1大卫和洗巴
1Davidi sapo e kishte kaluar majën e malit; kur ja, Tsiba, shërbëtor i Mefiboshethit, i doli përpara me gomarë me samar dhe të ngarkuar me dyqind bukë, njëqind vile rrushi të thatë, njëqind fruta vere dhe një calik me verë.
2王问洗巴:“你为什么带这些东西来?”洗巴回答:“驴子是给王的家眷骑的,饼和夏天的果饼是给年轻人吃的,酒是给在旷野里疲乏的人喝的。”
2Mbreti i tha Tsibas: "Ç'ke ndërmënd të bësh me këto gjëra?". Tsiba iu përgjigj: "Gomarët do t'i shërbejnë shtëpisë së mbretit për të hipur; buka dhe frutat e verës do të përdoren për të ushqyer të rinjtë, dhe vera do të pihet nga ata që do të jenë të lodhur në shkretëtirë".
3王又问:“你主人的孙子米非波设在哪里?”洗巴回答王说:“唉!他还留在耶路撒冷,因为他心里想:‘以色列家会把我祖父扫罗的王国归还给我。’”
3Mbreti tha: "Ku është biri i zotërisë tënd?". Tsiba iu përgjigj mbretit: "Ja, mbeti në Jeruzalem, sepse tha: "Sot shtëpia e Izraelit do të më kthejë mbretërinë e atit tim"".
4王对洗巴说:“看哪!凡属米非波设所有的,都归给你了。”洗巴说:“我叩拜我主我王,愿我在你眼前蒙恩!”
4Atëherë mbreti i tha Tsibas: "Ja, të gjitha ato që janë pronë e Mefiboshethit janë të tua". Tsiba iu përgjigj: "Unë po bie përmbys para teje. Paça hirin tënd, o mbret, o imzot!".
5大卫容忍示每大卫王来到巴户琳的时候,忽然有一人从那里出来,他是属扫罗家族的,名叫示每,是基拉的儿子。他一边出来,一边咒骂;
5Kur mbreti David arriti në Bahurim, që andej doli një njeri që ishte i fisit të shtëpisë së Saulit, ai quhej Shimei dhe ishte bir i Gerit. Ai po dilte duke shqiptuar mallkime,
6又拿石头投掷大卫和大卫王所有的臣仆,那时众人和众勇士都在王的左右。
6dhe hidhte gurë kundër Davidit dhe gjithë shërbëtorëve të mbretit David, ndërsa tërë populli dhe tërë trimat ishin radhitur në të djathtë dhe në të majtë të mbretit.
7示每咒骂的时候,这样说:“你这流人血的人啊,滚开!你这无赖啊,滚开!
7Ndërsa mallkonte, Shimei thoshte: "Shko, pra, shko, njeri gjakatar dhe i kobshëm!
8你流了扫罗全家的血,接替扫罗作王,耶和华已经把这罪报应在你身上;耶和华已经把这国交在你儿子押沙龙的手里。看哪!你现在自取其祸了,因为你是个流人血的人。”
8Zoti ka bërë që mbi kokën tënde të bjerë gjaku i shtëpisë së Saulit, në vend të cilit ti ke mbretëruar; dhe Zoti e ka dhënë mbretërinë në duart e Absalomit, birit tënd; dhe ja, tani je bërë rob i vetë ligësisë sate, sepse je njeri gjakatar".
9洗鲁雅的儿子亚比筛对王说:“为什么让这条死狗咒骂我主我王呢?让我过去,把他的头砍下来。”
9Atëherë Abishai, bir i Tserajahut, i tha mbretit: "Pse ky qen i ngordhur duhet të mallkojë mbretin, zotërinë time? Të lutem, më lër të shkoj t'i pres kokën!".
10王说:“洗鲁雅的儿子啊,我与你们有什么关系呢?如果他咒骂是因为耶和华对他说:‘你要咒骂大卫!’那么谁敢说:‘你为什么这样作呢?’”
10Por mbreti iu përgjigj: "Ç'kam të bëj unë me ju, bijtë e Tserujahut? Prandaj lëreni të mallkojë, sepse Zoti i ka thënë: "Mallko Davidin!". Dhe kush mund të thotë: "Pse silleni kështu?"
11大卫又对亚比筛和他所有的臣仆说:“看哪!连我亲生的儿子尚且寻索我的命,何况这便雅悯人呢?由他去吧,由他咒骂吧!因为这是耶和华吩咐他的。
11Pastaj Davidi i tha Abishait dhe tërë shërbëorëve të tij: "Ja, im bir, që ka dalë nga barku im, kërkon të më heqë jetën aq më shumë dhe ky Beniaminit! Lëreni të rrijë dhe të mallkojë, sepse ia ka urdhëruar Zoti.
12也许耶和华看见我的苦难,就施恩与我,以取代今天这人对我的咒骂。”
12Ndoshta Zoti do ta shohë hidhërimin tim dhe do të më bëjë të mira në vend të mallkimeve që më drejton sot".
13于是大卫和跟从他的人继续在大路上往前去。示每也沿着山坡,与大卫并排而行,一边走,一边咒骂,又用石头投掷他,拿尘土扬他。
13Kështu Davidi dhe njerëzit e tij e vazhduan rrugën e tyre; edhe Shimei ecte anës së malit, përballë Davidit, dhe rrugës e mallkonte atë, i hidhte gurë dhe pluhur.
14王和所有与他在一起的人到了一个地方,都觉得累了,就在那里舒展一下。
14Mbreti dhe tërë njerëzit që ishin me të arritën në vendin e caktuar të lodhur, dhe aty e morën veten.
15户筛和押沙龙押沙龙和以色列众人进了耶路撒冷,亚希多弗也与押沙龙在一起。
15Ndërkohë Absalomi dhe tërë populli, njerëzit e Izraelit, kishin hyrë në Jeruzalem; Ahithofeli ishte me të.
16大卫的朋友亚基人户筛去见押沙龙,对他说:“愿王万岁!愿王万岁!”
16Kur Hushai, Arkiti, miku i Davidit, arriti tek Absalomi, Hushai i tha Absalomit: "Rroftë mbreti! Rroftë mbreti!".
17押沙龙问户筛:“你就以这样的‘慈爱’待你的朋友吗?你为什么没有与你的朋友一同走呢?”
17Absalomi i tha Hushait: "Kjo është dashuria që ke për mikun tënd? Pse nuk shkove me mikun tënd?".
18户筛回答押沙龙:“不!耶和华和这民,以及以色列众人所拣选的,我应该归属他,与他在一起。
18Hushai iu përgjigj Absalomit: "Jo, unë do të jem me atë që Zoti, gjithë ky popull dhe tërë njerëzit e Izraelit kanë zgjedhur, dhe do të mbetem me të.
19再者,我要事奉谁呢?不是前王的儿子吗?我以前怎样事奉你的父亲,我现在也必怎样事奉你。”
19A nuk duhet vallë, të vihem në shërbim të birit të tij? Ashtu si i kam shërbyer atit tënd, në të njëjtën mënyrë do të të shërbej edhe ty".
20押沙龙与大卫的妃嫔押沙龙对亚希多弗说:“你们出个主意,我们应该怎样行才好?”
20Atëherë Absalomi i tha Ahithofelit: "Jepni këshillën tuaj! Ç'duhet të bëjmë?".
21亚希多弗对押沙龙说:“你去与你父亲留下来看守王宫的那些妃嫔亲近,这样以色列众人听见你与你父亲已经完全决裂,所有跟随你的人的手就都更坚强了。”
21Ahithofeli iu përgjigj kështu Absalomit: "Hyrë te konkubinat e atit tënd që ai ka lënë për të ruajtur shtëpinë, kështu tërë Izraeli do të mësojë që je bërë i urryer për atin tënd dhe ata që janë me ty do të marrin guxim".
22于是有人为押沙龙在王宫的平顶上搭了一座帐棚,押沙龙就在以色列众人眼前与他父亲的妃嫔亲近。
22Ngritën pastaj një çadër mbi taracën për Absalomin, dhe Absalomi hyri te konkubinat e atit të tij në sytë e tërë Izraelit.
23那时,亚希多弗所出的策略,好像是人求问 神得来的话一样。亚希多弗为大卫,或为押沙龙所出的策略都是这样。
23Në ato ditë, këshilla e dhënë nga Ahithofeli kishte po atë vlerë të atij që kishte konsultuar fjalën e Perëndisë. Këtë vlerë kishte çdo këshillë e Ahithofelit si për Davidin ashtu dhe për Absalomin.