1Moses svarede; "Hvis de nu ikke tror mig og ikke hører mig, men siger, at HERREN ikke har åbenbaret sig for mig?"
1Moisiu u përgjigj dhe tha: "Por ja, ata nuk do të më besojnë as do t'i binden zërit tim, sepse do të thonë: "Zoti nuk të është shfaqur"".
2Da sagde HERREN til ham: "Hvad har du der i din Hånd?" Han svarede: "En Stav!"
2Atëherë Zoti i tha: "Ç'është ajo që ke në dorë?". Ai u përgjegj: "Një bastun".
3Og han sagde: "Kast den til Jorden!" Da kastede han den til Jorden, og den blev til en Slange, og Moses flyede for den.
3Zoti tha: "Hidhe për tokë". Ai e hodhi për tokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap.
4Og HERREN sagde til Moses: "Ræk Hånden ud og grib den i Halen!" Da rakte han sin Hånd ud, og den blev til en Stav i hans Hånd.
4Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Zgjate dorën dhe kape nga bishti". (Ai zgjati dorën dhe e mori, dhe në dorën e tij ai u bë një bastun).
5"For at de nemlig kan tro, at HERREN, deres Fædres Gud, Abrahams Gud, Isaks Gud og Jakobs Gud, har åbenbaret sig for dig."
5"Këtë ke për të bërë", tha Zoti, "me qëllim që të besojnë se Zoti, Perëndia i etërve të tyre, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit të është shfaqur".
6Og HERREN sagde fremdeles til ham: "Stik din Hånd ind på Brystet!" Da stak han sin Hånd ind på Brystet, og da han trak den ud, se, da var den hvid som Sne af Spedalskhed.
6Zoti i tha akoma: "Tani vër dorën në gjirin tënd". Dhe ai vuri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi, dhe ja, dora ishte lebrosur, e bardhë si bora.
7Derpå sagde han: "Stik atter Hånden ind på Brystet!" Så stak han atter Hånden ind på Brystet, og da han trak den ud, se, da var den igen som hans øvrige Legeme.
7Zoti i tha akoma: "Vëre përsëri dorën në gjirin tënd". Ai e vuri përsëri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi nga gjiri, dhe ja, ajo ishte bërë njëlloj si mishi i tij.
8"Hvis de nu ikke tror dig og lader sig overbevise af det første Tegn, så vil de tro det sidste;
8"Tani ka për të ndodhur që, po të jetë se nuk të besojnë dhe nuk e dëgjojnë zërin e shenjës së parë, do të besojnë zërin e shenjës së dytë.
9men hvis de end ikke tror på disse to Tegn og hører på dig, tag da Vand fra Nilen og hæld det ud på Jorden, så skal Vandet, som du tager fra Nilen, blive til Blod på Jorden."
9Por, në rast se ata nuk do t'u besojnë as këtyre dy shenjave dhe nuk do t'i binden zërit tënd, ti atëhere merr ujë nga lumi dhe derdhe mbi tokë të thatë; dhe uji që do të kesh marrë nga lumi do të bëhet gjak mbi tokën e thatë".
10Men Moses sagde til HERREN: "Ak, Herre, jeg er ingen veltalende Mand, jeg var det ikke før og er det heller ikke nu, efter at du har talet til din Tjener, thi jeg har svært ved at udtrykke mig og tale for mig."
10Atëherë Moisiu i tha Zotit: "Mjerisht, o Zot, unë nuk jam njeri i gojës; nuk isha i tillë në të kaluarën dhe nuk jam i tillë që kur i ke folur shërbëtorit tënd, sepse jam i ngathët në fjalë dhe kuvend".
11Da svarede HERREN ham: "Hvem har givet Mennesket Mund, og hvem gør stum eller døv, seende eller blind? Mon ikke jeg, HERREN?
11Zoti i tha: "Kush e ka bërë gojën e njeriut, ose kush e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër? A nuk jam unë vallë, Zoti?
12Gå derfor kun, jeg vil være med din Mund og lære dig, hvad du skal sige!"
12Dhe tani shko, unë do të jem me gojën tënde dhe do të të mësoj atë që duhet të thuash".
13Men han sagde: "Ak, Herre, send dog enhver anden end mig!"
13Por Moisiu tha: "Oh! Zot, dërgo mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!".
14Da blussede HERRENs Vrede op imod Moses, og han sagde: "Har du ikke din Broder Aron, Leviten? Han, ved jeg, kan tale for sig. Han er også allerede på Vej for at møde dig, og han vil glæde sig i sit Hjerte, når han ser dig;
14Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Moisiut, dhe i tha: "A nuk është ndofta Aaroni vëllai yt, Leviti? Unë e di që ai flet bukur. Ja tani, ai po del të të takojë; sa të të shohë do të ndjejë gëzim në zemër të vet.
15du skal tale til ham og lægge ham Ordene i Munden, så vil jeg være med din og hans Mund og lære eder, hvad I skal gøre.
15Ti do t'i flasësh dhe do t'i vësh fjalët në gojën e tij, dhe unë do të jem me gojën tënde dhe me gojën e tij dhe do t'ju mësoj atë që duhet të bëni.
16Han skal tale på dine Vegne til Folket; han skal være din Mund, og du skal være som Gud for ham.
16Ai do të jetë zëdhënësi yt në popull; kështu ai për ty do të jetë goja dhe ti për të do të jesh si Perëndia.
17Tag nu i din Hånd denne Stav, som du skal gøre Tegnene med!"
17Tani merr në dorë këtë bastun me të cilin ke për të bërë mrekullitë".
18Derefter vendte Moses tilbage til sin Svigerfader Jetro og sagde til ham: "Lad mig vende tilbage til mine Landsmænd i Ægypten og se, om de endnu er i Live!" Og Jetro svarede Mose's: "Drag bort i Fred!"
18Atëherë Moisiu iku, u kthye te Jethro, vjehrri i tij, dhe i tha: "Oh, lërmë të shkoj dhe të kthehem te vëllezërit e mi që janë në Egjipt, për të parë në se ende janë gjallë". Dhe Jethro i tha Moisiut: "Shko në paqe".
19Da sagde HERREN til Moses i Midjan: "Vend tilbage til Ægypten, thi alle de Mænd, der stod dig efter Livet, er døde."
19Zoti i tha Moisiut në Madian: "Shko, kthehu në Egjipt sepse të gjithë ata që kërkonin jetën tënde kanë vdekur".
20Så tog Moses sin Hustru og sin Søn og satte dem på sit Æsel og vendte tilbage til Ægypten; og Moses tog Guds Stav i Hånden.
20Kështu Moisiu mori të shoqen dhe bijtë e tij, i hipi mbi gomar dhe u kthye në vendin e Egjiptit. Dhe Moisiu mori në dorë bastunin e Perëndisë.
21Men HERREN sagde til Moses: "Når du vender tilbage til Ægypten, så mærk dig dette: Alle de Undergerninger, jeg giver dig Magt til at udføre, skal du gøre for Farao; men jeg vil forhærde hans Hjerte, så han ikke lader Folket rejse.
21Zoti i tha pastaj Moisiut: "Kur të jesh kthyer në Egjipt, do të kujdesesh të bësh para Faraonit tërë mrekullitë që të kam dhënë pushtet të kryesh; por unë do ta ngurtësoj zemrën e tij dhe ai nuk do ta lërë popullin të shkojë.
22Og da skal du sige til Farao: Så siger HERREN: Israel er min førstefødte Søn;
22Dhe ti do t'i thuash Faraonit: "Kështu thotë Zoti: Izraeli është biri im, i parëlinduri im".
23men da jeg sagde til dig: Lad min Søn rejse, for at han kan dyrke mig! da nægtede du at lade ham rejse. Se, jeg dræber din førstefødte Søn!"
23Prandaj unë të them: Lëre birin tim të shkojë, që të më shërbejë; por në qoftë se ti nuk e lë të shkojë, ja, unë do të vras birin tënd, të parëlindurin tënd".
24Men undervejs, i Natteherberget, kom HERREN imod ham og vilde dræbe ham.
24Por gjatë udhëtimit, në vendin ku kishin fushuar, Zoti shkoi të takojë Moisiun dhe u përpoq ta bënte të vdiste.
25Da greb Zippora en skarp Sten og afskar sin Søns Forhud og berørte hans Blusel dermed, idet hun sagde: "Du er mig en Blodbrudgom!"
25Atëherë Sefora mori një strall të mprehtë dhe preu prepucin e birit të saj dhe e hodhi në këmbët e Moisiut, duke thënë: "Ti për mua je një dhëndër në gjak!".
26Så lod han ham i Fred. Ved den Lejlighed brugte hun Ordet "Blodbrudgom" med Hentydning til Omskærelsen.
26Kështu Zoti e la. Atëherë ajo tha: "Ti je një dhëndër gjakatar", për shkak të rrethprerjes.
27Derpå sagde HERREN til Aron: "Gå Moses i Møde i Ørkenen!" Og han gik ud og traf ham ved Guds Bjerg og kyssede ham.
27Zoti i tha Aaronit: "Shko në shkretëtirë të takosh Moisiun". Dhe ai shkoi, e takoi atë në malin e Perëndisë dhe e puthi.
28Og Moses fortalte Aron om alt, hvad HERREN havde pålagt ham, og om alle de Tegn, han havde befalet ham at gøre.
28Dhe Moisiu i tregoi Aaronit tërë fjalët që Zoti e kishte porositur të thoshte, dhe tërë shenjat e mahnitshme që i kishte urdhëruar të bënte.
29Derefter gik Moses og Aron den og kaldte alle Israeliternes Ældste sammen;
29Atëherë Moisiu dhe Aaroni shkuan dhe mblodhën tërë pleqtë e bijve të Izraelit.
30og Aron fortalte alt, hvad HERREN havde sagt til Moses, og denne gjorde Tegnene i Folkets Påsyn.
30Dhe Aaroni tregoi tërë fjalët që Zoti i kishte thënë Moisiut, dhe bëri mrekullitë në sy të popullit.
31Da troede Folket, og da de hørte, at HERREN havde givet Agt på Israeliterne og set til deres Elendighed, bøjede de sig og tilbad.
31Kështu populli i besoi. Ata kuptuan që Zoti kishte vizituar bijtë e Izraelit dhe kishte parë dëshpërimin e tyre; dhe u përkulën dhe e adhuruan.