聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

2 Kings

17

1何细亚作以色列王
1Në vitin e dymbëdhjetë të Ashazit, mbretit të Judës, Hosea, bir i Elahut, filloi të mbretërojë mbi Izraelin dhe e mbajti fronin nëntë vjet.
2他行耶和华看为恶的事,只是不像他以前的以色列诸王。
2Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, por jo si mbretërit e Izraelit që qenë para tij.
3亚述王撒缦以色上来攻击他,他就臣服于他,并且向他进贡。
3Shalmaneseri, mbret i Asirisë, doli kundër tij; Hosea u bë kështu shërbëtor i tij dhe i paguante një haraç.
4后来,亚述王发觉何细亚阴谋反叛:他曾派使者去见埃及王梭,并且不再向亚述王献上贡物,像过去每年一样。亚述王就拿住他,把他囚在牢里。
4Por mbreti i Asirisë zbuloi një komplot te Hosea, sepse ky kishte dërguar lajmëtarë te So, mbret i Egjiptit dhe nuk i sillte më haraçin mbretit të Asirisë, siç bënte zakonisht çdo vit. Prandaj mbreti i Asirisë e futi në burg dhe e mbante të lidhur.
5亚述王攻陷撒玛利亚的原因亚述王上来攻击以色列全国各地,并且到撒玛利亚来,围城三年。
5Pastaj mbreti i Asirisë pushtoi tërë vendin, doli kundër Samarisë dhe e rrethoi gjatë tre vjetve.
6何细亚在位第九年,亚述王占领了撒玛利亚,把以色列人掳到亚述去,徙置他们在哈腊,在哈博河和歌散河一带,以及在玛代人的各城。
6Në vitin e nëntë të Hoseas, mbreti i Asirisë pushtoi Samarinë, i shpërnguli Izraelitët në Asiri dhe i vendosi në Halah dhe mbi Haborin, lumë i Gozanit, si dhe në qytetet e Medit.
7这是因为以色列人得罪了那曾带领他们从埃及王法老的手下离开埃及的耶和华他们的 神,去敬畏别的神。
7Kjo ndodhi sepse bijtë e Izraelit kishin kryer mëkate kundër Zotit, Perëndisë të tyre, që i kishte nxjerrë nga vendi i Egjiptit duke i çliruar nga pushteti i Faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe kishin nderuar perëndi të tjera;
8他们随从耶和华从以色列人面前驱逐的外族人的风俗,以及以色列诸王奉行的风俗。
8kështu ata kishin ndjekur zakonet e kombeve që Zoti i kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit dhe ato të futura nga mbretërit e Izraelit.
9以色列人也说了亵渎的话,顶撞耶和华他们的 神,并且在他们所有的城市,从哨站到设防城,为他们自己建筑邱坛。
9Bijtë e Izraelit kishin kryer gjithashtu në mënyrë të fshehtë kundër Zotit, Perëndisë të tyre, gjëra jo të drejta dhe kishin ndërtuar vende të larta në të gjitha qytetet e tyre, nga kullat e rojes deri në qytetet e fortifikuara.
10又在各高山顶上和每一棵青翠的树下竖立神柱和亚舍拉。
10Kishin ndërtuar për veten e tyre shtylla të shenjta dhe Asherime mbi çdo kodër të lartë dhe poshtë çdo druri gjelbërues;
11他们在各邱坛上献祭和焚香,好像耶和华从他们的面前掳去的外族人一样,又行恶事,使耶和华发怒。
11dhe aty, në tërë vendet e larta, kishin djegur temjan, ashtu si kishin bërë kombet që Zoti kishte dëbuar përpara tyre, dhe kishin kryer veprime të liga, duke shkaktuar zemrimin e Zotit;
12他们又服事雕刻的偶像,耶和华曾警告他们不可以行这事。
12u kishin shërbyer gjithashtu idhujve, për të cilët Zoti u pat thënë: "Mos bëni një gjë të tillë!".
13耶和华曾借着他的众先知和先见警告以色列人和犹大人说:“从你们的恶道上转回吧!谨守我的吩咐和我的律例,就是我曾吩咐你们的祖先,和借着我的仆人众先知传递给你们的一切律法。”
13Megjithatë Zoti e kishte paralajmëruar Izraelin dhe Judën me anë të të gjithë profetëve dhe të shikuesve, duke thënë: "Kthehuni prapa nga rrugët tuaja të këqija dhe respektoni urdhërimet dhe statutet e mia, sipas tërë ligjit që u caktova etërve tuaj dhe që ju dërgova me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve".
14可是他们不听从,反而硬着自己的颈项,好像他们的祖先,不信服耶和华他们的 神;
14Por ata nuk dëgjuan çfarë thuhej dhe u bënë edhe më kokëfortë, si kishin vepruar etërit e tyre, që nuk patën besim tek Zoti, Perëndia i tyre.
15厌弃他的律例和他与他们的祖先订立的约,以及他对他们的警戒;却信从虚无的神,自己成为虚妄,跟从他们周围的外族人,耶和华曾吩咐他们不可跟从他们的行为。
15Dhe hodhën poshtë statutet dhe besëlidhjen që ai kishte lidhur me etërit e tyre dhe paralajmërimet që u kishte dhënë. Prandaj ndoqën gjëra të kota duke u bërë ata vetë mendjelehtë dhe shkuan pas kombeve që i rrethonin, që Zoti i kishte ndaluar t'i imitonin.
16他们丢弃耶和华他们 神的一切吩咐,为自己做了两个牛犊的铸像,又做亚舍拉,并且敬拜天上的万象和服事巴力;
16Kështu ata braktisën tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë të tyre; bënë dy viça prej metali të shkrirë, bënë një Asherah, adhuruan tërë ushtrinë e qiellit dhe u vunë në shërbim të Baalit;
17他们又把儿女用火烧为祭,并且占卜,行法术,出卖自己去行耶和华看为恶的事,使他发怒。
17kaluan nëpër zjarr bijtë dhe bijat e tyre, praktikuan shortarinë, interpretuan shenjat e këqija dhe bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit, duke shkaktuar zemërimin e tij.
18于是耶和华向以色列人大大发怒,把他们从自己面前赶走,只剩下犹大一个支派。
18Prandaj Zoti u zemërua shumë me Izraelin dhe e largoi nga prania e tij; mbeti vetëm fisi i Judës.
19连犹大人也不持守耶和华他们的 神的吩咐,随从以色列人所行的习俗。
19As Juda nuk i respektoi urdhërimet e Zotit, Perëndisë të tij, por ndoqi zakonet e futura nga Izraeli.
20耶和华就厌弃以色列人的后裔,使他们受苦,把他们交在抢掠他们的人的手中,直到把他们从自己的面前完全丢弃。
20Prandaj Zoti hodhi poshtë tërë fisin e Izraelit, i poshtëroi dhe i braktisi në duart e cubave, deri sa i përzuri nga prania e tij.
21因为他自从使以色列从大卫家分裂出来后,他们就立了尼八的儿子耶罗波安作王,耶罗波安却引诱以色列人不去跟从耶和华,又使他们犯了大罪。
21Kur ai e shkëputi Izraelin nga shtëpia e Davidit, ata shpallën mbret Jeroboamin, birin e Nebatit; pastaj Jeroboami e shmangu Izraelin nga rruga e Zotit dhe e bëri të kryente një mëkat të madh.
22以色列人就随从耶罗波安所犯的一切罪恶,总不转离;
22Kështu bijtë e Izraelit ndoqën tërë mëkatet e kryera prej Jeroboamit dhe nuk u larguan prej tyre,
23以致最后耶和华把以色列人从自己的面前赶走,就像他借着自己的仆人众先知所说的。于是以色列人被掳离开自己的国土,往亚述去,直到今日。
23deri sa Zoti e largoi Izraelin nga prania e tij, ashtu si kishte thënë me anë të tërë profetëve të tij, shërbëtorëve të tij; dhe Izraeli u shpërngul kështu me dhunë në vendin e Asirisë, ku ndodhet sot e kësaj dite.
24亚述安置外族于撒玛利亚亚述王从巴比伦、古他、亚瓦、哈马和西法瓦音带人来,安置在撒玛利亚的城市,代替以色列人。他们就得了撒玛利亚作产业,住在它的城市中。
24Pastaj mbreti i Asirisë solli njerëz nga Babilonia, nga Kuthahu, nga Ava, nga Hamathi dhe nga Sefarvaimi dhe i vendosi në qytetet e Samarisë në vend të bijve të Izraelit; kështu ata futën në dorë Samarinë dhe banuan në qytetet e saj.
25他们开始在那里居住的时候,并不敬畏耶和华,所以耶和华派狮子到他们中间,咬死他们好些人。
25Por në fillim të ngulimit të tyre atje, ata nuk kishin frikë nga Zoti; prandaj Zoti dërgoi në mes të tyre, disa luanë, të cilët vranë disa banorë.
26有人告诉亚述王说:“你所掳去,安置在撒玛利亚各城市的众民族不知道当地的神的规矩,所以他派狮子到他们中间。看哪,狮子咬死他们,因为他们不知道当地的神的规矩。”
26Atëherë i thanë mbretit të Asirisë: "Njerëzit që ti i ke kaluar dhe vendosur në Samari nuk njohin ligjin e Perëndisë të vendit; prandaj ai ka dërguar në mes tyre luanë që i vrasin ata, sepse nuk njohin ligjin e Perëndisë të vendit".
27于是亚述王下令:“我从那里掳来的祭司中,要叫一个回到那里去。他要去住在那里,教导他们当地的神的规矩。”
27Atëherë mbreti i Asirisë dha këtë urdhër, duke thënë: "Bëni që të kthehet një nga priftërinjtë që keni internuar që andej; ai të shkojë të vendoset pranë tyre dhe t'u mësoj ligjin e Perëndisë të vendit".
28于是从撒玛利亚被掳来的祭司中,有一个回去,住在伯特利,教导他们怎样敬畏耶和华。
28Kështu një nga priftërinjtë, që ishin internuar nga Samaria, shkoi dhe u vendos në Bethel dhe u mësoi atyre si duhet t'i druheshin Zotit.
29但各族的人仍然制造自己的神像,安放在撒玛利亚人所造各邱坛的庙中;各族人在他们所居住的城市都这样作。
29Megjithatë, tërë këto kombe vazhduan të bëjnë perënditë e tyre dhe i vendosën në tempujt e vendeve të larta që kishin ndërtuar Samaritanët, çdo komb në qytetin ku banonte.
30巴比伦人做了疏割.比讷像,古他人做了匿甲像,哈马人做了亚示玛像,
30Ata të Babilonisë bënë Sukoth-Benothin, ata të Kuthit Nergalin, ata të Hamathit Ashiman;
31亚瓦人做了匿哈和他珥他像,西法瓦音人用火焚烧自己的儿女,献给西法瓦音的神亚得米勒和亚拿米勒。
31ata të Avas bënë Nibhazin dhe Tartakun; dhe ata të Sefarvaimit i digjnin bijtë e tyre për nder të Adramelekut dhe të Anamelekut, perëndi të Sefarvaimit.
32他们也惧怕耶和华,所以从他们中间选立邱坛的祭司,替他们在邱坛的庙里献祭。
32Ata kishin frikë nga Zoti, por zgjodhën priftërinj të vendeve të larta të ardhur nga çdo klasë dhe që ofronin flijime për ta në tempujt e vendeve të larta.
33他们既惧怕耶和华,又服事他们的神;从哪个民族掳来的,就按照哪个民族的习俗服事他们的神。
33Kështu ata kishin frikë nga Zoti dhe u shërbenin perëndive të tyre, sipas zakoneve të kombeve nga të cilat qenë shpërngulur.
34直到今日,他们仍是按照他们初时的习俗去行;他们不敬畏耶和华,行事不按他们的规例和典章,也不按耶和华曾吩咐雅各的子孙的律法和诫命;后来,耶和华给雅各起名为以色列。
34Edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të ndjekin zakonet e vjetra; nuk kanë frikë nga Zoti dhe nuk veprojnë sipas statuteve dhe urdhërimeve të tij dhe as sipas ligjeve dhe urdhërimeve që Zoti u kishte dhënë bijve të Jakobit, të quajtur prej tij Izrael.
35耶和华曾经和他们立约,又吩咐他们说:“你们不可崇敬别的神,不可跪拜他们,不可服事他们,也不可向他们献祭。
35Me ta në fakt Zoti kishte vendosur dhe u kishte urdhëruar: "Mos kini frikë nga perëndi të tjera, mos bini përmbys para tyre, mos u shërbeni dhe mos u ofroni flijime,
36但那曾用大能和伸出的膀臂把你们从埃及地领出来的耶和华,你们应当敬畏他,跪拜他和向他献祭。
36por kini frikë nga Zoti, që ju bëri të dilni nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me krahun e tij të shtrirë; para tij bini përmbys dhe atij i ofroni flijime.
37他写给你们的律例、典章、律法和诫命,你们要永远谨守遵行,不要崇敬别的神。
37Kini kujdes të zbatoni gjithnjë statutet, dekretet, ligjin dhe urdhërimet që ai shkroi për ju; por mos kini frikë nga perënditë e tjera.
38他和你们所立的约你们不可忘记,不要崇敬别的神。
38Mos harroni besëlidhjen që kam lidhur me ju dhe mos kini frikë nga perëndi të tjera;
39但要敬畏耶和华你们的 神,他必救你们脱离所有仇敌的手。”
39por kini frikë nga Zoti, Perëndia juaj, dhe ai do t'ju çlirojë nga duart e tërë armiqve tuaj".
40可是他们没有听从,仍然照着他们起初的习俗去行。
40Por ata nuk e dëgjuan dhe vazhduan përkundrazi të ndjekin zakonet e tyre të lashta.
41这样,这些民族一方面敬畏耶和华;另一方面又继续服事他们的偶像。他们的子子孙孙继续照着他们的祖先所行的去行,直到今日。
41Kështu këto kombe kishin frikë nga Zoti dhe u shërbenin idhujve të tyre. Edhe bijtë e tyre dhe bijtë e bijve të tyre kanë vazhduar të veprojnë deri më sot siç kanë vepruar etërit e tyre.