1两个半支派返回河东
1Pastaj Jozueu thirri Rubenitët, Gaditët dhe gjysmën e fisit të Manasit dhe u tha atyre:
2对他们说:“耶和华的仆人摩西吩咐你们的一切,你们都遵守了;我吩咐你们的一切,你们也都听从了。
2"Ju keni zbatuar të gjitha ato që Moisiu, shërbëtori i Zotit, ju kishte urdhëruar dhe i jeni bindur zërit tim lidhur me ato që ju kam porositur.
3这许多日子以来,你们一直没有撇弃你们的兄弟,直到今日;耶和华你们的 神吩咐你们的命令,你们也遵守了。
3Ju nuk keni braktisur vëllezërit tuaj gjatë kësaj kohe të gjatë deri më sot dhe keni zbatuar urdhrat që Zoti, Perëndia juaj, ju ka porositur.
4现在耶和华你们的 神,照着他应许的,已经使你们兄弟得享平安;现在你们可以返回自己家里,回到耶和华的仆人摩西在约旦河东赐给你们作产业的地方去。
4Dhe tani që Zoti, Perëndia juaj, i ka lënë të pushojnë vëllezërit tuaj, ashtu siç u kishte premtuar, kthehuni dhe shkoni në çadrat tuaja në vendin që ju përket, dhe që Moisiu, shërbëtori i Zotit, ju ka caktuar matanë Jordanit.
5只是你们要谨慎遵守耶和华的仆人摩西吩咐你们的诫命和律法,爱耶和华你们的 神,遵行他的一切道路,谨守他的诫命,紧紧倚靠他,一心一意事奉他。”
5Vetëm kini kujdes të zbatoni urdhërimet dhe ligjin që Moisiu, shërbëtori i Zotit, ju ka dhënë, duke e dashur Zotin, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha rrugët e tij, duke zbatuar të gjitha urdhërimet e tij, duke qendruar sa më afër tij dhe duke i shërbyer me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt".
6于是约书亚给他们祝福,打发他们回去,他们就回自己的家里去了。
6Pastaj Jozueu i bekoi dhe u dha urdhër të largohen, dhe ata u kthyen në çadrat e tyre.
7摩西在巴珊已经把产业分给了玛拿西半个支派;至于另外半个支派,约书亚在约旦河西他们的兄弟中间,也把产业分给了他们。约书亚打发他们回家去的时候,给他们祝福,
7Moisiu i kishte dhënë gjysmës së fisit të Manasit një trashëgimi në Bashan, kurse Jozueu i dha gjysmës tjetër një trashëgimi midis vëllezërve të tyre, nga kjo anë e Jordanit, në perëndim. Kështu, kur Jozueu i ktheu në çadrat e tyre, i bekoi,
8对他们说:“你们带着许多财物,许多牲畜和金、银、铜、铁,以及许多衣服,回自己的家去吧;也要把你们从仇敌夺得的战利品与你们的兄弟同分。”
8dhe u foli atyre, duke thënë: "Ju po ktheheni në çadrat tuaja me pasuri të mëdha, me një numër të madh bagëtish, me argjend, me flori, me bronz, me hekur e një numër të madh rrobash; ndani me vëllezërit plaçkën e armiqve tuaj".
9于是流本人、迦得人和玛拿西半个支派的人,从迦南地的示罗起程,离开以色列人,回到他们所得的产业基列地去,就是照着耶和华借着摩西所吩咐,赐给他们的产业。
9Kështu bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit u kthyen, duke i lënë bijtë e Izraelit në Shilon, në vendin e Kanaanit, për të shkuar në vendin e Galaadit, pronë e tyre dhe që e kishin marrë simbas urdhrit të dhënë nga Zoti me anë të Moisiut.
10两个半支派在河畔筑坛流本人、迦得人和玛拿西半个支派的人,来到迦南地靠近约旦河的地区,就在约旦河边那里筑了一座祭坛,那坛十分壮观。
10Pasi arritën në brigjet e Jordanit që ndodhet në vendin e Kanaanit, bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit ndërtuan një altar, pranë Jordanit, një altar me pamje të madhërishme.
11以色列人听见了这事,就说:“看哪,流本人、迦得人和玛拿西半个支派的人,在迦南地边境,靠近约旦河的地区,以色列人境内,筑了一座坛。”
11Bijtë e Izraelit dëgjuan se thuhej: "Ja, bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit kanë ndërtuar një altar në kufijtë e vendit të Kanaanit, në brigjet e Jordanit, në anën e pushtuar nga bijtë e Izraelit".
12以色列人听见了这事,以色列全体会众就聚集在示罗,要上去讨伐他们。
12Kur bijtë e Izraelit e mësuan këtë gjë, tërë asambleja e bijve të Izraelit u mblodh në Shilon për të bërë luftë kundër tyre.
13其他支派产生疑惑以色列人派以利亚撒祭司的儿子非尼哈,到基列地去见流本人、迦得人和玛拿西半个支派的人;
13Atëherë bijtë e Izraelit u dërguan bijve të Rubenit, bijve të Gadit dhe gjysmës së fisit të Manasit, në vendin e Galaadit, Finehasin, birin e priftit Eleazar,
14又派十个首领与非尼哈同去,每一个都代表以色列的支派家族;他们是全体以色列各家族的领袖。
14dhe bashkë me të dhjetë princa, një princ për çdo shtëpi atërore të fiseve të ndryshme të Izraelit; secili prej tyre ishte kreu i një shtëpie atërore midis ndarjeve të Izraelit.
15他们去到基列地,流本人、迦得人和玛拿西半个支派的人那里,对他们说:
15Ata shkuan te bijtë e Rubenit, te bijtë e Gadit dhe te gjysma e fisit të Manasit në vendin e Galaadit dhe folën me ta, duke thënë:
16“耶和华的全体会众这样说:‘你们作的是什么事?竟对以色列的 神不忠,今日转离不跟从耶和华,为自己筑了一座坛,背叛了耶和华。
16"Kështu thotë tërë asambleja e Zotit: "Ç'është kjo shkelje që keni kryer kundër Perëndisë së Izraelit, duke mos e ndjekur më sot Zotin, duke ndërtuar një altar për të ngritur krye sot kundër Zotit?
17从前拜毗珥的罪孽,我们还以为是小事吗?虽然有灾疫临到耶和华的会众,直到今日我们还没有洗净这罪呢。
17Mos qe vallë gjë e vogël paudhësia e Peorit, nga e cila nuk jemi larë ende deri më sot dhe që solli një fatkeqësi mbi asamblenë e Zotit,
18你们今日竟转离不跟从耶和华吗?今日你们既然背叛耶和华,明日他必向以色列全体会众发怒了。
18që ju shtyn sot të mos e ndiqni Zotin? Sepse, po të jetë se sot ngreni krye kundër Zotit, nesër ai do të zemërohet kundër tërë asamblesë së Izraelit.
19如果你们认为所得的地业不洁净,你们可以过到耶和华的地业,就是耶和华的帐幕居住的地方,在我们中间得地业;只是不可背叛耶和华,也不可背叛我们,在耶和华我们的 神的坛以外,为自己筑另一座坛。
19Në qoftë se e konsideroni të papastër vendin që zotëroni, mund të kaloni në vendin që është pronë e Zotit, ku ndodhet tabernakulli i Zotit, dhe të banoni midis nesh; por mos ngrini krye kundër Zotit dhe kundër nesh, duke ndërtuar një altar përveç atij të Zotit, Perëndisë tonë.
20从前谢拉的曾孙亚干,不是在当毁灭的物上犯了不忠的罪,以致 神的忿怒临到以色列全体会众吗?因他的罪孽而死的,还不只他一人呢!’”
20Kur Akani, bir i Zerahut, kreu një shkelje në gjërat e caktuara të shfarosen, a nuk tërhoqi vallë zemërimin e Zotit mbi gjithë asamblenë e Izraelit? Dhe ai njeri nuk qe i vetmi që gjeti vdekjen në paudhësinë e tij"".
21释疑于是流本人、迦得人和玛拿西半个支派的人回答以色列的统领说:
21Atëherë bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit u përgjegjën dhe u thanë krerëve të ndarjeve të Izraelit:
22“大能者 神耶和华!大能者 神耶和华,他是知道的,愿以色列也知道;如果我们存心背叛,或是对耶和华不忠,今日就不要放过我们。
22"Zoti Perëndia i perëndive, Zoti Perëndia i perëndive! Ai e di, bile edhe Izraeli do ta mësojë. Në qoftë se e bëmë për rebelim ose për mosbesnikëri ndaj Zotit, mos na kurseni në këtë ditë.
23我们若是为自己筑坛,转离不跟从耶和华,或是把燔祭、素祭和平安祭献在坛上,愿耶和华亲自追究我们。
23Në rast se kemi ndërtuar një altar për të mos e ndjekur më Zotin ose për të ofruar mbi të olokaustet apo blatime ushqimore, ose për të bërë mbi të flijime falënderimi, le të na kërkojë llogari vetë Zoti!
24我们作这事,实在是有理由的,因为顾虑将来你们的子孙对我们的子孙说:‘你们与耶和华以色列的 神有什么关系呢?
24Por në të vërtetë ne e bëmë këtë me frikë, për një arësye, duke menduar që në të ardhmen pasardhësit tuaj mund t'u thonin pasardhësve tanë: "Çfarë ju lidh me Zotin, Perëndinë e Izraelit?
25流本人和迦得人啊,耶和华定了约旦河作我们和你们中间的疆界;你们与耶和华无分了。’这样,你们的子孙就使我们的子孙不再敬畏耶和华了。
25Zoti e ka vënë Jordanin si kufi midis jush dhe nesh, o bij të Rubenit, o bij të Gadit; ju nuk keni asnjë pjesë te Zoti". Kështu pasardhësit tuaj mund t'i largojnë pasardhësit tanë nga frika e Zotit.
26“因此我们说:‘我们筑一座坛吧,不是为了献燔祭,也不是为了献别的祭,
26Prandaj thamë: "Le të ndërtojmë një altar, jo për olokauste as për flijime,
27而是为了在你们和我们中间,也在我们的后代中间作证据,使我们也可以在耶和华面前用燔祭、别的祭和平安祭事奉耶和华,免得你们的子孙将来对我们的子孙说:你们与耶和华无分了。’
27por që të shërbejë si dëshmi midis jush dhe nesh dhe midis pasardhësve tanë pas nesh, në mënyrë që të mund të kryejmë shërbimin e Zotit përpara tij, me olokaustet tona, flijimet tona dhe ofertat tona të falënderimit, me qëllim që pasardhësit tuaj të mos u thonë një ditë pasardhësve tanë: Ju nuk keni asnjë pjesë tek Zoti".
28因此我们说:‘将来有人对我们,或是对我们的后代这样说,我们就可以回答:你们看我们列祖所筑的坛,是耶和华的祭坛的模式,这并不是用来献燔祭,也不是用来献别的祭,而是在我们和你们中间作证据。’
28Prandaj thamë: Në rast se ndodh që një ditë të na thonë këtë neve ose pasardhësve tanë, atëherë do të përgjigjemi: Shikoni formën e altarit të Zotit që ndërtuan etërit tanë, jo për olokauste as për flijime, por që të shërbejë si dëshmitar midis nesh dhe jush.
29我们决没有背叛耶和华的意思,今日要转离不跟从耶和华,在耶和华我们的 神的帐幕前的祭坛以外,另筑一座坛,为了献燔祭、素祭和别的祭。”
29Nuk na ka shkuar mendja të ngremë krye kundër Zotit dhe as të heqim dorë nga bindja ndaj Zotit, duke ndërtuar një altar për olokaustet, për blatimet e ushqimit ose për flijimet, përveç altarit të Zotit, Perëndisë tonë, që ndodhet përpara tabernakullit të tij!".
30彼此谅解非尼哈祭司和会众的领袖,以及与祭司同来的以色列的统领,听了流本人、迦得人和玛拿西人说的话,都很满意。
30Kur prifti Finehas dhe princat e asamblesë, krerët e ndarjeve të Izraelit që ishin me të, dëgjuan fjalët që thanë bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe bijtë e Manasit, mbetën të kënaqur.
31以利亚撒祭司的儿子非尼哈对流本人、迦得人和玛拿西人说:“今天我们知道耶和华是在我们中间的,因为你们并没有对耶和华不忠;现在你们已经救了以色列人脱离耶和华的手。”
31Atëherë Finehasi, bir i priftit Eleazar, u tha bijve të Rubenit, të Gadit dhe të Manasit: "Sot pranojmë që Zoti është midis nesh, sepse ju nuk keni kryer këtë shkelje ndaj Zotit; kështu i keni shpëtuar bijtë e Izraelit nga dora e Zotit".
32以利亚撒祭司的儿子非尼哈和众领袖离开了流本人和迦得人,从基列地回到迦南地以色列人那里,把这事向他们报告。
32Pastaj Finehasi, bir i priftit Eleazar dhe princat i lanë bjtë e Rubenit dhe të Gadit, dhe vendin e Galaadit, dhe u kthyen në vendin e Kanaanit pranë bijve të Izraelit, të cilëve u treguan ngjarjen.
33以色列人对这事都很满意,就称颂 神,不再说要上去讨伐流本人和迦得人,毁灭他们所住的地方了。
33Kjo gjë u pëlqeu bijve të Izraelit, dhe bijtë e Izraelit bekuan Perëndinë, dhe nuk folën më të shkojnë për të luftuar kundër bijve të Rubenit dhe të Gadit dhe të shkatërronin vendin në të cilin ata banonin.
34流本人和迦得人给那坛起名叫证坛,因为他们说:“这坛在我们中间证明耶和华是 神。”
34Dhe bijtë e Rubenit dhe të Gadit e quajtën "Dëshmitar" këtë altar, sepse thanë: "Ai është dëshmitar midis nesh që Zoti është Perëndia".