Danish

Shqip

1 Kings

11

1Kong Salomo elskede foruden Faraos Datter mange fremmede Kvinder, moabitiske, ammonitiske, edomitiske, zidoniske og hetitiske Kvinder,
1Por mbreti Salomon, veç bijës së Faraonit, dashuroi shumë gra të huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje,
2Kvinder fra de Folkeslag, HERREN havde sagt om til Israeliterne: "I må ikke have med dem at gøre og de ikke med eder, ellers drager de eders Hjerte til deres Guder!" Ved dem hang Salomo i Kærlighed.
2që u përkisnin popujve për të cilët Zoti u kishte thënë bijve të Izraelit: "Ju nuk do të lidhni martesë me ta, as ata me ju, sepse ata do ta kthejnë me siguri zemrën tuaj nga perënditë e tyre". Por Salamoni u bashkua me këto gra nga dashuria.
3Han havde 700 fyrsfelige Hustruer og 300 Medhustruer, og hans Hustruer drog hans Hjerte bort fra Herren.
3Ai pati si bashkëshorte shtatëqind princesha dhe treqind konkubina; dhe bashkëshortet e tij ia çoroditën zemrën.
4Da Salomo blev gammel, drog hans Hustruer hans Hjerte til fremmede Guder, og hans Hjerte var ikke mere helt med HERREN hans Gud som hans fader Davids.
4Kështu, kur Salomoni u plak, bashkëshortet e tij ia kthyen zemrën në drejtim të perëndive të tjera; dhe zemra e tij nuk i përkiste plotësisht Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij.
5Salomo holdt sig da til Astarte, Zidoniernes Gudinde, og til Milkom, Ammoniternes væmmelige Gud.
5Salomoni ndoqi, pra, Ashtorethin, perëndeshën e Sidonëve, dhe Milkomin, të neveritshmin e Amonitëve.
6Således gjorde Salomo, hvad der var ondt i HERRENs Øjne, og viste ikke HERREN fuld Lydighed som hans Fader David.
6Kështu Salomoni bëri atë që ishtë e keqe në sytë e Zotit dhe nuk e ndoqi tërësisht Zotin, ashtu si kishte bërë i ati David.
7Ved den Tid byggede Salomo en Offerhøj for Kemosj, Moabs væmmelige Gud, på Bjerget østen for Jerusalem, og for Milkom, Ammoniternes væmmelige Gud;
7Atëherë Salomoni ndërtoi mbi malin përballë Jeruzalemit një vend të lartë për Kemoshin, të neveritshmin e Moabit, dhe për Molekun, të neveritshmin e bijve të Amonit.
8og samme Hensyn viste han alle sine fremmede Hustruer, som tændte Offerild for deres Guder og ofrede til dem.
8Kështu bëri për të gjitha bashkëshortet e huaja të tij që digjnin temjan dhe u ofronin flijime perëndive të tyre.
9Da vrededes HERREN på Salomo, fordi han vendte sit Hjerte bort fra HERREN, Israels Gud, der dog to Gange havde ladet sig til Syne for ham
9Prandaj Zoti u zemërua me Solomonin, sepse zemra e tij qe larguar nga Zoti, Perëndia i Izraelit, që i ishte shfaqur dy herë,
10og udtrykkelig havde påbudt ham ikke at holde sig til fremmede Guder; men han holdt ikke, hvad HERREN havde påbudt ham.
10dhe lidhur me këtë e kishte urdhëruar të mos shkonte pas perëndive të tjera; por ai nuk respektoi atë që Zoti e kishte urdhëruar.
11Derfor sagde HERREN til Salomo: "Fordi det står således til med dig, og fordi du ikke har holdt min Pagt og mine Anordninger, som jeg pålagde dig, vil jeg visselig rive Riget fra dig og give din Træl det.
11Prandaj Zoti i tha Salomonit: "Me qenë se kë bërë këtë gjë dhe nuk ke respektuar besëlidhjen time dhe statutet e mia që të kisha urdhëruar, unë do të ta heq mbretërinë nga dora dhe do t'ja jap shërbëtorit tënd.
12Dog vil jeg ikke gøre det i din Levetid for din Fader Davids Skyld men jeg vil rive det ud af din Søns Hånd.
12Megjithatë, për dashurinë që ndiej për Davidin, atin tënd, këtë nuk do ta bëj gjatë jetës sate, por do ta heq nga duart e birit tënd.
13Kun vil jeg ikke rive hele Riget fra ham, men give din Søn en Stamme deraf for min Tjener Davids Skyld og for Jerusalems Skyld, den By, jeg udvalgte.
13Por nuk do t'i marr tërë mbretërinë, do t'i lë birit tënd një fis, për dashurinë që ndiej për Davidin, shërbëtorin tim, dhe për hir të Jeruzalemit që kam zgjedhur".
14HERREN gav Salomo en Modstander i Edomiten Hadad af Kongeslægten i Edom.
14Zoti ngriti kundër Salomonit një armik, Hadadin, Idumeon, që ishte një pasardhës i mbretit të Edomit.
15Thi dengang David lod Edomiterne hugge ned, da Hærføreren Joab drog op for at jorde de faldne og hugge alle af Mandkøn ned i Edom -
15Kur Davidi kishte vajtur të luftonte në Edom, dhe kur Joabi, komandant i ushtrisë, kishte dalë për të varrosur të vdekurit, mbasi kishte vrarë tërë meshkujt që ishin në Edom,
16Joab og hele Israel blev der i seks Måneder, til han havde udryddet alle af Mandkøn i Edom -
16(Joabi, pra, me të gjithë Izraelin kishte mbetur atje gjashtë muaj deri sa i shfarosi gjithë meshkujt në Edom),
17da var Adad med nogle edomitiske Mænd af hans Faders Folk flygtet ad Ægypten til. Dengang var Hadad endnu en lille Dreng.
17ndodhi që Hadadi arriti të ikë bashkë me disa Idumej në shërbim të atit të tij, për të vajtur në Egjipt. Atëherë Hadadi ishte djalosh.
18De brød op fra Midjan og nåede Paran; og efter at have taget nogle Mænd fra Paran med sig drog de til Ægypten, hvor Farao, Ægypterkongen, overlod ham et Hus, tilsagde ham daglig Føde og gav ham Land.
18Ata u nisën nga Madiani dhe shkuan në Paran; morën pastaj me vete njerëz nga Parani dhe arritën në Egjipt te Faraoni, mbret i Egjiptit, i cili i dha Hadadit një shtëpi, i siguroi ushqim dhe i dha madje edhe toka.
19Og da Farao fattede særlig Godhed for Hadad, gav han ham sin Svigerinde, en Søster til Dronning Takpenes, til Ægte.
19Hadadi ia fitoi zemrën Faraonit deri në atë pikë sa ai i dha për grua motrën e bashkëshortes së tij, motrën e mbretëreshës Tahpenes.
20Takpeness Søster fødte ham Sønnen Genubat; og da Takpenes havde vænnet Barnet fra i Faraos Hus, blev Genubat i Faraos Hus blandt Faraos egne Børn.
20Motra e Tahpenes i lindi djalin Genubath, që Tahpenes rriti në shtëpinë e Faraonit; dhe Genubathi mbeti në shtëpinë e Faraonit midis bijve të Faraonit.
21Da nu Hadad i Ægypten hørte, at David havde lagt sig til Hvile hos sine Fædre, og at Hærføreren Joab var død, sagde han til Farao: "Lad mig drage til mit Land!"
21Kur Hadadi në Egjipt mësoi që Davidi ishte shtrirë pranë etërve të tij në një gjumë të rëndë dhe që Joabi, komandant i ushtrisë kishte vdekur, Hadadi i tha Faraonit: "Më ler të iki, dhe të shkoj në vendin tim".
22Farao sagde til ham: "Hvad savner du her hos mig, siden du ønsker at drage til dit Land?" Men han svarede: "Å jo, lad mig nu rejse!" Så vendte Hadad tilbage til sit Land. Det var den ulykke, Hadad voldte: Han bragte Trængsel over Israel og blev Konge over Edom. -
22Faraoni iu përgjigj: "Çfarë të mungon tek unë që kërkon të shkosh në vendin tënd?". Ai i tha: "Asgjë, megjithatë më lër të shkoj".
23Fremdeles gav Gud ham en Modstander i Rezon, Eljadas Søn, der var flygtet fra sin Herre, Kong Hadadezer af Zoba.
23Perëndia ngriti kundër Salomonit një armik tjetër, Rezonin, birin e Eliadahut, që kishte ikur nga zotëria e tij, Hadadezeri, mbret i Tsobahut.
24Han samlede en Del Mænd om sig og blev Høvding for en Friskare. Han indtog Damaskus, satte sig fast der og blev Konge i Damaskus.
24Ai mblodhi rreth tij disa njerëz dhe u bë kryetar i një bande grabitësish, kur Davidi kishte masakruar ata të Tsobahut. Pastaj ata shkuan në Damask, u vendosën atje dhe mbretëruan në Damask.
25Han var Israels Modstander, så længe Salomo levede.
25Rezoni qe armik i Izraelit gjatë gjithë kohës së Salomonit (përveç së keqes që bëri Hadadi). Kishte neveri për Izraelin dhe mbretëroi në Siri.
26Endvidere var der Efraimiten Jeroboam, Nebats Søn, fra Zereda, som stod i Salomos Tjeneste, og hvis Moder hed Zerua og var Enke; han løftede Hånd mod Kongen.
26Edhe Jeroboami, shërbëtor i Salomonit, ngriti krye kundër mbretit. Ai ishte bir i Nebatit, Efrateut të Tseredës, dhe kishte nënë një të ve me emrin Tseruah.
27Hermed gik det således til Salomo byggede på Millo; han lukkede Hullet i sin Fader Davids By.
27Arsyeja pse ngriti krye kundër mbretit ishte kjo: Salomoni, duke ndërtuar Milon, kishte mbyllur të çarën e qytetit të Davidit, atit të tij.
28Nu var Jeroboam et dygtigt Menneske, og da Salomo så, hvorledes den unge Mand udførte Arbejdet, gav han ham Opsyn med hele Arbejdsstyrken af Josefs Hus.
28Jeroboami ishte një njeri i fortë dhe trim; dhe Salomoni, duke parë se si punonte ky i ri, i besoi mbikqyrjen e të gjithë atyre që merreshin me punimet e shtëpisë së Jozefit.
29På den Tid hændte det sig, engang Jeroboam var rejst fra Jerusalem, at Profeten Ahija fra Silo traf ham på Vejen. Ahija var iført en ny Kappe, og de to var ene på Marken.
29Në atë kohë, ndërsa Jeroboami po dilte nga Jeruzalemi, profeti Ahijah nga Shilohu, që kishte veshur një mantel të ri, e takoi rrugës; dhe ishin ata të dy vetëm në fushë.
30Da greb Ahija fat i den ny Kappe, han havde på, rev den i tolv Stykker
30Ahijahu mori mantelin e ri që vishte dhe e grisi në dymbëdhjetë pjesë;
31og sagde til Jeroboam: "Tag dig de ti Stykker, thi så siger HERREN, Israels Gud: Se, jeg river Riget ud af Salomos Hånd og giver dig de ti Stammer.
31pastaj i tha Jeroboamit: "Merr për vete dhjetë pjesë, sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do ta heq mbretërinë nga duart e Salomonit dhe do të të jap ty dhjetë fise,
32Den ene Stamme skal han beholde for min Tjener Davids Skyld og for Jerusalems Skyld, den By, jeg udvalgte af alle Israels Stammer;
32(por atij do t'i mbetet një fis për hir të Davidit, shërbëtorit tim, dhe për hir të Jeruzalemit, për qytetin që kam zgjedhur midis gjithë fiseve të Izraelit),
33det vil jeg gøre, fordi han har forladt mig og tilbedt Astarte, Zidoniernes Gudinde, Kemosj, Moabs Gud, og Milkom, Ammoniternes Gud, og ikke vandret på mine Veje og gjort, hvad der er ret i mine Øjne, eller holdt mine Anordninger og Lovbud som hans Fader David.
33sepse ata më kanë braktisur dhe kanë rënë përmbys përpara Ashtorethit, perëndeshës së Sidonitëve, përpara Kemoshit, perëndisë së Moabit, dhe përpara Milkomit, perëndisë së bijve të Amonit, dhe nuk kanë ecur në rrugët e mia për të bërë atë që është e drejtë në sytë e mi dhe për të respektuar statutet dhe dekretet e mia, ashtu si bëri ati i tij, Davidi.
34Fra ham vil jeg dog ikke tage Riget, men lade ham være Fyrste, så længe han lever, for min Tjener Davids Skyld, som jeg udvalgte, og som holdt mine Bud og Anordninger.
34Megjithatë nuk do të heq nga duart e tij tërë mbretërinë, sepse e kam caktuar princ për të gjithë kohën e jetës së tij, për dashurinë që ndjej për Davidin, shërbëtorin tim, që unë kam zgjedhur dhe që ka respektuar urdhërimet dhe statutet e mia.
35Men jeg vil tage Riget fra hans Søn og give dig det, de ti Stammer;
35Por do të heq mbretërinë nga duart e të birit, dhe do të të jap ty dhjetë fise;
36og hans Søn vil jeg give en Stamme, for at min Tjener David altid kan have en Lampe for mit Åsyn i Jerusalem, den By, jeg udvalgte for der at stedfæste mit Navn.
36birit të tij do t'i lë një fis, me qëllim që Davidi, shërbëtori im, të ketë gjithmonë një llambë para meje në Jeruzalem, qytet që kam zgjedhur për t'i vënë emrin tim.
37Men dig vil jeg tage og sætte til Hersker over alt, hvad du attrår, og du skal være Konge over Israel.
37Kështu do të të marr ty dhe ti do të mbretërosh mbi gjithçka dëshiron zemra jote, dhe do të jesh mbret i Izraelit.
38Dersom du da er lydig i alt hvad jeg byder dig, vandrer på mine Veje og gør, hvad der er ret i mine Øjne, så du holder mine Anordnioger og Bud, som min Tjener David gjorde, vil jeg være med dig og bygge dig et varigt Hus, som jeg gjorde det for David. Dig giver jeg Israel;
38Në rast se dëgjon me kujdes të gjitha ato që po të urdhëroj dhe ecën në rrugët e mia, dhe bën atë që është e drejtë në sytë e mi, duke respektuar statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu siç veproi Davidi, shërbëtori im, unë do të jem me ty dhe do të të ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme, ashtu si ja ndërtova Davidit, dhe do të të jap Izraelin;
39men jeg ydmyger Davids Slægt for den Sags Skyld, dog ikke for stedse!"
39për këtë do të poshtëroj pasardhësit e Davidit, por jo për gjithnjë"".
40Da nu Salomo stod Jeroboam efter Livet, flygtede han til Ægypten, til Ægypterkoogen Sjisjak; og han blev i Ægypten, til Salomo døde.
40Prandaj Salomoni kërkoi të shkaktonte vdekjen e Jeroboamit; por Jeroboami u ngrit dhe iku në Egjipt pranë Shishakut, mbretit të Egjiptit, dhe qëndroi në Egjipt deri sa vdiq Salomoni.
41Hvad der ellers er at fortælle om Salomo, alt, hvad han gjorde, og hans Visdom, står jo optegnet i Salomos Krønike.
41Pjesa tjetër e bëmave të Salomonit, gjithë ato që bëri dhe dituria e tij a nuk janë vallë të shkruara në librin e bëmave të Salomonit?
42Den Tid, Salomo herskede i Jerusalem over hele Israel, udgjorde fyrretyve År.
42Salomoni mbretëroi në Jeruzalem mbi të gjithë Izraelin dyzet vjet.
43Så lagde Salomo sig til Hvile hos sine Fædre og blev jordet i sin Fader Davids By. Og hans Søn Rehabeam blev Konge i hans Sted.
43Pastaj Salomonin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në qytetin e Davidit, atit të tij; në vend të tij mbretëroi i biri, Roboami.