1Spomeni se, Jahve, što nas je snašlo, pogledaj, vidi sramotu našu!
1Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.
2Baština naša pade u ruke strancima, domovi naši pripadoše tuđincima.
2Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.
3Siročad smo: oca nemamo, majke su nam kao udovice.
3Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.
4Vodu što pijemo plaćamo novcem, i za drvo valja nam platiti.
4Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.
5Jaram nam je o vratu, gone nas, iscrpljeni smo, ne daju nam predahnuti.
5Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.
6Pružamo ruke k Egiptu i Asiriji da se kruha nasitimo.
6I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t'u ngopur me bukë.
7Oci naši zgriješiše i više ih nema, a mi nosimo krivice njihove.
7Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.
8Robovi nama zapovijedaju, a nitko da nas izbavi iz ruku njihovih.
8Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.
9Kruh svoj donosimo izlažući život maču u pustinji.
9E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.
10Koža nam gori kao peć užarena, ognjicom od plamena gladi.
10Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.
11Oskvrnuli su žene na Sionu i djevice u gradovima judejskim.
11Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.
12Svojim su rukama vješali knezove, ni lica staračka nisu poštivali.
12Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar.
13Mladići su nosili žrvnjeve, djeca padala pod bremenom drva.
13Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.
14Starci su ostavili vrata, mladići više ne sviraju na lirama.
14Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.
15Radosti nesta iz naših srdaca, naš ples se pretvori u tugovanje.
15Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.
16Pao je vijenac s naše glave, jao nama što zgriješismo!
16Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!
17Evo zašto nam srce boluje, evo zašto nam oči se zastiru:
17Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:
18zato što Gora sionska opustje i po njoj se šuljaju šakali.
18për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.
19Ali ti, Jahve, ostaješ zauvijek, tvoj je prijesto od koljena do koljena.
19Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.
20Zašto da nas zaboraviš zauvijek, da nas ostaviš za mnoge dane?
20Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?
21Vrati nas k sebi, Jahve, obratit ćemo se, obnovi dane naše kao što nekoć bijahu.
21Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën.
22Il' nas hoćeš sasvim zabaciti i na nas se beskrajno srditi?
22Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh?