1Nuori Samuel palveli Herraa Eelin luona. Siihen aikaan Herra puhui ihmisille vain harvoin eikä näkyjä usein nähty.
1Samueli i ri i shërbente Zotit në prani të Eliut. Fjala e Zotit ishte e rrallë në ato ditë, dhe nuk kishte ndonjë zbulesë të gjerë.
2Eräänä iltana Eeli oli jo mennyt nukkumaan. Hänen silmänsä olivat hämärtyneet niin että hän tuskin näki.
2Në atë kohë Eli rrinte shtrirë në vendin e tij të zakonshëm (tani shikimi i tij kishte filluar të errësohej dhe ai nuk mund të shikonte).
3Jumalan lamppu paloi vielä, ja Samuel oli asettunut nukkumaan pyhäkköön, jossa Jumalan liitonarkku oli.
3Llampa e Perëndis nuk ishte shuar akoma dhe Samueli ishte shtrirë në tabernakullin e Zotit, ku gjendej edhe arka e Perëndisë.
4Silloin Herra kutsui Samuelia nimeltä. Hän vastasi: "Täällä minä olen",
4Atëherë Zoti thirri Samuelin që u përgjegj: "Ja ku jam!".
5juoksi Eelin luo ja sanoi: "Kutsuit minua. Tässä olen." Mutta Eeli vastasi: "En minä kutsunut. Mene takaisin nukkumaan." Samuel palasi vuoteelleen.
5Pastaj vrapoi tek Eli dhe i tha: "Ja ku jam, se ti më thirre". Ai u përgjegj: "Unë nuk të kam thirrur, shko të flesh". Kështu ai vajti të flerë.
6Herra huusi uudelleen: "Samuel!" Samuel nousi, meni Eelin luo ja sanoi: "Kutsuit minua. Tässä olen." Mutta Eeli vastasi: "Ei, poikani, en minä kutsunut. Mene takaisin nukkumaan."
6Zoti e thirri përsëri Samuelin. Dhe Samueli u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: "Ja ku jam, se ti më thirre". Por ai u përgjegj: "Biri im, unë nuk të kam thirrur; shko të flesh".
7Silloin Samuel ei vielä tuntenut Herraa eikä Herra ollut ennen puhunut hänelle.
7(Por Samueli nuk e njihte akoma Zotin, dhe fjala e tij nuk i ishte shfaqur akoma).
8Sitten Herra kutsui Samuelia kolmannen kerran, ja Samuel nousi, meni Eelin luo ja sanoi: "Kutsuit minua. Tässä olen." Nyt Eeli ymmärsi, että Herra kutsui poikaa,
8Zoti e thirri përsëri për të tretën herë Samuelin. Kështu ai u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: "Ja ku jam, se ti më thirre". Atëherë Eli kuptoi që Zoti e thërriste të riun.
9ja hän sanoi: "Mene nukkumaan, mutta jos joku vielä kerran kutsuu sinua, vastaa näin: Puhu, Herra, palvelijasi kuulee." Ja Samuel meni takaisin vuoteelleen.
9Prandaj Eli i tha Samuelit: "Shko e bjer dhe, në qoftë se të thërret prapë, do të thuash: "Folë, o Zot, sepse shërbëtori yt të dëgjon"". Kështu Samueli vajti të shtrihet në vendin e tij.
10Silloin Herra tuli, seisahtui ja huusi kuten edellisilläkin kerroilla: "Samuel, Samuel!" Samuel vastasi: "Puhu, palvelijasi kuulee."
10Pastaj Zoti erdhi, u vendos aty afër dhe thirri si herët e tjera: "Samuel, Samuel!". Samueli u përgjegj: "Folë, sepse shërbëtori yt të dëgjon".
11Herra sanoi Samuelille: "Pian minä teen Israelissa sellaisen teon, että joka siitä kuulee, sen molemmat korvat soivat.
11Atëherë Zoti i tha Samuelit: "Ja, jam duke bërë në Izrael një gjë që do të shungullojë veshët e kujtdo që ka për ta dëgjuar.
12Sinä päivänä toteutan sen, mitä olen puhunut Eelille ja hänen suvulleen, alusta loppuun saakka.
12Atë ditë unë do të kryej kundër Eliut të gjitha ato që thashë lidhur me shtëpinë e tij, nga fillimi deri në fund.
13Olen sanonut hänelle, että ikuinen tuomioni kohtaa hänen sukuaan, koska hän tiesi poikiensa halventavan Jumalaa eikä pitänyt heitä kurissa.
13Po i deklaroj që jam bërë gati të ndëshkoj shtëpinë e tij për gjithnjë, për shkak të paudhësisë që e karakterizon, sepse bijtë e tij janë bërë të neveritshëm dhe ai nuk i ka frenuar.
14Sen tähden minä vannon Eelin suvulle: eivät uhrit eivätkä lahjat koskaan sovita Eelin suvun rikosta."
14Prandaj unë i betohem shtëpisë së Elit që paudhësia e shtëpisë së Elit nuk do të shlyhet kurrë me flijime dhe me blatime".
15Samuel makasi paikallaan aamuun saakka ja avasi sitten pyhäkön ovet. Hän ei uskaltanut kertoa näkyään Eelille,
15Samueli mbeti i shtrirë deri në mëngjes, pastaj hapi dyert e shtëpisë së Zotit. Ai kishte frikë t'i tregonte Elit vegimin e tij.
16mutta Eeli kutsui häntä: "Samuel, poikani!" Hän vastasi: "Täällä minä olen."
16Por Eli thirri Samuelin, duke thënë: "Samuel, biri im!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
17Eeli kysyi: "Mitä hän puhui sinulle? Älä salaa sitä minulta. Kohdatkoon sinua Jumalan viha nyt ja aina, jos salaat minulta sanankin siitä, mitä hän sinulle puhui."
17Ai tha: "Çfarë të tha? Të lutem, mos më fshih asgjë. Perëndia veproftë ashtu me ty, madje edhe më keq, në rast se ti më fsheh diçka nga të gjitha ato që të tha".
18Silloin Samuel kertoi hänelle kaiken mitään salaamatta, ja Eeli sanoi: "Hän on Herra. Hän tekee niin kuin hyväksi näkee."
18Samueli ia tregoi atëherë të gjitha, pa i fshehur asgjë. Dhe Eli tha: "Ai është Zoti; le të bëjë atë që i pëlqen atij".
19Kun Samuel varttui, Herra oli hänen kanssaan eikä sallinut yhdenkään hänen sanansa osua harhaan.
19Ndërkaq Samueli rritej; dhe Zoti ishte me të dhe nuk la të shkonin kot asnjë nga fjalët e tij.
20Näin koko Israel Danista Beersebaan saakka oppi tietämään, että Herra oli uskonut Samuelille profeetan tehtävän.
20Tërë Izraeli, nga Dani deri tek Beer-Sheba, mësoi që Samueli ishte bërë profet i Zotit.
21Siitä alkaen Herra ilmestyi jatkuvasti Silossa ja ilmoitti siellä Samuelille tahtonsa. (H4:1)Ja koko Israel alkoi kuunnella Samuelia.
21Zoti vazhdonte t'i shfaqej në Shiloh, sepse në Shiloh Zoti i shfaqej Samuelit me anë të fjalës së vet.