Danish

Shqip

Exodus

33

1HERREN sagde til Moses: "Drag nu bort herfra med Folket, som du førte ud af Ægypten, til det Land, jeg tilsvor Abraham, Isak og Jakob med de Ord: Dit Afkom vil jeg give det!
1Zoti i tha Moisiut: "Shko, ngjitu që këtej, ti së bashku me popullin që nxore nga vendi i Egjiptit, drejt vendit, që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: "Unë do t'ua jap pasardhësve të tu".
2Jeg sender en Engel foran dig, og han skal drive Kana'anæerne, Amoriterne, Hetiterne, Perizziterne, Hivviterne og Jebusiterne bort
2Unë do të dërgoj një Engjëll para teje dhe do t'i dëboj Kananejtë, Amorejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
3til et Land, der flyder med Mælk og Honning. Men selv vil jeg ikke drage med i din Midte, thi du er et halsstarrigt Folk; drog jeg med, kunde jeg tilintetgøre dig undervejs!"
3Ngjitu drejt vendit ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, sepse unë do të ngjitem bashkë me ty, sepse je një popull me qafë të fortë, dhe nuk dua të të shfaros rrugës".
4Da Folket hørte denne onde Tidende, sørgede de, og ingen tog sine Smykker på.
4Kur populli dëgjoi këto fjalë të kobshme, ndjeu një hidhërim të thellë, dhe askush nuk vuri stolitë e tij.
5Da sagde HERREN til Moses: "Sig til Israeliterne; I er et halsstarrigt Folk! Vandrede jeg kun et eneste Øjeblik i din Midte, måtte jeg tilintetgøre dig. Tag du dine Smykker af, så skal jeg tænke over, hvad jeg vil gøre for dig!"
5Në fakt Zoti i kishte thënë Moisiut: "U thuaj bijve të Izraelit: "Ju jeni një popull me qafë të fortë; në qoftë se unë do të ngjitesha edhe për një çast të vetëm në mesin tënd, do të të konsumoja! Prandaj tani hiqi stolitë e tua dhe kështu unë do të di çfarë duhet të bëj me ty"".
6Da aflagde Israeliterne deres Smykker fra Horebs Bjerg af.
6Kështu bijtë e Izraelit i hoqën stolitë e tyre, që nga nisja e tyre nga mali Horeb e tutje.
7Moses plejede at tage Teltet og slå det op udenfor Lejren i nogen Afstand derfra; han gav det Navnet "Åbenbaringsteltet". Enhver som vilde rådspørge HERREN, gik ud til Åbenbaringsteltet uden for Lejren.
7Pastaj Moisiu mori çadrën dhe e ngriti jashtë kampit, larg tij dhe e quajti tenda e mbledhjes; kushdo që kërkonte Zotin, dilte drejt çadrës së mbledhjes, që ndodhej jashtë kampit.
8Men hver Gang Moses gik ud til teltet, rejste alt Folket sig op og stillede sig alle ved Indgangen til deres Telte og så efter Moses, indtil han kom ind i Teltet.
8Kur Moisiu dilte për të shkuar në çadër, tërë populli ngrihej, dhe secili rrinte më këmbë në hyrje të çadrës së vet dhe ndiqte me sy Moisiun, deri sa ai të hynte në çadër.
9Og når Moses kom ind Teltet, sænkede Skystøtten sig og stillede sig ved Indgangen til Teltet; da talede HERREN med Moses.
9Dhe kur Moisiu hynte në tendë, shtylla e resë zbriste dhe ndalej në hyrje të saj, dhe Zoti fliste me Moisiun.
10Men når alt Folket så Skystøtten stå ved Indgangen til Teltet, rejste de sig alle op og tilbad ved Indgangen til deres Telte.
10Tërë populli e shihte shtyllën e resë së ndaluar në hyrjen e çadrës; kështu tërë populli ngrihej dhe secili përkulej në hyrje të çadrës së vet.
11Så talede HERREN med Moses Ansigt til Ansigt, som når den ene Mand taler med den anden, og derpå vendte Moses tilbage til Lejren; men hans Medhjælper Josua, Nuns Søn, en ung Mand, veg ikke fra Teltet.
11Kështu Zoti fliste me Moisiun ballë për ballë, ashtu si një njeri flet me mikun e tij; pastaj Moisiu kthehej në kamp. Por Jozueu, biri i Nunit, zbatuesi i tij i ri, nuk largohej nga çadra.
12Moses sagde til HERREN: "Se, du siger til mig: Før dette Folk frem! Men du har ikke ladet mig vide, hvem du vil sende med mig; og dog har du sagt: Jeg kender dig ved Navn, og du har fundet Nåde for mine Øjne!
12Pastaj Moisiu i tha Zotit: "Pa shiko, ti më thua: "Bëj që ky popull të ngjitet". Por ti nuk më ke thënë cilin do të dërgosh me mua. Megjithatë ke thënë: "Unë të njoh personalisht dhe ke gjetur hir në sytë e mi".
13Hvis jeg nu virkelig har fundet Nåde for dine Øjne, så lær mig dine Veje at kende, at jeg kan kende dig og finde Nåde for dine Øjne; tænk dog på, at dette Folk er dit Folk!"
13Prandaj tani, që më ke me sy të mirë, më bëj të njohura rrugët e tua, që të kem mundësi të të njoh dhe të fitoj hir në sytë e tu. Merr parasysh gjithashtu se ky komb është populli yt".
14Han svarede: "Skal mit Åsyn da vandre med, og skal jeg således føre dig til Målet?"
14Zoti u përgjigj: "Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim".
15Da sagde Moses til ham: "Hvis dit Åsyn ikke vandrer med, så lad os ikke drage herfra!
15Atëherë Moisiu i tha: "Në qoftë se prania jote nuk vjen me mua, mos na nis që këtej.
16Hvorpå skal det dog kendes. at jeg har fundet Nåde for dine Øjne, jeg og dit Folk? Mon ikke på, at du vandrer med os, og der således vises os, mig og dit Folk, en Udmærkelse fremfor alle andle Folkeslag på Jorden?"
16Si do të mund të njihet tani që unë dhe populli yt, kemi gjetur hir në sytë e tu? Ndofta kjo ndodh sepse ti vjen me ne? Kështu unë dhe populli yt do të dallohemi nga tërë popujt që jetojnë mbi faqen e dheut".
17HERREN svarede Moses: "Også hvad du der siger, vil jeg gøre, thi du har fundet Nåde for mine Øjne, og jeg kalder dig ved Navn."
17Zoti i tha Moisiut: "Do ta bëj edhe këtë gjë që ke kërkuar, sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh personalisht".
18Da sagde Moses: "Lad mig dog skue din Herlighed!"
18Atëherë Moisiu tha: "Tregomë lavdinë tënde!".
19Han svarede: "Jeg vil lade al min Rigdom drage forbi dig og udråbe HERRENs Navn foran dig, thi jeg viser Nåde, mod hvem jeg vil, og Barmhjertighed, mod hvem jeg vil!"
19Zoti iu përgjigj: "Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj".
20Og han sagde: "Du kan ikke skue mit Åsyn, thi intet Menneske kan se mig og leve."
20Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë".
21Og HERREN sagde: "Se, her er et Sted i min Nærhed, stil dig på Klippen der!
21Pastaj Zoti tha: "Ja një vend afër meje; ti do të rrish mbi shkëmbin;
22Når da min Herlighed drager forbi, vil jeg lade dig stå i Klippehulen, og jeg vil dække dig 1ned min Hånd, indtil jeg er kommet forbi.
22dhe ndërsa do të kalojë lavdia ime, unë do të të vë në një të çarë të shkëmbit dhe do të të mbuloj me dorën time, deri sa të kem kaluar;
23Så tager jeg min Hånd bort, og da kan du se mig bagfra; men mit Åsyn kan ingen skue!"
23pastaj do ta tërheq dorën dhe ti do të më shikosh nga kurrizi; por fytyra ime nuk mund të shihet".