聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

Joshua

6

1围绕耶利哥城耶利哥的城门因以色列人的缘故,就紧紧地关闭,没有人出入。
1Jeriko ishte i mbyllur dhe i mbrojtur mirë nga frika e bijve të Izraelit; askush nuk dilte dhe askush nuk hynte në të.
2耶和华对约书亚说:“看,我已经把耶利哥和耶利哥的王,以及英勇的战士,都交在你的手中了。
2Zoti i tha Jozueut: "Shiko, unë të kam dhënë në dorë Jerikon, mbretin e tij dhe luftëtarët e tij trima.
3你们所有能作战的男丁要围绕这城,一天围绕一次,六天都要这样行;
3Ju të gjithë, luftëtarët, do të marshoni rreth qytetit, do të silleni një herë rreth tij. Kështu do të bëni gjashtë ditë me radhë.
4并派七个祭司拿着七个羊角,走在约柜的前面;到第七天,你们要绕城七次,祭司也要吹角。
4Shtatë priftërinj do të çojnë përpara arkës shtatë bori prej briri të dashit; por ditën e shtatë do të silleni rreth qytetit shtatë herë dhe priftërinjtë do t'u bien borive.
5当羊角吹起长号,你们听见角声的时候,全体人民要大声呼喊,那时城墙就必塌陷;你们各人要向前直冲。”
5Kur ata t'u bien pa pushim brirëve të dashit dhe ju të dëgjoni zërin e borisë, tërë populli do të bëjë një ulurimë të madhe; atëherë muret e qytetit do të shemben dhe populli do të ngjitet, gjithsekush drejt, përpara.
6于是嫩的儿子约书亚把祭司召了来,对他们说:“你们要抬起约柜;并派七个祭司拿着七个羊角,走在耶和华约柜的前面。”
6Kështu Jozueu, bir i Nunit, thirri priftërinjtë dhe u tha atyre: "Merrni arkën e besëlidhjes dhe shtatë priftërinj të mbajnë shtatë bori prej briri të dashit përpara arkës së Zotit".
7他又对人民说:“你们前去绕城吧,拿武器的人要走在耶和华约柜的前面。”
7Pastaj i tha popullit: "Shkoni përpara dhe marshoni rreth qytetit, njerëzit e armatosur të ecin përpara arkës së Zotit".
8约书亚吩咐人民以后,七个祭司拿着七个羊角,走在耶和华的前面,并且吹角,耶和华的约柜在他们后面跟着走。
8Kështu, kur Jozueu mbaroi së foluri popullit, shtatë priftërinjtë që mbanin shtatë bori prej briri të dashit përpara Zotit nisën të marshojnë dhe u ranë borive; dhe arka e besëlidhjes së Zotit i ndiqte nga pas.
9拿武器的人走在吹角的祭司前面,在约柜后面也有防卫的队伍跟着走,祭司一面走,一面吹角。
9Njerëzit e armatosur marshonin përpara priftërinjve që u binin borive, kurse praparoja vinte pas arkës; gjatë marshimit priftërinjtë u binin borive.
10约书亚吩咐人民说:“你们不可呼喊,不可让人听见你们的声音,连一句话也不可出口,等到我吩咐你们‘呼喊’的那天,你们才可以呼喊。”
10Jozueu kishte urdhëruar popullin, duke i thënë: "Mos bërtitni, të mos dëgjohet as zëri juaj dhe të mos dalë asnjë fjalë nga goja juaj, deri ditën kur do t'ju them: "Bërtisni!". Atëherë do të bërtisni".
11这样,耶和华的约柜绕城而行,围绕了一次,众人就回到营中,在营里住宿。
11Kështu arka e Zotit u soll rreth qytetit një herë; pastaj u kthyen në kamp dhe aty e kaluan natën.
12约书亚清早起来,祭司又抬起耶和华的约柜。
12Jozueu u ngrit herët në mëngjes, dhe priftërinjtë morën arkën e Zotit.
13拿着七个羊角的七位祭司,走在耶和华的约柜前面;一面走,一面吹角;拿武器的人走在他们前面,在耶和华的约柜后面也有防卫的队伍跟着走;祭司一面走,一面吹角。
13Shtatë priftërinjtë, që mbanin shtatë boritë prej briri të dashit përpara arkës së Zotit, shkonin përpara dhe u binin borive. Njerëzit e armatosur marshonin para tyre, kurse praparoja vinte mbas arkës së Zotit; gjatë marshimit priftërinjtë u binin borive.
14第二日,众人又绕城一次,然后回到营里去;六日他们都是这样行。
14Ditën e dytë marshuan vetëm një herë rreth qytetit dhe pastaj u kthyen në kamp. Kështu vepruan gjashtë ditë me radhë.
15城墙塌陷到了第七日,清早黎明的时候,他们起来,以同样的方式绕城七次;只有这一日,他们绕城七次。
15Por ditën e shtatë u ngritën herët, në agim, dhe marshuan rreth qytetit në të njëjtën mënyrë shtatë herë; vetëm atë ditë marshuan shtatë herë rreth qytetit.
16到了第七次,祭司吹角的时候,约书亚就对人民说:“你们呼喊吧,因为耶和华已经把这城赐给你们了。
16Herën e shtatë, kur priftërinjtë u ranë borive, Jozueu i tha popullit: "Bërtisni, sepse Zoti ju dha qytetin!
17这城要完全毁灭,城和城中的一切都归耶和华;只有妓女喇合,和所有与她在家中的都可以存活,因为她收藏了我们派去的使者。
17Qyteti do të shfaroset, ai dhe çdo gjë që është në të. Vetëm prostituta Rehab do të shpëtojë, ajo dhe gjithë ata që janë bashkë me të në shtëpi, sepse ajo fshehu vëzhguesit që ne kishim dërguar.
18不过你们要谨慎,不可取那当毁灭的物,恐怕你们贪心,取了那当毁灭的物,就使以色列营成为当毁灭的,使以色列营遭遇灾祸。
18Por ju kini shumë kujdes lidhur me atë që është caktuar të shfaroset, që të mos jeni ju vetë të mallkuar, duke marrë diçka që është caktuar të shfaroset, dhe ta bëni kështu kampin e Izraelit të mallkuar, duke tërhequr mbi të fatkeqësi.
19可是,所有的金银和铜铁的器皿,都要归耶和华为圣,存入耶和华的库房中。”
19Por i gjithë argjendi, ari dhe sendet prej bronzi dhe hekuri i shenjtërohen Zotit; do të hyjnë në thesarin e Zotit".
20于是人民呼喊,祭司也吹角。人民听见角声的时候,就大声呼喊,城墙就塌陷了;于是,人民冲入城中,人人向前,把城攻取。
20Populli, pra, bërtiti kur priftërinjtë u ranë borive; dhe ndodhi që, kur populli dëgjoi tingullin e borive, nxori një britmë të madhe dhe muret u rrëzuan duke u shëmbur. Populli u ngjit në qytet, secili drejt, përpara, dhe e shtiu në dorë atë.
21他们把城中的一切,无论男女老幼、牛羊和驴,都用刀杀尽。
21Dhe shfarosën gjithçka ishte në qytet, duke vrarë me shpatë burra e gra, fëmijë dhe pleq e madje qe, dele dhe gomarë.
22喇合全家蒙救约书亚对窥探那地的两个人说:“你们进那妓女的家里去,照着你们向她所起的誓,把那女人和她所有的一切,都从家里带出来。”
22Pastaj Jozueu u tha dy burrave që kishin vëzhguar vendin: "Shkoni në shtëpinë e asaj prostitute dhe nxirrni jashtë gruan dhe tërë ato gjëra që i përkasin asaj, siç i jeni betuar".
23那两个年轻密探就进去,把喇合和她的父母、兄弟、她所有的一切,以及她所有的亲属,都领出来,安置在以色列的营外。
23Atëherë të rinjtë që kishin vëzhguar vendin shkuan dhe nxorën jashtë Rahabin, të atin, të ëmën, të vëllezërit dhe gjithçka i përkiste asaj; kështu nxorën jashtë të gjithë të afërmit e saj dhe i lanë jashtë kampit të Izraelit.
24众人把城和城中的一切都用火烧了;只有金银和铜铁的器皿都放入耶和华圣所的库房里。
24Pastaj i vunë zjarrin qytetit dhe tërë gjërave që ai përmbante; morën vetëm argjendin, arin dhe sendet prej bronzi e hekuri, që i vunë në thesarin e shtëpisë së Zotit.
25约书亚却放过妓女喇合和她的父家,以及她所有的一切;她住在以色列中,直到今日,因为她收藏了约书亚派去窥探耶利哥的使者。
25Por Jozueu e la të gjallë prostitutën Rahab, familjen e atit të saj dhe gjithçka që i përkiste; kështu që ajo banoi në mes të Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit që Jozueu kishte dërguar për të vëzhguar Jerikon.
26凡重建耶利哥城的必受咒诅那时,约书亚要人民起誓,说:“起来重建这耶利哥城的,那人在耶和华面前是可咒可诅的;他立地基的时候必丧长子;他安城门的时候必失幼子。”
26Atë ditë Jozueu u betua duke thënë: "Qoftë i mallkuar para Zotit ai njeri që do të ngrihet të rindërtojë qytetin e Jerikos! Ai do të hedhë themelet mbi të parëlindurin e tij, dhe do t'i lartojë portat mbi birin e tij më të vogël".
27耶和华与约书亚同在;约书亚的名声传遍全地。
27Zoti ishte me Jozueun, dhe fama e tij u përhap në të gjithë vendin.