Danish

Shqip

Deuteronomy

28

1Men dersom du adlyder HERREN din Guds Røst og handler efter alle hans Bud, som jeg i Dag pålægger dig, så vil HERREN din Gud sætte dig højt over alle Folk på Jorden;
1"Tani, në rast se ti i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh tërë urdhërimet e tij që sot unë po të urdhëroj, do të ndodhë që Zoti, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi të gjitha kombet e dheut;
2og alle disse Velsignelser vil komme over dig og nå dig, dersom du adlyder HERREN din Guds Røst:
2të gjitha këto bekime do të bien mbi ty dhe do të të zënë, në rast se dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd:
3Velsignet skal du være i Staden, og velsignet skal du være på Marken!
3Do të jesh i bekuar në qytete dhe në fshatra.
4Velsignet dit Livs, din Jords og dit Kvægs Frugt, både Tillægget af dine Okser og dit Småkvægs Yngel!
4I bekuar do të jetë edhe fryti i barkut tënd, fryti i tokës dhe i bagëtisë sate, pjelljet e lopëve të tua dhe fryti i deleve të tua.
5Velsignet din kurv og dit Dejtrug!
5Të bekuara do të jenë shporta dhe magjja jote.
6Velsignet skal du være, når du går ind, og velsignet skal du være, når du går ud!
6Do të jesh i bekuar kur hyn dhe i bekuar kur del.
7Når dine Fjender rejser sig imod dig, skal HERREN slå dem på Flugt foran dig; ad een Vej skal de drage ud imod dig, men ad syv skal de flygte for dig.
7Zoti do të veprojë në mënyrë që armiqtë e tu, që ngrihen kundër teje, të munden para teje; do të dalin kundër teje nëpër një rrugë, por do të ikin para teje nëpër shtatë rrugë.
8HERREN skal byde sin Velsignelse være med dig i dine Lader og i alt, hvad du tager dig for, og velsigne dig i det Land, HERREN din Gud giver dig.
8Dhe Zoti do ta urdhërojë bekimin të ndodhet mbi ty në hambaret e tua dhe mbi të gjitha ato gjëra ku ti do të vësh dorë; dhe do të të bekojë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep.
9HERREN skal gøre dig til sit hellige Folk, som han tilsvor dig, når du holder HERREN din Guds Bud og vandrer på hans Veje.
9Zoti do të të vendosë në mënyrë që të jesh për të një popull i shenjtë, ashtu si të është betuar, në qoftë se do të respektosh urdhërimet e Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të ecësh në rrugët e tij;
10Og alle Jordens Folk skal se, at HERRENs Navn er nævnet over dig, og frygte dig.
10kështu tërë popujt e dheut do të shohin që ti je i thirrur me emrin e Zotit, dhe do të kenë frikë prej teje.
11HERREN skal give dig Geder i Overflod, Frugt af dit Moderliv, Frugt af dit kvæg og Frugt af din Jord i det Land, HERREN tilsvor dine Fædre at ville give dig.
11Zoti, Perëndia yt, do të të mbushë me të mira, me frytin e barkut tënd, me frytin e bagëtisë sate dhe me frytin e tokës sate në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve të tu.
12HERREN skal åbne dig sit rige Forrådskammer, Himmelen, for at give dit Land Regn i rette Tid og for at velsigne alt, hvad du tager dig for, og du skal låne ud til mange Folk, men selv skal du ikke låne.
12Zoti do të hapë për ty qiellin, thesarin e tij të mirë, për t'i dhënë tokës sate shiun në kohën e duhur dhe për të bekuar veprën e duarve të tua; ti do t'u japësh hua shumë kombeve, por nuk do të marrësh asgjë hua.
13HERREN skal gøre dig til Hoved og ikke til Hale, og det skal stadig gå opad for dig og ikke nedad, når du lytter til HERREN din Guds Bud, som jeg i Dag pålægger dig, og omhyggeligt handler efter dem
13Zoti do të bëjë që të jesh koka dhe jo bishti, dhe do të jesh gjithnjë lart dhe kurrë poshtë, në rast se u bindesh urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tënd, që sot të urdhëron t'i respektosh dhe t'i zbatosh në praktikë.
14uden at vige til højre eller venstre fra noget af de Bud, jeg i Dag pålægger eder, ved at holde dig til. andre Guder og dyrke dem.
14Kështu nuk do të shmangesh as djathtas, as majtas nga asnjë prej fjalëve që sot ju urdhëroj, për të shkuar pas perëndive të tjera dhe për t'u shërbyer atyre.
15Men hvis du ikke adlyder HERREN din Guds Røst og omhyggeligt handler efter alle hans Bud og Anordninger, som jeg i Dag pålægger dig, så skal alle disse Forbandelser komme over dig og nå dig:
15Por në rast se nuk i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, për të respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet dhe të gjitha statutet e tij që sot të urdhëroj, do të ndodhë që të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty dhe do të të gjejnë.
16Forbandet skal du være i Staden, og forbandet skal du være på Marken!
16Do të jesh i mallkuar në qytet dhe do të jesh i mallkuar në fshat.
17Forbandet din Kurv og dit Dejgtrug!
17Të mallkuara do të jenë shporta jote dhe magjja jote.
18Forbandet dit Livs og din Jords Frugt, Tillægget af dine Okser og dit Småkvægs Yngel!
18I mallkuar do të jetë fryti i barkut tënd, fryti i tokës sate, pjelljet e lopëve të tua dhe fryti i deleve të tua.
19Forbandet skal du være, når du går ind, og forbandet skal du være, når du går ud!
19Do të jesh i mallkuar kur hyn dhe i mallkuar kur del.
20HERREN skal sende Forbandelsen, Rædselen og Truselen over dig i alt, hvad du tager dig for, indtil du i en Hast bliver tilintetgjort og går til Grunde for dine onde Gerningers Skyld, fordi du forlod mig.
20Zoti do të dërgojë kundër teje mallkimin, rrëmujën dhe mosmiratimin për çdo gjë mbi të cilën do të vësh dorë dhe që do të bësh, deri sa ti të shkatërrohesh dhe të vdesësh shpejt, për shkak të ligësisë së veprimeve të tua në të cilat më ke braktisur.
21HERREN skal lade Pesten hænge ved dig, indtil den helt har udryddet dig fra det Land, du skal ind og tage i Besiddelse.
21Zoti do të bëjë që të të zërë murtaja, deri sa të konsumohesh prej saj në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.
22HERREN skal ramme dig med Svindsot, Feberglød, Betændelse og Hede, med Tørke, Kornbrand og Rust, og de skal forfølge dig, indtil du er gået til Grunde.
22Zoti do të godasë me ligështim, me ethe, me mahisje, me vapë djegëse, me shpatë, me plasje dhe vrug, që do të ndjekin deri në shkatërrimin tënd.
23Himmelen over dit Hoved skal blive som Kobber, Jorden under dig som Jern.
23Qielli mbi kokën tënde do të jetë prej bakri dhe toka poshtë teje do të jetë prej hekuri.
24Regnen over dit Land skal HERREN forvandle til Sand og Støv, som falder ned over dig fra Himmelen, indtil du er ødelagt.
24Zoti do ta kthejë shiun e vendit tënd në rërë dhe pluhur, që do të bien mbi ty deri sa të shkatërrohesh.
25HERREN skal slå dig foran dine Fjender; ad een Vej skal du drage ud imod dem, men ad syv skal du flygte for dem, og du skal blive en Skræmsel for alle Riger på Jorden.
25Zoti do të të braktisë në disfatë dhe në masakër para armiqve të tu; do të dalësh kundër tyre nga një rrugë dhe do të largohesh prej tyre duke ua mbathur nëpër shtatë rrugë; dhe kështu do të bëhesh një objekt urrejtjeje nga ana e të gjitha mbretërive të dheut.
26Dine Lig skal blive Føde for alle Himmelens Fugle og Jordens vilde Dyr, og ingen skal skræmme dem bort.
26Kufomat e tua do t'u shërbejnë si ushqim tërë zogjve të qiellit dhe kafshëve të tokës, dhe askush nuk ka për t'i përzënë.
27HERREN skal slå dig med Ægyptens Svulster, med Bylder, Skab og Skurv, der ikke kan læges.
27Zoti do të të godasë me ulcerën e Egjiptit, me hemorroidet, me zgjeben dhe me qerren, sëmundje nga të cilat nuk do të mund të shërohesh.
28HERREN skal slå dig med Vanvid, Blindhed og Vildelse.
28Zoti do të të godasë me marrëzinë, me verbërinë dhe me shushatjen e zemrës;
29Ved højlys Dag skal du famle dig frem, som den blinde famler sig frem i Mørket; alt, hvad du tager dig for, skal mislykkes for dig, du skal kues og plyndres alle Dage, og ingen skal frelse dig.
29dhe do të ecësh me tahmin në mes të ditës, ashtu si ecën i verbëri në errësirë; nuk do të kesh mbarësi në rrugët e tua, por do të jesh vetëm i shtypur dhe i zhveshur vazhdimisht pa pasur ndihmën e askujt.
30Den Kvinde, du trolover dig med, skal en anden favne; det Hus, du bygger dig, skal du ikke komme til at bo i; den Vingård, du planter, skal du ikke plukke Druer i;
30Do të fejohesh me një femër, por një burrë tjetër do të bjerë në shtrat me të; do të ndërtosh një shtëpi, por nuk do të banosh në të; do të mbjellësh një vresht, por nuk do të mbledhësh rrushin e tij.
31din Okse skal slagtes for dine Øjne, men du skal ikke spise deraf; dit Æsel skal røves i dit Påsyn og ikke komme tilbage til dig; dit Småkvæg skal komme i Fjendevold, og ingen skal hjælpe dig;
31Kau yt do të vritet para syve të tu, por ti nuk do të hash mishin e tij; gomarin tënd do të ta marrin në praninë tënde dhe nuk do të ta kthejnë; delet e tua do t'ua japin armiqve të tu dhe askush nuk do të të ndihmojë.
32dine Sønner og Døtre skal prisgives et fremmed Folk, og med egne Øjne skal du se det og vansmægte af Længsel efter dem Dagen lang, uden at du formår noget.
32Bijtë e tu dhe bijat e tua do t'i jepen një populli tjetër; sytë e tu do të shikojnë dhe do të përgjerohen tërë ditën nga dëshira për t'i parë, dhe dora jote do të jetë pa fuqi.
33Frugten af dit Land og af al din Møje skal fortæres af et Folk, du ikke kender; du skal kues og mishandles alle Dage;
33Një popull që ti nuk e ke njohur, do të hajë frytin e tokës sate dhe të gjithë mundit tënd, dhe pa tjetër do të jesh i shtypur dhe i dërmuar vazhdimisht.
34du skal blive afsindig ved alt, hvad du må se på.
34Do të çmëndesh para pamjes që do të shohin sytë e tu.
35HERREN skal slå dig på knæ og Læg med onde Svulster, der ikke kan læges, ja fra Fodsål til Isse.
35Zoti do të të godasë në gjunjët dhe në kofshët me një ulcer të keqe, nga e cila nuk do të mund të shërohesh, nga tabani i këmbëve deri në majë të kokës.
36Dig og din Konge, som du sætter over dig, skal HERREN føre til et Folk, som hverken du eller dine Fædre før kendte til, og der skal du dyrke fremmede Guder, Træ og Sten.
36Zoti do të të çojë ty dhe mbretin tënd, që e ke vënë mbi ty, në një komb që as ti, as etërit e tu, nuk e keni njohur; dhe atje do t'u shërbeni perëndive të tjera prej druri dhe prej guri;
37Du skal blive til Rædsel, Spot og Spe for alle de Folk, HERREN fører dig hen til.
37dhe do të bëhesh objekt habie, proverbi dhe talljeje në mes tërë popujve pranë të cilëve do të të çojë Zoti.
38Udsæd i Mængde skal du bringe ud på Marken, men kun høste lidt, thi Græshopperne skal fortære den;
38Do të çosh shumë farë në arë por do të korrësh pak, sepse karkaleci do ta gllabërojë.
39Vingårde skal du plante og dyrke, men Vin skal du ikke komme til at drikke eller oplagre, thi Ormene skal opæde Druen;
39Do të mbjellësh vreshta, do t'i punosh, por nuk do të pish verë as do të mbledhësh rrush, sepse krimbi do t'i hajë.
40Oliventræer skal du have overalt i dit Land, men med Olie skal du ikke komme til at salve dig, thi dine Oliven skal falde. af.
40Do të kesh ullinj në të gjithë territorin tënd, por nuk do të lyesh me vaj, sepse ullinjtë e tu do të bien.
41Sønner og Døtre skal du avle, men du skal ikke beholde dem, thi de skal gå i Fangenskab.
41Do të të lindin bij dhe bija, por nuk do të jenë të tutë, sepse do të shkojnë në skllavëri.
42Alle dine Træer og dit Lands Afgrøde skal Insekterne bemægtige sig.
42Tërë pemët e tua dhe frytet e tokës sate do të jenë pre nga karkalecit.
43Den fremmede, som er hos dig, skal hæve sig op over dig, højere og højere, men du skal synke dybere og dybere.
43I huaji që ndodhet në mes teje do të ngrihet gjithnjë e më lart mbi ty dhe ti do të biesh gjithnjë e më poshtë.
44De skal låne til dig, men du skal ikke låne til dem; de skal blive Hoved, og du skal blive Hale.
44Ai do të të japë hua, por ti nuk do t'i japësh hua atij; ai do të jetë koka dhe ti bishti.
45Alle disse Forbandelser skal komme over dig, forfølge dig og nå dig, til du er lagt øde, fordi du ikke adlød HERREN din Guds Røst, så du holdt hans Bud og Anordninger, som han pålagde dig;
45Të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty, do të të ndjekin dhe do të të zënë deri sa të shkatërrohesh, sepse nuk iu binde zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet që ai të ka urdhëruar.
46de skal til evig Tid følge dig o: dit Afkom som Tegn og Undere.
46Ato do të jenë si një shenjë dhe si një mrekulli për ty dhe pasardhësit e tu, për gjithnjë.
47Eftersom du ikke vilde tjene HERREN din Gud med Fryd og Hjertens Glæde, fordi du havde Overflod på alt,
47Sepse nuk i ke shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, me gëzim dhe hare në zemër për bollëkun në çdo gjë,
48skal du komme til at tjene dine Fjender, som HERREN vil sende imod dig, under Hunger og Tørst, Nøgenhed og Mangel på alt; han skal lægge Jernåg på din Nakke, indtil de har lagt dig øde.
48do t'u shërbesh armiqve të tu që Zoti do të dërgojë kundr teje, në një gjendje urije, etjeje, lakuriqësie dhe mungese të çdo gjëje; dhe ai do të vërë një zgjedhë të hekurt rreth qafës sate deri sa të të shkatërrojë.
49HERREN skal opbyde imod dig et Folk fra det fjerne, fra Jordens yderste Ende, et Folk med Ørnens Flugt, et Folk, hvis Sprog dut ikke forstår,
49Zoti do të sjellë kundër teje nga larg, nga skajet e dheut, një komb të shpejtë, si shqiponja që fluturon, një komb gjuhën e të cilit ti nuk do ta kuptosh,
50et Folk med hårde Ansigter, der ikke tager Hensyn til de gamle eller viser Skånsel mod de unge;
50një komb me një pamje të egër që nuk do të respektojë plakun dhe nuk do të ketë mëshirë për të voglin,
51det skal opæde dit Kvægs og din Jords Frugt, indtil du er lagt øde; det skal ikke levne dig Korn, Most eller Olie, tillæg af dine Okser eller Yngel af dit Småkvæg, indtil det har tilintetgjort dig;
51dhe do të hajë frytin e bagëtisë sate dhe prodhimin e tokës sate, deri sa të shkatërrohesh; dhe nuk do të lërë as grurë, as musht, as vaj as pjelljet e lopëve të tua ose pjelljet e deleve të tua, deri sa të të ketë shkatërruar.
52det skal belejre dig i alle dine Byer, indtil dine høje, stærke Mure, som du stoler på, er styrtet sammen overalt i dit Land; det skal besejre dig overalt inden dine Porte overalt i dit Land, som HERREN din Gud giver dig.
52Dhe do të rrethojë në të gjitha qytetet e tua, deri sa të rrëzohen në të gjithë vendin muret e larta dhe të fortifikuara te të cilat kishte besim. Do të të rrethojë në të gjitha qytetet e tua, në të gjithë vendin që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
53Og du skal fortære din Livsfrugt, Kødet af dine Sønner og Døtre, som HERREN din Gud giver dig, under den Trængsel og Nød, din Fjende bringer over dig;
53Përveç kësaj gjatë rrethimit dhe në fatkeqësinë në të cilën do të të katandisë armiku yt, do të hash frytin e barkut tënd, mishin e bijve dhe të bijave të tua, që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
54selv den mest forvænte og blødagtige af dine Mænd skal se skævt til sin Broder, til sin Hustru, der hviler i hans Favn, og til de sidste Sønner, han har tilbage,
54Njeriu më zemërbutë dhe më delikat do të ketë një zemër kaq keqdashëse ndaj vëllait të tij, ndaj gruas që pushon mbi kraharorin e tij e ndaj fëmijëve që ka akoma,
55så han ikke under en eneste af dem Kødet af sine Børn, som han fortærer, fordi der ikke er levnet ham noget under den Trængsel og Nød, din Fjende bringer over dig overalt inden dine Porte.
55sa të mos i japë asnjerit prej tyre mishin e bijve të tij, që ai do të hajë për vete, sepse nuk do t'i mbetet asgjë gjatë rrethimit dhe në mjerimin në të cilin do ta katandisin armiqtë e tu në të gjitha qytetet e tua.
56Og den mest forvænte og blødagtige af dine Kvinder, som aldrig har prøvet at træde med sin Fod på jorden for Blødagtighed og Forvænthed, skal se skævt til sin Mand, der hviler i hendes Favn, og til sin Søn og Datter,
56Gruaja më zemërbutë dhe delikate midis jush, që për delikatesën dhe elegancën e saj do të kishte guxuar të vendoste tabanin e këmbës në tokë, do të ketë një zemër keqbërëse ndaj burrit që pushon mbi gjirin e saj, ndaj djalit dhe vajzës së saj,
57så hun ikke under dem Efterbyrden, der går fra hende, eller de Børn, hun føder; men i Mangel på alt fortærer hun dem selv i Løndom under den Trængsel og Nød, din Fjende bringer over dig inden dine Porte!
57ndaj placentës që del nga barku i saj dhe ndaj fëmijëve që lind, sepse ajo do t'i hajë fshehurazi, për shkak se çdo gjë mungon gjatë rrethimit dhe për shkak të mjerimit të madh që do të pësosh nga armiqtë e tu në të gjitha qytetet e tua.
58Hvis du ikke omhyggeligt handler efter alle denne Lovs Ord, som står skrevet i denne Bog, og frygter dette herlige og forfærdelige Navn, HERREN din Gud,
58Po të mos kesh kujdes të zbatosh në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji, që janë shkruar në këtë libër, duke pasur frikë nga ky emër i lavdishëm dhe i tmerrshëm, Zoti, Perëndia yt,
59så skal HERREN sende uhørte Plager over dig og dit Afkom,svare og vedholdende Plager og ondartede, vedholdende Sygdomme,
59atëherë Zoti do të lëshojë mbi ty dhe mbi pasardhësit e tu mjerime të papërshkrueshme, të mëdha dhe të zgjatura, si dhe sëmundje të këqija dhe të qëndrueshme;
60og lade alle Ægyptens Sygdomme, som du gruer for, komme over dig, og de skal hænge ved dig;
60përveç kësaj do të kthejë mbi ty të gjitha sëmundjet e Egjiptit, nga të cilat kishe frikë, dhe ato do të të ngjiten.
61ja endog alle mulige Sygdomme og Plager, som der ikke er skrevet om i denne Lovbog, skal HERREN lade komme over dig, til du er lagt øde.
61Edhe të gjitha sëmundjet dhe tërë fatkeqësitë e pashkruara në librin e këtij ligji, Zoti do t'i sjellë mbi ty, deri sa të shkatërrohesh.
62Medens I før var talrige som Himmelens Stjerner, skal der kun blive nogle få Mænd tilbage af eder, fordi du ikke adlød HERREN din Guds Røst.
62Kështu do të mbeteni pak, mbasi keni qenë shumë si yjet e qiellit, sepse nuk i je bindur zërit të Zotit, Perëndisë tënd.
63Og ligesom HERREN før havde sin Glæde af at gøre vel imod eder og gøre eder mangfoldige, således skal HERREN da have sin Glæde af at tilintetgøre eder og lægge eder øde, og t skal drives bort fra det Land, du nu skal ind og tage i Besiddelse.
63Dhe do të ndodhë që, ashtu si Zoti ndjente kënaqësi t'ju bënte të mirë dhe t'ju shumëzonte, po kështu Zoti do të ndjejë kënaqësi duke ju zhdukur dhe shkatërruar; dhe do t'ju rrëmbejnë nga vendi ku po hyni për ta pushtuar.
64HERREN skal adsplitte dig blandt alle Folkeslagene fra den ene Ende af Jorden til den anden, og der skal du dyrke fremmede Guder, som hverken du eller dine Fædre før kendte til, Træ og Sten;
64Zoti do të të shpërndajë midis tërë popujve, nga njeri skaj i tokës në tjetrin; dhe atje ti do t'u shërbesh perëndive të tjera, që as ti as etërit e tu nuk i keni njohur kurrë, perëndi prej druri dhe prej guri.
65og blandt disse Folk skal du ikke få Ro eller finde Hvile for din Fod; thi der skal HERREN give dig et skælvende Hjerte, udtærede Øjne og en vansdsmægtende Sjæl.
65Dhe midis atyre kombeve nuk do të gjesh prehje dhe vend ku të pushojnë tabanët e këmbëve të tua; aty Zoti do të të japë një zemër të drithëruar, sy përgjërues dhe ankth në shpirt.
66Det skal syne,s dig, som hang dit Liv i en Tråd; du skal ængstes ved Dag og ved Nat og aldrig føle dig sikker på dit Liv.
66Jeta jote do të qëndrojë përpara pezull në pasiguri; do të dridhesh natën dhe ditën dhe nuk do të kesh asnjë siguri për qenien tënde.
67Om Morgenen skal du sige: "Gid det var Aften!" Og om Aftenen: "Gid det var Morgen!" Sådan Angst skal du gribes af, og så forfærdeligt bliver det, dine Øjne får at se.
67Në mëngjes do të thuash: "Ah, të ishte mbrëmje!", dhe në mbrëmje do të thuash: "Ah, të ishte mëngjes!", për shkak të llahtarës që do të mbushë zemrën tënde dhe të pamjes që do të shohin sytë e tu.
68Og HERREN skal føre dig tilbage til Ægypten på Skibe, ad den Vej, som jeg lovede dig, du aldrig mere skulde få at se; og der skal I stille eder til Salg for eders Fjender som Trælle og Trælkvinder, men der skal ingen være, som vil købe eder!
68Dhe Zoti do të të kthejë në Egjipt me anije, nëpër rrugën që të pata thënë: "Nuk do ta shohësh më kurrë!". Dhe aty do t'ju ofrojnë armiqve tuaj për t'ju shitur si skllevër dhe si skllave, por askush nuk do t'ju blejë".