1约柜在非利士各城引起的灾害
1Atëherë Filistejtë e morën arkën e Perëndisë dhe e mbartën nga Eben-Ezeriu në Ashdod;
2非利士人抢去 神的约柜,把它抬进大衮庙,放在大衮神像的旁边。
2pastaj Filistejtë e morën arkën e Perëndisë, e çuan në tempullin e Dagonit dhe e vendosën pranë Dagonit.
3第二天清早,亚实突人起来,看见大衮神像仆倒在地,俯伏在耶和华的约柜面前。他们就把大衮神像竖立起来,放回原处。
3Të nesërmen banorët e Ashdodit u ngritën herët, por Dagoni qe rrëzuar me fytyrë për tokë përpara arkës së Zotit. Kështu e morën Dagonin dhe e vunë përsëri në vendin e tij.
4再次日早晨,他们起来的时候,看见大衮神像又仆倒在地,俯伏在耶和华的约柜面前,大衮的头和双手也都在门槛上折断了,只剩下大衮的身体。
4Të nesërmen u ngritën herët, dhe ja Dagoni qe rrëzuar përsëri me fytyrën për tokë përpara arkës së Zotit, kurse koka e Dagonit dhe të dy pëllëmbët e duarve të tij u gjetën të prera mbi prag; nga Dagoni kishte mbetur vetëm trungu.
5因此大衮的祭司和所有进亚实突大衮庙的人,都不踏大衮庙的门槛,直到现在。
5Prandaj, deri ditën e sotme, priftërinjtë e Dagonit dhe tërë ata që hyjnë në tempullin e Dagonit nuk vënë këmbë mbi pragun e Dagonit në Ashdod.
6耶和华的手重重地压在亚实突人身上,败坏他们,用痔疮击打亚实突和亚实突四境的人。
6Pastaj dora e Zotit rëndoi mbi banorët e Ashdodit dhe i shkretoi, i goditi me hemoroide Ashdodin dhe territorin e tij.
7亚实突人看见这种情形,就说:“以色列 神的约柜不可再留在我们这里,因为他的手重重地加在我们和我们的神大衮身上。”
7Kur banorët e Ashdodit panë që punët shkonin në atë mënyrë, ata thanë: "Arka e Perëndisë të Izraelit nuk duhet të mbetet në mes nesh, sepse dora e tij ka qenë e rëndë me ne dhe me Dagonin, perëndinë tonë".
8他们就派人去召集非利士人各城的首领前来,问他们:“我们要怎样处理以色列 神的约柜呢?”他们回答:“把以色列 神的约柜运到迦特去吧。”他们就把它运到迦特去了。
8Kështu ata mblodhën pranë tyre tërë princat e Filistejve dhe thanë: "Çfarë duhet të bëjmë me arkën e Perëndisë të Izraelit?". Princat u përgjegjën: "Të mbartet arka e Perëndisë të Izraelit në Gatha".
9运到那里以后,耶和华的手攻击那城,引起很大的恐慌。他击打全城的人,不分老幼,使痔疮在他们中间蔓延。
9Kështu arka e Perëndisë të Izraelit u mbart aty. Por mbas transportimit të saj, dora e Zotit u kthye kundër atij qyteti, duke i shkaktuar një lemeri të madhe; dhe Zoti i goditi njerëzit e qytetit, të mëdhenj e të vegjël, me një epidemi hemoroidesh.
10于是他们把 神的约柜送到以革伦。 神的约柜到了以革伦的时候,以革伦人就喊叫:“他们把以色列 神的约柜运到我们这里来,是要杀害我们和我们的人啊!”
10Atëherë arkën e Perëndisë e dërguan në Ekron. Por, sapo arka e Perëndisë arriti në Ekron, banorët e Ekronit protestuan duke thënë: "Kanë sjellë arkën e Perëndisë të Izraelit te ne, që të vdesim ne dhe populli ynë!".
11于是他们派人去召集非利士人各城的首领前来,对他们说:“请把以色列 神的约柜送回原处,免得它杀害我们和我们的人民。”死亡的恐慌笼罩全城,因为 神的手重重地压在那里。
11Kështu mblodhën tërë pincat e Filistejve dhe u thanë: "Largojeni arkën e Perëndisë të Izraelit; ajo të kthehet në vendin e saj, që të mos shkaktojë vdekjen tonë dhe të popullit tonë!". Në fakt ishte përhapur një lemeri vdekjeprurëse në të gjithë qytetin, sepse dora e Perëndisë rëndonte shumë mbi të.
12没有死的人都遭受痔疮的打击;那城的哀声,上达于天。
12Ata që nuk vdisnin prekeshin nga hemoroidet, dhe britmat e qytetit ngjiteshin deri në qiell.