聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

Judges

3

1耶和华留下的民族
1Këto janë kombet që Zoti la me qëllim që me anë të tyre të vinte në provë Izraelin, domethënë tërë ata që nuk kishin njohur luftërat e Kanaanit:
2好使以色列人的后代,那些以前没有经验过这些战争的人,知道学习争战。
2(kjo kishte si qëllim të vetëm t'ua bënte të njohur dhe t'u mësonte bijve të Izraelit luftën, të paktën atyre që nuk e kishin njohur më parë)
3他留下的就是非利士人的五个首领,和所有迦南人、西顿人,以及住在黎巴嫩山上的希未人,从巴力.黑门山直到哈马口。
3pesë princat e Filistejve, tërë Kananejtë, Sidonitët dhe Hivejtë që banonin në malin e Libanit, nga mali i Baal-Hermonit deri në hyrje të Hamathit.
4他们留在那里,为要借着他们试验以色列人,要知道他们是否听从耶和华借摩西吩咐他们列祖的诫命。
4Këto kombe u lanë për të vënë në provë Izraelin, për të parë në se ata do t'u bindeshin urdhërimeve që Zoti u kishte dhënë etërve të tyre me anë të Moisiut.
5以色列人就住在迦南人、赫人、亚摩利人、比利洗人、希未人、耶布斯人中间;
5Kështu bijtë e Izraelit banuan në mes të Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve;
6他们娶他们的女儿作妻子,也把自己的女儿嫁给他们的儿子,并且事奉他们的神。
6u martuan me bijat e tyre dhe u dhanë bijat e veta për gra bijve të tyre, dhe u shërbyen perëndive të tyre.
7俄陀聂以色列人行了耶和华看为恶的事,忘记了耶和华他们的 神,去事奉众巴力和亚舍拉。
7Kështu bijtë e Izraelit bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit; e harruan Zotin, Perëndinë e tyre, dhe i shërbyen Baalit dhe Asherothit.
8因此,耶和华的怒气向以色列人发作,把他们完全交在两河之间的亚兰王古珊.利萨田的手中;以色列人服事了古珊.利萨田八年。
8Prandaj zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit, dhe ai i dorëzoi në duart e Kushan-Rishathaimit për tetë vjet me radhë.
9以色列人向耶和华哀求的时候,耶和华就为以色列人兴起一位拯救者拯救他们,就是迦勒的弟弟基纳斯的儿子俄陀聂。
9Pastaj bijtë e Izraelit i klithën Zotit dhe Zoti u dha një çlirimtar, Othnielin, birin e Kenazit, vëllai i vogël i Kalebit; dhe ky i çliroi.
10耶和华的灵临到他身上,他就治理以色列人;他出去作战,耶和华把亚兰王古珊.利萨田交在他手中,他的能力就胜过了古珊.利萨田。
10Fryma e Zotit ishte mbi të, dhe ai ishte gjyqtar i Izraelit; doli për të luftuar dhe Zoti i dha në dorë Kushan-Rishathaimin, mbretin e Mesopotamisë, dhe dora e tij qe e fuqishme kundër Kushan-Rishathaimit.
11于是国中太平了四十年。后来基纳斯的儿子俄陀聂死了。
11Vendi pati paqe për dyzet vjet me radhë; pastaj Othnieli, bir i Kenazit, vdiq.
12以笏以色列人又行了耶和华看为恶的事,耶和华就使摩押王伊矶伦强盛起来,欺压以色列人,因为他们行了耶和华看为恶的事。
12Por bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe në sytë e Zotit; atëherë Zoti e bëri të fortë Eglonin, mbretin e Moabit, kundër Izraelit, sepse ata kishin bërë atë që ishte e keqe në sytë e Zotit.
13伊矶伦集合了亚扪人和亚玛力人,前来击败了以色列人,占领了棕树城。
13Egloni mblodhi rreth vetes bijtë e Amonit dhe të Amalekut, dhe u nis e mundi Izraelin; dhe pushtoi qytetin e palmave.
14于是以色列人服事了摩押王伊矶伦十八年。
14Kështu bijtë e Izraelit u bënë shërbëtorë të Eglonit, mbretit të Moabit, për tetëmbëdhjetë vjet.
15以色列人向耶和华哀求的时候,耶和华就为他们兴起一位拯救者,就是便雅悯人基拉的儿子以笏,是一个用左手的人。以色列人派他把贡物送给摩押王伊矶伦。
15Por bijtë e Izraelit i klithën Zotit dhe Zoti u dha atyre një çlirimtar, Ehudin, birin e Gerit, Beniaminitin, që ishte mëngjarash. Bijtë e Izraelit i dërguan nëpërmjet tij haraçin e tyre Eglonit, mbretit të Moabit.
16以笏做了一把两刃的剑,长半公尺,缚在右腿上,在衣服底下。
16Ehudi bëri një shpatë me dy tehe, të gjatë një kubitë; e ngjeshi në brez poshtë veshjes, në krahun e djathtë.
17他把贡物呈献给摩押王伊矶伦;伊矶伦原是个非常肥胖的人。
17Pastaj i çoi haraçin Eglonit, mbretit të Moabit, që ishte një njeri shumë i trashë.
18以笏献完了贡物,就把抬贡物的众人打发走了。
18Kur mbaroi paraqitja e haraçit, ai ktheu në shtëpi njerëzit që kishin sjellë haraçin.
19自己却从靠近吉甲的众雕像那里回来,说:“王啊,我有一件机密的事要对你说。”王说:“暂不要说。”侍立左右的人都离开他出去了。
19Por ai vetë, nga vendi i idhujve pranë Gilgalit, u kthye prapa dhe tha: "O mbret, kam diçka që dua të të them fshehurazi". Mbreti i tha: "Heshtni!". Dhe të gjithë ata që e shoqëronin dolën jashtë.
20以笏来到王那里;王独自一人坐在凉楼上。以笏说:“我有 神的话要告诉你。”王就从座位上站起来。
20Atëherë Ehudi iu afrua mbretit (që ishte ulur vetëm në fresk, në sallën lart). Ehudi i tha: "Kam një fjalë për të të thënë nga ana e Zotit". Kështu mbreti u ngrit nga froni i tij;
21以笏就伸出左手,从右腿上拔出剑来,刺入王的腹中;
21atëherë Ehudi zgjati dorën e majtë, nxori shpatën nga krahu i djathtë dhe ia futi në bark.
22连剑柄与剑身都刺进去了,肥肉把剑身夹住,因此他没有把剑从王的肚腹里拔出来;接着他就从窗户爬了出去。
22Edhe doreza e shpatës u fut pas presës dhe dhjami u mbyll pas presës sepse ai nuk e tërhoqi shpatën nga barku i mbretit; dhe zorrët e tij dolën jashtë.
23以笏出到走廊,把凉楼上的门关起来,上了锁。
23Pastaj Ehudi dolli në portik, dhe mbylli me çelës dyert e sallës së sipërme.
24以笏出来以后,王的仆人才来到;他们看见凉楼上的门锁着,就说:“王一定是在凉楼上大解。”
24Kur doli; erdhën shërbëtorët për të parë, dhe ja, dyert e sallës së sipërme ishin mbyllur me çelës; kështu ata thanë: "Me siguri ai bën nevojën e tij në dhomëzën e sallës së freskët".
25他们等到发慌了,见他还不打开凉楼的门,就拿钥匙来开;不料,看见他们的主人早已倒在地上死了。
25Dhe pritën aq sa e ndjenë veten të shushatur; por duke qenë se nuk po hapeshin portat e sallës, ata muarrën çelsin dhe hapën; dhe ja, zotëria e tyre rrinte shtrirë në tokë: ai kishte vdekur.
26他们耽延的时候,以笏已经逃跑了;他经过众雕像那里,逃到西伊拉去。
26Ndërsa ata ngurronin, Ehudi pati kohë të ikte, kaloi matanë vendit të idhujve dhe shpëtoi duke arritur në Seirah.
27他去到以后,就在以法莲山地吹角;以色列人与他一同从山地上下来,他走在他们前头,
27Me të arritur, i ra borisë në krahinën malore të Efraimit, dhe bijtë e Izraelit zbritën bashkë me të nga krahina malore, dhe ai u vu në krye të tyre.
28对他们说:“你们跟随我,因为耶和华已经把你们的仇敌摩押人交在你们手中。”他们就跟随他下去,攻取约旦河的渡口,拦截摩押人,不让一个过去。
28Dhe u tha atyre: "Ejani pas meje, sepse Zoti ju ka dhënë në dorë Moabitët, armiqtë tuaj". Ata zbritën pas tij, zunë vatë e Jordanit që çojnë në Moab, dhe nuk lanë të kalojë asnjeri.
29那时他们击杀了约有一万摩押人,都是强壮的、勇猛的人,没有一人逃脱。
29Në atë kohë mundën rreth dhjetë mijë Moabitë, të gjithë të fortë dhe trima; nuk shpëtoi as edhe një.
30这样,从那天起,摩押就在以色列人的手下被制伏了,于是国中太平了八十年。
30Kështu atë ditë Moabi u poshtërua nga dora e Izraelit, dhe vendi pati paqe tetëdhjetë vjet me radhë.
31珊迦以笏之后,有亚拿的儿子珊迦;他用赶牛棒击杀了六百非利士人;他也拯救了以色列人。
31Mbas Ehudit, erdhi Shamgari, bir i Anathit. Ai mundi gjashtëqind Filistej me një hosten qesh; edhe ai çliroi Izraelin.