1Juudan kuningas Josafat palasi onnellisesti kotiinsa Jerusalemiin.
1Jozafati, mbret i Judës, u kthye shëndoshë e mirë në shtëpinë e tij në Jeruzalem.
2Näkijä Jehu, Hananin poika, tuli kuninkaan luo ja sanoi hänelle: "Pitikö sinun auttaa jumalatonta? Sinähän olet Herran vihollisten ystävä. Tämän vuoksi sinua kohtaa Herran viha.
2Por shikuesi Jehu, bir i Hananit, i doli përpara dhe i tha mbretit Jozafat: "A duhet të ndihmoje ti një të pafe dhe të doje ata që urrenin Zotin? Prandaj mëria e Zotit është mbi ty.
3Mutta on sinussa sentään hyvääkin. Olet hävittänyt maasta asera-tarhat ja palvellut uskollisesti Jumalaa."
3Megjithatë janë gjetur te ti gjëra të mira, sepse ke hequr nga vendi Asherothët dhe zemra jote është përpjekur për të kërkuar Perëndinë".
4Tämän jälkeen Josafat pysytteli omassa maassaan. Hän liikkui kuitenkin paljon kansan keskuudessa Beersebasta aina Efraimin vuoristoon asti ja sai kansan jälleen palvelemaan Herraa, isiensä Jumalaa.
4Kështu Jozafati banoi në Jeruzalem; pastaj shkoi përsëri midis popullit, nga Beer-Sheba në krahinën malore të Efraimit, dhe i solli ata përsëri te Zoti, Perëndia i etërve të tij.
5Hän asetti maahan tuomareita, omat tuomarit kuhunkin Juudan linnoitettuun kaupunkiin.
5Pastaj ai emëroi gjyqtarë në vend, në të tëra qytetet e fortifikuara të Judës, qytet pas qyteti,
6Hän sanoi heille: "Harkitkaa tarkoin, mitä teette, sillä te ette ole vastuussa ihmisille, vaan Herralle. Hän on mukana, kun te lausutte tuomion.
6dhe u tha gjyqtarëve: "Kini kujdes për atë që bëni, sepse nuk gjykoni për njeriun por për Zotin, që do të jetë me ju kur do të administroni drejtësinë.
7Pelätkää Herraa ja olkaa työssänne tunnollisia, sillä Herra, meidän Jumalamme, ei suvaitse vääryyttä, puolueellisuutta eikä lahjusten ottoa."
7Prandaj tani frika e Zotit qoftë mbi ju. Tregoni kujdes për atë që bëni, sepse tek Zoti, Perëndia ynë, nuk ka asnjë padrejtësi, as anësi, as pranim dhuratash.
8Myös Jerusalemiin Josafat asetti leeviläisiä, pappeja ja Israelin sukujen päämiehiä antamaan tuomioita Herran lain mukaan ja ratkaisemaan Jerusalemin asukkaiden välisiä riita-asioita.
8Edhe në Jeruzalem Jozafati vendosi disa Levitë priftërinj dhe të parë të shtëpive atërore të Izraelit për gjykimin e Zotit dhe për grindjet e ndryshme; këta banonin në Jeruzalem.
9Hän antoi heille tällaiset määräykset: "Ohjatkoon työtänne Herran pelko, toimikaa tunnollisesti ja vilpittömin mielin!
9I urdhëroi ata duke thënë: "Ju do të veproni duke pasur frikë nga Zoti, me besnikëri dhe me zemër të pastër.
10Kun muissa kaupungeissa asuvat virkaveljenne tuovat oikeusasioita teidän ratkaistaviksenne -- olipa kysymyksessä murha tai tappo tai muu rikkomus lakia, käskyjä, säädöksiä tai ohjeita vastaan -- varoittakaa heitä, jotta he pysyisivät nuhteettomina Herran edessä ja jotta Herran viha ei kohtaisi heitä ja teitä itseänne. Toimikaa näin, niin olette puhtaat Jumalan edessä.
10Në çdo grindje që do t'ju parashtrohet para jush nga ana e vëllezërve tuaj që banojnë në qytetet e tyre, qoftë për gjak të derdhur ose për shkelje të ligjit apo të një urdhërimi, kundër statuteve ose dekreteve, lajmërojini që të mos bëhen fajtorë përpara Zotit, dhe zemërimi të mos bjerë mbi ju dhe mbi vëllezërit tuaj. Veproni kështu dhe nuk do të bëheni fajtorë.
11Pappi Amarja on esimiehenne kaikissa Herran lakia koskevissa asioissa ja Juudan heimon päämies Sebadja, Ismaelin poika, kaikessa mikä koskee kuningasta. Leeviläiset saavat toimia teidän kirjureinanne. Ryhtykää tarmokkaasti työhön! Olkoon Herra niiden kanssa, jotka tekevät hyvää."
11Dhe ja, prifti më i lartë Amariah do të caktohet mbi ju për çdo çështje që i përket Zotit, ndërsa Zebadiahu, bir i Ismaelit, i pari i shtëpisë së Judës, do të jetë për çdo çështje që ka të bëjë me mbretin; edhe Levitët do të jenë në dispozicionin tuaj si gjyqtarë. Tregohuni të fortë dhe i hyni punës, dhe Zoti do të jetë me njeriun e drejtë".