1Onda je David sazidao dvore u Davidovu gradu, pripravio mjesto za Kovčeg Božji i razapeo mu Šator.
1Davidi ndërtoi disa shtëpi në qytetin e Davidit, përgatiti një vend për arkën e Perëndisë dhe ngriti një çadër për atë.
2Potom je rekao David: "Ne smije nositi Kovčeg Božji nitko osim levita, jer je njih izabrao Jahve da nose Kovčeg Jahvin i da mu služe dovijeka."
2Atëherë Davidi tha: "Asnjeri nuk duhet të mbartë arkën e Zotit përveç Levitëve, sepse Zoti ka zgjedhur ata për ta mbajtur arkën e Perëndisë dhe për t'i shërbyer atij përjetë".
3David je sakupio sav Izrael u Jeruzalem da prenesu Kovčeg Jahvin gore na njegovo mjesto koje mu bijaše pripravio.
3Davidi mblodhi tërë Izraelin në Jeruzalem për ta çuar arkën e Zotit në vendin që i kishte përgatitur.
4Skupio je David i Aronove sinove i levite.
4Davidi mblodhi edhe bijtë e Aaronit dhe Levitët.
5Od Kehatovih sinova: kneza Uriela i sto dvadeset njegove braće;
5Nga bijtë e Kehathit, Urielin, të parin, dhe njëqind e njëzet vëllezërit e tij;
6od Merarijevih sinova: kneza Asaju i dvjesta dvadeset njegove braće;
6nga bijtë e Merarit, Asajahun, të parin, dhe dyqind e njëzet vëllezërit e tij;
7od Geršomovih sinova: kneza Joela i sto trideset njegove braće.
7nga bijtë e Gershomit, Joelin, të parin, dhe njëqind e tridhjetë vëllezërit e tij;
8Od Elisafanovih sinova: kneza Šemaju i dvjesta njegove braće.
8nga bijtë e Elitsafanit, Shemajahun, të parin, dhe dyqind vëllezërit e tij;
9Od Hebronovih sinova: kneza Eliela i osamdeset njegove braće;
9nga bijtë e Hebronit, Elielin, të parin, dhe tetëdhjetë vëllezërit e tij;
10od Uzielovih sinova: kneza Aminadaba i sto dvanaest njegove braće.
10nga bijtë e Uzielit, Aminadabin, të parin, dhe njëqind e dymbëdhjetë vëllezërit e tij.
11Tada David pozva svećenike Sadoka i Ebjatara i levite Uriela, Asaju, Joela, Šemaju, Eliela i Aminadaba,
11Pastaj Davidi thirri priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar, dhe Levitët Uriel, Asajahu, Joel, Shemajahu, Eliel dhe Aminadab,
12pa im reče: "Vi ste glavari levitskih porodica; posvetite sebe i svoju braću da prenesete gore Kovčeg Jahve, Izraelova Boga, na mjesto koje sam mu pripravio.
12dhe u tha atyre: "Ju jeni të parët e shtëpive atërore të Levitëve; shenjtërohuni, ju dhe vëllezëzit tuaj, që të mund të transportojnë arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit, në vendin që i kam përgatitur.
13Jer nas je pobio Jahve, Bog naš, zato što prvi put vi niste bili nazočni i što ga nismo tražili onako kako je trebalo."
13Sepse herën e parë ju nuk ishit dhe Zoti, Perëndia ynë, hapi një të çarë midis nesh, sepse nuk e kishim kërkuar sipas rregullave të caktuara".
14Posvetiše se tada svećenici i leviti da prenesu gore Kovčeg Jahve, Izraelova Boga.
14Kështu priftërinjtë dhe Levitët u shenjtëruan për të transportuar arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit.
15Levitski su sinovi ponijeli Božji Kovčeg, na svojim ramenima, o motkama, kako je zapovjedio Mojsije po Jahvinoj riječi.
15Bijtë e Levitëve e mbajtën arkën e Perëndisë mbi shpatullat e tyre me anë të shufrave, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu sipas fjalës të Zotit.
16Tada David reče levitskim knezovima da između svoje braće postave pjevače s glazbalima, s harfama, citrama i cimbalima da se čuje i da gromko odjekuje radosno pjevanje.
16Pastaj Davidi urdhëroi krerët e Levitëve të caktonin vëllezërit e tyre këngëtarë me vegla muzikore, harpa, qeste dhe cembale për të pasur tinguj gëzimi.
17Leviti su postavili Joelova sina Hemana, a od njegove braće Berekjina sina Asafa, i od njihove braće, Merarijevih sinova, Kušajina sina Etana.
17Prandaj Levitët caktuan Hemanin, birin e Joelit, midis vëllezërve të tij, Asafin, birin e Berakiahut, dhe midis bijve të Merarit, vëllezërit e tyre, Ethanin, birin e Kushajahut.
18S njima njihovu braću drugoga reda: Zahariju, sina Jaazielova, Šemiramota, Jehiela, Unija, Eliaba, Benaju, Maaseju, Matitju, Eliflehua, Mikneju, Obed Edoma i Jeiela, vratare.
18Me ta ishin vëllezërit e tyre të klasës së dytë: Zakaria, Beni, Jaazieli, Semiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Maasejahu, Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi dhe Jeeli, që ishin derëtarë.
19A pjevači, Heman, Asaf i Etan gromko su udarali u mjedene cimbale.
19Këngëtarët Heman, Asaf dhe Ethan përdornin cembale prej bronzi;
20A Zaharija, Uziel, Šemiramot, Jehiel, Uni, Eliab, Maaseja i Benaja u harfe s visokim zvucima;
20Zakaria, Azieli, Shemiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Maasejahu dhe Benajahu u binin harpave për zëra sopranoje;
21a Matitja, Eliflehu, Mikneja, Obed Edom, Jeiel i Azazja u citre, u osminskoj pratnji.
21Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jejeli dhe Azaziahu u binin qesteve në oktavë për të udhëhequr këngën;
22Kenanja, knez onih levita koji su nosili Kovčeg, upravljao je prenošenjem jer je bio vješt u tome.
22Kenaiahu, i pari i Levitëve, ishte i ngarkuar me këngën; ai drejtonte këngën, sepse ishte kompetent në këtë fushë.
23Berekja i Elkana bili su vratari kod Kovčega.
23Berekiahu dhe Elkanahu ishin derëtarë pranë arkës.
24Šebanija, Jošafat, Netanel, Amasaj, Zaharija, Benaja i Eliezer, svećenici, trubili su u trube pred Božjim Kovčegom; Obed Edom i Jehija bili su vratari kod Kovčega.
24Priftërinjtë Shebarniahu, Joshafati, Nethaneel, Amasai, Zakaria, Benajah dhe Elezieri u binin borive përpara arkës së Perëndisë, kurse Obed-Edomi dhe Jehijahu kryenin detyrën e derëtarit afër arkës.
25Tako je David s izraelskim starješinama i tisućnicima radosno išao prenoseći gore Kovčeg saveza Jahvina iz Obed-Edomove kuće.
25Atëherë Davidi, pleqtë e Izraelit dhe komandantët e mijëshëve vepruan me gëzim në transportimin e arkës së besëlidhjes të Zotit nga shtëpia e Obed-Edomit.
26Kad je Bog pomogao levitima koji su nosili Kovčeg saveza Jahvina, žrtvovali su sedam junaca i sedam ovnova.
26Kështu, sepse Perëndia i ndihmoi Levitët që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, u ofruan si flijime shtatë dema dhe shtatë desh.
27David bijaše ogrnut plaštem od tanka platna, a tako i svi leviti što su nosili Kovčeg, kao i pjevači i Kenanija koji je upravljao pjevačima. David je imao na sebi lanen oplećak.
27Davidi kishte veshur një mantel prej liri të hollë, ashtu si tërë Levitët që mbanin arkën, këngëtarët dhe Kenianahu, drejtuesi i këngës së bashku me këngëtarët; Davidi kishte veshur gjithashtu një efod prej liri.
28Tako je sav Izrael prenosio gore Kovčeg saveza Jahvina, radosno kličući uz jeku rogova, truba i cimbala, igrajući uza zvuke harfe i citre.
28Kështu tërë Izraeli e çoi lart arkën e besëlidhjes të Zotit me klithma gëzimi nën tingujt e burive, brirëve, cembaleve, qesteve dhe harpave.
29Kad je Kovčeg saveza Jahvina ulazio u Davidov grad, Šaulova kći Mikala, gledajući s prozora, vidje kralja Davida kako skače i igra i prezre ga ona u svom srcu.
29Por ndodhi që, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit arriti në qytetin e Davidit, Mikal, e bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David që kërcente dhe hidhej përpjetë, dhe e përçmoi në zemër të saj.