1Slyštež nyní, co praví Hospodin: Vstaň, suď se s těmito horami, a nechť slyší pahrbkové hlas tvůj.
1Ah, dëgjoni atë që thotë Zoti: "Çohu, mbro kauzën tënde përpara maleve dhe kodrat le të dëgjojnë zërin tënd".
2Slyštež hory rozepři Hospodinovu, i nejpevnější základové země; nebo má rozepři Hospodin s lidem svým, a proti Izraelovi odpor povede.
2Dëgjoni, o male, kundërshtimin e Zotit, dhe ju themele të forta të tokës, sepse Zoti ka një kundërshtim me popullin e tij dhe dëshiron të diskutojë me Izraelin.
3Lide můj, cožť jsem učinil? A čím jsem tě obtěžoval? Vydej svědectví proti mně.
3"Populli im, çfarë të kam bërë dhe me çfarë të kam lodhur? Dëshmo kundër meje.
4Ješto jsem tě vyvedl z země Egyptské, a z domu služebníků vykoupil jsem tě, a poslal jsem před tváří tvou Mojžíše, Arona a Marii.
4Sepse unë të nxora nga vendi i Egjiptit, të çlirova nga shtëpia e skllavërisë dhe kam dërguar para teje Moisiun, Aaronin dhe Miriamin.
5Lide můj, rozpomeň se nyní, jakou radu skládal Balák král Moábský, a co jemu odpovídal Balám syn Beorův, od Setim až do Galgala, abys poznal hojnou spravedlnost Hospodinovu.
5O populli im, mbaj mend atë që Balaku, mbreti i Moabit, kurdiste dhe si iu përgjigj Balaami, biri i Beorit, nga Shitimi deri në Gilgal me qëllim që ti të pranosh drejtësinë e Zotit".
6Čímž předejdu Hospodina? Skloniti-liž se mám před Bohem nejvyšším? Předejdu-liž ho zápaly, volky ročními?
6Me se do të vij përpara Zotit dhe do të përkulem përpara Perëndisë së lartë? Do të vij para tij me olokauste, me viça motakë?
7Zalíbí-liž sobě Hospodin v tisících skopců, v mnohokrát desíti tisících potoků oleje? Dám-liž prvorozeného svého za přestoupení své, plod života svého za hřích duše své?
7Do të pëlqej Zoti mijëra desh ose mori rrëkesh vaji? Do të jap të parëlindurin tim për shkeljen time, frytin e barkut tim për mëkatin e shpirtit tim?
8Oznámiltě tobě, ó člověče, co jest dobrého, i čehož Hospodin vyhledává od tebe, jediné, abys činil soud, a miloval milosrdenství, a pokorně chodil s Bohem svým.
8O njeri, ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveç se të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd?
9Hlas Hospodinův na město volá (ale sám rozumný spatřuje jméno tvé,): Slyštež o metle, a kdo ji uložil.
9Zëri i Zotit i thërret qytetit, dhe kush ka dituri do të njohë emrin tënd: "Kini kujdes për thuprën dhe për atë që e ka caktuar.
10Ještě-liž jsou v domě bezbožného pokladové nespravedliví, a míra nespravedlivá a ohavná?
10A ka akoma në shtëpinë e të pabesit thesare nga paudhësia, dhe efa të mangëta, që janë një gjë e neveritshme?
11Zdaliž ospravedlniti mám vážky nepravé, a v pytlíku kamení falešné?
11Mund ta shpall të pastër njeriun me peshore të pasakta dhe me qeskën me pesha të rreme?
12Bohatí jeho plní jsou nátisku, a obyvatelé jeho mluví lež, a jazyk jejich lstivý jest v ústech jejich.
12Pasanikët e tij në fakt janë plot me dhunë, banorët e tij thonë gënjeshtra dhe gjuha e tyre nuk është veçse mashtrim në gojën e tyre.
13Pročež i já také nemoc dopustím, bíti a pléniti tě budu pro hříchy tvé.
13Prandaj edhe unë do të të bëj të vuash, duke të goditur dhe duke bërë që të jesh i shkretë për shkak të mëkateve të tua.
14Ty budeš jísti, a nenasytíš se, a snížení tvé bude u prostřed tebe. Vyneseš zajisté, ale neodneseš, a co vyneseš, vydám pod meč.
14Ti do të hash, por nuk do të ngopesh dhe uria do të mbetet brenda teje; do të vësh mënjanë por nuk do të shpëtosh asgjë, dhe atë që do të shpëtosh do t'ia dorëzoj shpatës.
15Ty budeš síti, ale nebudeš žíti; ty tlačiti budeš olivky, ale nebudeš se pomazovati olejem, i mest, ale nebudeš píti vína.
15Ti do të mbjellësh, por nuk do të korrësh; do t'i shtypësh ullinjtë, por nuk do të lyhesh me vaj; do të bësh musht, por nuk do të pish verë.
16Nebo snažně ostříhá ustanovení Amri, i každého skutku domu Achabova, a spravujete se radami jejich, tak abych tě vydal v zpuštění, a obyvatele jeho v posměch. A protož pohanění lidu mého ponesete.
16Ju ndiqni statutet e Omrit dhe tërë praktikat e shtëpisë së Ashabit, dhe ju ecni sipas këshillave të tyre, që unë t'ju katandis në një shkreti, dhe banorët e tu në një objekt talljeje. Kështu ju do të mbani turpin e popullit tim!".