1Ben-Hadad, kralj Arama, skupi svu vojsku svoju - s njim bijahu trideset i dva kralja, s konjima i bojnim kolima - i ode opsjedati Samariju i udari na nju.
1Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij; me të ishin tridhjetë e dy mbretër me kuaj dhe qerre; pastaj u nis, rrethoi Samarinë dhe e sulmoi.
2Posla u grad glasnike izraelskom kralju Ahabu
2Pastaj i dërgoi lajmëtarë në qytet Ashabit, mbretit të Izraelit, për t'i thënë:
3i reče mu: "Ovako veli Ben-Hadad: 'Tvoje srebro i tvoje zlato moje je, a žene tvoje i djeca ostaju tebi.'"
3"Kështu thotë Ben-Hadadi: "Argjendi dhe ari yt janë të mitë, po kështu bashkëshortet e tua dhe bijtë e tu më të mirë janë të mitë"".
4Izraelski kralj ovako mu odgovori: "Na tvoju zapovijed, gospodaru kralju! Tvoj sam ja sa svime što mi pripada."
4Mbreti i Izraelit u përgjigj: "Éshtë ashtu si thua ti, o mbret, o imzot; unë dhe tërë ato që kam jemi të tutë".
5Ali se glasnici vratiše i rekoše: "Ovako kaže Ben-Hadad i poručuje ti: 'Daj mi svoje srebro i zlato, svoje žene i djecu.
5Lajmëtarët e kthyen përsëri dhe thanë: "Kështu flet Ben-Hadadi: "Unë të çova fjalë se duhet të më japësh argjendin dhe arin tënd, gratë e tua dhe bijtë e tu;
6Budi siguran da ću sutra u ovo doba poslati svoje sluge i oni će pretražiti tvoju kuću i kuće tvojih sluga i stavit će svoju ruku na sve što im se svidi i to će odnijeti.'"
6por nesër, në këtë orë, do të dërgoj te ti shërbëtorët e mi, të cilët do të bastisin shtëpinë tënde dhe shtëpinë e shërbëtorëve të tu; ata do të marrin të gjitha gjërat që janë me të shtrenjta për ty"".
7Izraelski kralj sazva sve starješine zemaljske i reče: "Promislite i pogledajte! Ovaj nam sprema zlo! Traži od mene moje žene i djecu, premda mu nisam odbio svoje srebro i zlato."
7Atëherë mbreti i Izraelit thirri tërë pleqtë e vendit dhe u tha: "Shikoni, ju lutem, se si ky njeri kërkon shkatërrimin tonë, sepse më ka dërguar të kërkojë gratë e mia dhe bijtë e mi, argjendin dhe arin tim, dhe unë nuk i kam refuzuar asgjë".
8Starješine mu i sav narod odgovoriše: "Nemoj poslušati! Nemoj pristati!"
8Tërë pleqtë dhe tërë populli thanë: "Mos e dëgjo dhe mos prano".
9Tada on ovako odgovori Ben-Hadadovim poslanicima: "Recite gospodaru kralju: 'Sve što si prvi put tražio od svoga sluge, ja ću učiniti, ali ovo drugo ne mogu.'" I poslanici odoše i odnesoše odgovor.
9Ashabi iu përgjigj pastaj lajmëtarëve të Ben-Hadadit: "I thoni mbretit, zotit time: "Të gjitha gjërat që i kërkove shërbëtorit tënd herën e parë do t'i bëj, por këtë nuk mund ta bëj"". Kështu lajmëtarët shkuan t'i njoftojnë përgjigjen Ben-Hadadit.
10Tada mu Ben-Hadad poruči: "Neka mi bogovi učine zlo i neka pridaju još toliko, ako bude dosta praha Samarije da svi oni koji me slijede dobiju po pregršt!"
10Atëherë Ben-Hadadi i çoi fjalë Ashabit: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq në rast se pluhuri i Samarisë do të mjaftojë që të mbushin grushtat tërë njerëzit që më pasojnë!".
11Ali mu kralj izraelski odgovori: "Kaže se: 'Neka se ne hvali koji se opasuje kao onaj koji se raspasuje!'"
11Mbreti i Izraelit u përgjigj: "I thoni: "Ai që ka armaturën në trup të mos lavdërohet si ai që e heq"".
12A kad je Ben-Hadad to čuo - upravo je pio s kraljevima pod šatorima - zapovjedi svojim slugama: "Na svoja mjesta!" I oni zauzeše svoje položaje protiv grada.
12Kur Ben-Hadadi mori këtë përgjigje, ai ndodhej bashkë me mbretërit duke pirë në çadrat, dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Bëhuni gati për mësymje!". Kështu ata u përgatitën për të sulmuar qytetin.
13Tada potraži jedan prorok Ahaba, kralja Izraela, i reče: "Ovako veli Jahve: 'Jesi li vidio ono silno mnoštvo? Ja ću ti ga danas evo predati u ruke i ti ćeš spoznati da sam ja Jahve.'"
13Por ja që një profet iu afrua Ashabit, mbretit të Izraelit, dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: "E shikon këtë turmë të madhe? Ja, që sot unë do ta lë në dorën tënde dhe kështu do të mësosh që unë jam Zoti"".
14Ahab reče: "Po kome?" On odgovori: "Ovako veli Jahve: po momcima pokrajinskih namjesnika." Ahab upita: "Tko će početi boj?" On odgovori: "Ti!"
14Ashabi i tha: "Me anë të kujt?". Ai u përgjigj: "Kështu thotë Zoti: "Me anë të të rinjve në shërbim të krerëve të krahinave"". Ashabi tha: Kush do ta fillojë betejën?". Profeti u përgjigj: "Ti".
15Ahab izvrši smotru momaka pokrajinskih upravitelja. Bijaše ih dvije stotine trideset i dva. Poslije njih izvršio je smotru sve vojske svih Izraelaca. Bijaše ih sedam tisuća.
15Atëherë Ashabi kaloi në revistë të rinjtë që ishin në shërbim të krerëve të krahinave; ata ishin dyqind e tridhjetë e dy veta. Pastaj kaloi në revistë tërë popullin, tërë bijtë e Izraelit; ishin shtatë mijë veta.
16Oni iziđoše u podne, dok je Ben-Hadad pio u šatorima sa trideset i dva kralja koji mu bijahu saveznici.
16Në mesditë bënë një dalje, ndërsa Ben-Hadadi ishte duke pirë dhe duke u dehur bashkë me tridhjetë e dy mbretërit që i kishin ardhur në ndihmë.
17Momci pokrajinskih upravitelja iziđoše prvi. Obavijestiše Ben-Hadada: "Izišli su ljudi iz Samarije."
17Të rinjtë në shërbim të krerëve të krahinave dolën të parët. Ben-Hadadi dërgoi njerëz për të parë dhe ata i njoftuan: "Nga Samaria kanë dalë disa njerëz".
18On reče: "Ako su izišli radi mira, pohvatajte ih žive; ako su izišli u boj, opet ih uhvatite žive!"
18Mbreti tha: "Në rast se kanë dalë me qëllime paqësore, i zini të gjallë; në qoftë se kanë dalë për të luftuar, i zini gjithashtu të gjallë".
19Ali kad su oni - momci pokrajinskih upravitelja - izišli iz grada, za njima je slijedila ostala vojska
19Kështu të rinjtë në shërbim të krerëve të krahinave dolën nga qyteti bashkë me ushtrinë që i pasonte,
20i svaki je udario na svog protivnika. Aramejci su bježali, a Izraelci ih progonili. Ben-Hadad, aramejski kralj, spasio se na konju zajedno s nekim konjanicima.
20dhe secili prej tyre vrau nga një njeri. Kështu Sirët ua mbathën këmbëve dhe Izraelitët i ndoqën; dhe Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, iku me kalë bashkë me disa kalorës.
21Tada je izišao izraelski kralj; zarobio je konje i kola i nanio Aramejcima težak poraz.
21Edhe mbreti i Izraelit mori pjesë në luftimet, shkatërroi kuaj dhe qerre dhe u shkaktoi Sirëve një disfatë të madhe.
22Tada pristupi prorok izraelskom kralju i reče mu: "Hajdemo! Ohrabri se i razmisli dobro što ti je činiti, jer će dogodine aramejski kralj napasti na te."
22Atëherë profeti iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: "Shko, përforcohu dhe mendo mirë atë që duhet të bësh, sepse mbas një viti mbreti i Sirisë do të të sulmojë".
23Sluge su savjetovale aramejskog kralja: Njihov bog je bog gora, i zato su bili jači od nas. Ali ako se pobijemo s njima u ravnici, sigurno ćemo mi biti jači od njih.
23Shërbëtorët e mbretit të Sirisë i thanë: "Perëndia i tyre është Perëndia i maleve; prandaj ata qenë më të fortë se ne; por në rast se ndeshemi në fushë, ne do të jemi me siguri më të fortë.
24Učinimo dakle ovako: makni ove kraljeve i postavi na njihovo mjesto upravitelje.
24Prandaj vepro kështu: tërë mbretërve hiqua komandën që kanë dhe në vend të tyre cakto kapedanë.
25Zatim skupi sebi veliku vojsku kolika je bila ona koju si izgubio, toliko konja i toliko kola. Tada ćemo se pobiti s njima u ravnici, i sigurno ćemo ih nadvladati." On ih posluša i učini tako.
25Mblidh një ushtri baras me atë që ke humbur, me po aq kuaj dhe qerre; pastaj do të ndeshemi në fushë dhe me siguri do të jemi më të fortë se ata". Ai pranoi këshillën e tyre dhe veproi ashtu siç i thanë.
26Na početku godine Ben-Hadad podiže Aramejce i pođe na Afek da vojuje s Izraelom.
26Pas një viti Ben-Hadadi kaloi në revistë Sirët dhe doli në drejtim të Afekut për të luftuar Izraelin.
27Izraelci se podigoše i krenuše protiv njih. I utaboriše se Izraelci pred njima kao dva mala stada koza, dok su Aramejci prekrili zemlju.
27Edhe bijtë e Izraelit u thirrën për t'u mbledhur dhe u furnizuan me ushqime; pastaj u nisën kundër Sirëve dhe ngritën kampin e tyre përballë tyre; dukeshin si dy kope të vogla dhish, ndërsa Sirët e kishin mbushur vendin.
28Tada pristupi Božji čovjek izraelskom kralju i reče: "Ovako veli Jahve: 'Zato što Aramejci kažu za Jahvu da je Bog bregova i da nije Bog ravnica, ja ću predati u tvoje ruke ovo silno mnoštvo da spoznate da sam ja Jahve'."
28Atëherë një njeri i Perëndisë iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: "Me qenë se Sirët kanë thënë: Zoti është Perëndia i maleve dhe nuk është Perëndia i luginave unë do të jap në duart e tua tërë këtë mizëri të madhe; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti"".
29Sedam dana bijahu utaboreni jedni sučelice drugima. Sedmoga dana zametnu se boj i Izraelci poubijaše Aramejce, stotinu tisuća pješaka u jedan jedini dan.
29Shtatë ditë me radhë qëndruan në kampet e tyre njeri përballë tjetrit, por ditën e shtatë filloi beteja dhe bijtë e Izraelit vranë brenda një dite të vetme njëqind mijë këmbësorë sirë.
30Ostatak pobježe u Afek, u grad, ali se sruši zidina na dvadeset i sedam tisuća ljudi koji su ostali. Pobjegao je i Ben-Hadad. U gradu je prelazio iz jednog skrovišta u drugo.
30Ata që shpëtuan ikën në qytetin e Afekut, ku muret ranë mbi njëzet e shtatë mijë prej tyre. Edhe Ben-Hadadi iku dhe shkoi në qytet përt'u fshehur në një dhomë të brendshme.
31Njegove su mu sluge rekle: "Gle! Mi smo čuli da su izraelski kraljevi milosrdni. Stavimo kostrijet oko bokova svojih i konope oko svojih glava, pa izađimo pred kralja izraelskog: možda će ti poštedjeti život."
31Shërbëtorët e tij i thanë: "Ja, kemi dëgjuar të thuhet që mbretërit e shtëpisë së Izraelit janë zemërbutë; prandaj të veshim thasë dhe të vëmë litarë në qafë dhe të dalim të presim mbretin e Izraelit; ndofta ai ka për të na lënë të gjallë".
32I svezaše kostrijeti oko bokova svojih i konopce oko svojih glava. Otišli su pred izraelskog kralja i rekli: "Tvoj sluga Ben-Hadad kaže: 'Ostavi me na životu!'" On odgovori: "Je li još živ? On je moj brat."
32Kështu ata u veshën me thasë dhe vunë litarë në qafë, shkuan te mbreti i Izraelit dhe i thanë: "Shërbëtori yt Ben-Hadadi thotë: "Të lutem, lërmë të gjallë"". Ashabi u përgjigj: "Éshtë ende gjallë? Ai është vëllai im".
33Ljudi su to uzeli kao dobar znak i požurili se da ga uhvate za riječ govoreći: "Ben-Hadad tvoj je brat." Ahab odgovori: "Idite! Dovedite ga!" Ben-Hadad dođe i on ga uze na kola.
33Këta njerëz e muarrën këtë si shenjë të mbarë dhe nxituan të kërkonin vërtetimin e kësaj thënie, duke thënë: "Ben-Hadadi është, pra, vëllai yt!". Ai u përgjigj: "Shkoni ta merrni". Kështu Ben-Hadadi shkoi te Ashabi, që e hipi në qerren e tij.
34Ben-Hadad reče mu tada: "Vratit ću ti gradove koje je moj otac uzeo tvome ocu; stajat će ti na raspolaganju četvrti u Damasku, kao što ih je postavio moj otac u Samariji. Pod ovim me uvjetom otpusti." Ahab sklopi s njime savez i otpusti ga.
34Atëherë Ben-Hadadi i tha: "Unë do të të kthej qytetet që ati im i hoqi atit tënd; dhe kështu ti do të vendosësh tregje në Damask, ashtu si kishte bërë im atë në Samari". Ashabi i tha: "Me këtë kusht do të të lë të ikësh"; kështu Ashabi lidhi një besëlidhje me të dhe e la të ikë.
35Neki od proročkih sinova reče po Jahvinoj zapovijedi svome drugu: "Udari me!" Ali čovjek ne htjede da ga tuče.
35Atëherë një nga bijtë e profetëve i tha shokut të tij me urdhër të Zotit: "Më godit!". Por ky nuk pranoi ta godasë.
36Tada mu onaj reče: "Budući da nisi slušao glasa Jahvina, evo, kad odeš od mene, lav će te razderati." Tek što se udaljio od njega, naiđe na lava koji ga razdera.
36Atëherë i pari i tha: "Me qenë se nuk iu binde zërit të Zotit, sapo të largohesh nga unë një luan do të të vrasë". Kështu, me t'u larguar nga ai, doli një luan dhe e vrau.
37Prorok nađe drugoga čovjeka i reče: "Udari me!" Čovjek ga izudara i izrani.
37Pastaj profeti gjeti një njeri dhe i tha: "Më godit!". Ky e rrahu dhe e plagosi.
38Prorok ode, postavi se kralju na put, a preko očiju navuče povez da ga ne prepoznaju.
38Atëherë profeti shkoi ta presë mbretin në rrugë, duke u maskuar me një rryp pëlhure mbi sytë.
39Kad je kralj prolazio, on povika: "Tvoj je sluga bio izišao u boj, kadli iz bojnih redova jedan istupi i dovede mi nekog čovjeka govoreći: 'Čuvaj ovoga čovjeka! Ako nestane, tvoj će život biti za njegov život, ili ćeš platiti srebrni talenat.'
39Kur po kalonte mbreti, i thirri dhe i tha: "Shërbëtori yt u fut në mes të betejës, kur dikush u tërhoq mënjanë dhe më solli një njeri, duke më thënë: "Ruaje këtë njeri; në rast se vritet, do ta paguash me jetën tënde ose do të paguash një talent argjendi".
40I dok je tvoj sluga radio ovdje-ondje, njega je nestalo." Tada mu reče kralj Izraela: "Eto ti presude! Sam si je izrekao!"
40Ndërsa shërbëtori yt ishte i zënë sa andej e këtej, ai person u zhduk". Mbreti i Izraelit i tha: "Ja vendimi yt; e ke shqiptuar ti vetë".
41Nato onaj odmah ukloni povez s očiju i kralj izraelski vidje da je to jedan od proroka.
41Atëherë ai hoqi me nxitim nga sytë rripin e përlhurës dhe mbreti i Izraelit e pa që ishte një nga profetët.
42A on reče kralju: "Ovako veli Jahve: 'Budući da si pustio da ti iz ruke utekne čovjek koga sam udario prokletstvom, tvoj će život biti za njegov život, tvoj narod za njegov narod.'"
42Pastaj profeti i tha mbretit: "Kështu thotë Zoti: "Me qenë se e le të të shpëtojë nga dora njeriun që kisha caktuar të shfarosej, jeta jote ka për tu paguar për të tijën dhe populli yt për popullin e tij".
43I kralj izraelski ode svojoj kući, mrk i srdit, i uđe u Samariju.
43Kështu mbreti i Izraelit u kthye në shtëpinë e tij i hidhëruar dhe i zemëruar, dhe shkoi në Samari.