1扫罗在西弗旷野寻索大卫
1Zifejtë erdhën te Sauli në Gibeah dhe i thanë: "Mos është fshehur Davidi në kodrën e Hakilahut në kufi me shkretëtirën?".
2扫罗就动身,下到西弗旷野去,跟随他的有三千以色列精兵,要在西弗的旷野寻索大卫。
2Atëherë Sauli u ngrit dhe zbriti në drejtim të shkretëtirës së Zifit, duke pasur me vete tre mijë njerëz të zgjedhur të Izraelit, për të kërkuar Davidin në shkretëtirën e Zifit.
3那时,扫罗在旷野前面的哈基拉山的路旁安营,大卫仍然住在旷野。大卫看见扫罗来到旷野追寻他,
3Sauli e ngriti kampin e tij në kodrën e Hakilahut, që ndodhet në kufi me shkretëtirën pranë rrugës, ndërsa Davidi gjendej në shkretëtirë. Kur e kuptoi që Sauli vinte për ta kërkuar në shkretëtirë,
4就派出探子,知道扫罗已经到了纳康。
4Davidi dërgoi disa spiunë dhe mësoi që Sauli kishte arritur me të vërtetë.
5大卫起来,来到扫罗安营的地方,看见扫罗和他的元帅,尼珥的儿子押尼珥睡卧的地方。扫罗睡在军营的中央,众人都在他的周围安营。
5Atëherë Davidi u ngrit dhe shkoi në vendin ku Sauli kishte ngritur kampin. Davidi vrojtoi vendin ku ishin shtrirë Sauli dhe Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisë së tij. Sauli ishte shtrirë në kampin e qerreve dhe njerëzit e tij ishin rreth tij.
6大卫在西弗也不伤害扫罗大卫问赫人亚希米勒和洗鲁雅的儿子约押的兄弟亚比筛,说:“谁愿与我一起下到扫罗的营里去呢?”亚比筛回答:“我愿与你一起下去。”
6Davidi iu drejtua pastaj Hiteut Alimelek dhe Abishait, birit të Tserujahut dhe vëlla i Joabit; dhe u tha atyre: "Kush do të vijë me mua te Sauli në kamp?". Abidshai u përgjegj: "Do të vij unë bashkë me ty".
7于是大卫和亚比筛趁着夜里到了众军那里。扫罗正躺在军营的中央睡着了,他的矛插在头旁的地上;押尼珥和众军都躺在他的周围。
7Kështu Davidi dhe Abishai arritën natën te këta njerëz; dhe ja që Sauli rrinte shtrirë i përgjumur në kampin e qerreve, me shtizën e tij të ngulur në tokë, nga ana e kokës, kurse Abneri dhe njerëzit e tij po flinin rreth tij.
8亚比筛对大卫说:“今天 神把你的仇敌交在你手里了。现在求你容我用矛把他刺透在地上,一刺就够,不必再刺。”
8Atëherë Abishai i tha Davidit: "Sot Perëndia të ka dhënë në dorë armikun tënd; prandaj, të lutem, më lejo ta godas me shtizë dhe ta mbërthej në tokë me një të rënë të vetme; nuk do të ketë nevojë për një goditje të dytë".
9大卫却对亚比筛说:“不可杀死他,因为有谁伸手伤害耶和华的受膏者而无罪呢?”
9Por Davidi i tha Abishait: "Mos e vrit; kush me të vërtetë mund të ngrejë dorën kundër të vajosurit të Zotit pa u bërë fajtor?".
10大卫说:“我指着永活的耶和华起誓,他或被耶和华击打,或死期到了,或下到战场阵亡了,
10Pastaj Davidi shtoi: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, vetëm Zoti do ta godasë; o sepse do t'i vijë dita dhe ka për të vdekur, o sepse do të shkojë të luftojë dhe do të vritet.
11我在耶和华面前,绝对不敢伸手伤害耶和华的受膏者。现在,你可以把扫罗头旁的矛和水袋拿来,我们就走吧!”
11Zoti të më ruajë që të mos e shtyj dorën kundër të vajosurit të Zotit! Tani, të lutem merre shtizën që është pranë kokës së tij dhe enën e ujit dhe të ikim".
12于是大卫从扫罗的头旁拿了矛和水袋,他们二人就走了。没有人看见,没有人知道,也没有人醒来。他们都睡着了,因为耶和华使他们沉睡。
12Kështu Davidi mori shtizën dhe kanën e ujit që ishte pranë kokës së Saulit dhe iku. Asnjeri nuk pa gjë, asnjeri nuk vuri re, asnjeri nuk u zgjua; të gjithë flinin, sepse një gjumë i thellë i dërguar nga Zoti i kishte zënë.
13大卫嘲笑押尼珥然后大卫过到另一边去,远远地站在山顶上,两者之间的距离很远。
13Pastaj Davidi kaloi në krahun e kundërt dhe u ndal larg, në majën e malit; kishte një lartësi të madhe midis tyre.
14大卫呼叫众人和尼珥的儿子押尼珥说:“押尼珥啊,你不答话吗?”押尼珥回答说:“你是谁,竟敢呼叫王?”
14Atëherë Davidi u thirri njerëzve të Saulit dhe të Abnerit, birit të Nerit, dhe u tha: "Abner, nuk po përgjigjesh?". Abneri u përgjegj dhe tha: "Kush je ti që po i bërtet mbretit?".
15大卫对押尼珥说:“你不是一个男子汉吗?以色列人中有谁能与你相比呢?众民中有一个人来要杀害王你的主,你为什么没有保护王你的主呢?
15Davidi i tha kështu Abnerit: "A nuk je një njeri trim? Dhe kush është baraz me ty në Izrael? Pse, pra, nuk e ruajte mirë mbretin, zotërinë tënde? Njëri nga populli erdhi në fakt për të vrarë mbretin, zotërinë tënde.
16你所作的这事不好。我指着永活的耶和华起誓,你们都是该死的,因为你们没有保护你的主,就是耶和华的受膏者。现在你看看王头旁的矛和水袋在哪里?”
16Ajo që ke bërë nuk është aspak e mirë. Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ju meritoni vdekjen, sepse nuk e keni ruajtur mirë zotërinë tuaj, të vajosurin e Zotit! Dhe tani shiko ku është shtiza e mbretit dhe kana e ujit që ishte pranë kokës së tij!".
17大卫劝谏扫罗扫罗认出是大卫的声音,就说:“我儿大卫啊!这是你的声音吗?”大卫说:“我主我王啊!是我的声音。”
17Sauli njohu zërin e Davidit dhe tha: "A është zëri yt, o biri im David?". Davidi u përgjegj: "Éshtë zëri im, o mbret, o imzot!".
18又说:“我主为什么这样追赶仆人呢?我作了什么?我手里犯了什么过错?
18Pastaj shtoi: "Pse zotëria im e persekuton shërbëtorin e tij? Ç'kam bërë? Çfarë të keqe kam kryer?
19现在求我主我王听你仆人的话。如果是耶和华激动你攻击我,愿耶和华收纳祭物;如果是人激动你,愿他们在耶和华面前受咒诅,因为他们今天把我赶出来,不容我在耶和华的产业上有分,说:‘你去服事别的神吧!’
19Prandaj tani, të lutem, dëgjo, o mbret, o imzot, fjalët e shërbëtorit tënd. Në rast se Zoti të nxit kundër meje, ai le të pranojë një blatim! Por në rast se janë njerëz, qofshin të mallkuar përpara Zotit, sepse sot më kanë përzënë që të më pengonin të merrja pjesën në trashëgiminë e Zotit, duke më thënë: "Shko t'u shërbesh perëndive të tjera".
20现在,求王不要让我的血流在远离耶和华的地上,因为以色列王出来寻索我的性命,就像人在山中猎取一只鹧鸪一样。”
20Tani, pra, gjaku im mos rëntë në tokë larg pranisë të Zotit! Sepse mbreti i Izraelit doli për të kërkuar një plesht, ashtu si gjuajnë një thëllëzë nëpër male".
21扫罗认错扫罗说:“我有罪了,我儿大卫啊,你回来吧!因为今天你看我的命为宝贵,我必不再害你。看哪!我作了糊涂事了,并且错得很厉害。”
21Atëherë Sauli tha: "Kam mëkatuar; ktheu, biri im David, sepse nuk do të bëj më asnjë të keqe, sot jeta ime ishte e çmuar në sytë e tua; ja, kam vepruar si një budalla dhe kam gabuar rëndë".
22大卫回答说:“看哪!王的矛在这里,可以叫一个仆人过来拿去。
22Davidi u përgjegj: "Ja, shtiza e mbretit; le të vijë këtu një nga të rinjtë e ta marrë.
23耶和华必按着各人的公义和信实报答他;今天耶和华把你交在我手里,我却不愿伸手伤害耶和华的受膏者。
23Zoti do t'i japë secilit simbas drejtësisë dhe besnikërisë së tij; sot në fakt Zoti të kishte dhënë në duart e mia, por unë nuk desha të shtrija dorën time kundër të vajosurit të Zotit.
24看哪,我今天怎样看重你的命,愿耶和华也怎样看重我的命,并且救我脱离一切患难。”
24Ashtu si sot jeta jote ka qenë e çmuar në sytë e mi, kështu ka për të qenë e çmuar jeta ime në sytë e Zotit; dhe ai të më largojë çdo fatkeqësi".
25扫罗对大卫说:“我儿大卫啊,愿你得福,你必作成你所要作的,也必得胜。”于是大卫离去了,扫罗也回自己的地方去了。
25Atëherë Sauli i tha Davidit: "Qofsh i bekuar, biri im David. Ti do të bësh vepra të mëdha dhe ke për të dalë me siguri fitimtar". Kështu Davidi vazhdoi rrugën e tij dhe Sauli u kthye në shtëpinë e vet.