Croatian

Shqip

Leviticus

8

1Jahve reče Mojsiju:
1Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
2"Uzmi Arona, a s njim i njegove sinove; ruho, ulje pomazanja, junca žrtve okajnice, dva ovna i košaru beskvasnih kruhova
2"Merr Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të, rrobat, vajin e vajosjes, demin e vogël të flijimit për mëkatin, dy deshtë dhe shportën e bukëve të ndorme,
3te skupi svu zajednicu na ulazu u Šator sastanka."
3dhe mblidhe gjithë asamblenë në hyrje të çadrës së mbledhjes".
4Mojsije učini kako mu je Jahve naredio, i zajednica se sabra na ulazu u Šator sastanka.
4Atëherë Moisiu bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti, dhe asambleja u mblodh në hyrje të çadrës së mbledhjes.
5Tada Mojsije progovori zajednici: "Ovo je Jahve zpovjedio da se učini."
5Dhe Moisiu i tha asamblesë: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar të bëhet".
6Izvede zatim Mojsije Arona i njegove sinove pa ih u vodi opra.
6Pastaj Moisiu e afroi Aaronin dhe bijtë e tij dhe i lau me ujë.
7Obuče na nj haljinu, opasa ga pojasom, ogrnu ga ogrtačem i stavi mu oplećak. Zatim ga opasa tkanicom oplećka i njome pritegnu uza nj oplećak.
7Pastaj i veshi Aaronit tunikën, i ngjeshi brezin, i veshi mantelin, i vendosi efodin, dhe i ngjeshi brezin e punuar artistikisht nga efodi me të cilin i fiksoi në trup efodin.
8Stavi mu naprsnik, a u naprsnik metnu Urim i Tumim.
8I vuri gjithashtu pektoralin dhe mbi të vendosi Urim-in dhe Thumim-in.
9Na glavu mu stavi mitru, a sprijeda na mitru postavi zlatnu pločicu - sveti vijenac - kako je Jahve naredio Mojsiju.
9Pastaj i vuri çallmën mbi krye dhe në pjesën e përparme të çallmës vendosi pllakën e artë, diademën e shenjtë, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
10Uzme zatim Mojsije ulje pomazanja te pomaže Prebivalište i sve što je u njemu da ih posveti.
10Pastaj Moisiu mori vajin e vajosjes, vajosi tabernakullin dhe të gjitha gjërat që ndodheshin aty, duke i shenjtëruar në këtë mënyrë.
11Sedam puta poškropi njime žrtvenik te pomaže žrtvenik i sav njegov pribor, umivaonik s njegovim stalkom da ih posveti.
11Me pak vaj spërkati shtatë herë altarin, vajosi altarin dhe tërë pajisjet e tij, si dhe legenin dhe bazën e tij, për t'i shenjtëruar.
12Izlije ulja pomazanja Aronu na glavu te ga pomaže da ga posveti.
12Pas kësaj derdhi pak nga vaji i vajosjes mbi kokën e Aaronit dhe e vajosi për ta shenjtëruar.
13Potom Mojsije dovede Aronove sinove; na njih obuče haljine, pasovima ih opaše i poveze im zavije, kako je Jahve Mojsiju naredio.
13Pastaj Moisiu i afroi bijtë e Aaronit, i veshi me tunika, iu ngjeshi breza dhe u vuri mbulesa të kokës, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
14Dovede potom junce žrtve okajnice. Aron i njegovi sinovi stave svoje ruke na glavu juncu žrtve okajnice.
14Pastaj afroi demin e vogël të flijimit për mëkatin dhe Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël të flijimit për mëkatin.
15Zatim ga Mojsije zakolje. Onda uzme krvi pa je svojim prstom stavi na rogove oko žrtvenika. Tako žrtvenik očisti. Zatim izlije krv podno žrtvenika; posveti ga, izvršivši na njemu obred pomirenja.
15Pastaj Moisiu e theri, mori gjak prej tij, e vuri me gisht mbi brirët e altarit rreth e qark dhe e pastroi altarin; pastaj derdhi gjakun në bazën e altarit dhe e shenjtëroi për të bërë mbi të shlyerjen.
16Zatim Mojsije uzme sav loj što je bio oko drobine, privjesak s jetre, oba bubrega i njihov loj, pa to sažeže u kad na žrtveniku.
16Pastaj mblodhi gjithë dhjamin që ishte mbi zorrët, bulën e majme të mëlçisë dhe të dy veshkat me dhjamin e tyre, dhe Moisiu i tymosi mbi altar.
17A kožu od junca, njegovo meso i njegovu nečist spali u vatri izvan tabora, kako je Jahve naredio Mojsiju.
17Por demin e vogël, lëkurën e tij, mishin dhe fëlliqësirat e tij i dogji me zjarr jashtë kampit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
18Dovede potom ovna za žrtvu paljenicu. Aron i njegovi sinovi stave svoje ruke ovnu na glavu.
18Pastaj paraqiti dashin e olokaustit dhe Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e dashit.
19Sad ga Mojsije zakolje. Onda krvlju zapljusne žrtvenik sa svih strana.
19Moisiu e theri dhe spërkati gjakun rreth e qark altarit.
20Pošto isiječe ovna na dijelove, Mojsije sažeže u kad glavu, dijelove i loj.
20Pastaj e preu dashin në copa dhe Moisiu tymosi kokën, copat dhe dhjamin.
21U vodi opere drobinu i noge pa u kad sažeže na žrtveniku svega ovna. Bila je to žrtva paljenica na ugodan miris - žrtva u čast Jahvi paljena - kako je Jahve naredio Mojsiju.
21Pasi i lau zorrët dhe këmbët me ujë, Moisiu e tymosi tërë dashin mbi altar. Ishte një olokaust me një erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
22Zatim dovede drugoga ovna, ovna za žrtvu posvetnicu. Aron i njegovi sinovi stave svoje ruke ovnu na glavu.
22Pastaj paraqiti dashin e dytë, dashin e shenjtërimit, dhe Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e dashit.
23Mojsije ga zakolje. Onda uzme krvi pa stavi na resu Aronova desnog uha, na palac njegove desne ruke i na palac njegove desne noge.
23Pastaj, pra, e theri, mori pak nga gjaku i tij dhe e vuri në skajin e veshit të djathtë të Aaronit dhe mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.
24Potom Mojsije dovede Aronove sinove, pa im stavi iste krvi na resu desnog uha, na palac desne ruke i na palac desne noge. Zatim Mojsije krvlju zapljusne žrtvenik sa svih strana.
24Pastaj Moisiu i afroi bijtë e Aaronit dhe vuri pak gjak në skajin e veshit të tyre të djathtë, mbi gishtin e madh të dorës së tyre të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tyre të djathtë; dhe Moisiu spërkati mbetjen e gjakut rreth e qark mbi altar.
25Poslije toga uzme loj, pretili rep, loj što je bio oko drobine, privjesak s jetre, oba bubrega i njihov loj - i desno pleće;
25Pastaj mori dhjamin, bishtin e majmë, tërë dhjamin që ishte mbi zorrët, bulën e majme të mëlçisë, të dy veshkat dhe dhjamin e tyre, dhe kofshën e djathtë;
26a iz košare beskvasnih kruhova, što je stajala pred Jahvom, uzme jednu beskvasnu pogaču, jednu prevrtu s uljem i jedan kolač i postavi ih na loj i desno pleće.
26dhe nga shporta e bukëve të ndorme, që ndodhej para Zotit mori një kulaç pa maja, një kulaç buke me vaj dhe një revani, dhe i vuri mbi dhjamin dhe mbi kofshën e djathtë.
27Sve to položi na ruke Arona i na ruke njegovih sinova pa to prinese kao žrtvu prikaznicu pred Jahvom.
27Pastaj i vuri tërë këto gjëra në duart e Aaronit dhe në duart të bijve të tij dhe i tundi si ofertë e tundur përpara Zotit.
28Potom Mojsije opet to uzme s njihovih ruku i sažeže u kad na žrtveniku povrh žrtve paljenice. Bila je to žrtva posvetnica na ugodan miris, žrtva u čast Jahvi paljena.
28Pastaj Moisiu i mori nga duart e tyre dhe i tymosi mbi altarin sipër olokaustit. Ishte një flijim shenjtërimi me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.
29Naposljetku Mojsije uzme grudi i prinese ih kao žrtvu prikaznicu pred Jahvom. To je bila pristojbina Mojsiju od ovna žrtve posvetnice, kako je Jahve Mojsiju naredio.
29Pastaj Moisiu mori gjoksin dhe e tundi si një ofertë të tundur përpara Zotit; kjo ishte pjesa e dashit të shenjtërimit që i takoi Moisiut, si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
30Zatim Mojsije uze ulja za pomazanje i krvi što je bila na žrtveniku te poškropi Arona i njegove haljine, a tako i njegove sinove i njihove haljine. Tako posveti Arona i njegove haljine; njegove sinove i njihove haljine.
30Moisiu mori pastaj ca vaj të vajosjes dhe ca gjak që ndodhej mbi altar dhe i spërkati mbi Aaronin, mbi rrobat e tij, mbi bijtë e tij dhe mbi rrobat e bijve të tij me të; kështu shenjtëroi Aaronin, rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e bijve të tij me të.
31Onda reče Mojsije Aronu i njegovim sinovima: "Skuhajte to meso na ulazu u Šator sastanka i ondje ga blagujte s kruhom što je u košari za žrtvu posvetnicu, kako sam naredio. Neka ga jedu Aron i njegovi sinovi!
31Pastaj Moisiu i tha Aaronit dhe bijve të tij: "Piqeni mishin në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe hajeni aty me bukën që është në shportën e shenjtërimit, siç kam urdhëruar, duke thënë: "Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë".
32A što od mesa i kruha ostane, spalite na vatri.
32Atë që tepron nga mishi dhe nga buka do ta digjni me zjarr.
33Sedam dana ne odlazite s ulaza Šatora sastanka - do dana kad se navrši rok vašega svećeničkog posvećenja. Jer sedam dana treba za vaše posvećenje.
33Shtatë ditë me radhë nuk do të dilni nga hyrja e çadrës së mbledhjes, deri sa të plotësohen ditët e shenjtërimit tuaj, sepse do të nevojiten shtatë ditë për të plotësuar shenjtërimin tuaj.
34Kako se radilo danas, Jahve je naredio da se tako radi dalje, da se nad vama izvrši obred pomirenja.
34Ashtu siç është vepruar në këtë ditë, kështu ka urdhëruar Zoti të bëhet për të bërë shlyerjen për ju.
35Zato ostanite na ulazu Šatora sastanka sedam dana, danju i noću vršeći što je Jahve naredio, da ne pomrete. Takvu sam ja zapovijed dobio."
35Do të qëndroni pra shtatë ditë në hyrje të çadrës së mbledhjes, ditë e natë, dhe do të respektoni urdhërimin e Zotit, që të mos vdisni; sepse kështu më kishte qenë urdhëruar".
36Aron i njegovi sinovi učiniše sve što je Jahve naredio preko Mojsija.
36Kështu Aaroni dhe bijtë e tij bënë tërë ato gjëra që Zoti kishte urdhëruar me anë të Moisiut.