1I hans niende Regeringsår på den tiende Dag i den tiende Måned drog Kong Nebukadnezar af Babel da med hele sin Hær mod Jerusalem og belejrede det, og de byggede Belejringstårne imod det rundt omkring;
1Vitin e nëntë të mbretërisë së tij në muajin e dhjetë, më dhjetë të muajit, ndodhi që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, erdhi me gjithë ushtrinë e tij kundër Jeruzalemit, ngriti kampin e tij kundër tij dhe ndërtoi përreth vepra rrethonjëse.
2og Belejringen varede til Kong Zedekias's ellevte Regeringsår.
2Kështu qyteti mbeti i rrethuar deri në vitin e njëmbëdhjetë të mbretit Sedekia.
3På den niende Dag i den fjerde Måned blev Hungersnøden hård i Byen, og Folket fra Landet havde ikke Brød.
3Ditën e nëntë të muajit të katërt, uria ishte aq e madhe në qytet sa që nuk kishte bukë për popullin e vendit.
4Da blev Byens Mur gennembrudt. Kongen og alle Krigsfolkene flygtede om Natten gennem Porten mellem de to Mure ved Kongens Have, medens Kaldæerne holdt Byen omringet, og han tog Vejen ad Arabalavningen til.
4Atëherë u hap një e çarë në muret e qytetit dhe tërë luftëtarët ikën natën, nëpër rrugën e portës midis dy mureve, që ndodhej pranë kopshtit të mbretit, megjithëse Kaldeasit ishin rreth qytetit. Kështu mbreti mori rrugën e Arabahut.
5Men Kaldæernes Hær satte efter Kongen og indhentede ham på Jerikosletten, efter at hele hans Hær var blevet splittet til alle Sider.
5Por ushria e Kaldeasve e ndoqi mbretin dhe e arriti në fushën e Jerikos, ndërsa tërë ushtria e tij shpërndahej larg tij.
6Så greb de Kongen og bragte ham op til Ribla til Babels Konge, der fældede Dommen over ham.
6Kështu ata e zunë mbretin dhe e çuan te mbreti i Babilonisë në Riblah, ku u shqiptua vendimi kundër tij.
7Hans Sønner lod han henrette i hans Påsyn, og på Zedekias selv lod han Øjnene stikke ud; derpå lod han ham lægge i Kobberlænker, og således førte de ham til Babel.
7Vranë pastaj bijtë e Sedekias në sytë e tij; pastaj i nxorën sytë Sedekias, e lidhën me zinxhira prej bronzi dhe e çuan në Babiloni.
8På den syvende Dag i den femte Måned, det var Babels Konge Nebukadnezars nittende Regeringsår, kom Nebuzaradan, Øversten for Livvagten, Babels Konges Tjener, til Jerusalem.
8Ditën e shtatë të muajit të pestë (ishte viti i nëntëmbëdhjetë i Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë) arriti në Jeruzalem Nebuzaradani, kapiteni i rojes personale, shërbëtor i mbretit të Babolonisë.
9Han satte Ild på HERRENs Hus og Kongens Palads og alle Husene i Jerusalem; på alle Stormændenes Huse satte han Ild;
9Ai dogji shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror, i vuri flakën tërë shtëpive të Jeruzalemit, domethënë tërë shtëpive të fisnikëve.
10og Murene om Jerusalem nedbrød alle Kaldæernes Folk, som Øversten for Livvagten havde med sig.
10Kështu tërë ushtria e Kaldeasve, që ishte me kapitenin e rojeve, shembi muret që rrethonin Jeruzalemin.
11De sidste Folk, som var tilbage i Byen, og Overløberne, der var gået over til Babels Konge, og,de sidste Håndværkere førte Nebuzaradan, Øversten for Livvagten, bort.
11Pastaj Nebuzaradani, kapiteni i rojeve, internoi pjesën tjetër të popullit që kishte mbetur në qytet, dezertorët që ishin hedhur nga ana e mbretit të Babilonisë dhe ata që mbeten nga turma.
12Men nogle af de fattigste at Folket fra Landet lod Øversten for Livvagten blive tilbage som Vingårdsmænd og Agerdyrkere.
12Por kapiteni i rojeve la disa nga më të varfërit e vendit të merreshin me punimin e vreshtave dhe të arave.
13Kobbersøjlerne i HERRENs Hus, Stellene og Kobberhavet i HERRENs Hus slog Kaldæerne i Stykker og førte Kobberet til Babel.
13Kaldeasit i bënë copë-copë shtyllat prej bronzi që ishin në shtëpinë e Zotit, qerret dhe detin prej bronzi që ishin në shtëpinë e Zotit, dhe e çuan bronzin në Babiloni.
14Karrene, Skovlene, Hnivene, Kanderne og alle Kobbersagerne, som brugtes ved Tjenesten, røvede de;
14Ata muarrën edhe tiganët, lopatëzat, thikat, kupat dhe të gjitha veglat prej bronzi, që përdoreshin gjatë shërbimit të tempullit.
15også Panderne og Skålene, alt, hvad der helt var af Guld eller Sølv, røvede Øversten for Livvagten.
15Kapiteni i rojes mori gjithashtu mangallët dhe kupat, ato gjëra që ishin prej ari dhe argjendi të pastër.
16De to Søjler, Havet og Stellene, som Salomo havde ladet lave til HERRENs Hus - Kobberet i alle disse Ting var ikke til at veje.
16Sa për dy shtyllat, detin dhe qerret që Salomoni kishte ndërtuar për shtëpinë e Zotit, bronzi i tërë këtyre objekteve kishte një peshë që nuk mund të llogaritej.
17Atten Alen høj var den ene Søjle, og der var et Søjlehoved af Kobber oven på den, tre Alen højt, og rundt om Søjlehovederne var der Fletværk og Granatæbler, alt af Kobber; og på samme Måde var det med den anden Søjle.
17Lartësia e një shtylle ishte tetëmbëdhjetë kubitë; mbi të kishte një kapitel prej bronzi. Lartësia e kapitelit ishte tre kubitë; rreth e qark kapitelit kishte një rrjetëz dhe disa shegë tërësisht prej bronzi. Shtylla tjetër, me rrjetëzën ishte njëlloj si kjo.
18Øversten for Livvagten tog Ypperstepræsten Seraja, Andenpræsten Zefanja og de tre Dørvogtere;
18Kapiteni i rojes mori Serajahun, kryepriftin, Sofonien, priftin e dytë dhe tre derëtarët.
19og fra Byen tog han en Hofmand, der havde Opsyn med Krigs folket, og fem Mænd, der hørte til Kongens nærmeste Omgivelser, og som endnu fandtes i Byen, desuden Hærførerens Skriver, der udskrev Folket fra Landet til Krigstjeneste, og dertil tresindstyve Mænd af Folket fra Landet, der fandtes i Byen,
19Nga qyteti mori edhe një eunuk që komandonte luftëtarët; pesë nga këshilltarët personalë të mbretit që i gjetën në qytet; sekretarin e komandantit të ushtrisë që rekrutonte popullin e vendit, dhe gjashtëdhjetë veta nga populli i vendit që u gjetën në qytet.
20dem tog Øversten for Livvagten Nebuzaradan og førte til Babels Konge i Ribla;
20Kështu Nebuzaradani, kapiten i rojes, i mori dhe i çoi te mbreti i Babilonisë në Riblah;
21og Babels Konge lod dem dræbe i Ribla i Hamats Land. Så førtes Juda i Landflygtighed fra sit Land.
21dhe mbreti i Babilonisë urdhëroi që të vriten në Riblah, në vendin e Hamathit. Kështu Juda u internua larg vendit të tij.
22Over de Folk, der blev tilbage i Judas Land, dem, Babels Konge Nebukadnezar lod blive tilbage, satte han Gedalja, Ahikams Søn, Sjafans Sønnesøn.
22Sa për popullin që mbeti në vendin e Judës, që e kishte lënë Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, ky vuri në krye të tij Gedaliahun, birin e Ahikamit, që ishte bir i Shafanit.
23Da nu alle Hærførerne med deres Folk hørte, at Babels Konge havde indsat Gedalja, kom de til ham i Mizpa, Jisjmael, Netanjas Søn, Johanan,Bareas Søn, Seraja, Tanhumets Søn fra Netofa, og Ja'azanja, Ma'akatitens Søn, tillige med deres Folk.
23Kur tërë kapitenët e trupave dhe njerëzit e tyre dëgjuan që mbreti i Babilonisë kishte caktuar Gedaliahun si qeveritar, shkuan te Gedaliahu në Mitspah; ata ishin Ishmaeli, bir i Nethaniahut, Johanani, bir i Kareahut, Serajahu, bir i Tanhumethit nga Netofahu, Jaazaniahu, bir i një Maakathitit, së bashku me njerëzit e tyre.
24Og Gedalja besvor dem og deres Folk og sagde: "Frygt ikke for Kaldæerne! Bliv i Landet og underkast eder Babels Konge, så vil det gå eder vel!"
24Gedaliahu iu betua atyre dhe njerëzve të tyre, duke thënë: "Mos kini frikë nga shërbëtorët e Kaldeasve; qëndroni në vend, i shërbeni mbretit të Babilonisë dhe do ta ndjeni veten mirë".
25Men i den syvende Måned kom Jisjmael, Netanjas Søn, Elisjamas Sønnesøo, en Mand af kongelig Byrd, med ti Mænd og slog Gedalja ihjel tillige med de Judæere og Kaldæere, der var hos ham i Mizpa.
25Por muajin e shtatë, Ishmaeli, bir i Nethaniahut, që ishte bir i Elishamit, nga familja mbretërore, erdhi bashkë me dhjetë njerëz; këta goditën dhe vranë Gedaliahun si edhe Judejtë dhe Kaldeasit që ishin me të në Mitspah.
26Da brød hele Folket, store og små, og Hærførerne op og drog til Ægypten; thi de frygtede for Kaldæerne.
26Atëherë tërë populli, nga më i vogli deri te më i madhi, dhe kapitenët e trupave u ngritën dhe shkuan në Egjipt, sepse kishin frikë nga Kaldeasit.
27I det syv og tredivte År efter Kong Jojakin af Judas Bortførelse på den syv og tyvende Dag i den tolvte Måned tog Babels Konge Evil-Merodak, der i det År kom på Tronen, Kong Jojakin af Juda til Nåde og førte ham ud af Fængselet.
27Në vitin e tridhjetë e shtatë të robërisë së Jehojakinit, mbretit të Judës, në muajin e dymbëdhjetë, ditën e njëzeteshtatë të muajit, Evilmerodaku, mbret i Babilonisë, pikërisht vitin që filloi të mbretërojë, fali Johajakinin, mbretin e Judës, dhe e nxori nga burgu.
28Han talte ham venligt til og gav ham Sæde oven for de Konger, der var hos ham i Babel.
28I foli me dashamirësi dhe i ofroi një fron më të lartë se ata që kishin mbretërit që ishin me të në Babiloni.
29Jojakin aflagde sin Fangedragt og spiste daglig hos ham, så længe han levede.
29Kështu Jehojakini ndërroi rrobat e tij prej të burgosurit dhe hëngri gjithnjë në prani të mbretit për të gjithë ditët e jetës së tij.
30Han fik sit daglige Underhold af Kongen, hver Dag hvad han behøvede for den Dag, så længe han levede.
30Ushqimi i tij ishte siguruar rregullisht nga mbreti, një racion në ditë, për të gjitha ditët e jetës së tij.