Bulgarian

Shqip

1 Samuel

12

1Тогава Самуил каза на целия Израил: Ето, послушах гласа ви за всичко, що ми казахте, и поставих цар над вас.
1Atëherë Samueli i tha tërë Izraelit: "Ja, unë ju dëgjova për të gjitha ato që më thatë dhe vura një mbret mbi ju.
2И сега, ето, царят ви предвожда; а аз съм стар и белокос, и, ето, синовете ми са с вас; и обходата ми от младостта ми до днес е пред вас.
2Dhe tani ja, mbreti që do të shkojë para jush. Unë tashmë jam plak dhe i thinjur, dhe bijtë e mij janë midis jush, unë kam ecur para jush qysh nga rinia ime deri më sot.
3Ето ме: свидетелствувайте против мене пред Господа и пред помазаника Му - Кому съм взел вола? или кому съм взел осела? или кого съм онеправдал? кого съм притеснил? или из ръката на кого съм взел подкуп, за да ослепя очите си с него, та да ви го върна?
3Ja ku jam, dëshmoni kundër meje përpara Zotit dhe përpara atij që është vajosur: Kujt i kam marrë kaun? Kujt i kam marrë gomarin? Kujt i kam ngrënë hakun? Cilin kam shtypur? Nga duart e kujt kam pranuar ndonjë dhuratë që më ka zënë sytë? Unë do t'jua kthej".
4А те рекоха: Не си ни онеправдал, нито си ни притеснил, нито си взел нещо от ръката на някого.
4Ata iu përgjegjën: "Ti nuk na ke ngrënë hakun, nuk na ke shtypur dhe nuk ke marrë asgjë nga duart e askujt".
5И рече им: Свидетел ви е Господ, свидетел е и Неговият помазаник днес, че не намерихте нищо в ръката ми. И те отговориха: Свидетел е.
5Ai u tha atyre: "Zoti është dëshmitar kundër jush dhe i vajosuri i tij është dëshmitar në këtë ditë, që nuk gjetët asgjë në duart e mia". Ata iu përgjegjën: "Po, ai është dëshmitar!".
6И рече Самуил на людете: Господ е, Който постави Моисея и Аарона и изведе бащите ви от Египетската земя.
6Atëherë Samueli i tha popullit: "Éshtë Zoti që i vendosi Moisiun dhe Aaronin, dhe që i nxori etërit tuaj nga Egjipti.
7Сега, прочее, застанете, за да разсъждавам с вас пред Господа за всичките справедливи дела, които Господ направи вам и на бащите ви.
7Prandaj paraqituni që unë të kem mundësi para Zotit të vë në dukje bashkë me ju veprat e drejta që Zoti ka kryer për ju dhe për etërit tuaj.
8Когато Яков дойде в Египет, и бащите ви извикаха към Господа, тогава Господ прати Моисея и Аарона, които изведоха бащите ви из Египет и заселиха ги на това място.
8Pas vajtjes së Jakobit në Egjipt dhe mbas thirrjeve të etërve tuaj drejtuar Zotit, Zoti dërgoi Moisiun dhe Aaronin që i nxorën etërit tuaj nga Egjipti dhe i bëri të banojnë në këtë vend.
9Те обаче забравиха Господа своя Бог; затова ги предаде в ръката на Сисара, асорския военачалник, в ръката на филистимците и в ръката на моавския цар, които воюваха против тях.
9Por ata e harruan Zotin, Perëndinë e tyre, dhe ai i shiti në duart e Siseras, komandantit të ushtrisë së Hatsorit, dhe në pushtetin e Filistejve dhe të mbretit të Moabit, të cilët u shpallën luftë atyre.
10Тогава те извикаха към Господа, казвайки: Съгрешихме, понеже оставихме Господа та служихме на ваалимите и на астартите; но сега избави ни от ръката на неприятелите ни, и ще Ти служим.
10Atëherë i thirrën Zotit dhe i thanë: "Kemi mëkatuar, sepse kemi braktisur Zotin dhe u kemi shërbyer Baalëve dhe Ashtarothëve; por tani na çliro nga duart e armiqve tanë dhe ne do të të shërbejmë ty".
11И Господ изпрати Ероваала, Водана, Ефтая и Самуила та ви избави от ръката на неприятелите ви от всякъде; и вие живяхте в безопасност.
11Dhe kështu Zoti dërgoi Jerubaalin, Bedanin, Jeftin dhe Samuelin, dhe ju çliroi nga duart e armiqve tuaj që ndodheshin rreth e rrotull, dhe ju jetuat në siguri.
12Но когато видяхте, че Наас, царят на амонците, дойде против вас, рекохте ми: Не, но цар да царува над нас, - когато Господ вашият Бог ви беше цар.
12Por kur patë që Nabashi, mbret i bijve të Amonit, filloi të lëvizë kundër jush, më thatë: "Jo, një mbret duhet të sundojë mbi ne", pikërisht kur Zoti, Perëndia juaj, ishte mbreti juaj.
13Сега, прочее, ето царят, когото избрахте, когото искахте! и, ето Господ постави цар над вас.
13Ky është, pra, mbreti që keni zgjedhur dhe keni kërkuar; ja, Zoti ka vënë një mbret mbi ju.
14Ако се боите от Господа и Му служите, и слушате гласа Му, и не въставате против Господното повеление, и следвате Господа вашия Бог, както вие, така и царят, който царува над вас, [добре];
14Në qoftë se keni frikë nga Zoti, i shërbeni dhe dëgjoni zërin e tij, dhe nuk ngrini krye kundër urdhërimeve të Zotit, atëherë ju dhe mbreti që mbretëron mbi ju do të ndiqni Zotin, Perëndinë tuaj.
15но, ако не слушате Господния глас, а въставате против Господното повеление, тогава Господната ръка ще бъде против, вас, както беше против бащите ви.
15Por në rast se nuk i bindeni zërit të Zotit dhe kundërshtoni urdhërimet e tij, atëherë dora e Zotit do të ngrihet kundër jush, ashtu si është ngritur kundër etërve tuaj.
16Сега, прочее, застанете та вижте това велико дело, което Господ ще направи пред очите ви.
16Prandaj tani ndaluni dhe shikoni këtë gjë të madhe që Zoti do të bëjë para syve tuaj.
17Не е ли днес жетва на пшеницата? Ще призова Господа; и Той ще прати гръмове и дъжд, за да познаете и видите, че злото, което направихте, като си поискахте цар, е голямо пред Господа.
17A nuk jemi vallë në kohën e korrjes së grurit? Unë do të kërkoj ndihmën e Zotit dhe ai do të dërgojë bubullima dhe shi; kështu do të kuptoni dhe do të shihni se e keqja që keni bërë duke kërkuar një mbret për ju, është e madhe në sytë e Zotit".
18Тогава Самуил призва Господа; и Господ прати гръмове и дъжд през същия ден; и всичките люде се уплашиха твърде много от Господа и от Самуила.
18Atëherë Samueli kërkoi ndihmën e Zotit dhe ai dërgoi atë ditë bubullima dhe shi; dhe tërë populli pati një frikë të madhe nga Zoti dhe nga Samueli.
19И всичките люде казаха на Самуила: Помоли се за слугите си на Господа твоя Бог, за да не измрем; защото върху всичките си грехове притурихме и това зло, да искаме за себе си цар.
19Pastaj tërë populli i tha Samuelit: "Lutju Zotit, Perëndisë tënd, për shërbëtorët e tu, që të mos vdesin, sepse tërë mëkateve tona u kemi shtuar të keqen e kërkimit të një mbreti për ne".
20И Самуил каза на людете: Не бойте се; вие наистина сторихте всичко това зло; но да се не отклоните та да не следвате Господа, а служете Господу от все сърце;
20Samueli iu përgjegj popullit: "Mos u frikësoni; edhe se keni bërë gjithë këtë të keqe, mos lini së ndjekuri Zotin, por shërbejini Zotit me të gjithë zemrën tuaj.
21и да се не отклоните, защото [тогава ще идете] след суетностите, които не могат да ползват, или да избавят, понеже са суетни.
21Mos u largoni për të ndjekur gjëra të kota, që nuk vlejnë as çlirojnë, sepse janë gjëra të kota.
22Защото Господ няма да остави людете Си заради великото Си Име, понеже Господ благоволи да ви направи Свои люде.
22Sepse Zoti nuk do ta braktisë popullin e tij, për hir të tij të madh, sepse i pëlqeu Zotit t'ju bëjë popullin e vet.
23А колкото за мене, да не даде Бог да съгреша на Господа, като престана да се моля за вас! но ще ви уча добрия и правия път.
23Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mëkatoj kundër Zotit duke hequr dorë nga lutjet për ju; përkundrazi, do t'ju tregoj rrugën e mirë dhe të drejtë.
24Само бойте се от Господа, и служете Му искрено от все сърце; защото помислете колко велики дела извърши Той за вас.
24Vetëm kini frikë nga Zoti dhe i shërbeni besnikërisht me gjithë zemër; mbani parasysh gjërat e mëdha që ka bërë për ju.
25Но ако следвате да струвате зло, тогава и вие и царят ви ще погинете.
25Por në rast se vazhdoni të bëni të keqen, si ju ashtu dhe mbreti juaj do të flakeni tutje".