聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

1 Samuel

17

1歌利亚向以色列人挑战
1Filistejtë i mblodhën trupat e tyre për luftë; u mblodhën në Sokoh, që është pronë e Judës, dhe e ngritën kampin e tyre në Efes-Damim midis Sokohut dhe Azekahut.
2扫罗和以色列人也聚集起来,在以拉谷安营;他们列出战阵,要迎战非利士人。
2Edhe Sauli dhe njerëzit e Izraelit u mblodhën dhe e ngritën kampin e tyre në luginën e Terebintos, dhe u rreshtuan për betejë kundër Filistejve.
3非利士人站在这边山上,以色列人站在那边山上,中间有山谷分隔。
3Filistejtë ndodheshin në mal nga një anë dhe Izraeli ishte në mal nga ana tjetër, dhe midis tyre ndodhej lugina.
4有一个挑战的人从非利士人的军营中出来,名叫歌利亚,是迦特人,身高三公尺。
4Nga kampi i Filistejve doli një kampion i quajtur Goliath, nga Gathi, i lartë gjashtë kubitë dhe një pëllëmbë.
5他头戴铜盔,身穿铠甲,铠甲的铜重五十七公斤。
5Kishte në kokë një helmetë prej bronzi, ishte veshur me një parzmore, pesha e të cilit ishte pesë mijë sikla bronzi;
6他的腿上有铜护膝,两肩之间背着一根铜枪。
6në këmbë kishte këmbore prej bronzi dhe mbi sup mbante një ushtë prej hekuri.
7另外,他手上拿着矛,矛杆有织布的机轴那么粗,矛头的铁重七公斤。还有一个拿大盾牌的人在他前面走。
7Maja e ushtës së tij ishte si shuli i një endësi dhe peshonte gjashtë qind sikla argjendi: para tij ecte shqytari i tij.
8歌利亚站着,向着以色列人的军队喊叫,对他们说:“你们为什么出来这里摆列战阵呢?我不是非利士人吗?你们不是扫罗的仆人吗?你们自己挑选一个人,叫他下到我这里来吧。
8Ai u ndal dhe u thirri grupeve të ushtarëve të Izraelit: "Pse keni dalë për t'u radhitur në formacion beteje? A nuk jam unë një Filiste dhe ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni një burrë që të dalë kundër meje.
9如果他能与我决斗,击杀了我,我们就作你们的奴仆;但是,如果我能胜过他,击杀了他,你们就作我们的奴仆,服事我们。”
9Në rast se do të jetë në gjendje të luftojë me mua dhe të më vrasë, ne do të jemi shërbëtorët tuaj; por në rast se dal unë fitues dhe e vras, atëherë ju do të jeni shërbëtorët tanë dhe do të na shërbeni".
10那非利士人又说:“今天我向以色列人的军队骂阵。你们派一个人出来,我们可以决斗!”
10Pastaj Filisteu shtoi: "Unë sot po sfidoj trupat e Izraelit: "Më jepni një burrë dhe do të luftojmë!".
11扫罗和以色列众人听见了那非利士人所说的这些话,就都惊惶,非常害怕。
11Kur Sauli dhe tërë Izraeli dëgjuan këto fjalë të Filisteut, mbetën të shtangur dhe u hyri një frikë e madhe.
12大卫到达兵营大卫是犹大伯利恒的以法他人耶西的儿子;耶西有八个儿子。在扫罗的日子,耶西已经年纪老迈了。
12Davidi ishte biri i atij Efrateut të Betlemit të Judës, që mbante emrin Isai dhe kishte tetë bij. Në kohën e Saulit, ky njeri ishte i plakur dhe i shtyrë në moshë.
13耶西的三个大儿子跟随了扫罗去作战。去了作战的这三个儿子的名字是:长子以利押、次子亚比拿达、三子沙玛。
13Tre bijtë më të mëdhenj të Isait kishin shkuar në luftë me Saulin: emrat e tre bijve të tij që kishin shkuar në luftë ishin: Eliabi, i parëlinduri, Abinadabi i dyti dhe Shamahu i treti.
14大卫是最小的,那三个年长的都跟随扫罗去了。
14Davidi ishte më i riu dhe tre më të mëdhenjtë kishin shkuar pas Saulit.
15大卫有时离开扫罗,回到伯利恒牧放他父亲的羊群。
15Davidi përkundrazi shkonte dhe vinte nga Sauli për të kullotur kopenë e atit të tij në Betlem.
16那非利士人每天早晚都近前来,站着骂阵,一连有四十天之久。
16Filisteu u dilte përpara në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe vazhdoi të dalë dyzet ditë me radhë.
17有一天,耶西对他的儿子大卫说:“你拿这十公斤烘了的谷子和这十个饼去给你的哥哥们;你要跑到营里去给你的哥哥们,
17Isai i tha Davidit, birit të tij: "Merr për vëllezërit e tu një efë nga ky grurë i pjekur dhe dhjetë bukë dhe çoji shpejt vëllezërve të tu në kamp.
18又拿这十块乳酪去给他们的千夫长,看看你的哥哥们平安不平安,把他们的家书带回来。”
18Dërgo edhe këto dhjetë forma djathi komandantit të mijëshes së tyre; shiko si janë vëllezërit e tu dhe më sill një peng nga ana e tyre.
19扫罗和大卫的哥哥们,以及以色列众人都在以拉谷与非利士人作战。
19Sauli me gjithë vëllezërit e tu dhe gjithë burrat e Izraelit janë në luginën e Terebintit për të luftuar Filistejtë".
20大卫清早起来,把羊群托给一个看守的人,就照着耶西所吩咐他的,带着食物去了。他来到军营中的时候,军队正出去列阵,吶喊助阵。
20Kështu Davidi u ngrit herët në mëngjes, ia la delet e tij një rojtari, mori ngarkesën e tij dhe u nis ashtu siç e kishte urdhëruar Isai. Arriti në kampin e qerreve, kur ushtria po dilte për t'u radhitur në formacion beteje dhe lëshonte britma lufte.
21以色列人和非利士人都摆列阵势,互相对峙。
21Izraelitët dhe Filistejtë ishin radhitur për betejë, një ushtri kundër tjetrës.
22大卫把身上的东西留在看守物件的人手中,跑到战阵上去,向他的哥哥们问安。
22Davidi, pasi la ngarkesën e tij në duart e rojtarit të bagazheve, vrapoi në drejtim të grupimeve të betejës; me të arritur në vend, pyeti vëllezërit e tij si ishin.
23大卫正与他们说话的时候,那个讨战的人,就是迦特的非利士人,名叫歌利亚,从非利士人阵中上来;他说的又是同样的那些话,大卫都听见了。
23Ndërsa po fliste me ata, ja ku doli nga radhët e Filistejve ai kampion, Filisteu i Gathit, që mbante emrin Goliath dhe përsëriti po ato fjalë; dhe Davidi i dëgjoi.
24所有的以色列人一看见那人,就都从他面前逃跑,非常害怕。
24Tërë njerëzit e Izraelit, me ta parë atë njeri, ikën para tij dhe u hyri një frikë e madhe.
25以色列人彼此说:“这个上来的人你们看见了吗?他上来是要向以色列人骂阵的。如果有人能击杀他,王必赏赐他大财富,把自己的女儿给他作妻子,并且使他的父家在以色列中免纳税,免服役。”
25Njerëzit e Izraelit thonin: "E keni parë këtë njeri që shkon përpara? Ai shkon përpara për të vënë në provë sedrën e Izraelit. Ai që do ta vrasë, kushdo qoftë, do të shpërblehet me pasuri të mëdha nga mbreti, ky do t'i japë për grua të bijën dhe do të përjashtojë nga çdo haraç shtëpinë e atit të tij në Izrael".
26大卫问站在他旁边的人说:“如果有人击杀这个非利士人,除去以色列人的耻辱,那人会得到怎么的对待呢?这未受割礼的非利士人是谁呢?竟敢向永活的 神的军队骂阵?”
26Atëherë Davidi, duke iu drejtuar njerëzve që ishin pranë tij, tha: "Çfarë do t'i bëjnë atij burri që do të vrasë këtë Filiste dhe do ta largojë turpin nga Izraeli? Po kush është ky Filiste, i parrethprerë, që guxon të poshtërojë ushtrinë e Perëndisë të gjallë?".
27于是众民用以上的那些话回答他说:“如果有人能击杀他,那人必得这样的对待。”
27Njerëzit iu përgjegjën me po ato fjalë, duke thënë: "Kështu do të bëhet me atë që do ta vrasë".
28大卫与那些人说话的时候,他的大哥以利押听见了,就向大卫发怒,说:“你为什么下这里来呢?在旷野的那几只羊你托了给谁呢?我知道你的骄傲和你心里的恶意。你下来是要看打仗。”
28Eliabi, vëllai i tij më i madh, e dëgjoi ndërsa fliste me ata njerëz; kështu Eliabi u zemërua me Davidin dhe tha: "Pse erdhe këtu? Kujt ia le ato pak dele në shkretëtirë? Unë e njoh krenarinë tënde dhe ligësinë e zemrës sate, ke zbritur këtu për të parë betejën?".
29大卫说:“我现在作了什么事呢?不是只说了一句话吗?”
29Davidi u përgjegj: "Ç'kam bërë unë tani?. Nuk ishte veçse një pyetje e thjeshtë!".
30大卫离开他的哥哥,转向另一个人,问同样的问题。众民还是用先前的话回答他。
30Duke u larguar prej tij, iu drejtua një tjetri dhe i bëri po atë pyetje; dhe njerëzit i dhanë po atë përgjigje të mëparshme.
31大卫自愿出战有人听见大卫所说的这些话,就告诉扫罗;扫罗就派人去把大卫接来。
31Sa dëgjuan fjalët që Davidi kishte thënë, ia treguan Saulit dhe ky dërgoi njerëz që ta thërresin.
32大卫对扫罗说:“大家都不要因这非利士人丧胆,你的仆人要去与这非利士人决斗。”
32Davidi i tha Saulit: "Asnjeri të mos ligështohet për shkak të tij! Shërbëtori yt do të shkojë të luftojë me këtë Filiste".
33扫罗对大卫说:“你不能去与这非利士人决斗,因为你年纪还轻,那人从小就作战士。”
33Sauli i tha Davidit: "Ti nuk mund të shkosh të luftosh kundër këtij Filisteu, sepse ti je akoma djalosh, ndërsa ai është një luftëtar qysh në të ritë e tij".
34大卫对扫罗说:“你仆人是为父亲放羊的,有时狮子或熊来了,从羊群中抓去一只小羊,
34Por Davidi iu përgjegj Saulit: "Shërbëtori yt kulloste kopenë e atit të tij; kur një luan ose një ari vinte për të rrëmbyer një dele nga kopeja,
35我就出去追赶它,击打它,从它的嘴里把小羊救出来。如果它起来攻击我,我就揪住它的胡须,击打它,把它杀死。
35unë e ndiqja, e godisja dhe ia rrëmbeja nga goja; në qoftë se ai kthehej kundër meje, unë e kapja nga krifa, e godisja dhe e vrisja.
36你仆人不但击杀过狮子,也击杀过熊。这个未受割礼的非利士人也必像一只狮子或熊一样,因为他向永活的 神的军队骂阵。”
36Po, shërbëtori yt ka vrarë luanin dhe ariun; dhe ky Filiste i parrethprerë do të pësojë të njëjtin fat, sepse ka fyer ushtrinë e Perëndisë të gjallë".
37大卫又说:“那曾救我脱离狮爪和熊掌的耶和华,也必救我脱离这非利士人的手。”于是扫罗对大卫说:“你去吧!愿耶和华与你同在。”
37Davidi shtoi: "Zoti që më shpëtoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut, do të më shpëtojë edhe nga dora e këtij Filisteu". Atëherë Sauli i tha Davidit: "Shko dhe Zoti qoftë me ty".
38扫罗把自己的战袍给大卫穿上,把铜盔戴在他的头上,又给他穿上铠甲。
38Pastaj Sauli e veshi Davidin me armaturën e tij, i vuri në kokë një përkrenare prej bronzi dhe i veshi parzmoren.
39大卫把刀佩带在战袍上。因为他以前没有穿过,现在试着走一下。大卫对扫罗说:“穿戴着这些东西,我不能走动,因为我从前没有穿过。”大卫就把这些装备从身上脱下来。
39Pastaj Davidi ngjeshi shpatën e Saulit mbi armaturën dhe u përpoq të ecë, sepse nuk ishte mësuar. Por Davidi i tha Saulit: "Unë nuk mund të eci me këtë armaturë, sepse nuk jam mësuar me të". Dhe kështu Davidi e hoqi nga trupi i tij.
40他手中拿着自己的杖,又从溪里挑选了五块光滑的石子,放在口袋里,就是牧人用的那种袋子,手里又拿着甩石的机弦,就向那非利士人走近去。
40Pastaj mori në dorë shkopin e tij, zgjodhi pesë gurë të lëmuar në përrua, i vuri në torbën e bariut, në një thes të vogël që kishte me vete; pastaj me hobenë në dorë u nis kundër Filisteut.
41大卫击杀歌利亚那非利士人也向着大卫慢慢走过来,拿大盾牌的人在他前面走。
41Edhe Filisteu përparoi duke iu afruar gjithnjë e më tepër Davidit, ndërsa shqyrtari i tij e paraprinte.
42那非利士人观看,看见了大卫,就藐视他,因为他年纪还轻,面色红润,外貌英俊。
42Filisteu shikonte me kujdes dhe, me të parë Davidin, e përçmoi sepse ishte vetëm një i ri, kuqalash dhe i hijshëm.
43那非利士人对大卫说:“难道我是一条狗吗?你竟拿杖来攻击我。”于是指着自己的神咒诅大卫。
43Filisteu i tha Davidit: "Mos jam vallë një qen që po del kundër meje me shkop në dorë?". Dhe Filisteu e mallkoi Davidin në emër të perëndive të tij.
44那非利士人又对大卫说:“你到我这里来吧!我要把你的肉给空中的飞鸟和田野的走兽吃。”
44Pastaj Filisteu i tha Davidit: "Eja këtu, dhe unë do t'ia jap mishin tënd shpendëve të qiellit dhe kafshëve të fushave".
45大卫回答那非利士人:“你来攻击我是靠刀、靠枪,但我来攻击你是靠万军之耶和华的名;万军之耶和华就是你所辱骂的以色列军队的 神。
45Atëherë Davidi iu përgjegj Filisteut: "Ti po më vjen me shpatë, me shtizë dhe me ushtë; kurse unë po të dal në emër të Zotit të ushtërive, Perëndisë të ushtrisë së Izraelit që ti ke fyer.
46今天耶和华要把你交在我手里,我必击杀你,砍下你的头。今天我还要把非利士人军队的尸体给空中的飞鸟和地上的野兽吃。这样,全地的人就都知道以色列中有一位 神。
46Pikërisht sot Zoti do të të dorëzojë në duart e mia; dhe unë do të të rrëzoj, do të pres kokën tënde dhe do t'u jap pikërisht sot kufomat e ushtrisë së Filistejve shpendëve të qiellit dhe bishave të tokës, me qëllim që gjithë dheu të mësojë se ka një Perëndi në Izrael.
47也使这些人群都知道,耶和华拯救人不是靠刀,不是靠枪,因为战争的胜败在于耶和华,他必把你们交在我们的手里。”
47Atëherë gjithë kjo turmë do të mësojë që Zoti nuk të shpëton me anë të shpatës as me anë të shtizës; sepse përfundimi i betejës varet nga Zoti, dhe ai do t'ju dorëzojë në duart tona".
48那非利士人起身,迎着大卫慢慢走过来;大卫也赶快往阵上跑去,迎战那非利士人。
48Kur Filisteu lëvizi dhe shkoi përpara për t'u ndeshur me Davidin, edhe Davidi nxitoi menjëherë drejt mejdanit, ballë Filisteut;
49大卫伸手入口袋里,从里面拿出了一块石子来,用机弦甩去,击中了那非利士人的前额;石子穿入前额里面,他就仆倒,面伏于地。
49vuri dorën në thes, nxori prej tij një gur, e hodhi me hobenë dhe e goditi në ballë Filisteun; guri iu fut në ballë dhe ai ra me fytyrë për tokë.
50这样,大卫用机弦和一块石子胜过了那非利士人。大卫击杀了那非利士人,但他手中没有刀。
50Kështu Davidi me një hobe dhe një gur mundi Filisteun; e goditi dhe e vrau, megjithëse Davidi nuk kishte asnjë shpatë në dorë.
51大卫跑过去,站在那非利士人的身边,拿起他的刀来,把刀从鞘中拔出来,杀死他,又用刀砍下他的头。非利士人看见他们的勇士死了,就都逃跑。
51Pastaj Davidi vrapoi, u hodh mbi Filisteun, ia mori shpatën dhe e vrau duke i prerë me të kokën. Kur Filistejtë e panë që heroi i tyre vdiq, ikën me vrap.
52以色列人和犹大人就起来,高声吶喊,追赶非利士人,直到迦特的入口和以革伦的城门。被刺死的非利士人都倒在沙拉音的路上,直到迦特和以革伦。
52Atëherë njerëzit e Izraelit dhe të Judës u ngritën, duke lëshuar britma lufte, dhe i ndoqën Filistejtë deri në hyrjen e luginës dhe në portat e Ekronit. Filistejtë e plagosur për vdekje ranë në rrugën e Shaarimit, deri në Gath dhe në Ekron.
53以色列人穷追非利士人回来以后,就抢掠他们的营房。
53Kur bijtë e Izraelit u kthyen nga ndjekja e Filistejve, plaçkitën kampin e tyre.
54大卫拿起那非利士人的头,把它带到耶路撒冷去,却把那人的武器放在自己的帐棚里。
54Pas kësaj Davidi mori kokën e Filisteut dhe e çoi në Jeruzalem, por armët e tij i vendosi në çadrën e tij.
55扫罗召见大卫扫罗看见大卫出去迎战那非利士人,就问元帅押尼珥:“押尼珥啊,这个年轻人是谁的儿子?”押尼珥回答:“我敢指着王起誓,我不知道。”
55Kur Sauli kishte parë Davidin që po dilte kundër Filisteut, kishte pyetur komandantin e ushtrisë së tij, Abnerin: "Abner, bir i kujt është ky i ri?". Abneri iu përgjegj: "Ashtu siç është e vërtetë që ti rron, o mbret, nuk e di".
56王说:“你去问问这个少年是谁的儿子。”
56Atëherë mbreti tha: "Merr informata mbi prindërit e këtij djaloshi".
57大卫击杀了那非利士人回来的时候,押尼珥迎接他,把他带到扫罗面前,大卫手中还拿着那非利士人的头。
57Kur Davidi u kthye nga vrasja e Filisteut, Abneri e mori dhe e çoi përparea Saulit, ndërsa ai mbante akoma në dorë kokën e Filisteut.
58扫罗问他:“年轻人啊,你是谁的儿子?”大卫回答:“我是你仆人伯利恒人耶西的儿子。”
58Sauli i tha: "O i ri, bir i kujt je?". Davidi u përgjegj: Jam bir i shërbëtorit tënd, Betlemitit Isai".