1Da sagde HERREN til Moses: "Se, jeg gør dig til Gud for Farao, men din Broder Aron skal være din Profet.
1Zoti i tha Moisiut: "Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin, dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt.
2Du skal sige til ham alt, hvad jeg pålægger dig, men din Broder Aron skal sige det til Farao, for at han skal lade Israeliterne rejse ud af sit Land.
2Ti do të thuash tërë ato që do të të urdhëroj unë dhe vëllai yt Aaroni do t'i flasë Faraonit, që t'i lërë të shkojnë bijtë e Izraelit nga vendi i tij.
3Men jeg vil forhærde Faraos Hjerte og derefter gøre mange Tegn og Undere i Ægypten.
3Por unë do ta ngurtësoj edhe më tepër zemrën e Faraonit dhe do t'i shumëzoj shenjat dhe mrekullitë e mia në vendin e Egjiptit.
4Farao skal ikke høre på eder, men jeg vil lægge min Hånd på Ægypten og føre mine Hærskarer, mit Folk Israeliterne, ud af Ægypten med vældige Straffedomme;
4Prandaj Faraoni nuk do t'jua vërë veshin, dhe kështu unë do ta zgjas dorën mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga vendi i Egjiptit radhët e mia, popullin tim, bijtë e Izraelit, duke dhënë ndëshkime të mëdha.
5og når jeg udrækker min Hånd mod Ægypten og fører Israeliterne ud derfra, skal Ægypterne kende, at jeg er HERREN."
5Egjiptasit do të marrin vesh atëherë që unë jam Zoti, kur do të shtrij dorën time mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga mesi i tyre bijtë e Izraelit".
6Da gjorde Moses og Aron, som HERREN pålagde dem.
6Dhe Moisiu dhe Aaroni vepruan kështu; ata bënë pikërisht ashtusiç i kishte urdhëruar Zoti.
7Moses var firsindstyve og Aron tre og firsindstyve År gammel, da de talte til Farao.
7Kur i folën Faraonit, Moisiu ishte tetëdhjetë vjeç dhe Aaroni tetëdhjetë e tre.
8Og HERREN talede til Moses og Aron og sagde:
8Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
9"Når Farao kræver et Under af eder, sig så til Aron: Tag din Stav og kast den ned foran Farao, så skal den blive til en Slange!"
9"Kur Faraoni t'ju flasë dhe t'ju thotë: "Bëni një mrekulli", ti do t'i thuash Aaronit: "Merr bastunin tënd dhe hidhe para Faraonit, që të bëhet gjarpër"".
10Da gik Moses og Aron til Farao og gjorde, som HERREN bød; og da Aron kastede sin Stav foran Farao og hans Tjenere, blev den til en Slange.
10Moisiu dhe Aaroni vajtën pra te Faraoni dhe vepruan ashtu, pikërisht siç i kishte urdhëruar Zoti. Aaroni e hodhi bastunin e tij përpara Faraonit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ai u bë gjarpër.
11Men Farao lod som Modtræk Vismændene og Besværgerne kalde, og de, Ægyptens Koglere, gjorde også det samme ved Hjælp af deres hemmelige Kunster;
11Atëherë edhe Faraoni thirri të diturit dhe yshtësit; dhe magjistarët e Egjiptit me artin e tyre të fshehtë bënë edhe ata të njëjtën gjë.
12de kastede hver sin Stav, og Stavene blev til Slanger, men Arons Stav opslugte deres Stave.
12Secili prej tyre hodhi bastunin e tij, dhe bastunët u bënë gjarpërinj; por bastuni i Aaronit i përpiu bastunët e tyre.
13Men Faraos Hjerte blev forhærdet, og han hørte ikke på dem, således som HERREN havde sagt.
13Por zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi ata, ashtu siç kishte thënë Zoti.
14HERREN sagde nu til Moses: "Faraos Hjerte er forstokket, han vægrer sig ved at lade Folket rejse.
14Zoti i tha Moisiut: "Zemra e Faraonit është ngulmuese;
15Gå derfor i Morgen tidlig til Farao, når han begiver sig ned til Vandet, og træd frem for ham ved Nilens Bred og tag Staven, der forvandledes til en Slange, i Hånden
15ai nuk pranon ta lërë popullin të shkojë. Shko te Faraoni nesër në mëngjes, kur ai ka për të dalë për të vajtur drejt ujit. Ti do të qëndrosh ta presësh në breg të lumit dhe do të marrësh në dorë bastunin që është shndërruar në gjarpër.
16og sig til ham: HERREN, Hebræernes Gud, sendte mig til dig med det Bud: Lad mit Folk rejse, at det kan dyrke mig i Ørkenen! Men hidtil har du ikke adlydt.
16Dhe do t'i thuash: "Zoti, Perëndia i Hebrenjve, më ka dërguar te ti që të të them: Lëre popullin tim të shkojë që të më shërbejë në shkretëtirë; por ja, deri tani nuk ke dëgjuar".
17Så siger HERREN: Deraf skal du kende, at jeg er HERREN: Se, jeg slår Vandet i Nilen med Staven, som jeg holder i min Hånd, og det skal forvandles til Blod,
17Kështu thotë Zoti: "Nga kjo do të kuptosh që unë jam Zoti; ja, me bastunin që kam në dorë unë do të rrah ujërat që janë në lumë, dhe ato do të shndërrohen në gjak.
18Fiskene i Nilen skal dø, og Nilen skal stinke, og Ægypterne skal væmmes ved at drikke Vand fra Nilen."
18Dhe peshqit që janë në lumë do të ngordhin, lumi do të mbajë erë të keqe, dhe Egjiptasve do t'u vijë ndot të pinë ujin e lumit"".
19Og HERREN sagde til Moses: "Sig til Aron: Tag din Stav og ræk din Hånd ud over Ægypternes Vande, deres Floder, Kanaler, Damme og alle Vandsamlinger, så skal Vandet blive til Blod, og der skal være Blod i hele Ægypten, både i Trækar og Stenkar."
19Dhe Zoti i tha Moisiut: "Thuaji Aaronit: "Merr bastunin tënd dhe shtrije dorën mbi ujërat e Egjiptit, mbi lumenjtë e tij, mbi kanalet e tij, mbi pellgjet e tij dhe mbi të gjitha depot e ujit; kështu ato do të bëhen gjak. Dhe do të ketë gjak në të gjithë vendin e Egjiptit, si në enët prej druri ashtu dhe në enët prej guri"".
20Og Moses og Aron gjorde, som HERREN bød; Moses løftede Staven og slog Vandet i Nilen for Øjnene af Farao og hans Tjenere, og alt Vandet i Nilen forvandledes til Blod;
20Moisiu dhe Aaroni vepruan ashtu, pikërisht siç i kishte urdhëruar Zoti. Kështu ai ngriti bastunin dhe rrahu ujërat që ndodheshin në lumë, para syve të Faraonit dhe para syve të shërbëtorëve të tij; dhe të gjitha ujërat që ishin në lumë u shndërruan në gjak.
21Fiskene i Nilen døde, og Nilen stank, så Ægypterne ikke kunde drikke Vand fra Nilen, og der var Blod i hele Ægypten.
21Dhe peshqit që ishin në lumë ngordhën; dhe lumi u qelb, kështu që Egjiptasit nuk mund të pinin më ujët e lumit. Kështu pati gjak në tërë vendin e Egjiptit.
22Men de Ægyptiske Koglere gjorde det samme ved Hjælp af deres hemmelige Kunster, og Faraos Hjerte blev forhærdet, så han ikke hørte på dem, således som HERREN havde sagt.
22Por magjistarët e Egjiptit bënë të njëjtën gjë me artet e tyre të fshehta; dhe zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi ata, ashtu siç kishte thënë Zoti.
23Da vendte Farao sig bort og gik hjem, og heller ikke dette lagde han sig på Sinde.
23Pas kësaj Faraoni ktheu krahët dhe u drejtua nga shtëpia e tij; dhe nuk i dha rëndësi as kësaj gjëje.
24Men alle Ægypterne gravede i Omegnen af Nilen efter Drikkevand, thi de kunde ikke drikke Nilvandet.
24Dhe tërë Egjiptasit gërmuan në afërsi të lumit për të kërkuar ujë të pijshëm, sepse nuk mund të pinin ujin e lumit.
25Og således gik der syv Dage, efter at HERREN havde slået Nilen.
25Kaluan kështu shtatë ditë, që kur Zoti kishte rrahur lumin.