1Pomíjeje Ježíš, uzřel člověka slepého od narození.
1Kur po kalonte, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja.
2I otázali se učedlníci jeho, řkouce: Mistře, kdo jest zhřešil, tento-li, čili rodičové jeho, že se slepý narodil?
2Dhe dishepujt e tij e pyetën duke thënë: ''Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?''.
3Odpověděl Ježíš: Ani tento nezhřešil, ani rodičové jeho, ale aby zjeveni byli skutkové Boží na něm.
3Jezusi u përgjigj: ''As ai, as prindërit e tij s'kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë.
4Jáť musím dělati dílo toho, kterýž mne poslal, dokudž den jest. Přicházíť noc, kdyžto žádný nebude moci dělati.
4Unë duhet t'i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë.
5Dokudž jsem na světě, Světlo jsem světa.
5Derisa jam në botë, unë jam drita e botës''.
6To pověděv, plinul na zemi, a učinil bláto z sliny, i pomazal tím blátem oči slepého.
6Pasi kishte thënë këto gjëra, pështyu përdhe, bëri baltë me pështymë dhe leu sytë e të verbrit me të.
7A řekl jemu: Jdi, umej se v rybníku Siloe, jenž se vykládá: Poslaný. A on šel a umyl se, i přišel, vida.
7Pastaj i tha: ''Shko, lahu në pellgun e Siloamit'' (që do të thotë: dërguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parë.
8Sousedé pak a ti, kteříž jej prve vídali slepého, řekli: Však tento jest, kterýž sedával a žebral?
8Atëherë fqinjtë dhe ata që më parë e kishin parë të verbër, thanë: ''A s'është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?''.
9Jiní pravili, že ten jest, a jiní, že jest podoben k němu. Ale on pravil: Já jsem.
9Disa thoshnin: ''Ai është''. Të tjerë: ''I përngjan atij''. Dhe ai thoshte: ''Unë jam''.
10Tedy řekli jemu: Kterak jsou otevříny oči tvé?
10I thanë pra: ''Si të janë hapur sytë?''.
11On odpověděl a řekl: Člověk ten, kterýž slove Ježíš, bláto učinil a pomazal očí mých, a řekl mi: Jdi k rybníku Siloe, a umej se. I odšed a umyv se, prohlédl jsem.
11Ai u përgjigj dhe tha: ''Një njeri, që quhet Jezus, ka bërë baltë, m'i leu sytë dhe më tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unë shkova atje, u lava dhe m'u kthye drita e syve''.
12I řekli jemu: Kde jest ten člověk? Řekl: Nevím.
12Dhe ata i thanë: ''Ku është ai?''. Ai u përgjigj: ''Nuk e di''.
13Tedy přivedli toho, kterýž někdy byl slepý, k farizeům.
13Atëherë ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qenë i verbër.
14Byla pak sobota, když Ježíš učinil bláto a otevřel oči jeho.
14Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë.
15I tázali se ho opět i farizeové, kterak by prozřel. On pak řekl jim: Bláto položil mi na oči, a umyl jsem se, i vidím.
15Edhe farisenjtë, pra, e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: ''Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh''.
16Tedy někteří z farizeů řekli: Tento člověk není z Boha, nebo neostříhá soboty. Jiní pravili: Kterak může člověk hříšný takové divy činiti? I byla různice mezi nimi.
16Atëherë disa farisenj thanë: ''Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën!''. Të tjerë thoshnin: ''Si mund të kryejë shenja të tilla një njeri mëkatar?''. Dhe kishte përçarje midis tyre.
17Tedy řekli opět slepému: Co ty o něm pravíš, že otevřel oči tvé? A on řekl: Že prorok jest.
17E pyetën, pra, përsëri të verbrin: ''Po ti, ç'thua për atë për faktin që t'i ka hapur sytë?''. Ai tha: ''Éshtë një profet''.
18I nevěřili Židé o něm, by slepý byl a prozřel, až povolali rodičů toho, kterýž byl prozřel.
18Por Judenjtë nuk besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se kishte fituar dritën e syve, derisa thirrën prindërit e atij që kishte fituar dritën e syve.
19A otázali se jich, řkouce: Jest-li ten syn váš, o kterémž vy pravíte, že by se slepý narodil? Kterakž pak nyní vidí?
19Dhe i pyetën ata: ''A është ky djali juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? Vallë si sheh tani?''.
20Odpověděli jim rodičové jeho a řekli: Vímeť, že tento jest syn náš a že se slepý narodil.
20Prindërit e tij, duke u përgjigjur atyre, thanë: ''E dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër,
21Ale kterak nyní vidí, nevíme; aneb kdo jest otevřel oči jeho, myť nevíme. Však má léta, ptejte se ho, on sám za sebe mluviti bude.
21por ne nuk dimë se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytë; pyeteni atë; ai moshë ka, do t'ju flasë për veten e vet''.
22Tak mluvili rodičové jeho, že se báli Židů; nebo již tak byli uložili Židé, kdož by ho koli vyznal Kristem, aby byl vyobcován ze školy.
22Këto thanë prindërit e tij, sepse kishin frikë nga Judenjtë; sepse Judenjtë kishin vendosur që, nëse dikush do ta rrëfente Jezusin si Krishti, do të përjashtohej nga sinagoga.
23Protož řekli rodičové jeho: Máť léta, ptejte se jeho.
23Prandaj prindërit e tij thanë: ''Moshë ka, pyeteni atë''.
24I zavolali po druhé člověka toho, kterýž býval slepý, a řekli jemu: Vzdej chválu Bohu. My víme, že člověk ten hříšník jest.
24Atëherë ata e thirrën përsëri njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: ''Jepi lavdi Perëndisë; ne e dimë se ai njeri është mëkatar''.
25I odpověděl on a řekl: Jest-li hříšník, nevím, než to vím, že byv slepý, již nyní vidím.
25Ai atëherë u përgjigj dhe tha: ''Në është mëkatar, nuk e di, por di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh''.
26I řekli jemu opět: Coť učinil? Kterak otevřel oči tvé?
26E pyetën përsëri: ''Ç'të bëri? Si t'i ka hapur sytë?''.
27Odpověděl jim: Již jsem vám pověděl, a neslyšeli jste? Což opět chcete slyšeti? Zdaliž i vy chcete učedlníci jeho býti?
27Ai u përgjigj atyre: ''Unë tashmë ua kam thënë dhe ju nuk keni dëgjuar; pse doni ta dëgjoni përsëri? Doni ndoshta të bëheni edhe ju dishepuj të tij?''.
28I zlořečili jemu a řekli: Budiž ty sám učedlníkem jeho, ale myť jsme Mojžíšovi učedlníci.
28Por ata e fyen dhe thanë: ''Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj të Moisiut!
29My víme, že Mojžíšovi mluvil Bůh, tento pak nevíme, odkud jest.
29Ne e dimë se Perëndia i foli Moisiut; sa për atë, nuk e dimë se nga është''.
30Odpověděl ten člověk a řekl jim: Toť jest jistě divná věc, že vy nevíte, odkud jest, a otevřel oči mé.
30Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: ''E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m'i hapi sytë!
31Víme pak, že Bůh hříšníků neslyší, ale kdo by byl ctitel Boží a vůli jeho činil by, toho slyší.
31Dhe ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët, por nëse dikush është i druajtshëm ndaj Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai atë e dëgjon!
32Od věku není slýcháno, aby kdo otevřel oči slepého tak narozeného.
32Që prej fillimit të botës nuk është dëgjuar që dikush t'ia ketë hapur sytë një të linduri të verbër.
33Byť tento nebyl od Boha, nemohlť by nic učiniti.
33Po të mos ishte ky nga Perëndia, nuk do të mund të bënte asgjë''.
34Odpověděli a řekli jemu: Ty jsi všecken se v hříších narodil, a ty náš učíš? I vyhnali jej ven.
34Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Ti ke lindur i tëri në mëkate e don të na mësosh?''. Dhe e nxorën jashtë.
35Uslyšel pak Ježíš, že jsou jej vyhnali ven. A když jej nalezl, řekl jemu: Věříš-liž ty v Syna Božího?
35Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: ''A beson ti në Birin e Perëndisë?''.
36Odpověděl on a řekl: I kdož jest, Pane, abych věřil v něho?
36Ai u përgjigj dhe tha: ''Kush është, Zot, që unë të besoj në të?''.
37I řekl jemu Ježíš: I viděl jsi ho, a kterýž mluví s tebou, onť jest.
37Dhe Jezusi i tha: ''Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet''.
38A on řekl: Věřím, Pane, a klaněl se jemu.
38Atëherë ai tha: ''Unë besoj, o Zot''; dhe e adhuroi.
39I řekl jemu Ježíš: Na soud přišel jsem já na tento svět, aby ti, kteříž nevidí, viděli, a ti, jenž vidí, aby slepí byli.
39Pastaj Jezusi tha: ''Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen''.
40I slyšeli to někteří z farizeů, kteříž s ním byli, a řekli jemu: Zdali i my slepí jsme?
40Disa nga farisenjtë që ishin me të i dëgjuan këto gjëra dhe i thanë: ''Jemi të verbër edhe ne?''.
41Řekl jim Ježíš: Byste slepí byli, hříchu byste neměli; ale nyní pravíte: Vidíme, protož hřích váš zůstává.
41Jezusi u përgjigj atyre: ''Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mëkati juaj mbetet''.