1Kun Jerobeam seisoi alttarilla uhraamassa, Beteliin tuli Juudasta Jumalan mies, jonka Herra oli lähettänyt.
1Dhe ja, një njeri i Perëndisë arriti nga Juda në Bethel me urdhër të Zotit, ndërsa Jeroboami qëndronte pranë altarit për të djegur temjan.
2Hän julisti alttarille Herran tuomion ja huusi: "Alttari, alttari! Näin sanoo Herra: 'Daavidin sukuun syntyy poika, Josia on hänen nimensä. Hän uhraa tällä alttarilla kukkuloitten papit, jotka polttavat täällä uhreja. Tällä alttarilla poltetaan vielä ihmisten luita!'"
2Me urdhër të Zotit klithi kundër altarit dhe tha: "Altar, altar, kështu thotë Zoti: "Ja, në shtëpinë e Davidit do të lindë një djalë, i quajtur Jozia, i cili ka për të flijuar mbi ty priftërinjtë e vendeve të larta dhe do të djegë mbi ty kocka njerëzore"".
3Hän ilmoitti myös, että nähtäisiin ennusmerkki. Hän sanoi: "Tämä on merkki siitä, että Herra on näin puhunut: alttari halkeaa, ja tuhka leviää sen päältä ympäriinsä."
3Po atë ditë dha një shenjë të mrekullueshme, duke thënë: "Kjo është shenja për të cilën foli Zoti; ja, altari do të çahet dhe hiri që është mbi të do të shpërndahet".
4Kun kuningas Jerobeam kuuli sanat, joilla Jumalan mies tuomitsi Betelin alttarin, hän osoitti alttarilta kädellään miestä ja huusi: "Ottakaa hänet kiinni!" Silloin hänen ojennettu kätensä jäykistyi, eikä hän voinut laskea sitä.
4Kur mbreti Jeroboam dëgjoi fjalët që njeriu i Perëndisë kishte shqiptuar kundër altarit në Bethel, shtriu dorën nga altari dhe tha: "Kapeni!". Por dora që Jeroboami kishte shtrirë kundër tij u tha dhe nuk mundi më ta tërheqë.
5Alttari halkesi ja tuhka levisi alttarilta sen ennustuksen mukaisesti, jonka Jumalan mies oli Herran käskystä julistanut.
5Përveç kësaj, altari u ça dhe hiri i tij u shpërnda, sipas shenjës që njeriu i Perëndisë kishte dhënë me urdhër të Zotit.
6Tämän nähdessään kuningas sanoi Jumalan miehelle: "Pyydä Herraa, Jumalaasi, leppymään ja rukoile puolestani, jotta voisin laskea käteni." Jumalan mies pyysi Herraa armahtamaan kuningasta, ja kuninkaan käsi tuli entiselleen, niin että hän pystyi laskemaan sen.
6Atëherë mbreti iu drejtua njeriut të Zotit dhe i tha: Oh, lutju shumë Zotit, Perëndisë tënd, dhe lutu për mua, deri sa të më ripërtërihet dora". Njeriu i Perëndisë iu lut shumë Zotit dhe mbretit iu ripërtëri dora, ashtu siç ishte më parë.
7Kuningas sanoi Jumalan miehelle: "Tule kotiini aterialle. Minä annan sinulle lahjan."
7Atëherë mbreti i tha njeriut të Perëndisë: "Eja në shtëpi bashkë me mua që ta marrësh veten; do të të bëj edhe një dhuratë".
8Mutta Jumalan mies sanoi kuninkaalle: "Minä en tule mukaasi, vaikka antaisit minulle puolet talostasi. Täällä minä en syö leipää enkä juo vettä,
8Por njeriu i Perëndisë iu përgjigj mbretit: "Edhe sikur të më jepje gjysmën e shtëpisë sate, unë nuk do të vija me ty dhe as do të haja bukë e as do të pija ujë në këtë vend,
9sillä Herra on kieltänyt sen minulta. Hän sanoi minulle: 'Älä syö leipää, älä juo vettä äläkä palaa kulkemaasi tietä.'"
9sepse kështu më ka urdhëruar Zoti: "Ti nuk do të hash bukë as do të pish ujë dhe nuk do të kthehesh nga rruga që ke përshkuar kur shkove".
10Hän lähti pois toista kautta eikä palannut sitä tietä, jota oli tullut Beteliin.
10Kështu ai shkoi nëpër një rrugë tjetër dhe nuk u kthye nëpër rrugën që kishte përshkuar kur vajti në Bethel.
11Betelissä asui vanha profeetta. Hänen poikansa tulivat ja kertoivat hänelle kaiken, mitä Jumalan mies sinä päivänä oli Betelissä tehnyt. Kaiken senkin, mitä hän oli kuninkaalle sanonut, he kertoivat isälleen.
11Në Bethel banonte një profet plak; bijtë e tij shkuan e treguan tërë atë që njeriu i Perëndisë kishte bërë atë ditë në Bethel dhe i treguan atit të tyre fjalët që ai i kishte thënë mbretit.
12Heidän isänsä kysyi heiltä: "Mitä tietä hän lähti?" Hänen poikansa näyttivät, mitä tietä Juudasta tullut Jumalan mies oli mennyt.
12I ati i pyeti ata: "Nëpër çfarë rruge iku?". Ç'është e vërteta, bijtë e tij e kishin parë nëpër çfarë rruge kishte shkuar njeriu i Perëndisë i ardhur nga Juda.
13Hän sanoi pojilleen: "Satuloikaa minulle aasi." He satuloivat hänelle aasin, ja hän nousi sen selkään.
13Atëherë ai u tha bijve të tij: "Më shaloni gomarin". I shaluan gomarin dhe ai hipi mbi të;
14Hän lähti Jumalan miehen perään ja tapasi hänet istumassa suuren puun alla. Hän sanoi miehelle: "Oletko sinä se Jumalan mies, joka tuli Juudasta?" "Olen", tämä vastasi.
14e ndoqi njeriun e Perëndisë dhe e gjeti ulur nën një lis dhe i tha: "A je ti njeriu i Perëndisë që ka ardhur nga Juda?". Ai iu përgjigj: "Jam unë".
15Hän sanoi miehelle: "Tule kotiini syömään kanssani."
15Atëherë profeti plak i tha: "Eja në shtëpinë time për të ngrënë diçka".
16Mutta mies sanoi: "Minä en saa kääntyä takaisin enkä tulla kotiisi. Myöskään en saa syödä leipää enkä juoda vettä täällä kanssasi.
16Por ai u përgjigj: "Nuk mund të kthehem prapa as të vij me ty, nuk mund të ha bukë dhe të pi ujë me ty në këtë vend,
17Herra on kieltänyt sen minulta sanoen: 'Älä syö siellä leipää, älä juo vettä äläkä palaa samaa tietä, jota sinne menit.'"
17sepse Zoti më ka thënë: "Ti atje nuk do të hash bukë as do të pish ujë, dhe nuk do të kthehesh nëpër rrugën e përshkuar kur shkove".
18Vanhus sanoi miehelle: "Minä olen profeetta niin kuin sinäkin. Sain enkeliltä tämän Herran sanan: 'Tuo hänet kanssasi taloosi, jotta hän saisi syödä ja juoda.'" Mutta tämän hän valehteli.
18Tjetri i tha: "Edhe unë jam profet si ti; dhe një engjëll më ka folur nga ana e Zotit, duke thënë: "Merre me vete në shtëpinë tënde që të hajë bukë dhe të pijë ujë"". Por ai gënjente.
19Jumalan mies kääntyi takaisin hänen kanssaan ja söi leipää ja joi vettä hänen kotonaan.
19Kështu njeriu i Perëndisë u kthye prapa bashkë me të dhe hëngri bukë në shtëpinë e atij dhe piu ujë.
20Kun he istuivat pöydässä, Herralta tuli sana profeetalle, joka oli hakenut miehen luokseen.
20Ndërsa ishin ulur në tryezë, fjala e Zotit iu drejtua profetit që e kishte kthyer prapa;
21Hän julisti Juudasta tulleelle Jumalan miehelle: "Näin sanoo Herra: 'Sinä et ole noudattanut Herran sanaa etkä ole totellut käskyä, jonka Herra, sinun Jumalasi, sinulle antoi.
21dhe ai i thirri njeriut të Perëndisë të ardhur nga Juda, duke thënë: "Kështu flet Zoti: "Me qenë se nuk iu binde urdhërit të Zotit dhe nuk respektove porosinë e Zotit, Perëndisë tënd, që të kishte dhënë,
22Sinä olet kääntynyt takaisin ja syönyt ja juonut paikassa, jossa kielsin sinua syömästä leipää ja juomasta vettä. Tämän vuoksi sinun ruumiisi ei pääse isiesi hautaan.'"
22por u ktheve prapa dhe hëngre bukë e pive ujë në vendin që Zoti të pati thënë: "Mos ha bukë e mos pi ujë", kufoma jote nuk ka për të hyrë në varret e prindërve të tu".
23Kun he olivat syöneet ja juoneet, vanhus satuloi aasin profeetalle, jonka oli tuonut luokseen.
23Kur mbaroi së ngrëni dhe së piri, profeti që e kishte kthyer prapa i shaloi gomarin.
24Mies lähti matkaan, ja leijona tuli tiellä häntä vastaan ja tappoi hänet. Hänen ruumiinsa jäi tielle lojumaan. Aasi seisoi sen vieressä, ja leijona seisoi toisella puolen.
24Kështu ai u nis, por një luan i doli rrugës dhe e vrau. Kufoma e tij u hodh në mes të rrugës, ndërsa gomari i qëndronte afër dhe vetë luani mbeti pranë kufomës.
25Ihmisiä kulki ohi, ja he näkivät, että tiellä lojui ruumis ja leijona seisoi sen vieressä. He kertoivat tästä tultuaan kaupunkiin, jossa vanha profeetta asui.
25Disa njerëz kaluan andej dhe panë kufomën të hedhur në rrugë dhe luanin që rrinte afër kufomës; ata shkuan dhe e treguan këtë gjë në qytetin ku banonte profeti plak.
26Profeetta, joka oli tuonut miehen tieltä takaisin, kuuli puheet ja sanoi: "Se on se Jumalan mies, joka ei totellut Herran käskyä. Herra on antanut hänet leijonalle, ja se on raadellut ja tappanut hänet, juuri niin kuin Herra oli hänelle sanonut."
26Sa e dëgjoi profeti që e kishte kthyer prapa, ai tha: "Éshtë njeriu i Perëndisë, që nuk iu bind urdhërit të Zotit; për këtë arësye Zoti e ka lënë në kthetrat e një luani, që e ka shqyer dhe vrarë, sipas fjalës që kishte thënë Zoti".
27Hän sanoi pojilleen: "Satuloikaa minulle aasi", ja he satuloivat sen.
27Pastaj iu drejtua bijve të tij dhe u tha: "Më shaloni gomarin". Ata ia shaluan.
28Hän lähti matkaan ja löysi miehen ruumiin tiellä lojumasta. Aasi ja leijona seisoivat ruumiin vieressä. Leijona ei ollut syönyt ruumista eikä raadellut aasia.
28Kështu ai u nis dhe e gjeti kufomën të hedhur në mes të rrugës, ndërsa gomari dhe luani rrinin afër kufomës; luani nuk e kishte ngrënë kufomën as kishte shqyer gomarin.
29Profeetta nosti Jumalan miehen ruumiin aasin selkään ja toi sen takaisin. Hän palasi kaupunkiin pitääkseen vainajalle valittajaiset ja haudatakseen hänet.
29Profeti mori kufomën e njeriut të Perëndisë, e ngarkoi mbi gomarin dhe u kthye; kështu profeti plak u kthye në qytet për ta vajtuar dhe për ta varrosur.
30Hän vei ruumiin omaan sukuhautaansa, ja vainajalle pidettiin valittajaiset. Surijat huusivat: "Oi veljeni, veljeni!"
30E vendosi kufomën në varrin e tij; dhe filluan ta qajnë, duke thënë: "Oh, vëllai im!".
31Haudattuaan miehen vanha profeetta sanoi pojilleen: "Kun minä kuolen, pankaa minut siihen hautaan, johon Jumalan mies on haudattu. Asettakaa minun luuni hänen luittensa viereen.
31Mbas varrimit, profeti plak u tha bijve të tij: "Kur të vdes unë, më varrosni në varrin e njeriut të Perëndisë; m'i vini kockat pranë kockave të tij.
32Sillä se tuomio on käyvä toteen, jonka hän Herran käskystä langetti Betelin alttarille ja kaikille uhrikukkuloiden pyhäköille, joita on Samarian kaupungeissa."
32Sepse me siguri do të vërtetohet fjala e thënë prej tij me urdhër të Zotit kundër altarit të Bethelit dhe kundër tërë shenjtërorëve të vendeve të larta në qytetet e Samarisë".
33Tämänkään jälkeen Jerobeam ei kääntynyt takaisin väärältä tieltään. Hän otti edelleenkin uhrikukkuloille pappeja tavallisen kansan parista. Jokainen, joka vain halusi, sai häneltä vihkimyksen ja pääsi näin uhrikukkuloille papiksi.
33Mbas kësaj ngjarjeje, Jeroboami nuk u tërhoq nga rruga e tij e keqe, por bëri priftërinj të tjerë për vendet e larta, duke i marrë nga çdo shtresë personash; kushdo që e dëshironte, shenjtërohej prej tij dhe bëhej prift i vendeve të larta.
34Tästä tuli Jerobeamin suvulle synti, jonka vuoksi se tuhottiin ja hävitettiin maan päältä.
34Ky qe mëkati i shtëpisë së Jeroboamit, që shkaktoi shkatërrimin e saj dhe shfarosjen e saj nga faqja e dheut.