1大卫有意为耶和华建殿(代上17:1-2)
1Ndodhi që, kur mbreti u vendos në shtëpinë e tij dhe Zoti i siguroi paqe nga të gjithë armiqtë që e rrethonin,
2王对拿单先知说:“你看!我自己住在香柏木的宫里,耶和华的约柜却停在帐幕内。”
2mbreti i tha profetit Nathan: "Shiko, unë banoj në një shtëpi prej kedri, por arka e Perëndisë ndodhet poshtë një çadre".
3拿单对王说:“你可以照着你心所想的一切去作,因为耶和华与你同在。”
3Nathani iu përgjigj mbretit: "Shko, bëj gjithçka ke në zemër, sepse Zoti është me ty".
4拿单把 神的话传给大卫(代上17:3-15)那天晚上,耶和华的话临到拿单说:
4Por po atë natë fjala e Zotit iu drejtua Nathanit në këtë mënyrë:
5“你去对我的仆人大卫说:耶和华这样说:‘你要建造一座殿宇给我居住吗?
5"Shko t'i thuash shërbëtorit tim David: Kështu thotë Zoti: "A do të më ndërtosh një shtëpi, që unë të banoj në të?
6因为自从我把以色列人从埃及带上来的那天起,直到今日,我都没有住过殿宇。我一直都住在帐棚和会幕里,到处漂泊。
6Sepse nuk kam banuar në një shtëpi nga dita që kam nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjiptit e deri më sot, por kam bredhur nën një çadër dhe në një tabernakull.
7我与以色列众人一起走过的地方,我可曾对以色列的一个支派的官长,就是我所吩咐要牧养我子民以色列的,说:你们为什么不给我建造一座香柏木的殿宇呢?’
7Kudo që kam shkuar në mes të të gjithë bijve të Izraelit, a i kam folur vallë ndonjë fisi të cilin e kisha urdhëruar të ushqente popullin tim të Izraelit, duke i thënë: Pse nuk më ndërtoni një shtëpi prej kedri?".
8现在你要对我的仆人大卫这样说:‘万军之耶和华这样说:我把你从牧场中、从照顾羊群的工作中拣选出来,使你作我子民以色列的领袖,
8Tani do t'i thuash kështu shërbëtorit tim David; Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Unë të mora nga vatha, ndërsa shkoje me dele, që ti të bëheshe udhëheqës i Izraelit, i popullit tim.
9你无论到哪里去,我都与你同在;我必在你面前剪除你所有的仇敌。我要使你得享大名,像世上那些伟人的名一样。
9Kam qenë pranë teje kudo që ke shkuar, kam shfarosur tërë armiqtë e tu para teje dhe e bëra emrin tënd të madh si ai i të mëdhenjve që janë mbi dhe.
10我要为我的子民以色列选定一个地方,不再受骚扰;恶人也不能再像以前那样苦待他们,
10Do t'i caktoj një vend Izraelit, popullit tim, dhe do ta ngulit që ai të banojë në shtëpinë e tij dhe të mos e shqetësojë më, që njerëzit e këqinj të mos vazhdojnë ta shtypin si në të kaluarën,
11像我立了士师治理我的子民以色列的那天以来那样。我要使你安享太平,不受你所有的仇敌侵扰。耶和华向你宣告,耶和华要亲自为你建立一个朝代。
11nga dita që kam vendosur gjyqtarë mbi popullin tim të Izraelit. Do të të siguroj paqe nga tërë armiqtë e tu. Përveç kësaj Zoti të shpall se ka për të të ndërtuar një shtëpi.
12到了你的寿数满足,你与你的列祖一起长眠的时候,我必兴起你亲生的后裔接替你,并且我要坚固他的国。
12Kur t'i kesh mbushur ditët e tua dhe të jesh duke pushuar bashkë me etërit e tu, unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu që do të dalin nga barku yt dhe do të vendos mbretërinë tënde.
13他必为我的名建造一座殿宇,我要永远坚固他的国位。
13Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij.
14我要作他的父亲,他要作我的儿子,他若是犯了罪,我要用人的刑杖、用世人的鞭子纠正他。
14Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua; kur do të bëjë ndonjë të keqe, unë do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve,
15但我的慈爱必不离开他,像离开在你面前的扫罗一样。
15por mëshira ime do të largohet, ashtu siç ia kam hequr Saulit, që e kam hequr nga detyra para teje.
16你的家和你的王国,也必在我的面前永远坚定,你的王位也必永远坚立。’”
16Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qendrueshme për gjithnjë para meje, dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm për gjithnjë".
17拿单按着这一切话,又照着全部的默示,都对大卫说了。
17Nathani i foli Davidit duke iu përmbajtur këtyre fjalëve dhe simbas vegimit të tij.
18大卫的祷告与称颂(代上17:16-27)于是,大卫王进去,坐在耶和华面前,说:“主耶和华啊!我是谁,我的家又算什么,你竟带领我到这地步?
18Atëherë mbreti David shkoi dhe u ul përpara Zotit dhe tha: "Kush jam unë, o Zot, o Zot, dhe çfarë është shtëpia ime që më bëri të vij deri këtu?
19主耶和华啊,这在你眼中还看为小事,你也说到你仆人的家未来的事。主耶和华啊,这岂是人常遇到的事吗?
19Por kjo ishte akoma një gjë e vogël në sytë e tu, o Zot, o Zot, sepse ti ke folur edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët; dhe ky është ligji i njeriut, o Zot, o Zot.
20主耶和华啊,你认识你的仆人,大卫还有什么话可以对你说呢?
20Çfarë mund të të thoshte më tepër Davidi? Ti e njeh shërbëtorin tënd, o Zot, o Zot!
21你因自己应许的缘故,又按照自己的心意,行了这大事,为要使你仆人明白。
21Për dashurinë e fjalës sate dhe simbas zemrës sate ke bërë tërë këto gjëra të mëdha, me qëllim që t'ia bësh të njohur shërbëtorit tënd.
22主耶和华啊,因此,你是伟大的!按照我们耳朵所听见的,没有像你的,除了你以外,再没有别的 神。
22Për këtë je i madh, o Zot, o Perëndi. Asnjeri nuk është si ti dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, me sa kemi dëgjuar me veshët tona.
23世上有哪一个国家像你的子民以色列呢? 神曾亲自救赎他们,使他们作自己的子民,又为他自己立名,为他们作了大事,为你的地作了可畏的事;在你的子民面前,就是你从埃及救赎出来归你自己的子民面前,赶出了列国的人和他们的神。
23Dhe kush është si populli yt, si Izraeli, i vetmi komb mbi dhe që Perëndia erdhi ta shpengojë për vete si popullin e tij për të bërë emër dhe për të kryer për ty vepra të mëdha dhe të tmerrshme për tokën tënde përpara popullit tënd, të cilin e ke shpenguar për vete nga Egjipti, nga kombet e perëndive të tyre?
24你为自己坚立了你的子民以色列,使他们永远作你的子民;耶和华啊,你也作了他们的 神。
24Dhe ti ke vendosur për vete që populli yt i Izaelit, të jetë populli yt për gjithnjë; dhe ti, o Zot, je bërë Perëndia i tij.
25耶和华 神啊!你所应许关于你仆人和他的家的话,现在求你永远坚守,并且照着你所说的去行吧;
25Dhe tani, o Zot, o Perëndi, fjalën që ke thënë lidhur me shërbëtorin tënd dhe me shtëpinë e tij mbaje të qëndrueshme për gjithnjë dhe vepro ashtu si ke thënë,
26这样,你的名必永远为大,以致人要说:‘万军之耶和华是以色列的 神。’你仆人大卫的家也必在你面前得坚立。
26me qëllim që emri yt të lavdërohet përjetë dhe të thuhet: "Zoti i ushtrive është Perëndia i Izraelit". Dhe shtëpia e shërbëtorit tënd David u bëftë e qëndrueshme para teje!
27万军之耶和华以色列的 神啊!因为你曾启示你的仆人说:‘我要为你建立家室。’所以你的仆人才敢来向你作这样的祷告。
27Sepse ti, o Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, ia ke treguar këtë shërbëtorit tënd, duke i thënë: "Unë do të ndërtoj një shtëpi për ty". Prandaj shërbëtori yt pati guximin të të drejtojë këtë lutje.
28主耶和华啊!你是 神;你的话是真实可信的。你向你仆人应许了这美好的福分。
28Dhe tani, o Zot, o Zot, ti je Perëndia, fjalët e tua janë të vërteta, dhe i ke premtuar këto gjëra të bukura shërbëtorit tënd.
29现在求你乐意赐福给你仆人的家,使它在你面前可以永远存在。主耶和华啊!因为你曾经这样应许,愿你仆人的家因你的赐福永远蒙福。”
29Prandaj tani prano të bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, në mënyrë që ajo të qëndrojë gjithnjë para teje, sepse ti, o Zot, o Zot, ke folur, dhe si pasojë e bekimit tënd shtëpia e shërbëtorit tënd do të jetë e bekuar përjetë!".