German: Schlachter (1951)

Shqip

Joshua

20

1Und der HERR redete zu Josua und sprach:
1Pastaj Zoti i foli Jozueut, duke i thënë:
2(H20-1b) Sage den Kindern Israel und sprich: Bestimmet euch die Freistädte, von denen ich euch durch Mose gesagt habe,
2"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Vendosuni në qytetet e strehimit, për të cilat ju fola me anë të Moisiut,
3daß dahin fliehen möge der Totschläger, der eine Seele unvorsätzlich und unversehens schlägt, damit sie euch als Zuflucht vor dem Bluträcher dienen.
3me qëllim që të mund të strehohet vrasësi që ka vrarë dikë pa dashje dhe pa paramendim; ato do të shërbejnë si vend strehimi për t'i shpëtuar hakmarrësit të gjakut.
4Und wer zu einer dieser Städte flieht, der soll draußen vor dem Stadttor stehen und seine Sache vor die Ältesten dieser Stadt bringen; dann sollen sie ihn zu sich in die Stadt nehmen und ihm Platz geben, daß er bei ihnen wohnen kann.
4Kur vrasësi do të ikë në një nga këto qytete, do të ndalet në hyrje të portës së qytetit dhe do t'ua parashtrojë rastin e tij pleqve të atij qyteti; këta do ta presin në qytetin e tyre, do t'i gjejnë vend dhe ai do të banojë me ta.
5Und wenn der Bluträcher ihm nachjagt, so sollen sie den Totschläger nicht in seine Hände übergeben, weil er unabsichtlich seinen Nächsten erschlagen hat und ihm zuvor nicht feind gewesen ist;
5Në rast se hakmarrësi i gjakut do ta ndjekë, ata nuk do t'ia dorëzojnë vrasësin, sepse ai ka vrarë të afërmin e tij pa paramendim, pa e urryer më parë.
6so soll er in jener Stadt wohnen, bis er vor der Gemeinde vor Gericht gestanden hat, und bis der Hohepriester stirbt, der zu derselben Zeit im Amte sein wird. Alsdann soll der Totschläger wieder umkehren und in seine Stadt gehen und in sein Haus, in die Stadt, daraus er geflohen ist.
6Vrasësi do të qëndrojë në atë qytet deri sa, me vdekjen e kryepriftit që do të jetë në funksion ato ditë, do të dalë në gjyq para asamblesë. Atëherë vrasësi mund të kthehet dhe të hyjë në qytetin e tij dhe në shtëpinë e tij, në qytetin nga i cili kishte ikur"".
7Da sonderten sie aus: Kedesch in Galiläa auf dem Gebirge Naphtali, und Sichem auf dem Gebirge Ephraim, und Kirjat-Arba, das ist Hebron, auf dem Gebirge Juda.
7Ata, pra, caktuan Kedeshin në Galile, në zonën malore të Neftalit, Sikemin në krahinën malore të Efraimit dhe Kiriath-Arbën (që është Hebroni), në krahinën malore të Judës.
8Und jenseits des Jordan, östlich von Jericho, bestimmten sie Bezer in der Wüste, auf der Ebene, vom Stamme Ruben, und Ramot in Gilead vom Stamme Gad, und Golan in Basan vom Stamme Manasse.
8Dhe matanë Jordanit, në lindje të Jerikos, caktuan Betserin në shkretëtirën e rrafshnaltës të fisit të Rubenit, Ramothin në Galaad të fisit të Gadit dhe Golanin në Bashan të fisit të Manasit.
9Dies waren die bestimmten Städte für alle Kinder Israel, auch für die Fremdlinge, die unter ihnen wohnten, damit dahin fliehen könne, wer eine Seele unvorsätzlich erschlagen hatte, daß er nicht sterbe durch die Hand des Bluträchers, ehe er vor der Gemeinde gestanden.
9Këto ishin qytetet që iu caktuan tërë bijve të Izraelit dhe të huajit që banonte midis tyre, në mënyrë që kushdo që kishte vrarë dikë pa dashje të mund të strehohej dhe të mos vritej nga hakmarrësi i gjakut, para se të dilte përpara asamblesë.