1A já, bratří, nemohl jsem vám mluviti jako duchovním, ale jako tělesným, jako maličkým v Kristu.
1Dhe unë, o vëllezër, nuk munda t'ju flas si njerëz frymëror, por ju fola si njerëz të mishit, si foshnja në Krisht.
2Mlékem jsem vás živil, a ne pokrmem; nebo jste ještě nemohli pokrmů tvrdších užívati, ano i nyní ještě nemůžete.
2Ju dhashë qumësht për të pirë dhe nuk ju dhashë ushqim të fortë, sepse nuk ishit në gjendje ta asimilonit, madje edhe tani jo, sepse jeni akoma të mishit;
3Ještě zajisté tělesní jste. Poněvadžť jest mezi vámi nenávist, svárové a různice, zdaž ještě tělesní nejste? a tak podle člověka chodíte.
3në fakt sepse midis jush ka smirë, grindje e përçarje a nuk jeni të mishit dhe a nuk ecni sipas mënyrës së njerëzve?
4Nebo když někdo říká: Jáť jsem Pavlův, jiný pak: Já Apollův, zdaliž nejste tělesní?
4Sepse, kur dikush thotë: ''Unë jam i Palit'', dhe një tjetër: ''Unë jam i Apolit'', a nuk jeni ju të mishit?
5Nebo kdo jest Pavel, a kdo jest Apollo, než služebníci, skrze něž jste uvěřili, a jakž jednomu každému dal Pán?
5Kush është, pra, Pali dhe kush është Apoli, veçse shërbëtor me anë të të cilëve ju besuat, edhe ashtu si Zoti i dha gjithsecilit?
6Jáť jsem štípil, Apollo zaléval, ale Bůh dal zrůst.
6Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten.
7A protož ani ten, kdož štěpuje, nic není, ani ten, jenž zalévá, ale ten, kterýž zrůst dává, Bůh.
7Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit.
8Ten pak, kdož štěpuje, a ten, kdož zalévá, jedno jsou, avšak jeden každý vlastní odplatu vezme podle své práce.
8Por ai që mbjell dhe ai që ujit janë një, dhe secili do të marrë shpërblimin e vet sipas mundit të tij.
9Božíť jsme zajisté pomocníci, Boží rolí, Boží vzdělání jste.
9Ne, pra, jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
10Já podle milosti Boží mně dané, jako moudrý stavitel, základ jsem založil, jiný pak na něm staví. Ale jeden každý viz, jak na něm staví.
10Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të,
11Nebo základu jiného žádný položiti nemůž, mimo ten, kterýž položen jest, jenž jest Ježíš Kristus.
11sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezu Krishti.
12Staví-liť pak kdo na ten základ zlato, stříbro, kamení drahé, dříví, seno, strniště,
12Dhe, në qoftë se dikush ndërton mbi këtë themel ar, argjend, gurë të çmuar, dru, sanë, kashtë,
13Jednohoť každého dílo zjeveno bude. Den zajisté to všecko okáže; nebo v ohni zjeví se, a jednoho každého dílo, jaké by bylo, oheň zprubuje.
13vepra e secilit do të shfaqet, sepse dita do ta tregojë; sepse do të zbulohet me anë të zjarrit, dhe zjarri do të provojë veprën e secilit e ç'lloji është.
14Zůstane-liť čí dílo, kteréž na něm stavěl, vezme odplatu.
14Në qoftë se vepra që dikush ka ndërtuar mbi themelin qëndron, ai do të marrë një shpërblim,
15Pakliť čí dílo shoří, tenť vezme škodu, ale sám spasen bude, avšak tak jako skrze oheň.
15në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit.
16Zdaliž nevíte, že chrám Boží jste, a Duch Boží v vás přebývá?
16A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju?
17Jestližeť kdo chrámu Božího poskvrňuje, tohoť zatratí Bůh; nebo chrám Boží svatý jest, jenž jste vy.
17Në qoftë se dikush e prish tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta prishë atë, sepse tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë.
18Žádný sám sebe nesvoď. Zdá-li se komu z vás, že jest moudrý na tomto světě, budiž bláznem, aby byl učiněn moudrým.
18Askush të mos mashtrojë vetveten; në qoftë se ndonjë nga ju mendon se është i urtë në këtë kohë, le të bëhet i marrë, që të mund të bëhet i urtë.
19Moudrost zajisté světa tohoto bláznovství jest u Boha. Nebo psáno jest: Kterýž zlapá moudré v chytrosti jejich.
19Sepse dituria e kësaj bote është marrëzi pranë Perëndisë, sepse është shkruar: ''Ai i zë të urtët në dinakërinë e tyre'';
20A opět: Znáť Pán přemyšlování moudrých, že jsou marná.
20dhe përsëri: ''Zoti i njeh mendimet e të urtëve se janë të kota''.
21A tak nechlubiž se žádný lidmi; nebo všecky věci vaše jsou.
21Prandaj asnjë të mos mburret në njerëzit, sepse të gjitha gjërat janë tuajat;
22Buďto Pavel, buďto Apollo, buďto Petr, buďto svět, buďto život, buďto smrt, buďto přítomné věci, buďto budoucí, všecko jest vaše,
22Pali, Apoli, Kefa, bota, jeta, vdekja, gjërat e tanishme dhe gjërat e ardhshme, të gjitha gjërat janë tuajat.
23Vy pak Kristovi, a Kristus Boží.
23Dhe ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Perëndisë.