1Josua, Nuns Søn, udsendte hemmeligt fra Sjittim to Mænd som Spejdere med den Befaling: "Gå hen og undersøg Landet, særlig Jeriko!" De gav sig da på Vej og kom ind i et Hus til en Skøge ved Navn Rahab, og der lagde de sig til Hvile.
1Jozueu, bir i Nunit, dërgoi dy burra te Shitimi për të vëzhguar fshehurazi, duke u thënë: "Shkoni, kontrolloni vendin dhe Jerikon". Kështu ata shkuan dhe hynë në shtëpinë e një prostitute, të quajtur Rahab, dhe aty banuan.
2Da blev der meldt Kongen af Jeriko: "Se, der er kommet nogle israelitiske Mænd hertil i Nat for at udspejde Landet!"
2Këtë gjë ia referuan mbretit të Jerikos, duke i thënë: "Ja, disa bij të Izraelit erdhën këtu sonte natën për të vëzhguar vendin".
3Og Kongen af Jeriko sendte Bud til Rahab og lod sige: "Udlever de Mænd, som er kommet til dig; thi de er kommet for at udspejde hele Landet!"
3Atëherë mbreti i Jerikos dërgoi t'i thotë Rahabit: "Nxirri jashtë njerëzit që kanë ardhur te ti dhe kanë hyrë në shtëpinë tënde, sepse ata kanë ardhur për të vëzhguar tërë vendin".
4Men Kvinden tog og skjulte de to Mænd og sagde: "Ja, Mændene kom ganske vist til mig, men jeg vidste ikke, hvor de var fra;
4Por gruaja i mori dy burrat dhe i fshehu; pastaj tha: "Éshtë e vërtetë, këta njerëz erdhën tek unë, por nuk dija nga ishin.
5og da Porten skulde lukkes i Mørkningen, gik Mændene bort. Jeg ved ikke, hvor de gik hen! Sæt hurtigt efter dem, så kan I indhente dem!"
5Në çastin kur mbyllej porta e qytetit, kur ishte errësuar, ata burra dolën; nuk e di se ku shkuan; ndiqini menjëherë, sepse mund t'i arrini".
6Men hun havde ført dem op på Taget og skjult dem under Hørstænglerne, som hun havde bredt ud på Taget.
6(Ajo përkundrazi i kishte hipur mbi çati dhe i kishte fshehur midis kërcejve të lirit, që i kishte shtrirë mbi shtrat).
7Mændene satte så efter dem ad Vejen til Jordan hen til Vadestederne, og Porten blev lukket, så snart Forfølgerne var udenfor.
7Atëherë ata i ndoqën në rrugën e Jordanit, në drejtim të vahut të lumit; dhe sapo dolën ndjekësit, porta u mbyll.
8Før de to Mænd endnu havde lagt sig, kom hun op på Taget til dem;
8Por para se t'i zinte gjumi spiunët, Rahabi u ngjit pranë tyre në çati,
9og hun sagde til dem: "Jeg ved, at HERREN har givet eder Landet, thi vi er grebet af Rædsel for eder, og alle Landets Indbyggere er skrækslagne over eder.
9dhe u tha atyre burrave: "Unë e di që Zoti ju ka dhënë vendin, që tmerri juaj na ka zënë, dhe që të gjithë banorët e vendit dridhen nga frika para jush.
10Thi vi har hørt, hvorledes HERREN lod Vandet i det røde Hav tørre bort foran eder, da I drog ud af Ægypten, og hvad I gjorde ved de to Amoriterkonger hinsides Jordan, Sihon og Og, på hvem I lagde Band.
10Sepse ne kemi dëgjuar si i thau ujërat e Detit të Kuq Zoti përpara jush kur dolët nga Egjipti, dhe atë që ju u bëtë dy mbretërve të Amorejve, matanë Jordanit, Sihonit dhe Ogut, që vendosët t'i shfarosni.
11Da vi hørte det, blev vi slaget af Rædsel og tabte alle Modet over for eder; thi HERREN eders Gud er Gud oppe i Himmelen og nede på Jorden.
11Duke dëgjuar këto gjëra zemra jonë u mpak, për shkakun tuaj askujt nuk i mbeti asnjë fije trimërie, sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë.
12Men tilsværg mig nu ved HERREN, at I vil vise Godhed mod mit Fædrene hus, ligesom jeg har vist Godhed mod eder, og giv mig et sikkert Tegn på,
12Prandaj, ju lutem, betohuni në emër të Zotit që, ashtu si kam treguar dhembshuri ndaj jush, edhe ju do të tregoni po atë dhembshuri ndaj shtëpisë së atit tim; më jepni, pra, një shenjë të sigurt,
13at I vil lade min Fader og Moder, mine Brødre og Søstre og alt, hvad deres er, blive i Live og redde os fra Døden!"
13që do t'i lini të gjallë atin tim, nënën time, vëllezërit dhe motrat e mia dhe të gjitha gjërat që u përkasin atyre, dhe që do të shpëtoni jetën tonë nga vdekja".
14Da sagde Mændene til hende: "Vi indestår med vort Liv for eder, hvis du ikke røber vort Forehavende; og når HERREN giver os Landet, vil vi vise dig Godhed og Trofasthed!"
14Ata burra iu përgjigjën: "Jeta jonë për atë tuajën, mjaft që të mos e tregoni çështjen tonë; dhe kur Zoti do të na japë vendin, ne do të të trajtojmë me mëshirë dhe me shpirtlirësi".
15Derpå hejsede hun dem med et Reb ned gennem Vinduet, thi hendes Hus lå ved Bymuren, og hun boede ved Muren;
15Atëherë ajo i zbriti nga dritarja me një litar, sepse shtëpia e saj ndodhej mbi muret e qytetit, dhe ajo banonte mbi muret.
16og hun sagde til dem: "Gå ud i Bjergene, for at eders Forfølgere ikke skal træffe eder, og hold eder skjult der i tre Dage, indtil eders Forfølgere er vendt tilbage; efter den Tid kan I gå eders Vej!"
16Dhe u tha atyre: "Shkoni në drejtim të malit, që ndjekësit tuaj të mos ju gjejnë; dhe qëndroni tri ditë të fshehur atje, deri sa të kthehen ndjekësit tuaj; pastaj do të vazhdoni rrugën tuaj".
17Mændene sagde til hende: "På denne Måde vil vi bære os ad med at holde den Ed, du har ladet os sværge
17Atëherë ata burra i thanë: "Ne do të çlirohemi nga betimi që na detyrove të bëjmë,
18Når vi kommer ind i Landet, skal du binde denne røde Snor fast i det Vindue, du har hejst os ned igennem, og så skal du samle din Fader og din Moder, dine Brødre og hele dit Fædrenehus hos dig i Huset.
18po të jetë se, kur të hyjmë në këtë vend, ti nuk ngjit në dritaren nga e cila po na zbret këtë kordon të hollë me ngjyrë të kuqerreme dhe po nuk mblodhe në shtëpinë tënde atin tënd, nënën tënde vëllezërit e tu dhe tërë familjen e atit tënd.
19Enhver, som så går uden for din Husdør, må selv tage Ansvaret for sit Liv, uden at der falder Skyld på os; men hvis der lægges Hånd på nogen af dem, som bliver i Huset hos dig, hviler Ansvaret på os.
19Por në rast se dikush del jashtë pragut të shtëpisë sate, gjaku i tij do të bjerë mbi krye të vet, dhe ne nuk do të kemi faj për këtë; por gjaku i kujtdo qoftë që do të jetë me ty në shtëpi do të bjerë mbi kokën tonë, në qoftë se dikush i prek me dorë.
20Hvis du derimod røber vort Forehavende, er vi løst fra den Ed, du lod os sværge!"
20Por në rast se ti tregon punën tonë, ne do të çlirohemi nga betimi që na ke detyruar të bëjmë".
21Da sagde hun: "Lad det være, som I siger!" Så lod hun dem drage bort; og hun bandt den røde Snor fast i Vinduet.
21Ajo tha: "U bëftë ashtu si thatë ju". Pastaj u nda me ta dhe ata ikën. Ajo lidhi në dritare kordonin e hollë të kuqerremë.
22Men de begav sig ud i Bjergene og blev der i tre Dage, indtil deres Forfølgere var vendt tilbage. Og Forfølgerne ledte overalt på Vejen uden at finde dem.
22Ata ikën, pra, dhe shkuan në mal ku ndenjën tri ditë, deri sa u kthyen ndjekësit; ndjekësit i kishin kërkuar gjatë gjithë rrugës, por pa i gjetur dot.
23Derpå begav de to Mænd sig på Tilbagevejen, og efter at være steget ned fra Bjergene gik de over Floden; og de kom til Josua, Nuns Søn, og fortalte ham alt, hvad der var hændet dem.
23Kështu të dy burrat u kthyen, zbritën nga mali, kaluan Jordanin dhe erdhën te Jozueu, bir i Nunit, dhe i treguan të gjitha ato që kishin kaluar.
24Og de sagde til Josua: "HERREN har givet hele Landet i vor Magt, og alle Landets Indbyggere er skrækslagne over os!"
24Dhe i thanë Jozueut: "Me siguri Zoti na e ka lënë në duart tona tërë vendin; që tani tërë banorët e vendit dridhen nga frika para nesh".