1Når du kommer ind i det Land, HERREN din Gud giver dig til Arv, og tager det i Besiddelse og bosætter dig deri,
1"Kur të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, dhe ta shtiesh në dorë dhe të banosh në të,
2skal du tage en Del af Førstegrøden af alle de Jordens Frugter, som du høster af det Land, HERREN din Gud giver dig, og lægge dem i en Kurv og begive dig til det Sted, HERREN din Gud udvælger til Bolig for sit Navn.
2do të marrësh disa nga prodhimet e para të të gjitha prodhimeve të tokës të mbledhura nga ti në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, do t'i vësh në një shportë dhe do të shkosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.
3Når du så kommer til den Præst, som er der på den Tid, skal du sige til ham: "Jeg vidner i Dag for HERREN din Gud, at jeg er kommet ind i det Land, HERREN tilsvor vore Fædre at ville give os."
3Pastaj do t'i paraqitesh priftit në funksion ato ditë dhe do t'i thuash: "Unë i deklaroj sot Zotit, Perëndisë tënd, që kam hyrë në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve tanë".
4Så skal Præsten tage Kurven af din Hånd og sætte den hen foran HERREN din Guds Alter.
4Atëherë prifti do të marrë shportën nga duart e tua dhe do ta vërë përpara altarit të Zotit, Perëndisë tënd;
5Derpå skal du tage til Orde og sige for HERREN din Guds Åsyn: "En omvankende Aramæer var min Stamfader; han drog ned til Ægypten og boede der som fremmed med nogle få Mænd, men der blev han til et stort, mægtigt og talrigt Folk.
5dhe ti do të përgjigjesh duke thënë para Zotit, Perëndisë tënd: "Ati im ishte një Arameo para se të vdesë; ai zbriti në Egjipt dhe banoi aty si i huaj me pak njerëz; aty u bë një komb i madh, i fuqishëm dhe i shumtë.
6Men Ægypterne mishandlede og plagede os og pålagde os hårdt Trællearbejde;
6Por Egjiptasit na trajtuan keq, na shtypën dhe na imponuan një skllavëri të rëndë.
7da råbte vi til HERREN, vore Fædres Gud, og HERREN hørte vor Røst og så til vor Elendighed, Møje og Trængsel;
7Atëherë bërtitëm dhe Zoti, Perëndia i etërve tanë, e dëgjoi zërin tonë, pa dëshpërimin tonë, punën tonë të rëndë dhe shtypjen tonë.
8og HERREN førte os ud af Ægypten med stærk Hånd og udstrakt Arm, med store, forfærdelige Gerninger og med Tegn og Undere;
8Kështu Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë, me gjëra të tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja;
9og han førte os til dette Sted og gav os dette Land, et Land, der, flyder med Mælk og Honning.
9pastaj na solli këtu dhe na dha këtë vend, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.
10Og her bringer jeg nu Førstegrøden af Frugterne af den Jord, du har givet mig, HERRE!" Derpå skal du stille Kurven hen for HERREN din Guds Åsyn og tilbede for HERREN din Guds Åsyn
10Dhe ja tani unë solla prodhimet e para të tokës që ti, o Zot, më ke dhënë!". Do t'i vendosësh para Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të biesh përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd;
11og så være glad over alt det gode, HERREN din Gud giver dig, sammen med din Husstand, Leviten og den fremmede, der bor i din Midte.
11dhe do të gëzoheni, ti, Leviti dhe i huaji që ndodhet në radhët e tua për të mirat që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë ty dhe shtëpisë sate.
12Når du det tredje År, Tiendeåret, er færdig med at aflevere hele Tienden af din Afgrøde og har givet Leviten, den fremmede, den faderløse og Enken den, så de kan spise sig mætte inden dine Porte,
12Kur të kesh mbaruar së dhëni tërë të dhjetat e të ardhurave të tua në vitin e tretë, viti i të dhjetave, dhe ua ke dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, me qëllim që t'i hanë brenda portave të tua dhe të ngopen,
13da skal du sige for HERREN din Guds Åsyn: "Jeg har leveret det hellige ud fra mit Hus, jeg har også givet Leviten, den fremmede, den faderløse og Enken det efter alt dit Bud, som du har givet os; jeg har ikke overtrådt noget af dine Bud og intet glemt.
13do të thuash përpara Zotit, Perëndisë tënd: "Unë kam hequr nga shtëpia ime atë që është shenjtëruar dhe ua kam dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhëruar; nuk kam shkelur as kam harruar asnjë nga urdhrat e tua.
14Jeg har ikke spist deraf, medens jeg havde Sorg, jeg har ikke været uren, da jeg afleverede det, og jeg har ikke givet en død noget deraf, jeg har adlydt HERREN min Guds Røst, jeg har handlet nøje efter dit Bud.
14Nuk i hëngra gjatë zisë sime, nuk mora prej tyre kur isha i papastër dhe nuk ua ofrova të vdekurve; iu binda zërit të Zotit, Perëndisë tim, dhe veprova në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhërar.
15Se derfor ned fra din hellige Bolig, fra Himmelen, og velsign dit Folk Israel og den Jord, du gav os, som du tilsvor vore Fædre, et Land, der flyder med Mælk og Honning!"
15Kthe ndaj nesh vështrimin tënd nga banesa jote e shenjtë, nga qielli, dhe beko popullin tënd të Izraelit dhe vendin që na ke dhënë, siç iu betove etërve tanë, një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.
16I Dag byder HERREN din Gud dig at handle efter disse Anordninger og Lovbud; hold dem derfor omhyggeligt af hele dit Hjerte og hele din Sjæl!
16Sot Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të zbatosh në praktikë këto statute dhe dekrete; ki kujdes që t'i zbatosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
17Du har i dag ladet HERREN tilsige dig, at han vil være din Gud, og at han vil sætte dig højt over alle Folk, som han har skabt, til Pris og Berømmelse og Ære.
17Ti sot deklarove që Zoti është Perëndia yt, që do të ecësh në rrugët e tij dhe do të respektosh statutet, urdhërimet dhe dekretet e tij, dhe do t'i bindesh zërit të tij.
18Og HERREN har i Dag ladet dig tilsige ham, at du vil være hans Ejendomsfolk, som han har sagt dig, og tage Vare på alle hans Bud,
18Sot Zoti ka deklaruar gjithashtu që ti je popull i tij, një thesar i veçantë, siç të ka thënë, me qëllim që ti të respektosh të githa urdhërimet e tij,
19og at du vil gå på hans Veje og holde hans Anordninger, Bud og Lovbud og høre hans Røst, og at du vil være HERREN din Gud et helligt Folk, som han har sagt.
19dhe ti të mund të lartësohesh mbi të gjitha kombet që ai ka bërë për lavdi, famë dhe zulmë dhe që ti të jesh një popull i shenjtëruar për Zotin, Perëndinë tënd, ashtu siç e ka thënë ai".