聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

1 Kings

8

1运约柜进殿(代下5:2-6:2)那时,所罗门把以色列的长老、各支派的首领和以色列的族长,都召集到耶路撒冷自己面前,要把耶和华的约柜从大卫城,就是锡安运上来。
1Atëherë Salomoni mblodhi në prani të tij në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe tërë krerët e fiseve, prijësit e familjeve të Izraelit, për të çuar arkën e besëlidhjes të Zotit në qytetin e Davidit, domethënë në Sion.
2于是,在以他念月,就是七月,在守节期的时候,以色列众人都聚集到所罗门王那里。
2Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth e qark mbretit Salomon për festën në muajin e Ethanimit, që është muaji i shtatë.
3以色列的众长老都来到了,祭司们就把约柜抬起来。
3Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe priftërinjtë morën arkën;
4祭司和利未人把耶和华的约柜、会幕和会幕里的一切圣器具都运上来。
4dhe çuan lart arkën e Zotit, çadrën e mbledhjeve dhe tërë orenditë e shenjta që ishin në çadër. Priftërinjtë dhe Levitët i mbartën këto gjëra.
5所罗门王和聚集到他那里的以色列全体会众,都一同在约柜前献牛羊为祭,数目多得不可胜数,无法计算。
5Mbreti Salomon dhe tërë asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u mblodhën bashkë me të përpara arkës dhe flijuan një numër aq të madh delesh dhe qesh, që nuk mund të numëroheshin as të llogariteshin.
6祭司把耶和华的约柜抬进内殿为它预备的地方,就是至圣所,放在两个基路伯的翅膀底下。
6Pastaj priftërinjtë e çuan arkën e besëlidhjes të Zotit në vendin e saj, në shenjtëroren e tempullit, në vendin shumë të shenjtë, nën krahët e kerubinëve.
7因为基路伯展开翅膀在约柜所在地的上面,遮掩约柜和抬柜的杠。
7Në fakt kerubinët i shtrinin krahët e tyre mbi vendin e arkës dhe mbulonin nga lart arkën dhe shufrat e saj.
8这些杠很长,在内殿前的圣所可以看见杠头,在殿外却看不见;直到今日,这些杠还在那里。
8Shufrat ishin aq të gjata sa që skajet e tyre dukeshin nga vendi i shenjtë, përpara shenjtërores, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato kanë mbetur atje deri në ditën e sotme.
9约柜里面只有两块石版,这两块石版在以色列人出埃及地以后,耶和华与他们立约的时候,摩西在何烈山放在那里的。
9Në arkë nuk kishte asgjë tjetër veç dy pllakave prej guri që Moisiu kishte depozituar në malin Horeb, kur Zoti bëri një besëlidhje me bijtë e Izraelit, pas daljes së tyre nga vendi i Egjiptit.
10祭司从圣所里出来的时候,有云彩充满耶和华的殿,
10Por ndodhi që, ndërsa priftërinjtë po dilnin nga vendi i shenjtë, reja e mbushi shtëpinë e Zotit,
11因为云彩的缘故,祭司不能站立服事,因为耶和华的荣光充满了圣殿。
11dhe priftërinjtë nuk mundën të qëndrojnë për të shërbyer për shkak të resë, sepse ladvia e Zotit mbushte shtëpinë e tij.
12那时,所罗门说:“耶和华曾说,他要住在密云中。
12Atëherë Salomoni tha: "Zoti ka thënë se do të banojë në një re të dendur.
13现在我果然为你建造了一座巍峨的殿,作你永远的居所。”
13Unë kam ndërtuar për ty një shtëpi madhështore, një vend ku ti do të banosh për gjithnjë".
14所罗门宣告建殿的理由(代下6:3-11)于是王把脸转过来,为全体以色列会众祝福,全体以色列会众都站着。
14Pastaj mbreti u kthye dhe bekoi tërë asamblenë e Izraelit, ndërsa tërë asambleja e Izraelit rrinte në këmbë.
15所罗门说:“耶和华以色列的 神是应当称颂的,因为他亲口对我父亲大卫应许过的,现在他亲手成全了。他说:
15Dhe tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që i ka premtuar me gojën e tij atit tim David dhe që e ka mbajtur premtimin e dhënë me anë të fuqisë së tij, duke thënë:
16‘自从我把我的子民以色列领出埃及的日子以来,我未曾在以色列的各支派中拣选一座城,建造殿宇,作我名的居所;但我拣选了大卫治理我的子民以色列。’
16"Nga dita që nxora popullin tim të Izraelit nga Egjipti, unë nuk kam zgjedhur asnjë qytet midis tërë fiseve të Izraelit për të ndërtuar një shtëpi, ku emri im të qëndronte, por kam zgjedhur Davidin që të mbretërojë mbi popullin tim të Izraelit".
17我父大卫心里有意要为耶和华以色列的 神的名建殿。
17Por Davidi, ati im, e kishte në zemër të ndërtonte një shtëpi në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit;
18但耶和华对我父大卫说:‘你心里有意为我的名建一座殿,你这心意是好的。
18por Zoti i tha Davidit, atit tim: "Ti ke pasur në zemër të ndërtosh një shtëpi në emrin tim, dhe bëre mirë të kesh një gjë të tillë në zemër;
19然而你不要建造这殿,只有你亲生的儿子,他必为我的名建造这殿。’
19por nuk do të jesh ti që do të ndërtosh tempullin, do të jetë përkundrazi biri yt që do të dalë nga barku yt; do të jetë ai që do të ndërtojë tempullin në emrin tim".
20现在耶和华已经实现了他说过的话,我已经起来继承我父大卫,坐在以色列的王位上,正如耶和华所说过的。我也已经为耶和华以色列的 神的名建造了这殿。
20Kështu Zoti e mbajti fjalën që kishte thënë; dhe unë zura vendin e Davidit, atit tim, u ula mbi fronin e Izraelit, ashtu si kishte thënë Zoti, dhe ndërtova tempullin në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
21我又为约柜预备了一个地方。这约柜里有耶和华的约,就是他领我们列祖出埃及地的时候与他们所立的。”
21Atje kam përgatitur një vend për arkën, në të cilën ndodhet besëlidhja e Zotit, që ai lidhi me etërit tanë kur i nxori nga vendi i Egjiptit".
22所罗门献殿的祷告(代下6:12-42)所罗门当着以色列的全体会众,站在耶和华的祭坛前,向天伸开双手,
22Pastaj Salomoni u vendos para altarit të Zotit, përballë tërë asamblesë së Izraelit, shtriu duart në drejtim të qiellit
23祷告说:“耶和华以色列的 神啊,天上地下没有别的神像你;你对一心在你面前行事为人的仆人守约施慈爱。
23dhe tha: "O Zot, Perëndia i Izraelit, nuk ka asnjë Perëndi të ngjashëm me ty as atje lart në qiell, as këtu poshtë në tokë! Ti e ruan besëlidhjen dhe tregohesh shpirtmadh me shërbëtorët e tu që ecin para teje me gjithë zemër.
24你谨守了你应许过你仆人我父大卫的话。你亲口说过,也亲手作成,正如今天一样。
24Ndaj shërbëtorit tënd David, atit tim, ti mbajte atë që i kishe premtuar; po, sot ke kryer me dorën tënde atë që kishe premtuar me gojën tënde.
25耶和华以色列的 神啊,现在求你谨守你应许你仆人我父亲大卫的话:‘只要你的子孙谨守他们的行为,像你在我面前所行的一样,就必不断有人坐以色列的王位。’
25Tani, pra, o Zot, Perëndi i Izraelit, mbaje premtimin që i kishe bërë Davidit, atit tim, duke thënë: "Ty nuk do të të mungojë asnjëri nga ata që ulen para teje mbi fronin e Izraelit, nëqoftëse bijtë e tu të kenë kujdes sjelljen e tyre dhe të ecin para meje si ke ecur ti".
26以色列的 神啊,现在求你成就你应许你仆人我父大卫的话吧!
26Prandaj të lutem tani, o Perëndi i Izraelit, të plotësosh fjalën që i ke thënë shërbëtorit tënd David, atit tim!
27“ 神真的住在地上吗?看哪!天和天上的天尚且不能容纳你,何况我建造的这殿呢?
27Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!
28然而耶和华我的 神啊,求你垂顾你仆人的祷告和恳求,垂听你仆人今天在你面前所作的呼吁和祷告。
28Megjithatë o Zot, Perëndia im, dëgjo me vëmendje lutjen e shërbëtorit tënde dhe kërkesën e tij, duke dëgjuar thirrjen dhe lutjen që shërbëtori yt larton sot para teje.
29愿你的眼睛昼夜看顾这殿,看顾你所说‘我的名要留在那里’的地方。愿你垂听你仆人向这地方所发的祷告。
29Sytë e tu u drejtofshin natë e ditë në këtë tempull, drejt vendit për të cilin ke thënë: "Aty do të jetë emri im", për të dëgjuar lutjen që shërbëtori yt do të të bëjë duke t'u drejtuar nga ky vend.
30你仆人和你的子民以色列向这地方祷告的时候,求你垂听他们的恳求。求你在天上的居所垂听,垂听而赦免。
30Dëgjo lutjen e shërbëtorit tënd dhe të popullit tënd të Izraelit kur do të të luten duke t'u drejtuar nga ky vend. Dëgjo nga vendi ku ti banon në qiejt; dëgjo dhe fal.
31“如果有人得罪他的邻居被迫起誓,他来到这殿在你的祭坛前起誓的时候,
31Në qoftë se dikush mëkaton kundër të afërmit të tij dhe, duke qenë i detyruar të betohet, vjen të betohet para altarit tënd në këtë tempull,
32求你在天上垂听,采取行动,审判你的仆人,定恶人有罪,使他所行的,都归到他自己的头上。定义人有理,照着他的公义赏赐他。
32ti dëgjoje nga qielli, ndërhy dhe gjyko shërbëtorët e tu; dëno fajtorin, duke bërë që të bjerë mbi kokën e tij sjellja e tij dhe shpalle të drejtë të pafajshmin duke i dhënë atë që i takon sipas së drejtës së tij.
33“你的子民以色列若是得罪了你,以致在仇敌面前被打败,又回转归向你,承认你的名,在这殿里向你祷告恳求的时候,
33Kur populli yt i Izraelit do të mundet para armikut sepse ka mëkatuar kundër teje, në rast se kthehet te ti dhe lavdëron emrin tënd, në rast se të lutet dhe të stërlutet në këtë tempull,
34求你在天上垂听,赦免你的子民以色列的罪,领他们返回你赐给他们列祖之地。
34ti dëgjoje nga qielli dhe fale mëkatin e popullit tënd të Izraelit, dhe ktheje në vendin që u ke dhënë etërve të tyre.
35“如果他们因为得罪了你,天就闭塞不下雨;他们若是向这地方祷告,承认你的名;又因你苦待他们,就离开他们的罪,
35Kur qielli do të mbyllet dhe nuk do të ketë më shi sepse kanë mëkatuar kundër teje, në qoftë se luten duke t'u drejtuar nga ky vend, në qoftë se lavdërojnë emrin tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre sepse i ke dëshpëruar shumë,
36求你在天上垂听,赦免你仆人和你的子民以色列的罪,指示他们当行的善道,赐雨水在你的地上,就是你赐给你子民的产业之地。
36ti dëgjoji nga qielli, fale mëkatin e shërbëtorëve të tu dhe të popullit tënd të Izraelit, duke u treguar rrugën e mirë nëpër të cilën duhet të ecin, dhe dërgo shiun mbi tokën që i ke dhënë si trashëgimi popullit tënd.
37“如果这地有饥荒、瘟疫、旱风、霉烂、蝗虫、蚂蚱,或有仇敌把他们围困在城里,无论遭遇什么灾祸,什么疾病,
37Kur vendi të preket nga zia e bukës ose murtaja, nga ndryshku apo nga bloza, nga një dyndje karkalecash dhe krimbash, kur armiku ta rrethojë popullin tënd në vendin e qyteteve të tua, kur të pëllcasë një fatkeqësi apo një epidemi çfarëdo,
38你的子民以色列,或是众人,或是个人,知道自己心里的苦痛,向这殿伸开双手所作的一切祷告、一切恳求,
38çdo lutje, çdo kërkesë që do të të drejtohet nga çfarëdo personi apo nga tërë populli yt i Izraelit, kur secili të ketë pranuar plagën e zemrës së tij dhe të ketë shtrirë duart në drejtim të këtij tempulli,
39求你在天上你的居所垂听而赦免,并且采取行动。你是知道人心的,只有你知道万人的心,求你照着各人所行的报应他,
39ti dëgjoje nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe fal, ndërhy dhe jepi secilit sipas sjelljes së tij, ti që njeh zemrën e secilit; (në të vërtetë vetëm ti ua njeh zemrën gjithë bijve të njerëzve),
40好使他们在你赐给我们列祖的地上,一生一世敬畏你。
40me qëllim që ata të kenë frikë prej teje tërë kohën që do të jetojnë në vendin që u ke dhënë etërve tanë.
41“至于不属于你的子民以色列的外族人,为了你的名的缘故从远地而来,
41Edhe i huaji, që nuk i përket popullit tënd të Izraelit, kur të vijë nga një vend i largët për shkak të emrit tënd,
42因为他们听到你的大名、大能的手和伸出来的膀臂,他们来向这殿祷告的时候,
42(sepse do të dëgjohet të flitet për emrin tënd të madh, për dorën tënde të fuqishme dhe për krahun tënd të shtrirë) kur të vijë të të lutet duke t'u drejtuar nga ky tempull,
43求你在天上你的居所垂听,照着外族人向你呼求的一切而行,好使地上的万族万民都认识你的名,敬畏你,像你的子民以色列一样;又使他们知道我建造的这殿是称为你的名下的。
43ti dëgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe jepi të huajit tërë ato që kërkon, me qëllim që tërë popujt e dheut të njohin emrin tënd dhe kështu të kenë frikë prej teje, ashtu siç bën populli yt i Izraelit, dhe të dinë që emri yt përmëndet në këtë tempull që kam ndërtuar.
44“如果你的子民出去与仇敌争战,无论你派他们到哪处,他们若是向你所拣选的这城,并向我为你的名建造的这殿祷告,
44Kur populli yt të dalë në luftë kundër armikut të tij, duke ndjekur rrugën që i tregove, në rast se i luten Zotit dhe duke iu drejtuar qytetit të zgjedhur prej teje dhe tempullit që ndërtova në emrin tënd,
45求你在天上垂听他们的祷告和恳求,为他们主持公道。
45dëgjo nga qielli lutjen dhe kërkesën e tyre dhe përkrahe çështjen e tyre.
46“如果你的子民得罪了你(没有不犯罪的世人),你向他们发怒,把他们交给仇敌,以致仇敌把他们掳到仇敌的地方,或是远或是近,
46Kur të mëkatojnë kundër teje (sepse nuk ka njeri që nuk mëkaton) dhe ti, i zemëruar me ta, do t'i braktisësh në dorë të armikut dhe ai do t'i shpërngulë në vendin e tij, afër apo larg,
47在被掳的地方,他们若是回心转意,在他们被掳去之地回转,向你祈求,说:‘我们犯了罪了;我们犯了过了,我们作了恶事。’
47në rast se në vendin ku janë shpërngulur vijnë në vete, në rast se kthehen te ti dhe të luten nga vendi ku i kanë prurë si robër dhe thonë: "Kemi mëkatuar, kemi vepruar në mënyrë të padrejtë, kemi bërë të keqen",
48如果他们在俘掳他们的仇敌的地方,一心一意回转归向你,又向着你赐给他们列祖的地方,向你所拣选的这城,和我为你的名建造的这殿祷告,
48në rast se kthehen nga ana jote me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt në vendin e armiqve që i kanë shpërngulur dhe të luten duke u kthyer nga vendi që ti u ke dhënë etërve të tyre, nga qyteti që ti ke zgjedhur dhe nga tempulli që unë kam ndërtuar në emrin tënd,
49求你在天上你的居所垂听他们的祷告和恳求,为他们主持公道。
49ti dëgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, lutjen dhe kërkesën e tyre dhe përkrahe çështjen e tyre,
50赦免得罪了你的子民,又赦免他们冒犯你的一切过犯,使他们在掳他们的人面前蒙怜悯。
50dhe fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje për të gjitha shkeljet që ka bërë kundër teje dhe bëj që të gjejnë mëshirë pranë atyre që i kanë shpërngulur, me qëllim që këta të fundit të tregohen të mëshirshëm me ta,
51因为他们是你的子民、你的产业,是你从埃及、从铁炉中领出来的。
51(sepse ata janë populli yt dhe trashëgimia jote, ata që nxore nga Egjipti, nga një furrë hekuri).
52愿你睁开眼睛看顾你仆人的祈求,和你的子民以色列的祈求,他们向你呼求的,愿你都垂听。
52Mbaji sytë e hapur ndaj lutjes së shërbëtorit tënd dhe lutjes së popullit tënd të Izraelit, në mënyrë që të plotësosh tërësisht gjithë ato që të kërkojnë,
53主耶和华啊!因为你已经把他们从地上万族万民中分别出来,作自己的产业,正如你领我们的列祖出埃及的时候,借着你的仆人摩西所应许的。”
53sepse ti i ke veçuar nga të gjithë popujt e tokës që të jenë trashëgimia jote, sipas atyre që ke shpallur me anë të shërbëtorit tënd Moisi, ku nxore nga Egjipti etërit tanë, o Zot, o Zot!".
54所罗门为人民祝福所罗门在耶和华的祭坛前屈膝下跪,向天伸开双手,向耶和华献完了这一切祷告和恳求以后,就起来,
54Kur Salomoni mbaroi së drejtuari Zotit tërë këtë lutje dhe kërkesë, ai u ngrit para altarit të Zotit ku ishte gjunjëzuar me duart e shtrira në drejtim të qiellit.
55站着,大声给以色列的全体会众祝福,说:
55Pastaj u ngrit dhe bekoi tërë asamblenë e Izraelit me zë të lartë, duke thënë:
56“耶和华是应当称颂的。他照着自己一切所应许的,赐安息给他的子民以色列人。借着他的仆人摩西所应许一切美好的话,一句都没有落空。
56"I bekuar qoftë Zoti, që i dha paqe popullit të Izraelit, sipas gjithë atyre premtimeve që kishte bërë; as edhe një fjalë e vetme nuk mbeti pa u zbatuar nga të gjitha premtimet e bëra prej tij me anë të shërbëtorit të tij Moisi.
57愿耶和华我们的 神与我们同在,像与我们的列祖同在一样。愿他不离弃我们,也不撇下我们。
57Zoti, Perëndia ynë, qoftë me ne ashtu siç ka qenë me etërit tanë; mos na lëntë dhe mos na braktistë,
58愿他使我们的心归向他,遵行他的一切道,谨守他吩咐我们列祖的诫命、律例和典章。
58por t'i kthejë zemrat tona nga ai, me qëllim që ne të ecim në të gjitha rrugët e tij dhe t'u bindeni urdhërimet e tij, statutet e tij dhe dekretet e tij që u ka parashtruar etërve tanë.
59愿我在耶和华面前恳求的这些话,昼夜都不离耶和华我们的 神,好使他天天为他仆人和他的子民以色列人主持公道,
59Këto fjalë, që i kam drejtuar si lutje Zotit, mbetshin pranë Zotit, Perëndisë tonë, ditë e natë, me qëllim që Ai të përkrahë çështjen e shërbëtorit të tij dhe çështjen e popullit të tij, sipas nevojës së përditshme,
60使地上万族万民都知道耶和华是 神,除他以外没有别的神。
60me qëllim që tërë popujt e dheut të pranojnë që Zoti është Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër veç tij.
61所以你们的心要完全归给耶和华我们的 神,遵行他的律例,谨守他的诫命,像今天一样。”
61Le të jetë, pra, zemra juaj e dhënë plotësisht Zotit, Perëndisë tonë, për të ndjekur statutet e tij dhe për të respektuar urdhërimet e tij, si po bëni sot!".
62献殿礼的献祭(代下7:4-10)王和所有与他在一起的以色列人都在耶和华面前献祭。
62Pastaj mbreti dhe tërë Izraeli bashkë me të ofruan flijime përpara Zotit.
63所罗门向耶和华献平安祭,牛二万二千头,羊十二万只;这样,王和以色列众人为耶和华的殿举行了奉献典礼。
63Salomoni flijoi si flijim falënderimi, që ai i ofroi Zotit, njëzet e dy mijë lopë dhe njëqind e njëzet mijë dele. Kështu mbreti dhe tërë bijtë e Izraelit ia kushtuan shtëpinë e Zotit.
64那一天,因为耶和华面前的铜祭坛太小,容不下燔祭、素祭和平安祭牲的脂肪,王就把耶和华殿前院子当中的地方分别为圣,在那里献燔祭、素祭和平安祭牲的脂肪。
64Po atë ditë mbreti shenjtëroi pjesën qendrore të oborrit, që ndodhet përpara shtëpisë të Zotit; në fakt atje ai ofroi olokauste, blatimet ushqimore dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit, sepse altari prej bronzi, që ndodhet përpara Zotit, ishte tepër i vogël për të nxënë olokaustet, blatimet e ushqimit dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit.
65那时所罗门与从哈马口直到埃及小河的以色列人,都在耶和华我们的 神面前举行盛大的集会,守节七天,又七天,一共十四天。
65Në atë kohë Salomoni kremtoi një festë përpara Zotit, Perëndisë tonë, dhe tërë Izraeli qe bashkë me të. Me të u bashkua një kuvend i madh njerëzish, të ardhur nga rrethet e Hamathit deri në përruan e Egjiptit, për shtatë ditë dhe për shtatë ditë të tjera, gjithsej për katërmbëdhjetë ditë.
66到了第八天,王遣散了众人;众人都祝福过王以后,就高高兴兴地回自己的家去。他们因为看见耶和华向他仆人大卫和他子民以色列所施的一切恩惠,心中都感到欢喜。
66Ditën e tetë ai e shpërndau popullin, dhe ata që ishin mbledhur e bekuan mbretin dhe u kthyen në çadrat e tyre të gëzuar dhe me zemër të kënaqur për tëtë të mirat që Zoti u kishte bërë shërbëtorit të tij David dhe Izraelit, popullit të tij.