家里。管理这些作苦工的是亚多尼兰。
14I dërgonte me turne në Liban nga dhjetëmijë në muaj; kalonin një muaj në Liban dhe dy muaj në shtëpitë e tyre; Adonirami ishte drejtuesi i punimeve të detyruara.
15所罗门有七万个搬运重物的工人,有八万个在山上凿石的石匠。
15Salomoni kishte gjithashtu shtatëdhjetë mijë njerëz që transportonin ngarkesa dhe tetëdhjetë mijë gurgdhëndës në male,
16除此以外,所罗门还有三千三百个监管工作的官长,管理作工的人民。
16pa llogaritur tremijë e treqind përgjegjës të caktuar nga Salomoni për veprimtaritë e ndryshme dhe për të mbikqyrur personat e caktuar në punimet.
17王下令,人就开凿出又大又贵重的石头,用凿好的石头作殿的地基。
17Mbreti urdhëroi të nxirreshin gurë të mëdhenj, gurë me vlerë dhe gurë katërkëndësh për të bërë themelet e tempullit.
18所罗门的工匠、希兰的工匠和迦巴勒人把石头凿好,又预备建造殿宇用的木料和石料。
18Kështu punëtorët e Salomonit dhe punëtorët e Hiramit dhe Giblejtë nxorën gurët, dhe përgatitën lëndën e drurit dhe gurët për ndërtimin e tempullit.