1大卫的使者受辱(代上19:1-5)
1Mbas këtyre gjërave, mbreti i bijve të Amonit vdiq dhe biri i tij Hanun mbretëroi në vend të tij.
2大卫说:“我要恩待拿辖的儿子哈嫩,像他父亲恩待我一样。”于是大卫差派自己的臣仆,为他丧父的事安慰他。大卫的臣仆到了亚扪人境内时,
2Davidi tha: "Unë dua të sillem me Hanunin, birin e Nahashit, me po atë dashamirësi që i ati tregoi ndaj meje". Kështu Davidi dërgoi shërbëtorët e tij për ta ngushëlluar për humbjen e atit. Por kur shërbëtorët e Davidit arritën në vendin e bijve të Amonit,
3亚扪人的众领袖对他们的主哈嫩说:“大卫差派这些慰问的人到你这里来,你以为他是尊敬你父亲吗?他派遣臣仆到你这里来,不是为了要窥探这城,侦察清楚,然后把城倾覆吗?”
3krerët e bijve të Amonit i thanë Hanunit, zotërisë së tyre: "Beson me të vërtetë që Davidi të ka dërguar njerëz për ngushëllim për të nderuar atin tënd? A nuk të ka dërguar përkundrazi shërbëtorët e tij për të vëzhguar qytetin, për të spiunuar dhe për të shkatërruar atë?".
4于是哈嫩拿住大卫的臣仆,把他们的胡须剃去一半,又把他们的外袍割去半截,露出臀部,然后才放他们走。
4Atëherë Hanuni i zuri shërbëtorët e Davidit, i detyroi të rruajnë gjysmën e mjekrës dhe të presin për gjysmë rrobat e tyre deri në vithe, pastaj i la të shkojnë.
5有人告诉大卫,他就派人去迎接他们,因为他们非常羞耻。王就说:“你们可以住在耶利哥,等到你们的胡须长长了才回来。”
5I informuar për këtë ngjarje, Davidi dërgoi disa persona për t'i takuar, sepse këta njerëz e ndjenin veten shumë të turpëruar. Mbreti dërgoi t'u thonë: "Rrini në Jeriko sa t'ju rritet mjekra, pastaj do të ktheheni".
6亚扪人备战(代上19:6-9)亚扪人知道大卫憎恶他们,就派人去招募伯.利合的亚兰人和琐巴的亚兰人,步兵二万,玛迦王的人一千,陀伯人一万二千。
6Kur bijtë Amonit e kuptuan që ishin bërë të urryer për Davidin, dërguan të rekrutojnë njëzet mijë këmbësorë te Sirët e Beth-Rehobit dhe te Sirët e Tsobas, një mijë njerëz të mbretit të Maakahut dhe dymbëdhjetë mijë nga njerëzit e Tobit.
7大卫听见了,就差派约押和全体勇士出去。
7Me të dëgjuar këtë lajm, Davidi dërgoi kundër tyre Joabin me gjithë ushtrinë e njerëzve trima.
8亚扪人出来,在城门前摆阵,琐巴和利合的亚兰人,陀伯人和玛迦人,也分别在郊野摆阵。
8Bijtë e Amonit dolën dhe u renditën për betejë në hyrjen e portës së qytetit, ndërsa Sirët e Tsobas dhe të Rehobit, dhe njerëzit e Tobit dhe të Maakahut u rreshtuan në fushë të hapur.
9亚兰人与亚扪人败退(代上19:10-19)约押看见自己前后受敌,就从以色列所有的精兵中,挑选一部分出来,使他们摆阵去迎战亚兰人,
9Kur Joabi e kuptoi se kundër tij ishin dy fronte beteje, njeri nga përpara dhe tjetri nga prapa, ai zgjodhi disa nga njerëzit më të mirë të Izraelit dhe i renditi për betejë kundër Sirëve;
10他把其余的人交在他兄弟亚比筛手下,使他们摆阵去迎战亚扪人。
10Pjesën tjetër të njerëzve e la në duart e vëllait të tij Abishai për t'i renditur kundër bijve të Amonit.
11约押对亚比筛说:“如果亚兰人比我强,你就来帮助我。如果亚扪人比你强,我就去帮助你。
11Pastaj i tha: "Në qoftë se Sirët janë më të fortë se unë, ti do të më vish në ndihmë; por në qoftë se bijtë e Amonit janë më të fortë se ti, atëherë unë do të të vij në ndihmë.
12你要刚强;为了我们的人民和我们 神的众城镇,我们要刚强!愿耶和华成全他看为美的事。”
12Tregohu guximtar dhe të jemi të fortë për të mbrojtur popullin tonë dhe qytetet e Perëndisë tonë; dhe Zoti të bëjë atë që i pëlqen".
13于是约押和与他在一起的人前进,攻击亚兰人;亚兰人在约押面前逃跑。
13Pastaj Joabi me gjithë njerëzit e tij ecën përpara për të luftuar kundër Sirëve; por këta ikën para tij.
14亚扪人看见亚兰人逃跑,他们也在亚比筛面前逃跑,逃进城里去了。约押就从亚扪人那里回来,回到耶路撒冷去了。
14Kur bijtë e Amonit panë që Sirët kishin ikur, ua mbathën edhe ata para Abishait dhe hynë përsëri në qytet. Atëherë Joabi u kthye nga ekspedita kundër bijve të Amonit dhe erdhi në Jeruzalem.
15亚兰人见自己被以色列人击败,就再聚集起来。
15Kur Sirët panë që ishin mundur nga Izraeli, u mblodhën të tërë.
16哈大底谢差遣人把幼发拉底河那边的亚兰人调来。他们来到了希兰,由哈大底谢的将军朔法率领他们。
16Hadadezeri dërgoi lajmëtarë për të sjellë Sirët që ishin matanë Lumit. Ata arritën në Helam, me komandantin e ushtrisë të Hadedezerit, Shobakun, në krye.
17有人告诉了大卫,他就聚集所有的以色列人,渡过约旦河,来到了希兰。亚兰人摆好了阵迎击大卫,与他交战。
17Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin dhe arriti në Helam. Sirët u radhitën kundër Davidit dhe nisën betejën.
18亚兰人却在以色列人面前逃跑。大卫杀了亚兰七百名驾驶战车的军兵,四万骑兵。又击杀了亚兰军队的将军朔法,他就死在那里。
18Por Sirët ua mbathën përpara Izraelit; dhe Davidi vrau nga Sirët njerëzit e shtatëqind qerreve dhe dyzet mijë kalorës, goditi Shobakun, komandantin e ushtrisë së tyre, i cili vdiq në atë vend.
19所有臣服于哈大底谢的王看见自己被以色列人打败,就与以色列人议和,臣服于他们。于是亚兰人害怕,不敢再帮助亚扪人了。
19Kur tërë mbretërit vasalë të Hadadezerit e panë që ishin mundur nga Izraeli, bënë paqe me Izraelin dhe iu nënshtruan atij. Kështu Sirët patën frikë të ndihmonin akoma bijtë e Amonit.