聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

Joshua

9

1迦南诸王联盟对抗以色列人
1Me të mësuar këto gjëra, tërë mbretërit që ndodheshin këtej Jordanit, në krahinën malore, në fushat dhe gjatë bregut të Detit të Madh në drejtim të Libanit, Hiteu, Amoreu, Kananeu, Perezeu, Hiveu dhe Jebuseu,
2就聚集起来,同心协力地要与约书亚和以色列人交战。
2u mblodhën bashkë në besëlidhje midis tyre për të luftuar kundër Jozueut dhe Izraelit.
3基遍人计骗约书亚基遍的居民听见了约书亚向耶利哥和艾城所行的事,
3Por kur banorët e Gabaonit mësuan atë që Jozueu kishte bërë në Jeriko dhe në Ai,
4就施诡计,假冒使者而来,把旧的布袋和破裂又修补过的旧皮酒袋驮在驴上,
4vepruan me dinakëri dhe u nisën gjoja si ambasadorë; ata ngarkuan mbi gomarët e tyre thasë të vjetra të konsumuara dhe kacekë të vjetër të shqyer dhe të arnuar për të transportuar verën,
5脚上穿着补过的旧鞋,身穿旧衣服,所带的食物又干又碎。
5dhe mbathën sandale të vjetra dhe të grisura dhe veshën trupin me rroba të përdorura; dhe e gjithë buka e tyre ishte e fortë dhe e thërmuar.
6他们去到吉甲营中约书亚那里,对约书亚和以色列人说:“我们是从远地来的,现在求你们和我们立约。”
6U paraqitën kështu para Jozueut në kampin e Gigalit dhe i thanë atij dhe tërë njerëzve të Izraelit: "Ne kemi ardhur nga një vend i largët; prandaj bëni aleancë me ne".
7以色列人对这些希未人说:“你们也许是这地的居民,若是这样,我们怎样和你们立约呢?”
7Por njerëzit e Izraelit iu përgjigjën kështu Hivejve: "Ndoshta banoni në mes nesh; si mund të lidhim aleancë me ju?".
8他们对约书亚说:“我们是你的仆人。”约书亚问他们:“你们是什么人?是从哪里来的?”
8Ata i thanë Jozueut: "Ne jemi shërbëtorë të tu!". Jozueu u tha atyre: "Kush jeni dhe nga vini?".
9他们回答约书亚:“你的仆人为了耶和华你 神的名从很远的地方而来,因为我们听见了他的名声和他在埃及所行的一切事,
9Atëherë ata u përgjigjën: "Shërbëtorët e tu kanë ardhur nga një vend shumë i largët, për shkak të emrit të Zotit, Perëndisë tënd, sepse kemi dëgjuar të flitet për të dhe për të gjitha ato që ka bërë në Egjipt,
10以及他对约旦河东亚摩利人的两个王,就是希实本王西宏和在亚斯他录的巴珊王噩,所行的一切事。
10ashtu edhe për të gjitha ato që u ka bërë dy mbretërve të Amorejve matanë Jordanit, Sihonit, mbretit të Heshbonit, dhe Ogut, mbretit të Bashanit, që banonte në Ashtaroth.
11所以我们的长老和我们本国所有的居民对我们说:‘你们手里要带着旅途用的干粮,去迎见以色列人,对他们说:我们是你们的仆人,现在求你们和我们立约。’
11Prandaj pleqtë tanë dhe të gjithë banorët e vendit tonë na thanë: Merrni nozullime me vete për udhëtimin, u dilni përpara dhe u thoni: "Ne jemi shërbëtorët tuaj; bëni, pra, aleancë me ne".
12我们出门到你们这里来的时候,从家里带出来作干粮的这饼还是热的;看哪,现在都又干又碎了。
12Kjo është buka jonë që morëm të ngrohtë me vete si rezervë nga shtëpitë tona ditën që u nisëm për të ardhur tek ju, dhe tani është bërë e fortë dhe e thërmuar;
13这些皮酒袋,我们盛酒的时候,还是新的;你看,现在都破裂了。我们这些衣服和鞋因路途遥远,都穿旧了。”
13dhe këta janë calikët e verës që ishin të rinj kur i mbushëm dhe ja, ku janë prishur; dhe ja, rrobat dhe sandalet tona, që janë ngrënë për shkak të udhëtimit shumë të gjatë".
14以色列人取了他们一些食物,却没有求问耶和华的旨意。
14Atëherë njerëzit e Izraelit morën disa nga nozullimet e tyre, por pa u konsultuar me Zotin.
15于是约书亚与他们议和,和他们立约,容他们存活;会众的首领也向他们起了誓。
15Kështu Jozueu lidhi paqe me ta dhe nënshkroi një besëlidhje në bazë të së cilës ata mbeteshin të gjallë; dhe krerët e asamblesë u detyruan të betohen për këto gjëra.
16以色列人奴役基遍人以色列人和他们立约之后,过了三天,才听见他们是自己的近邻,是住在这地的居民。
16Por tri ditë pas nënshkrimit të besëlidhjes mësuan se ata ishin fqinj të tyre dhe banonin në mes tyre.
17于是,以色列人起程,第三日就到了他们的城市;他们的城市就是基遍、基非拉、比录、基列.耶琳。
17Atëherë bijtë e Izraelit u nisën dhe ditën e tretë arritën në qytetet e tyre; qytetet e tyre ishin Gabaoni, Kefirahu, Beerothi dhe Kiriath-Jearimi.
18以色列人没有击杀他们,因为会众的首领曾经指着耶和华以色列的 神向他们起了誓,全体会众就都向首领发怨言。
18Por bijtë e Izraelit nuk i vranë, sepse krerët e asamblesë u ishin betuar atyre në emër të Zotit, Perëndisë së Izraelit. Mirëpo tërë asambleja murmuriti kundër krerëve.
19众首领对全体会众说:“我们曾经指着耶和华以色列的 神向他们起了誓,现在我们不能伤害他们。
19Atëherë krerët i thanë tërë asamblesë: "Ne u jemi betuar atyre në emër të Zotit, Perëndisë së Izraelit; prandaj nuk mund t'i ngasim.
20我们要这样待他们,就是容他们存活,免得 神的忿怒因我们向他们所起的誓,临到我们身上。”
20Këtë do t'u bëjmë atyre: do t'i lëmë të gjallë që të mos tërheqim zemërimin e Zotit, për shkak të betimit që u kemi bërë atyre".
21众首领又对会众说:“要让他们存活。”于是他们就给全体会众作了劈柴打水的人,这是按照众首领对他们的吩咐。
21Krerët u thanë atyre: "Le të jetojnë, pra, por do të punojnë si druvarë dhe do të bartin ujë për gjithë asamblenë, siç u kishin thënë krerët".
22约书亚把他们召了来,质问他们:“你们为什么欺骗我们说:‘我们离你们很远’,其实你们却是住在这地的?
22Pastaj Jozueu i thirri dhe foli me ta, duke thënë: "Pse na gënjyet duke thënë: "Ne banojmë shumë larg nga ju, kurse ju banoni në mes nesh?"
23现在你们要受到咒诅,你们中间必不断有人作奴仆,为我 神的圣所作劈柴打水的人。”
23Prandaj tani jeni të mallkuar, dhe do të jeni gjithnjë skllevër, druvarë o bartës të ujit për shtëpinë e Perëndisë tim".
24他们回答约书亚,说:“因为你的仆人确实地听见,耶和华你的 神曾经吩咐他的仆人摩西,要把这整片土地赐给你们,并且要在你们面前把这地上所有的居民都消灭,因此,我们因你们的缘故,很怕丧命,才行了这事。
24Atëherë ata iu përgjigjën Jozueut dhe thanë: "Shërbëtorëve të tu u qe thënë qartë që Perëndia yt, Zoti, kishte urdhëruar shërbëtorin e tij Moisiun t'ju jepte tërë vendin dhe të shfaroste para jush tërë banorët e tij. Prandaj ne na hyri një frikë e madhe për jetën tonë nga shkaku juaj, dhe kemi vepruar në këtë mënyrë.
25现在,你看,我们都在你的手里,你看怎样处置我们算为好、算为对,就怎样行吧。”
25Dhe ja, tani jemi në dorën tënde; bëna atë që të duket e mirë dhe e drejtë".
26约书亚就这样处置他们,救了他们脱离以色列人的手,以色列人就没有杀他们。
26Jozueu i trajtoi, pra, në këtë mënyrë: i liroi nga duart e bijve të Izraelit, me qëllim që këta të mos i vrisnin;
27在那一天,约书亚指派他们在耶和华选择的地方,为会众和耶和华的祭坛作劈柴打水的人,直到今日。
27por po atë ditë i caktoi që të jenë druvarë dhe bartës të ujit për asamblenë dhe për altarin e Zotit, në vendin që ai do të zgjidhte deri në ditën e sotme.