Pyhä Raamattu

Shqip

2 Chronicles

7

1Kun Salomo oli päättänyt rukouksensa, taivaasta iski tuli, joka söi polttouhrit ja teurasuhrit, ja Herran kirkkaus täytti temppelin.
1Kur Salomoni mbaroi së luturi, nga qielli ra një zjarr që konsumoi olokaustin dhe flijimet dhe lavdia e Zotit mbushi tempullin.
2Papit eivät voineet mennä temppeliin, sillä se oli täynnä Herran kirkkautta.
2Priftërinjtë nuk mund të hynin në shtëpinë e Zotit, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Zotit.
3Kun israelilaiset, jotka seisoivat kivetyllä esipihalla, näkivät tulen ja näkivät Herran kirkkauden laskeutuvan taivaasta temppelin päälle, he kumartuivat kasvoilleen ja rukoilivat ja ylistivät Herraa: "Hän on hyvä, iäti kestää hänen armonsa."
3Tërë bijtë e Izraelit, kur panë që zjarri po zbriste dhe lavdia e Zotit po vendosej mbi tempullin, ranë përmbys me fytyrë mbi dysheme, duke adhuruar dhe lëvduar Zotin, "sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetsi".
4Kuningas Salomo ja koko kansa uhrasivat teurasuhreja Herralle.
4Pastaj mbreti dhe tërë populli ofruan flijime përpara Zotit,
5Kuningas uhrasi kaksikymmentäkaksituhatta nautaa ja satakaksikymmentätuhatta lammasta. Näin kuningas ja koko kansa vihkivät Jumalan temppelin.
5mbreti Salomon ofroi si flijim njëzet e dy mijë lopë dhe njëqind e njëzet mijë dele. Kështu mbreti dhe tërë populli shenjtëruan shtëpinë e Perëndisë.
6Papit seisoivat palveluspaikoillaan, samoin leeviläiset soittimineen. Kuningas Daavid oli ne teettänyt sitä varten, että niillä säestettäisiin Herran ylistyslaulua "Iäti kestää hänen armonsa". Heitä vastapäätä papit soittivat torvia, ja esipihalla seisoi Israelin kansa.
6Priftërinjtë kryenin detyrat e tyre, po kështu Levitët me veglat e tyre muzikore të kushtuara Zotit, që mbreti David kishte bërë për të lëvduar Zotin, "sepse mirësia e tij është e përjetshme", sa herë që Davidi lëvdonte me anë të tyre. Priftërinjtë u binin borive para tyre, ndërsa tërë Izraeli qëndronte në këmbë.
7Salomo pyhitti Herran temppelin esipihan keskiosan, jossa hän uhrasi polttouhrit ja yhteysuhrien rasvat, koska hänen rakentamansa pronssialttari oli polttouhria, ruokauhria ja rasvoja varten liian pieni.
7Salomoni shenjtëroi pjesën qëndrore të oborrit që ishte përballë shtëpisë të Zotit; aty pikërisht ofroi olokauste dhe dhjamin e flijimeve të falenderimit, sepse altari prej bronzi që Salomoni kishte bërë nuk i zinte dot olokaustet, blatimet e ushqimit dhe dhjamin.
8Sitten Salomo ja hänen kanssaan koko Israel viettivät juhlaa seitsemän päivän ajan. Koolle oli tullut hyvin suuri joukko väkeä, pohjoisesta aina Lebo-Hamatista ja etelästä Egyptin rajapurolta saakka.
8Në atë kohë Salomoni kremtoi festën shtatë ditë dhe tërë Izraeli bashkë me të. Me Salomonin u bashkua një mori e madhe njerëzish të ardhur nga rrethinat e Hamathit deri në përroin e Egjiptit.
9Kun alttarin vihkimisjuhlaa oli vietetty seitsemän päivää ja myös lehtimajanjuhla oli jatkunut seitsemän päivää, pidettiin kahdeksantena päivänä päätöskokous.
9Ditën e tetë bënë një mbledhje solemne, sepse kishin kremtuar kushtimin e altarit shtatë ditë dhe festën shtatë ditë të tjera.
10Seitsemännen kuun kahdentenakymmenentenäkolmantena päivänä Salomo hyvästeli kansan, ja kaikki lähtivät kotiinsa iloisina ja tyytyväisinä kaikesta siitä hyvyydestä, jota Herra oli osoittanut Daavidille, Salomolle ja kansalleen Israelille.
10Ditën e njëzetetretë të muajit të shtatë ai e ktheu në çadrat e tij popullin tërë qejf dhe të gëzuar për të mirën që Zoti i kishte bërë Davidit, Salomonit dhe Izraelit, popullit të tij.
11Kun Salomo oli saanut valmiiksi Herran temppelin ja kuninkaan palatsin ja saattanut onnellisesti päätökseen kaiken, mitä oli temppeliä ja palatsia varten suunnitellut,
11Kështu Salomoni përfundoi shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror të tij, dhe arriti të mbarojë gjithshka që kishte në zemër për shtëpinë e Zotit dhe për shtëpinë e vet.
12Herra ilmestyi hänelle yöllä. Herra sanoi Salomolle: "Minä olen kuullut sinun rukouksesi ja ottanut tämän temppelin paikaksi, jossa minulle uhrataan.
12Pastaj Zoti iu shfaq natën Salomonit dhe i tha: "E plotësova lutjen tënde dhe zgjodha këtë vend për vete si shtëpi flijimesh.
13Jos minä joskus suljen taivaan, niin että ei tule sadetta, tai jos käsken heinäsirkkojen syödä maan tai lähetän kansani keskuuteen ruton
13Kur do të mbyll qiellin dhe nuk do të ketë më shi, kur do të urdhëroj që karkalecat të gllabërojnë vendin, kur do t'i dërgoj murtajën popullit tim,
14-- ja jos silloin kansani, jonka olen ottanut omakseni, nöyrtyy ja rukoilee, kääntyy minun puoleeni ja hylkää pahat tiensä, niin minä kuulen sitä taivaaseen, annan sen synnit anteeksi ja teen sen maan jälleen terveeksi.
14në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t'i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.
15"Nyt silmäni ovat avoinna ja korvani kuulevat rukoukset, jotka tässä paikassa lausutaan.
15Tani sytë e mi do të jenë të hapur dhe veshët e mi të vëmendshëm për lutjen e bërë në këtë vend,
16Nyt olen valinnut ja pyhittänyt tämän temppelin ja tehnyt siitä nimelleni ikuisen asuinsijan. Se on alati oleva silmissäni ja sydäntäni lähellä.
16sepse tani kam zgjedhur dhe shenjtëruar këtë tempull, që emri im të mbetet aty përjetë; sytë dhe zemra ime do të jenë gjithnjë aty.
17"Jos sinä vaellat minun teitäni niin kuin isäsi Daavid, jos teet kaiken käskyjeni mukaan ja noudatat minun säädöksiäni ja lakejani,
17Sa për ty, në qoftë se do të ecësh para meje ashtu si ka ecur Davidi, ati yt, duke kryer të gjitha ato që të kam urdhëruar, dhe në rast se do të respektosh statutet dhe dekretet e mia,
18minä pidän pystyssä sinun kuninkaallisen valtaistuimesi, niin kuin olen isällesi Daavidille luvannut. Olenhan sanonut hänelle, että Israelia on aina hallitseva hänen sukuunsa kuuluva mies.
18do ta bëj të qëndrueshëm fronin e mbretërisë sate, ashtu siç jam marrë vesh me Davidin, atin tënd, duke thënë: "Nuk do të mungojë kurrë një njeri që të mbetërojë mbi Izraelin".
19"Mutta jos te käännytte pois ja hylkäätte minun säädökseni ja määräykseni, jos käännytte palvelemaan toisia jumalia ja kumarratte niitä,
19Por në rast se do të drejtoheni gjetiu dhe do të braktisni statutet dhe urdhërimet e mia që ju kam vënë përpara dhe do të shkoni t'u shërbeni perëndive të tjera dhe të bini përmbys përpara tyre,
20minä tempaan teidät pois maastani, jonka olen teille antanut. Ja temppelin, jonka olen nimelleni pyhittänyt, minä hylkään ja jätän pilkan kohteeksi ja varoittavaksi esimerkiksi kaikille kansoille.
20atëherë do t'ju çrrënjos nga vendi im që ju kam dhënë dhe nuk do të jem më i pranishëm në këtë tempull që ia shenjtërova emrit tim, duke e bërë gazin dhe lojën e të gjithë popujve.
21Jokainen, joka kulkee tämän ennen niin mahtavan temppelin ohi, tyrmistyy ja kysyy: 'Miksi Herra on tehnyt näin tälle maalle ja tälle temppelille?'
21Kushdo që do të kalojë pranë këtij tempulli aq të madhërishëm do të habitet dhe do të thotë: "Pse Zoti e ka trajtuar kështu këtë vend dhe këtë tempull?".
22Hänelle vastataan: 'Siksi, että israelilaiset hylkäsivät Herran, isiensä Jumalan, joka toi heidät Egyptistä, ja turvautuivat toisiin jumaliin, kumarsivat ja palvelivat niitä. Sen vuoksi Herra on pannut kaiken tämän pahan heidän kärsittäväkseen.'"
22Atëherë do t'i përgjigjen: "Sepse kanë braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre që i nxori nga vendi i Egjiptit, kanë pranuar perëndi të tjera, kanë rënë përmbys para tyre dhe u kanë shërbyer; prandaj Zoti ka sjellë mbi ta tërë këtë fatkeqësi"".