Pyhä Raamattu

Shqip

2 Chronicles

26

1Juudan kansa asetti Amasjan jälkeen kuninkaaksi hänen poikansa Ussian, joka silloin oli kuusitoistavuotias.
1Pastaj tërë populli i Judës mori Uziahun, që ishte atëherë gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe e bëri mbret në vend të atit të tij, Amatsiahut.
2Ussia oli se kuningas, joka palautti Eilatin Juudalle ja rakensi sen entiselleen. Silloin Amasja oli jo mennyt lepoon isiensä luo.
2Ai ndërtoi Elathin dhe ia ripushtoi Judës, mbasi mbretin e pushoi bashkë me etërit e tij.
3Ussia oli kuninkaaksi tullessaan kuusitoistavuotias, ja hän hallitsi Jerusalemissa viisikymmentäkaksi vuotta. Hänen äitinsä oli jerusalemilainen Jekolja.
3Uziahu ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi pesëdhjetë e dy vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jekoliah dhe ishte nga Jeruzalemi.
4Ussia teki sitä, mikä on oikein Herran silmissä, aivan niin kuin hänen isänsä Amasja oli tehnyt.
4Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, pikërisht ashtu si kishte bërë Amatsiahu, i ati.
5Niin kauan kuin Sakarja eli, Ussia palveli Jumalaa, sillä Sakarja ohjasi häntä jumalanpelkoon. Ja niin kauan kuin hän palveli Jumalaa, Jumala antoi hänen menestyä.
5Ai kërkoi Perëndinë gjatë jetës së Zakarias, që kuptonte vizionet e Perëndisë; dhe për deri sa kërkoi Zotin, Perëndia e begatoi.
6Ussia lähti sotaan filistealaisia vastaan ja hajotti Gatin, Jabnen ja Asdodin muurit. Sitten hän rakensi kaupunkeja Asdodin alueelle ja muualle filistealaisten maahan.
6Ai doli dhe luftoi kundër Filistejve, rrëzoi muret e Gathit, muret e Jabnehut dhe muret e Ashdodit, dhe ndërtoi qytete në afërsi të Ashdotit dhe midis Filistejve.
7Jumala, joka auttoi häntä taistelemaan filistealaisia vastaan, auttoi häntä myös Gur-Baalissa asuvia arabialaisia sekä maonilaisia vastaan.
7Perëndia e ndihmoi kundër Filistejve, kundër Arabëve që banonin në Gur-Baal dhe kundër Meunitëve.
8Ammonilaiset maksoivat Ussialle veroa, ja hänestä tuli niin mahtava, että hänen maineensa kantautui Egyptiin asti.
8Amonitët i paguanin Uziahut një haraç; fama e tij qe përhapur deri në kufijtë e Egjiptit; sepse ishte bërë shumë i fuqishëm.
9Ussia rakensi Jerusalemiin tornit Kulmaportin, Laaksoportin ja muurinkulmauksen kohdalle ja varusti ne lujasti.
9Uziahu ndërtoi gjithashtu kulla në Jeruzalem në portën e Qoshes, në portën e Luginës dhe mbi Qoshen e mureve dhe i fortifikoi këto.
10Hän rakensi varustuksia myös autiomaahan ja kaivautti useita vesisäiliöitä, sillä hänellä oli Sefelassa ja tasangolla paljon karjaa. Vuoristossa ja puutarhamailla hänellä oli maatyöläisiä ja viininviljelijöitä, sillä hän harrasti maanviljelyä.
10Ai ndërtoi kulla edhe në shkretëtirë dhe gërmoi shumë puse, sepse kishte një numër të madh bagëtish, si në pjesën e poshtme të vendit ashtu dhe në fushë; kishte gjithashtu bujqër dhe vreshtarë në malet dhe në Karmel, sepse e donte tokën.
11Ussialla oli harjaantunut, osastoihin jaettu sotajoukko. Kirjuri Jeiel ja esimies Maaseja toimittivat sotajoukon katselmuksen ja laskivat sen lukumäärän kuninkaan virkamiehen Hananjan johdolla.
11Uziahu kishte gjithashtu një ushtri luftëtarësh që shkonte në luftë në formacion, sipas numrit të regjistruar nga sekretari Jeijel dhe nga komisari Maasejah nën urdhërat e Hananiahut, një nga kapitenët e mbretit.
12Sotaväenosastojen päällikköinä olivat sukujen päämiehet, joita oli kaksituhatta kuusisataa.
12Numri i përgjithshëm i të parëve të shtëpive atërore, njerëzve të fortë dhe trima, ishte dy mijë e gjashtëqind veta.
13Heidän alaisinaan oli kolmesataaseitsemäntuhatta viisisataa miestä, valmiina taistelemaan kuninkaan puolesta vihollista vastaan.
13Nën komandën e tyre ndodhej një ushtri prej treqind e shtatë mijë e pesëqind njerëz të aftë të luftojnë me trimëri të madhe, për të ndihmuar mbretin kundër armikut.
14Ussia varusti koko sotajoukon kilvin, keihäin, kypärin, haarniskoin, jousin ja lingoin.
14Uziahu i furnizoi ata, domethënë tërë ushtrinë, me mburoja, ushta, përkrenare, parzmore, harqe dhe hobe për të hedhur gurë.
15Jerusalemissa hän sijoitti torneihin ja muurinkulmiin taitavasti suunniteltuja sotakoneita, joilla ammuttiin nuolia ja suuria kiviä. Hänen maineensa levisi kauas, sillä Jumala auttoi häntä, ja hän tuli lopulta hyvin mahtavaksi.
15Në Jeruzalem specialistët i ndërtuan gjithashtu disa makina të cilat ai i vendosi mbi kullat dhe në qoshet, për të hedhur shigjeta dhe gurë të mëdhenj. Fama e tij u përhap larg, sepse u ndihmua në mënyrë të mrekullueshme deri sa u bë i fuqishëm.
16Mutta valtansa kasvaessa Ussia ylpistyi ja alkoi tehdä syntiä. Hän luopui Herrasta, Jumalastaan, ja meni Herran temppeliin suitsuttaakseen suitsutusalttarilla.
16Por, mbasi u bë i fuqishëm, zemra e tij u bë krenare aq sa u korruptua dhe ai mëkatoi kundër Zotit, duke hyrë në tempullin e Zotit për të djegur temjan në altarin e temjanit.
17Pappi Asarja tuli hänen perässään mukanaan kahdeksankymmentä Herran pappia, rohkeita miehiä kaikki.
17Pas tij hyri prifti Azariah me tetëdhjetë priftërinj të Zotit, njerëz trima.
18He asettuivat kuningas Ussian tielle ja sanoivat: "Ussia, sinä et saa uhrata suitsutusta Herralle. Sen saavat tehdä vain papit, Aaronin suvun miehet, jotka on sitä varten pyhitetty. Lähde pois temppelistä! Sinä olet rikkonut Herraa, Jumalaasi, vastaan, ja se on sinulle häpeäksi hänen edessään."
18Ata iu kundërvunë mbretit Uziah dhe i thanë: "Nuk të takon ty, o Uziah, t'i ofrosh temjan Zotit, por priftërinjve, bijve të Aaronit, që janë shenjtëruar për të ofruar temjan. Dil nga vendi i shenjtë, sepse ke kryer mëkat! Kjo nuk do të sjellë asnjë nder nga ana e Zotit Perëndi".
19Ussia, jolla oli jo suitsutusastia kädessään, suuttui ja huusi vimmastuneena papeille. Mutta silloin, pappien edessä, Herran temppelin suitsutusalttarin ääressä, hänen otsaansa puhkesi spitaali.
19Atëherë Uziahu, që kishte në dorë një temjanisë për të ofruar temjanin, u zemërua; por ndërsa po u hakërrohej priftërinjve, mbi ballin e tij shpërtheu lebra, përpara priftërinjve, në shtëpinë e Zotit, pranë altarit të temjanit.
20Kun ylipappi Asarja ja muut papit kääntyivät Ussiaan päin, he näkivät, että hänellä oli spitaali otsassaan, ja he ajoivat hänet kiireesti pois. Hän riensi ulos niin nopeasti kuin pääsi, sillä hän näki, että Herra oli rangaissut häntä.
20Kryeprifti Azariah dhe tërë priftërinjtë e tjerë u kthyen ndaj tij, dhe ja, mbi ballin e tij dukeshin shenjat e lebrës. Kështu e nxorën me të shpejtë dhe ai vetë nxitoi të dalë sepse Zoti e kishte goditur.
21Kuningas Ussia sairasti spitaalia kuolemaansa asti. Spitaalitautisena hänen oli asuttava erillisessä talossa, eikä hän saanut mennä Herran temppelin alueelle. Hänen poikansa Jotam, joka oli hovin päällikkö, hoiti maan hallintoa.
21Mbreti Uziah mbeti lebroz deri ditën e vdekjes së tij dhe banoi në një shtëpi të izoluar, sepse ishte lebroz dhe ishte përjashtuar nga shtëpia e Zotit; dhe i biri Jotham ishte kryeintendenti i pallatit mbretëror dhe administronte drejtësinë e popullit të vendit.
22Muut Ussian ajan tapahtumat, ensimmäisestä viimeiseen, on profeetta Jesaja, Amosin poika, kirjoittanut muistiin.
22Pjesa tjetër e bëmave të Uziahut, nga të parat deri në të fundit, janë shkruar nga profeti Isaia, bir i Amotsit.
23Ussia meni lepoon isiensä luo, ja hänet haudattiin isiensä lähelle mutta kuninkaiden haudan ulkopuolelle, koska hän oli spitaalinen. Hänen jälkeensä tuli kuninkaaksi hänen poikansa Jotam.
23Kështu Uziahu pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën bashkë me etërit e tij në fushën e varrimit që u takonte mbretërve, sepse thuhej: "E ka zënë lebra". Në vend të tij mbretëroi i biri, Jothami.