1Jahve reče Samuelu: "Dokle ćeš tugovati zbog Šaula, kad sam ga ja odbacio da ne kraljuje više nad Izraelom? Napuni uljem svoj rog i pođi na put! Ja te šaljem Betlehemcu Jišaju, jer sam između njegovih sinova izabrao sebi kralja."
1Zoti i tha Samuelit: "Deri kur do të mbash zi për Saulin, kurse unë e kam hedhur poshtë që mos mbretërojë mbi Izrael? Mbushe me vaj bririn tënd dhe nisu; po të dërgoj tek Isai, Betlemiti, sepse kam zgjedhur një mbret midis bijve të tij".
2A Samuel reče: "Kako bih mogao ići onamo? Šaul će to čuti i ubit će me!" Ali mu Jahve odgovori: "Uzmi sa sobom junicu pa reci: 'Došao sam da žrtvujem Jahvi!'
2Samueli u përgjigj: "Si mund të shkoj? Sauli ka për ta mësuar dhe do të më vrasë". Zoti tha: "Do të marësh me vete një mëshqerre dhe do të thuash: "Kam ardhur për t'i ofruar një flijim Zotit".
3I pozovi Jišaja na žrtvu, a ja ću te sam poučiti što ćeš činiti: pomazat ćeš onoga koga ti kažem."
3Do të ftosh Isain në ceremoninë e flijimit, unë do të të tregoj atë që duhet të bësh, dhe ti ke për të vajosur atë që do të të them unë".
4Samuel učini kako mu je zapovjedio Jahve. Kad je došao u Betlehem, gradske mu starješine dršćući dođu u susret i zapitaju: "Znači li tvoj dolazak dobro?"
4Kështu Samueli bëri atë që i kishte thënë Zoti dhe shkoi në Betlem; pleqtë e qytetit i dolën përpara duke u dridhur dhe i thanë: "Po na vjen në mënyrë paqësore?".
5Samuel odgovori: "Da, dobro! Došao sam da žrtvujem Jahvi. Očistite se i dođite sa mnom na žrtvu!" Potom očisti Jišaja i njegove sinove i pozva ih na žrtvu.
5Ai u përgjegj "Vij në mënyrë paqësore; kam ardhur për t'i ofruar një flijim Zotit; pastrohuni dhe ejani me mua në flijim". Vuri të pastrohen edhe Isain dhe bijtë e tij dhe i ftoi në flijim.
6Kad su došli i kad je Samuel vidio Eliaba, reče u sebi: "Jamačno, evo pred Jahvom stoji njegov pomazanik!"
6Kur ata arritën, ai ia vuri syrin Eliabit dhe tha: "Me siguri i vajosuri i Zotit është para tij".
7Ali Jahve reče Samuelu: "Ne gledaj na njegovu vanjštinu ni na njegov visoki stas, jer sam ga odbacio. Bog ne gleda kao što gleda čovjek: čovjek gleda na oči, a Jahve gleda što je u srcu."
7Por Zoti i tha Samuelit: "Mos ia shiko as pamjen as shtatgjatësinë, sepse unë e kam refuzuar, sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën".
8Zatim Jišaj dozva Abinadaba i dovede ga pred Samuela. A on reče: "Ni ovoga Jahve nije izabrao."
8Atëherë Isai thirri Abinadabin dhe e bëri të kalojë përpara Samuelit; por Samueli tha: "Zoti nuk zgjodhi as këtë".
9Tada Jišaj dovede Šamu, ali Samuel reče: "Ni ovoga Jahve nije izabrao."
9Pastaj Isai bëri të kalojë Shamahu, por Samueli tha: "Zoti nuk zgjodhi as këtë".
10Tako Jišaj dovede sedam svojih sinova pred Samuela, ali Samuel reče Jišaju: "Jahve nije izabrao nijednoga od ovih."
10Kështu Isai bëri të kalojnë shtatë nga bijtë e tij përpara Samuelit; por Samueli i tha Isait: "Zoti nuk zgjodhi asnjë prej tyre".
11Potom zapita Jišaja: "Jesu li to svi tvoji sinovi?" A on odgovori: "Ostao je još najmlađi, on je na paši, za stadom." Tada Samuel reče Jišaju: "Pošalji po njega, jer nećemo sjedati za stol dok on ne dođe."
11Pastaj Samueli i tha Isait: "A janë këtu tërë bijtë e tu?". Ai u përgjigj: "Mungon më i riu që tani është duke kullotur delet". Samueli i tha Isait: "Dërgo ta sjellin, sepse nuk do të shtrohemi në tryezë para se ai të vijë këtu".
12Jišaj posla po njega: bio je to rumen momak, lijepih očiju i krasna stasa. I Jahve reče Samuelu: "Ustani, pomaži ga: taj je!"
12Atëherë ai dërgoi njerëz ta marrin. Davidi ishte kuqalash, me sy të bukur dhe pamje të hijshme. Dhe Zoti tha: "Ngrihu, vajose se ai është".
13Samuel uze rog s uljem i pomaza ga usred njegove braće. Duh Jahvin obuze Davida od onoga dana. A Samuel krenu na put i ode u Ramu.
13Atëherë Samueli mori bririn e vajit dhe e vajosi para vëllezërve të tij; që nga ajo ditë Fryma e Zotit zbriti te Davidi. Pastaj Samueli u ngrit dhe shkoi në Ramah.
14Duh Jahvin bijaše odstupio od Šaula, a jedan zao duh, od Jahve, stao ga je salijetati.
14Fryma e Zotit ishte larguar nga Sauli dhe një frym i keq e terrorizonte nga ana e Zotit.
15Tada rekoše Šaulu sluge njegove: "Evo, zao duh Božji salijeće te.
15Shërbëtorët e Saulit i thanë "Ja, një frym i keq të shqetëson nga ana e Perëndisë.
16Zato neka naš gospodar zapovjedi, pa će sluge tvoje potražiti čovjeka koji zna udarati u harfu: kad te napadne zao duh Božji, neka onaj udara u harfu pa će ti biti bolje."
16Zoti ynë të urdhërojë, pra, që shërbëtorët e tu që rrinë përpara teje të gjejnë një njeri që i bie mirë harpës; kur pastaj fryma e keq nga ana e Perëndisë do të të zotërojë, ai do t'i bjerë harpës dhe ti do ta ndjesh veten mirë".
17Šaul reče svojim slugama: "Nađite mi čovjeka koji umije vješto udarati u harfu i dovedite ga k meni!"
17Sauli u tha shërbëtorëve të tij: "Më gjeni një njeri që i bie mirë dhe ma sillni".
18Jedan od njegovih slugu odgovori i reče: "Ja sam vidio jednog sina Betlehemca Jišaja: on umije udarati u harfu, hrabar je junak i čovjek ratnik, vješt je govornik, krasna je stasa i Jahve je s njim."
18Atëherë një nga shërbëtorët filloi të thotë: Ja, unë pashë një nga bijtë e Isait, Betlemitit, që i bie mirë dhe që është një njeri i fortë dhe trim, i shkathët në luftim, gojëtar i hijshëm; dhe Zoti është me të".
19Tada Šaul posla glasnike k Jišaju i poruči mu: "Pošalji mi svoga sina Davida (koji je kod stada)!"
19Sauli, pra, i dërgoi lajmëtarë Isait për t'i thënë: "Më dërgo birin tënd Davidin, që është me kopenë".
20A Jišaj uze pet hljebova, mijeh vina i jedno jare i posla Šaulu po svome sinu Davidu.
20Atëherë Isai mori një gomar të ngarkuar me bukë, një calik me verë, një kec dhe ia dërgoi Saulit me anë të Davidit, birit të tij.
21Tako David dođe k Šaulu i stupi u njegovu službu. I Šaul ga veoma zavolje i David posta njegov štitonoša.
21Davidi arriti te Sauli dhe hyri në shërbim të tij; Saulit i hyri në zemër dhe e bëri shqyrtar të tij.
22Potom Šaul posla k Jišaju i poruči mu: "Neka David ostane kod mene u službi, jer je stekao moju naklonost."
22Sauli dërgoi pastaj t'i thonë Isait: "Të lutem, lëre Davidin në shërbimin tim, sepse ai gëzon hirin tim".
23I kad god bi Božji duh napao Šaula, David bi uzeo harfu i svirao; tada bi Šaulu odlanulo i bilo bi mu bolje, a zao bi duh odlazio od njega.
23Kur fryma e keq nga ana e Perëndisë sundonte mbi Saulin, Davidi merrte harpën dhe i binte; atëherë Sauli e ndjente veten të qetësuar dhe më mirë dhe fryma e keqe largohej prej tij.