聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

2 Samuel

19

1约押劝谏大卫
1Pastaj i thanë Joabit: "Ja, mbreti qan dhe mban zi për Absalomin".
2那一天,众人胜利的欢乐变成了悲哀,因为他们听说王为他的儿子伤痛。
2Kështu fitorja atë ditë u shndërrua në zi për të gjithë popullin, sepse populli dëgjoi atë ditë të thuhet: "Mbreti është i dëshpëruar për shkak të birit të tij".
3那一天,众人偷偷进城,就像军人从战场上逃跑,羞愧地偷偷回来一样。
3Atë ditë populli hyri fshehurazi në qytet, ashtu si largohen fshehurazi dhe tërë turp ata që ia mbathin gjatë betejës.
4王蒙着脸,大声哀哭,说:“我儿押沙龙啊!押沙龙,我儿,我儿啊!”
4Mbreti kishte mbuluar fytyrën dhe bërtiste me zë të lartë: "O biri im Absalom, o Absalom, biri im, biri im!".
5约押进了屋子去见王,说:“你所有的臣仆今天救了你的性命,和你儿女妻室的性命,你今天却使他们满面羞愧;
5Atëherë Joabi hyri në shtëpi të mbretit dhe tha: "Ti sot mbulon me turp fytyrën e të gjithë njerëve që në këtë ditë shpëtuan jetën tënde, atë të bijve dhe të bijave të tua, jetën e bashkëshortes dhe të konkubinave të tua,
6你爱那些恨你的,恨那些爱你的。因为你今天表明了你不重视将帅和臣仆;我今天才明白,如果押沙龙活着,我们大家都死去,你就欢喜了。
6sepse ti dashuron ata që të urrejnë dhe urren ata që të duan; sot ke treguar qartë që komandantët dhe ushtarët nuk kanë asnjë vlerë për ty; dhe tani kuptoj se, po të ishte gjallë Absalomi dhe ne të ishim këtë ditë të tërë të vdekur, atëherë do të ishe i kënaqur.
7现在请你起来,出去,说些安慰你仆人们的话。我指着耶和华起誓,如果你不出去,今夜就必没有一人留下来与你在一起。这祸患就比你从幼年到现在所遭受的一切祸患更厉害了。”
7Tani, pra, çohu dil dhe foli zemrës së shërbëtorëve të tu, sepse betohem në emër të Zotit se, po nuk dole, asnjeri nuk do të qëndrojë me ty këtë natë; dhe kjo do të ishte fatkeqësia më e madhe që të ka rënë që kur ishe i ri e deri më sot".
8于是王起来,坐在城门口。有人告诉众民说:“看哪!王坐在城门口。”于是众人都来到王的面前。以色列人已经逃跑,各回自己的家去了。
8Atëherë mbreti u ngrit dhe u ul te porta; dhe kjo iu njoftua tërë popullit, duke thënë: "Ja, mbreti është ulur te porta". Kështu tërë populli doli në prani të mbretit. Ndërkaq ata të Izraelit kishin ikur secili në çadrën e vet.
9以色列众支派的人都纷纷议论,说:“王曾经拯救我们脱离仇敌的手,又救了我们脱离非利士人的手,现在他却躲避押沙龙,离开这地逃走了。
9Në të gjitha fiset e Izraelit populli i tërë diskutonte dhe thoshte: "Mbreti na çliroi nga duart e armiqve tanë dhe na shpëtoi nga duart e Filistejve; dhe tani i është dashur të ikë nga vendi për shkak të Absalomit.
10我们所膏立统治我们的押沙龙,已经在战场上死了。现在你们为什么不出声请王回来呢?”
10Por Absalomi, të cilin ne e kishim vajosur mbret mbi ne, vdiq në betejë. Dhe tani pse nuk flisni për kthimin e mbretit?".
11大卫回耶路撒冷京城大卫王派人去见撒督祭司和亚比亚他,说:“你们要对犹大的众长老说:‘你们为什么在请王回宫的事上落在人后头呢?全以色列请王回宫的话已经传到王和王宫那里去了。
11Atëherë mbreti David dërgoi t'u thotë priftërinjve Tsadok dhe Abiathar: "Foluni pleqve të Judës dhe u thoni atyre: "Pse ju duhet të jeni të fundit për kthimin e mbretit në shtëpinë e tij, sepse bisedat e tërë Izraelit kanë arritur deri te mbreti, pikërisht në këtë shtëpi?
12你们是我的兄弟,我的骨肉至亲,为什么在请王回来的事上,倒落在人后头呢?’
12Ju jeni vëllezër të mi, ju jeni kocka dhe mishi im. Pse duhet të jeni të fundit në kthimin e mbretit?".
13你们又要对亚玛撒说:‘你不是我的骨肉至亲吗?我若不立你代替约押,在我面前作军队的元帅,愿 神重重地惩罚我,并且加倍严厉地惩罚我。’”
13Dhe i thoni Amasas: "A nuk je ti kocka dhe mishi im? Këtë më bëftë Perëndia, madje edhe më keq, në rast se ti nuk bëhesh për gjithnjë komandanti i ushtrisë në vend të Joabit".
14这样,大卫挽回了犹大众人的心,好像一人的心。于是他们差派人去见王,说:“请你和你的众臣仆都回来!”
14Kështu Davidi anoi zemrën e të gjithë njerëzve të Judës, sikur të ishte zemra e një njeriu të vetëm; prandaj ata i dërguan t'i thonë mbretit: "Kthehu ti me gjithë shërbëtorët e tu".
15王就回来,到了约旦河。犹大人也来到吉甲,要去迎接王,接王过约旦河。
15Atëherë mbreti u kthye dhe arriti në Jordan; dhe ata të Judës erdhën në Gilgal për t'i dalë përpara mbretit dhe për t'i siguruar kalimin e Jordanit.
16示每与洗巴出迎巴户琳的便雅悯人,基拉的儿子示每,急忙与犹大人一同下去迎接大卫王。
16Beniaminiti Shimei, bir i Geras, që ishte nga Bahurimi, nxitoi me njerëzit e Judës t'i dalë përpara Davidit.
17与示每同来的有一千便雅悯人,还有扫罗家的仆人洗巴,和他的十五个儿子,以及二十个仆人。他们都冲过约旦河去迎接王。
17Ai kishte me vete një mijë njerëz të Beniaminit dhe Tsiban, shërbëtorin e shtëpisë së Saulit, me pesëmbëdhjetë bijtë e tij dhe njëzet shërbëtorët e tij. Ata e kaluan Jordanin para mbretit.
18有人渡过渡口,把王的家眷接过去,并且照着王的心意去作。大卫过约旦河的时候,基拉的儿子示每俯伏在王面前,
18Ata kaluan me trap për ta çuar matanë familjen e mbretit dhe për të bërë atë që u dukej e mirë për mbretin. Ndërkaq Shimei, bir i Geras, ra përmbys përpara mbretit, në çastin kur ai kalonte Jordanin,
19对王说:“我主我王从耶路撒冷出来的那一天,你仆人所犯的错,现在求我主不要归罪于我,求你不要记念,求王也不要放在心上。
19Dhe i tha mbretit: "Mos më ngarko me asnjë faj, imzot, dhe harro të keqen që shërbëtori yt ka bërë ditën që mbreti, zotëria im, dilte nga Jeruzalemi; mbreti të mos e ketë parasysh.
20因为你的仆人知道自己犯了罪,所以你看,在约瑟全家之中,今天我是第一个下来迎接我主我王的。”
20Sepse shërbëtori yt pranon se ka mëkatuar. Dhe ja, sot kam qenë i pari i tërë shtëpisë së Jozefit që i dal përpara mbretit, zotërisë tim".
21洗鲁雅的儿子亚比筛回答说:“示每咒骂了耶和华的受膏者,岂不该因此把他处死吗?”
21Por Abishai, bir i Tserujahut, filloi të thotë: A nuk duhet të dënohet me vdekje Shimei, sepse ka mallkuar njeriun e vajosur nga Zoti?".
22大卫说:“洗鲁雅的儿子们啊,我与你们有什么关系呢?今天你们竟与我作对!今天在以色列中,岂可有人被处死呢?难道我不知道今天我作以色列的王吗?”
22Davidi tha: "Ç'marrëdhënie kam unë me ju, bijtë e Tserujahut, që sot u treguat kundërshtarë të mi? A mund ta dënosh sot me vdekje dikë në Izrael? A nuk e di, vallë që sot jam mbret i Izraelit?".
23于是王对示每说:“你一定不会被处死!”王又向他起誓。
23Pastaj mbreti i tha Shimeit: "Ti nuk ke për të vdekur!". Dhe mbreti iu betua atij për këtë.
24米非波设向大卫辩白扫罗的孙子米非波设也下去迎接王。他自从王出走那天,直到王平平安安回来的日子,都没有修脚,没有刮胡子,也没有洗衣服。
24Edhe Mefiboshethi, nip i Saulit, i doli përpara mbretit. Ai nuk i kishte mjekuar këmbët, nuk e kishte rruar mjekrën dhe nuk i kishte larë rrobat nga dita që kishte ikur mbreti deri në kthimin e tij në paqe.
25他从耶路撒冷来迎接王的时候,王问他:“米非波设啊,你为什么没有与我一同离开呢?”
25Kur arriti nga Jeruzalemi për të takuar mbretin, ky i tha: "Pse nuk erdhe me mua, Mefibosheth?".
26他回答:“我主我王,你仆人是瘸腿的;那天,我心里想我要预备驴子,可以骑上,与王一同离开,但是我的仆人却欺骗了我,
26Ai u përgjigj: "O mbret, imzot, shërbëtori im më mashtroi, sepse shërbëtori yt kishte thënë: "Unë do të shaloj gomarin, do të hip mbi të dhe do të shkoj me mbretin", sepse shërbëtori yt është çalaman.
27又在我主我王面前毁谤你仆人。但我主我王像 神的使者一样,现在,你看怎样好,就怎样行吧!
27Përveç kësaj, ai ka shpifur kundër shërbëtorit tënd pranë mbretit, zotërisë sime; por mbreti, zotëria im, është si një engjëll i Perëndisë; bëj, pra, atë që do të të pëlqejë.
28因为我祖父全家的人,在我主我王面前都算不得什么,都不过是该死的人;你却使仆人在你席上与你一同吃饭。我还有什么权利再向王哀求什么呢?”
28Në fakt tërë ata të shtëpisë së atit tim nuk meritojnë tjetër gjë veç vdekjes përpara mbretit, zotërisë tim; megjithatë ti e kishe caktuar shërbëtorin tënd ndër ata që hanin në tryezën tënde. Prandaj çfarë të drejte tjetër do të kisha për t'i bërtitur mbretit?".
29王就对他说:“你为什么再提你的事呢?我已经决定,你与洗巴要均分那地。”
29Mbreti i tha: "Nuk është nevoja të shtosh fjalë të tjera. Unë kam vendosur; Ti dhe Tsiba ndajini tokat".
30米非波设对王说:“我主我王既然已平平安安回宫,所有的一切就都任凭洗巴拿去好了。”
30Atëherë Mefiboshethi iu përgjigj mbretit: "Le t'i marrë të gjitha, sepse mbreti, zotëria im, u kthye në paqe në shtëpinë e tij".
31巴西莱给大卫送行基列人巴西莱也从罗基琳下来,与王一同过约旦河,要在约旦河边给王送行。
31Edhe Galaaditi Barzilaj zbriti nga Rogelimi dhe kaloi Jordanin bashkë me mbretin, për ta shoqëruar matanë Jordanit.
32巴西莱年纪非常老迈,已经八十岁。王住在巴户琳的时候,是他供养王的,因为他是一个很富有的人。
32Barzilaj ishte shumë i vjetër, tetëdhjetë vjeç; ai e kishte furnizuar me ushqime mbretin kur ky ndodhej në Mahanaim, sepse ishte shumë i pasur.
33王对巴西莱说:“你与我一同过河去,在耶路撒冷与我同住,我要供养你。”
33Mbreti i tha Barzialit: "Eja me mua matanë lumit dhe unë do të kujdesem për ushqimin tënd pranë meje në Jeruzalem".
34巴西莱对王说:“我活着的年日还能有多少,可使我与王一同上耶路撒冷呢?
34Por Barzilaj iu përgjigj mbretit: "Sa vjet jetë më kanë mbetur akoma që unë të shkoj me mbretin në Jeruzalem?
35我现在已经八十岁了,还能分别美丑吗?你仆人还能尝出吃喝的味道吗?我还能细听男女歌手的声音吗?你仆人为什么要负累我主我王呢?
35Tani unë jam tetëdhjetë vjeç; a mund të dalloj akoma atë që është e mirë nga ajo që është e keqe? A mund ta shijojë akoma shërbëtori yt atë që ha o atë që pi? A mund të dëgjojë unë akoma zërin e këngëtarëve dhe të këngëtareve. Pse shërbëtori yt duhet t'i bëhet barrë mbretit, zotërisë tim?
36你仆人只不过与王一同过约旦河,王为什么要这样赏赐我呢?
36Shërbëtori yt do të shkojë me mbretin matanë Jordanit për një copë rrugë; po pse mbreti duhet të ma lajë me një shpërblim të tillë?
37请让你仆人回去,好死在我自己的城里,埋葬在我父母的坟墓旁。看哪,你仆人金罕在这里,请让他与我主我王一同过河;你看怎么好,就怎么待他吧!”
37Por lëre shërbëtorin tënd të kthehet prapa dhe që unë të mund të vdes në qytetin tim pranë varrit të atit tim dhe të nënës sime! Por ja shërbëtori yt Kimham; le të vijë ai me mbretin, zotërinë tim, dhe bëj për të atë që do të të pëlqej".
38王说:“金罕可以与我一同过河。你看怎么好,我就怎么待他。你向我所要求的,我都必为你成全。”
38Mbreti u përgjigj: "Kimhami do të vijë me mua dhe unë do të bëj për të atë që do të të pëlqejë ty; po, unë do të bëj për ty të gjitha ato që më kërkon".
39于是众人都渡过约旦河,王也渡过了。王与巴西莱亲嘴,为他祝福,巴西莱就回自己的地方去了。
39Kështu tërë populli kaloi Jordanin dhe e kaloi edhe mbreti. Pastaj mbreti e puthi Barzilain dhe e bekoi, dhe ai u kthye në shtëpinë e vet.
40犹大人和以色列人的争论王过了河,到了吉甲,金罕也与王一同渡河。所有的犹大人和半数以色列人,也都与王一同渡河。
40Mbreti vazhdoi rrugën në drejtim të Gilgalit, i shoqëruar nga Kimhami. Tërë populli i Judës e përcolli mbretin dhe kështu bëri edhe gjysma e popullit të Izraelit.
41以色列众人都来见王,问王说:“我们的兄弟犹大人为什么把你偷去了,把王和王的家眷接过约旦河呢?属大卫的人不都一样是他的人民吗?”
41Atëherë tërë Izraelitët erdhën te mbreti dhe i thanë: "Pse vëllezërit tanë, njerëzit e Judës, të kanë marrë fshehurazi dhe kanë bërë të kalojnë Jordanin mbreti, familja e tij dhe të gjithë njerëzit e Davidit?".
42犹大众人回答以色列人说:“因为王与我们的关系亲密。你们为什么因这事而生气呢?我们从王那里得到什么吃的呢?或是他给了我们什么礼物呢?”
42Tërë njerëzit e Judës iu përgjigjën njerëzve të Izraelit: "Sepse mbreti është fisi ynë i afërt. Pse zemëroheni për këtë? Mos kemi ngrënë, vallë me shpenzimet e mbretit, ose na ka dhënë ndonjëherë dhurata?".
43以色列人回答犹大人说:“在王的事上,我们有十分的投入。在大卫身上,我们也与大卫比你们更有情分。你们为什么轻视我们呢?先说要请我们的王回来的,不是我们吗?”但是犹大人的话比以色列人的话更强硬。
43Por njerëzit e Izraelit iu përgjigjën njerëzve të Judës, duke thënë: "Ne na takojnë dhjetë pjesë të mbretit, prandaj Davidi është më tepër yni se sa juaji; për çfarë arësye na keni përçmuar? Nuk kemi qenë ne të parët që propozuam kthimin e mbretit tonë?". Por fjala e njerëzve të Judës ishte më e ashpër se ajo e njerëzve të Izraelit.