1波阿斯娶路得
1Boazi shkoi te porta e qytetit dhe u ul aty. Dhe ja, po kalonte ai që kishte të drejtën e shpengimit dhe për të cilin Boazi kishte folur. Boazi i tha: "O ti biri i filanit, afrohu dhe ulu këtu". Ai u afrua dhe u ul.
2波阿斯又邀请城里的十个长老,对他们说:“请坐在这里。”他们就坐下来了。
2Boazi mori atëherë dhjetë burra nga pleqtë e qytetit dhe u tha atyre: "Uluni këtu". Ata u ulën.
3他对那个有买赎权的近亲说:“从摩押地回来的拿俄米,现在要卖我们族兄以利米勒的那块地。
3Pastaj Boazi i tha atij që kishte të drejtën e shpengimit: "Naomi, që u kthye nga vendi i Moabit, ka shitur pjesën e tokës që i përkiste vëllait tonë Elimelek.
4我想把这一件事告诉你,请你在众民的长老,还有在座的各位面前,把它买下来吧。如果你肯赎就赎,假如不肯,就说出来,让我知道;因为除了你当赎它以外,我是第一候补。”那人说:“我肯赎。”
4Mendova të të informoj dhe të të them: "Blije në prani të banorëve të vendit dhe të pleqve të popullit tim. Në rast se do ta shpengosh, shpengoje; por në rast se nuk ke ndër mend ta shpengosh, ma thuaj që ta di edhe unë; sepse asnjeri veç teje nuk gëzon të drejtën e shpengimit, dhe pas teje vij unë"". Ai u përgjegj: "Do të kërkoj të drejtën time".
5波阿斯说:“你从拿俄米手中买下那块地的时候,你也得娶(“娶”原文作“买”)已死的人的妻子摩押女子路得,使已死的人的名字留在他的产业上。”
5Atëherë Boazi tha: "Ditën që do ta blesh arën nga dora e Naomit, ti do ta blesh edhe nga Ruthi, Moabitja, bashkëshortja e të ndjerit, për ta ringjallur emrin e të ndjerit në trashëgiminë e tij".
6那有买赎权的近亲说:“那我就不能赎它了,只怕损害了我的产业。你可以赎我当赎的,因为我没有办法赎了。”
6Ai që gëzonte të drejtën e shpengimit u përgjegj: "Unë nuk mund ta shpengoj për vete, sepse do të shkatërroj trashëgiminë time; shpengo ti atë që duhet të shpengoja unë, sepse unë nuk mund ta shpengoj".
7从前在以色列,无论买赎或是交易,决定什么事,当事人就要脱鞋给对方。这是以色列中作证的方式。
7Ky ishte zakoni në kohërat e kaluara në Izrael lidhur me të drejtën e shpengimit dhe të ndryshimit të pronësisë: personi hiqte sandalen dhe ja jepte tjetrit; kjo ishte mënyra e dëshmisë në Izrael.
8那有买赎权的近亲对波阿斯说:“你自己买下来吧。”就把鞋脱下来。
8Kështu ai që gëzonte të drejtën e shpengimit i tha Boazit: "Blije ti vetë", dhe hoqi sandalen.
9波阿斯对长老和众人说:“今天你们都是见证人,所有属于以利米勒、基连和玛伦的,我都从拿俄米手中买下来了。
9Atëherë Boazi u tha pleqve dhe tërë popullit: "Ju sot jeni dëshmitarë që unë bleva sot në duart e Naomit të gjitha ato që ishin pronë e Elimelekut, të Kilionit dhe të Mahlonit.
10我也娶了(“娶了”原文作“买了”)玛伦的妻子摩押女子路得作妻子,使已死的人的名字留在他的产业上,免得他的名字在本族本乡中除掉。今天你们都是见证人。”
10Gjithashtu bleva për grua Ruthin, Moabiten, bashkëshorten e Mahlonit, për ta ringjallur emrin e të ndjerit në trashëgiminë e tij, me qëllim që emri i të ndjerit të mos shuhet midis vëllezërve të tij dhe në portën e qytetit të tij. Ju sot jeni dëshmitarë të këtij fakti.
11聚集在城门的众人和长老都说:“我们都是见证人。愿耶和华使进你家的这女人,像建立以色列家的拉结和利亚二人一样。愿你在以法他显大,在伯利恒扬名。
11Atëherë tërë populli që ndodhej te porta dhe pleqtë u përgjigjën: "Ne jemi dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Zoti e bëftë gruan që hyn në shtëpinë tënde si Rakelën dhe si Lean, dy gratë që ngritën shtëpinë e Izraelit. Paç pushtet në Efrathah dhe u bëfsh i famshëm në Betlem.
12愿耶和华从这少妇赐你后裔,使你的家像他玛从犹大所生法勒斯的家一般。”
12Shtëpia jote u bëftë si shtëpia e Peretsit, që Tamara i lindi Judës, për shkak të pasardhësve që Zoti do të të japë nga kjo e re".
13大卫的家谱于是波阿斯娶了路得作妻子,与她亲近。耶和华使她怀孕生了一个儿子。
13Kështu Boazi e mori Ruthin, që u bë bashkëshortja e tij. Ai hyri tek ajo dhe Zoti i dha mundësinë të lindë, dhe ajo lindi një djalë.
14妇女对拿俄米说:“耶和华是应当称颂的,因为他今天没有断绝你有买赎权的近亲,愿他在以色列中扬名。
14Atëherë gratë i thanë Naomit: "Bekuar qoftë Zoti, që sot nuk të la pa një shpëtimtar. Emri i tij u bëftë i famshëm në Izrael!
15他必苏醒你的生命,养你的老,因为他是爱你的媳妇所生的;有她比有七个儿子更好。”
15Pastë mundësi ai të rimëkëmbë jetën tënde dhe u bëftë mbështetja e pleqërisë sate, sepse e ka lindur nusja jote që të do dhe që vlen për ty më tepër se shtatë bij".
16拿俄米把孩子接过来,抱在怀中,作他的保姆。
16Pastaj Naomi e mori fëmijën, e vuri në gjirin e saj dhe u bë taja e saj.
17邻近的妇女要给他起名字,说:“拿俄米生了孩子了。”就给他起名叫俄备得;这俄备得是耶西的父亲,耶西是大卫的父亲。
17Fqinjët i vunë një emër dhe thonin: "I lindi një djalë Naomit!". E quajtën Obed. Ai qe ati i Isait, ati i Davidit.
18以下是法勒斯的后代:法勒斯生希斯仑,
18Ja pasardhësit e Peretsit: Peretsit i lindi Hetsroni;
19希斯仑生兰,兰生亚米拿达,
19Hetsronit i lindi Rami; Ramit i lindi Aminadabi;
20亚米拿达生拿顺,拿顺生撒门,
20Aminadabit i lindi Nahshoni; Nahshonit i lindi Salmoni;
21撒门生波阿斯,波阿斯生俄备得,
21Salmonit i lindi Boazi; Boazit i lindi Obedi;
22俄备得生耶西,耶西生大卫。
22Obedit i lindi Isai dhe Isait i lindi Davidi.