1约拿单在密抹大败非利士人
1Një ditë ndodhi që Jonathani, bir i Saulit, i tha shqyrtarit të tij të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të Filistejve, që ndodhen në anën tjetër". Por nuk i tha asgjë të atit.
2那时扫罗在基比亚的边界,坐在米矶仑的石榴树下,跟随他的约有六百人。
2Sauli rrinte atëherë në skajin e Gibeahut nën shegën që është në Migron, dhe njerëzit që ishin me të arrinin në rreth gjashtë qind veta.
3其中有亚希突的儿子亚希亚带着以弗得;亚希突是以迦博的哥哥,非尼哈的儿子,以利的孙子。以利从前在示罗作耶和华的祭司。约拿单去了,众人都不知道。
3Ahijahu, bir i Ahitubit, vëllai i Ikabodit, birit të Finehasit, birit të Elit, prift i Zotit, në Shiloh kishte veshur efodin. Por populli nuk e dinte që Jonathani kishte ikur.
4约拿单设法要经过那个隘口到非利士人的驻军那里去,隘口的两边各有一个山峰,一个名叫播薛,另一个名叫西尼。
4Ndërmjet kalimeve nëpër të cilat Jonathani kërkonte të arrinte në pozicionin e Filistejve, kishte një shkëmb që ngrihej nga një anë dhe një shkëmb që ngrihej nga ana tjetër; njëri quhej Botsets dhe tjetri Seneh.
5一个高峰向北,与密抹相对,另一个向南,与迦巴相对。
5Njeri nga shkëmbinjtë ngrihej në veri, përballë Mikmashit dhe tjetri në jug, përballë Gibeahut.
6约拿单对替他拿武器的仆人说:“来!我们过到这些未受割礼的人的驻军那里去,也许耶和华会为我们动工,因为不论人多或人少,都不能妨碍耶和华施行拯救。”
6Jonathani i tha shqyrtarit të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të këtyre të parrethprerëve; ndofta Zoti ka për të vepruar në favorin tonë, sepse asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz".
7替他拿武器的仆人对他说:“照你的心意作吧!去吧,我必与你同心。”
7Shqyrtari i tij iu përgjegj: "Bëj ç'ke për zemër; shko përpara; jam gati të shkoj me ty ku ta dëshirojë zemra jote".
8约拿单说:“我们要过到那些人那里去,让他们看见我们。
8Atëherë Jonathani tha: "Ja, ne do të shkojmë drejt atyre njerëzve dhe do t'i bëjmë që të na shohin.
9如果他们对我们这样说:‘你们站住!等我们到你们那里去。’我们就站在原地,不上他们那里去。
9Po të na thonë: "Ndaluni deri sa t'ju arrijmë", ne do të qëndrojmë në vend dhe nuk do të shkojmë tek ata;
10如果他们对我们这样说:‘你们上到我们这里来吧!’我们就上去,这就是我们的凭据,因为耶和华已经把他们交在我们的手里了。”
10por në rast se na thonë: "Ejani te ne", ne do të shkojmë, sepse Zoti i ka dhënë në duart tona; dhe kjo do të na shërbejë si shenjë".
11他们二人就让非利士人的驻军看见。非利士人说:“看哪!有希伯来人从他们躲藏的洞里出来了。”
11Kështu të dy u panë nga garnizoni i Filistejve; dhe Filistejtë thanë: "Ja Hebrenjtë që po dalin nga shpellat ku ishin fshehur!".
12驻军中有人应声对约拿单和替他拿武器的人说:“你们上我们这里来吧!我们有一件事要告诉你们。”约拿单对替他拿武器的人说:“你跟我上去,因为耶和华已经把他们交在以色列人的手里了。”
12Pastaj njerëzit e garnizonit iu kthyen Jonathanit dhe shqyrtarit të tij dhe thanë: "Ejani te ne se kemi diçka për t'ju thënë". Atëherë Jonathani i tha shqyrtarit të tij: "Eja pas meje, sepse Zoti i ka dhënë në duart e Izraelit".
13约拿单手脚并用地爬了上去,替他拿武器的人跟着他。非利士人在约拿单面前倒下,替他拿武器的也跟在后面把他们杀死。
13Jonathani u ngjit duke u kacavarur me duar dhe me këmbë, i ndjekur nga shqyrtari i tij. Filistejtë binin përpara Jonathanit, dhe shqyrtari pas tij i vriste.
14约拿单和替他拿武器的第一次杀敌,约杀死了二十人,都是在四分之一公顷的范围内杀的。
14Kjo qe masakra e parë e kryer nga Jonathani dhe nga shqyrtari i tij; në të humbën jetën rreth njëzet veta, në një sipërfaqe prej rreth gjysmë jugeri tokë.
15于是在营房里,在田野中和在众人中间,都有恐慌,驻军和突击队也都恐惧,地也震动,这是从 神而来的恐惧。
15Tmerri u përhap në kamp, në fshatra dhe në gjithë popullin; edhe garnizoni dhe cubat u trembën gjithashtu; bile edhe toka u drodh dhe u shndërrua kështu në një llahtarë të Perëndisë.
16以色列人追赶敌人在便雅悯的基比亚,扫罗的瞭望兵看见非利士人的大军溃败,四处逃窜。
16Rojet e Saulit në Gibeah të Beniaminit vështruan dhe panë që turma po shpërndahej dhe po ikte sa andej këtej.
17于是扫罗对跟随他的众民说:“你们数点一下,看看谁从我们这里出去了。”他们一数点,就发现约拿单和替他拿武器的不在那里。
17Atëherë Sauli u tha njerëzve që ishin me të: "Bëni apelin për të parë se kush ka ikur nga ne". U bë apeli, dhe ja, mungonin Jonathani dhe shqyrtari i tij.
18扫罗对亚希亚说:“把 神的约柜运来!”因为那时 神的约柜在以色列人那里。
18Atëherë Sauli i tha Ahijaut: "Afroje arkën e Perëndisë!" (sepse në atë kohë arka e Perëndisë ishte me bijtë e Izraelit).
19扫罗正对祭司说话的时候,非利士营中的骚乱越来越大,扫罗就对祭司说:“住手吧!”
19Ndërsa Sauli fliste me priftin, rrëmuja në kampin e Filistejve vazhdonte të shtohej; kështu Sauli i tha priftit: "Hiqe dorën tënde!".
20扫罗和所有跟随他的人就聚集起来,到了战场,就看见非利士人用刀互相击杀,十分混乱。
20Pastaj Sauli dhe tërë populli që ishte me të u mblodhën dhe lëvizën drejt vendit të betejës; dhe ja që shpata e secilit drejtohej kundër shokut të tij dhe rrëmuja ishte shumë e madhe.
21那些从前归顺非利士人的希伯来人,就是混杂在营里与非利士人一起上来的,现在也转过来,与那些跟从扫罗和约拿单的以色列人在一起。
21Vetë Hebrenjtë, të cilët prej pak kohe gjendeshin me Filistejtë dhe ishin ngjitur bashkë me ta në kamp nga krahina përreth, u bashkuan me Izraelitët që ishin me Saulin dhe Jonathanin.
22那些躲藏在以法莲山地的以色列众人一听见非利士人逃跑,也就在战场上紧紧追赶他们。
22Po kështu tërë Izraelitët që ishin fshehur në zonën malore të Efraimit, kur mësuan që Filistejtë po ia mbathnin, filluan edhe ata t'i ndjekin duke marrë pjesë në betejë.
23那一天,耶和华拯救了以色列人。战争伸展到伯.亚文。
23Kështu atë ditë Zoti e shpëtoi Izraelin dhe beteja u shtri deri në Beth-Aven.
24约拿单误违父命那一天,以色列人处境很窘迫,因为扫罗叫众人起誓说:“不等到晚上,不等到我向敌人报了仇,就吃食物的,那人必受咒诅。”所以众民都没有尝过食物。
24Por atë ditë njerëzit e Izraelit ishin të rraskapitur, sepse Sauli e kishte vënë popullin të betohej: "I mallkuar qoftë ai që do të prekë ushqim para mbrëmjes, para se të hakmerrem me armiqtë e mi".
25众人进了树林,林中地上有蜂蜜。
25Tërë populli hyri në një pyll, ku kishte mjaltë për tokë.
26他们进了树林,看见有蜂蜜流出来,却没有人敢伸手取蜜入口,因为众人都害怕所起的誓。
26Me të hyrë populli në pyll, ai pa mjaltin që kullonte; por askush nuk e çoi dorën në gojë, sepse populli kishte frikë nga betimi që kishte bërë.
27约拿单没有听见他父亲叫众民所起的誓,所以伸出手中的杖,用杖头蘸在蜂房里,转手送进口里,他的眼睛就明亮了。
27Por Jonathani nuk e kishte dëgjuar atin e tij kur ai e kishte vënë popullin të betohej; prandaj zgjati majën e bastunit që kishte në dorë, e ngjeu në hojet e mjaltit dhe e çoi në gojë; kështu shikimi i tij u bë më i qartë.
28众民中有一个人说:“你父亲曾经叫众人严严地起誓说:‘今天吃食物的,那人必受咒诅。’所以众人都疲乏了。”
28Njeri nga populli mori fjalën dhe tha: "Ati yt e ka vënë enkas popullin ta bëjë këtë betim, duke thënë: "Mallkuar qoftë ai njeri që do të prekë ushqim sot", megjithëse populli ishte i rraskapitur".
29约拿单说:“我父亲连累了这地的人。你们看!我尝了这一点蜂蜜以后,我的眼睛就明亮了。
29Atëherë Jonathani tha: "Ati im i solli dëm vendit; unë shijova pak nga ky mjaltë dhe shikimi im u bë më i qartë.
30今天众民若是随意吃了从他们的仇敌夺得的东西,不是更好吗?如今被击杀的非利士人,不是更多吗?”
30Sa më mirë do të kishte qenë sikur populli të kishte ngrënë sot lirisht plaçkën që gjeti te armiqtë! A nuk do të kishte pasur një masakër më të madhe të Filistejve?".
31那一天,他们击杀非利士人,从密抹直到亚雅仑;众人都非常疲乏了,
31Po atë ditë ata i mundën Filistejtë nga Mikmashi deri në Aijalon, por populli ishte tepër i lodhur.
32就急忙抢夺战利品;他们捉住了羊、牛或牛犊,就地宰杀,带着血一起吃了。
32Kështu populli u hodh mbi plaçkën, rrëmbeu dele, lopë dhe viça dhe i theri për tokë; dhe populli i hëngri me gjithë gjakun e tyre.
33有人告诉扫罗说:“众民吃了带着血的肉,得罪耶和华了。”他说:“你们作了不忠的事了,立刻把一块大石头滚到我这里来。”
33Këtë ia treguan Saulit dhe i thanë: "Ja, populli po mëkaton kundër Zotit duke ngrënë mish me gjithë gjakun". Ai tha: "Ju keni kryer një shkelje; rrukullisni menjëherë një gur të madh pranë meje".
34扫罗又说:“你们分散到众人中去,对他们说:‘你们各人要把自己的牛羊带到我面前来,在这里宰了吃;不可吃带着血的肉,得罪耶和华。’”于是当天晚上,众人都各把自己的牛羊带到那里宰了。
34Pastaj Sauli urdhëroi: "Shpërndahuni midis popullit dhe i thoni: "Secili të sjellë këtu tek unë lopën dhe delen e tij; i therrni këtu dhe pastaj i hani, por mos mëkatoni ndaj Zotit, duke ngrënë mish me gjithë gjakun e tij!". Kështu gjithkush nga populli solli me vete lopën e tij dhe e theri në atë vend.
35扫罗为耶和华筑了一座祭坛,这是他初次为耶和华筑的祭坛。
35Sauli ndërtoi pastaj një altar kushtuar Zotit; ky ishte altar i parë që ai i ndërtoi Zotit.
36扫罗说:“我们趁着晚上下去追赶非利士人,抢掠他们,直到天亮,不让他们留下一人。”他们说:“你看怎么好,就怎么行吧!”但祭司说:“我们先在这里亲近 神!”
36Pastaj Sauli tha: "Të zbresim natën për të ndjekur Filistejtë dhe t'i zhveshim deri në dritën e mëngjesit; dhe të mos lëmë asnjë prej tyre të gjallë". Populli u përgjegj: "Vepro si të të duket më
37扫罗求问 神:“我可以下去追赶非利士人吗?你把他们交在以色列人的手里吗?”那天 神没有回答他。
37Kështu Sauli e pyeti Perëndinë: "A duhet të zbres për të ndjekur Filistejtë? A do t'i lësh në duart e Izraelit?". Por Perëndia nuk dha asnjë përgjigje.
38扫罗说:“民间的众领袖啊,你们都要走近这里来;你们要查看今天我们犯了什么罪。
38Atëherë Sauli tha: "Afrohuni këtu, ju gjithë krerë të popullit, pranoni dhe shikoni mëkatin e kryer sot,
39我指着拯救以色列、永活的耶和华起誓,即使是我的儿子约拿单犯了罪,他也一定要死。”众人中没有一人回答他。
39sepse, ashtu siç është e vërtetë që Zoti, shpëtimtari i Izraelit, jeton edhe sikur të gjendej te Jonathani, biri im, ai duhet të vdesë". Por asnjeri nga tërë populli nuk iu përgjegj atij.
40于是扫罗对以色列众人说:“你们站在这里,我和我的儿子约拿单站在那边。”众民回答扫罗:“你看怎么好,就怎么行吧!”
40Atëherë ai i tha gjithë Izraelit: "Ju qëndroni në një anë, dhe unë dhe biri im Jonathan do të qëndrojmë nga ana tjetër". Populli iu përgjegj Saulit: "Bëj atë që të duket më mirë".
41扫罗祷告耶和华以色列的 神说:“求你指示实情!”于是抽签,抽中了约拿单和扫罗;众民都没事。
41Prandaj Sauli i tha Zotit: "O Perëndi i Izraelit, na jep përgjigjen e drejtë". Kështu u caktuan Jonathani dhe Sauli dhe populli jo.
42扫罗说:“你们再抽签,看是我,或是我的儿子约拿单。”结果抽中约拿单。
42Pastaj Sauli tha: "Hidhni short midis meje dhe Jonathanit, birit tim". Kështu u caktua Jonathani.
43扫罗要杀约拿单扫罗对约拿单说:“告诉我,你作了什么事?”约拿单告诉他:“我用我手中的杖头尝了一点蜂蜜。我在这里,我愿意死!”
43Atëherë Sauli i tha Jonathanit: "Më trego ç'ke bërë". Jonathani i tha: "Kam provuar pak mjaltë me majën e bastunit që kisha në dorë; ja, ku jam, kam për të vdekur!".
44扫罗说:“约拿单啊!你必定要死,否则,愿 神加倍惩罚我。”
44Sauli tha: "Perëndia e bëftë këtë dhe bile më keq, sepse ti ke për të vdekur me siguri, o Jonathan!".
45众民对扫罗说:“约拿单在以色列人中行了这样大的拯救,难道一定要他死吗?绝对不可以!我们指着永活的耶和华起誓,连他一根头发也不可落在地上,因为他今天是与 神一同作工。”这样,众民救了约拿单,使他免了一死。
45Po populli i tha Saulit: "A duhet të vdesë Jonathani që ka sjellë këtë çlirim të madh në Izrael? Mos ndodhtë kurrë! Ashtu siç është e vërtetë që Zoti jeton, nuk ka për të rënë në tokë as edhe një fije floku nga koka e tij, sepse sot ai ka vepruar bashkë me Perëndinë"! Kështu populli e shpëtoi Jonathanin dhe ai nuk vdiq.
46扫罗上去,不再追赶非利士人;非利士人也回到自己的地方去了。
46Pastaj Sauli u kthye nga ndjekja e Filistejve dhe Filistejtë u kthyen në vendin e tyre.
47扫罗的战绩和家谱扫罗取得了以色列的王国以后,常常攻打四围的一切仇敌,就是摩押人、亚扪人、以东人、琐巴众王和非利士人,他无论往哪里去,都得到胜利。
47Kështu Sauli e forcoi mbretërinë e Izraelit dhe luftoi kundër gjithë armiqve që ndodheshin rreth e qark: Moabit, bijve të Amonit, Edomit, mbretërve të Tsobahut dhe Filistejve; ai korrte fitore nga çdo anë që të kthehej.
48扫罗行事勇敢,击败了亚玛力人,把以色列人从抢掠他们的人手中救了出来。
48Kreu vepra trimërie, mundi Amalekitët dhe çliroi nga duart e atyre që e plaçkitnin.
49扫罗的儿子是约拿单、亦施韦和麦基舒亚。他的两个女儿,长女名叫米拉,次女名叫米甲。
49Bijtë e Saulit ishin Jonathani, Jishuji dhe Malkishuahu; dy bijat e tij quheshin Merab, më e madhja, dhe Mikal më e vogla.
50扫罗的妻子名叫亚希暖,是亚希玛斯的女儿。扫罗军队的元帅名叫押尼珥,是尼珥的儿子,尼珥是扫罗的叔叔。
50E shoqja e Saulit quhej Ahinoam, ishe bija e Ahimaazit; emri i komandantit të ushtrisë së tij ishte Abner, bir i Nrerit, ungji i Saulit.
51扫罗的父亲基士和押尼珥的父亲尼珥都是亚别的儿子。
51Kishi, ati i Saulit, dhe Neri, ati i Abnerit, ishin bijtë e Abielit.
52扫罗的一生常常与非利士人有猛烈的争战。每逢扫罗看见任何勇士或有能力的人,就都招募归他。
52Gjatë gjithë jetës së Saulit pati një luftë të pamëshirshme kundër Filistejve; çdo njeri të fortë dhe çdo të ri trim që Sauli shikonte, i merrte me vete.