1以利沙把斧头浮上来
1Dishepujt e profetëve i thanë Eliseut: "Ja, vendi ku ne banojmë me ty është tepër i vogël për ne.
2请你让我们到约旦河,每人从那里取一根木头,我们要在那里为自己建造一个地方居住。”以利沙说:“你们去吧!”
2Na lër të shkojmë deri në Jordan: atje secili prej nesh do të gjejë një tra dhe do të bëjmë një vend për të banuar". Eliseu u përgjigj: "Shkoni".
3有一个门徒说:“请你和你的仆人们一起去。”他说:“我会去的。”
3Njëri prej tyre tha: "Të lutem, prano të vish edhe me shërbëtorët e tu". Ai u përgjigj: "Do të vij".
4他就和他们同去。他们到了约旦河,就砍伐树木。
4Kështu ai shkoi me ata. Kur arritën në Jordan, filluan të presin disa drurë.
5有一个门徒砍伐木头的时候,斧头掉到水里去了。他就喊着说:“惨啦!我主啊,这斧头是借回来的。”
5Ndërsa njeri prej tyre po i binte një trungu, hekuri i sëpatës i ra në ujë. Ai filloi të bërtasë dhe tha: "Oh, o imzot, këtë e kisha marrë hua".
6神人说:“掉在哪里呢?”于是他把那地点指给他看。他砍了一根木头,丢在那里,那斧头就浮上来了。
6Njeriu i Perëndisë pyeti: "Ku ka rënë?". Ai i tregoi vendin. Atëherë Eliseu preu një copë druri, e hodhi në atë pikë dhe nxorri në sipërfaqe hekurin.
7以利沙说:“你自己拿上来吧。”他就伸手把它拿住了。
7Pastaj tha: "Merre". Kështu ai shtriu dorën dhe e mori.
8以利沙泄露亚兰王的计谋亚兰王与以色列人打仗,他和他的臣仆商议,说:“我要在某处某处埋伏。”
8Ndërsa mbreti i Sirisë ishte në luftë kundër Izraelit, duke u këshilluar me shërbëtorët e tij, ai tha: "Kampi im do të jetë në filan vend".
9神人就差派人去见以色列王说:“你要小心,不要经过这个地方,因为亚兰人在那里埋伏。”
9Atëherë njeriu i Perëndisë dërgoi t'i thotë mbretit të Izraelit: "Mos trego pakujdesi për filan vend, sepse aty po zbresin Sirët".
10以色列王派人到那地方,就是神人曾告诉他,警告他的,他就在那里小心防范;这样不止一两次。
10Prandaj mbreti i Izraelit dërgoi njerëz në vendin që njeriu i Perëndisë i kishte treguar dhe e kishte paralajmëruar të tregohej i kujdesshëm. Kështu ai u tregua vigjilent ndaj këtij vendi dhe kjo ndodhi jo vetëm një a dy herë.
11亚兰王因为这事心中大感困惑,他召了他的臣仆来,对他们说:“在我们中间有谁帮助以色列王,你们不告诉我吗?”
11Shumë i tronditur në zemër të tij për këtë gjë, mbreti i Sirisë mblodhi shërbëtorët e tij dhe u tha: "A dini të më thoni se kush nga tanët mban anën e mbretit të Izraelit?".
12他的一位臣仆说:“我主我王啊!不是的;只不过是以色列的以利沙先知,把你在你卧室内所说的话,告知了以色列王。”
12Një nga shërbëtorët e tij u përgjigj: "Asnjeri, o mbret, imzot, por Eliseu, profeti që ndodhet në Izrael, i bën të njohur mbretit të Izraelit bile edhe fjalët që ti thua në dhomën e gjumit".
13于是王说:“你们去看看他在哪里,我要派人把他捉住。”有人告诉他说:“看哪!他正在多坍。”
13Atëherë mbreti tha: "Shkoni të shihni se ku është, që të mund të dërgoj njerëz për ta marrë". I bënë këtë njoftim: "Ja, ndodhet në Dothan".
14亚兰人围困多坍他就差派车马和一大队军兵往那里去,他们在夜间抵达,围困那城。
14Kështu mbreti dërgoi aty kuaj, qerre dhe një ushtri të madhe; këta arritën natën dhe rrethuan qytetin.
15神人的侍从清早起来,走出屋子,看见军队、车马围住了城。神人的仆人对神人说:“惨啦,我主啊!我们怎样办才好呢?”
15Të nesërmen shërbëtori i njeriut të Perëndisë u ngrit në mëngjes dhe doli; dhe ja, qyteti ishte rrethuar nga një ushtri me kuaj dhe kalorës. Atëherë shërbëtori i tij i tha: "Oh, ç'do të bëjmë, imzot?".
16神人说:“不要惧怕,因为和我们在一起的比和他们在一起的更多。”
16Ai u përgjigj: "Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta".
17以利沙祷告,说:“耶和华啊!请你打开他的眼睛,使他能看见。”于是耶和华打开了仆人的眼睛,他就看见;看哪!那山上布满了火马火车,围绕着以利沙。
17Pastaj Eliseu u lut dhe tha: "O Zot, të lutem, hap sytë e tij që të mund të shohë". Atëherë Zoti ia hapi sytë të riut dhe ai pa; dhe ja, mali ishte plot me kuaj dhe me qerre të zjarrta rreth e qark Eliseut.
18亚兰人下来攻击以利沙,以利沙就祷告耶和华,说:“求你击打这民族,使他们瞎眼。”于是耶和华击打他们,使他们瞎眼,正如以利沙所说的。
18Ndërsa Sirët po zbrisnin në drejtim të Eliseut, ky iu lut Zotit dhe i tha: "Të lutem, goditi këta njerëz me verbëri". Dhe ai i verboi sipas fjalës së Eliseut.
19以利沙对他们说:“这不是那条路,这边不是那座城;你们跟着我来,我要把你们领到你们要寻找的人那里。”于是他把他们领到撒玛利亚。
19Atëherë Eliseu u tha atyre: "Nuk është kjo rruga dhe nuk është ky qyteti; ejani pas meje dhe unë do t'ju çoj te njeriu që kërkoni". I çoi pastaj në Samari.
20诱敌入京城并善待他们他们进入撒玛利亚的时候,以利沙就说:“耶和华啊!求你开这些人的眼睛,使他们能看见。”于是耶和华开了他们的眼睛,他们就看见了。看哪!他们竟是在撒玛利亚城中。
20Kur arritën në Samari, Eliseu tha: "O Zot, hapua sytë që të shohin". Zoti ua hapi sytë dhe ata panë; ja, ndodheshin brenda në Samari.
21以色列王看见他们,就对以利沙说:“我父啊,我可以击杀他们吗?”
21Kur mbreti i Izraelit i pa, i tha Eliseut: "O ati im, duhet t'i vras? A duhet t'i vras?
22以利沙说:“你不可击杀他们。你可以击杀你自己用刀用弓掳回来的人吗?你要在他们面前摆上食物和水,给他们吃喝,然后回到他们的主人那里去。”
22Ai u përgjigj: "Mos i vrit! A do të vrisje, vallë ata që ke zënë robër me shpatën dhe me harkun tënd? Vëru përpara bukë dhe ujë, që të hanë dhe të pinë dhe pastaj të kthehen te zotit të tyre".
23于是王为他们预备盛大的宴会;他们吃喝完了,王打发他们离去,他们就回到他们的主人那里去了。从此,亚兰的军队不再侵犯以色列地了。
23Atëherë ai përgatiti për ta një banket të madh. Pasi hëngrën dhe pinë, u ndame ta dhe ata u kthyen përsëri te zotit të tyre. Kështu bandat e Sirëve nuk erdhën më të bëjnë sulme në territorin e Izraelit.
24亚兰王围困撒玛利亚后来,亚兰王便.哈达征召他全部的军队上来围困撒玛利亚。
24Mbas këtyre ngjarjeve ndodhi që Ben Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij dhe u nis kundër Samarisë për ta rrethuar.
25于是撒玛利亚发生了极大的饥荒,敌军继续包围,以致一个驴头要卖九百克银子,两百克的鸽子粪也值六十克银子。
25Në Samari ra një zi e madhe; rrethimi i Sirëve qe aq i fortë sa një kokë gomari shitej tetëdhjetë sikla argjendi dhe një çerek kabi glasash pëllumbi pesë sikla argjendi.
26以色列王在城墙上经过时,有一个妇人向他呼求说:“我主我王啊,救救我!”
26Kur mbreti i Izraelit po kalonte mbi muret, një grua i bërtiti dhe i tha: "Ndihmë, o mbret, o imzot!".
27他说:“如果耶和华不救你,我又从哪里救你?是从打谷场,或是从榨酒池呢?”
27Ai iu përgjigj: "Në rast se nuk të ndihmon Zoti, ku mund ta gjej unë ndihmën për ty? Mos vallë me prodhimet e lëmit dhe të troullit?".
28王对她说:“到底有什么事呢?”她说:“这妇人对我说:‘把你的儿子交出来,今日我们好把他吃了;明天我们可以吃我的儿子。’
28Pastaj mbreti shtoi: "Çfarë ke?". Ajo u përgjigj: "Kjo grua më tha: "Më jep djalin tënd që ta hamë sot; djalin tim do ta hamë nesër".
29于是我们把我的儿子煮了,把他吃了。第二日,我对她说:‘把你的儿子交出来,我们好把他吃了。’她却把她的儿子收藏起来。”
29Kështu e gatuam djalin tim dhe e hëngrëm. Të nesërmen i thashë: "Më jep djalin tënd që ta hamë". Por ajo e fshehu djalin e saj".
30王起誓要杀以利沙王听见那妇人的话,就撕裂衣服,他当时正在城墙上,人民都看见他;看哪,他里面贴身穿着的是件麻衣。
30Kur mbreti dëgjoi këto fjalë të gruas, grisi rrobat e tij. Ndërsa kalonte mbi muret, populli shikoi, dhe ja, ai kishte një grathore mbi lëkurë.
31他说:“如果今日沙法的儿子以利沙的头仍留在他身上,愿 神惩罚我,而且加倍惩罚我。”
31Atëherë mbreti tha: "Perëndia të më bëjë këtë dhe më keq, në qoftë se sot koka e Eliseut, birit të Shafatit, ka për të mbetur akoma mbi supet e tij!".
32那时,以利沙正坐在自己的屋子里,众长老也和他坐在一起。王差派一个在他面前侍立的人去,那使者去到以利沙那里以前,以利沙对众长老说:“你们看这凶手之子派人来取我的首级。你们留意那使者来到的时候,你们要把门关上,把他挡在门外。他主人的脚步声不是在他后面吗?”
32Eliseu po rrinte ulur në shtëpinë e tij dhe me të ishin ulur pleqtë. Mbreti dërgoi para tij një njeri; por para se lajmëtari të arrinte tek ai, ai u tha pleqve: "A e shikoni se ky bir vrasësi ka dërguar një person për të më prerë kokën? Kini kujdes, kur të arrijë lajmëtari, mbyllni portën dhe bllokojeni te porta. A nuk dëgjohet prapa tij vallë, zhurma e hapave të zotit të tij?".
33他和众长老还在说话的时候,看哪,王(“王”原文作“使者”)就下到他那里,说:“看哪,这灾祸是从耶和华来的,我为什么还仰望耶和华呢?”
33Ndërsa ai vazhdonte të fliste akoma me ta, ja ku zbriti tek ai lajmëtari. Atëherë mbreti tha: "Ja, kjo fatkeqësi vjen nga Zoti; çfarë mund të shpresoj akoma unë nga Zoti?".