Greek: Modern

Shqip

1 Corinthians

8

1[] Περι δε των ειδωλοθυτων, εξευρομεν οτι παντες εχομεν γνωσιν, η γνωσις ομως φυσιοι, η δε αγαπη οικοδομει.
1Për sa u përket flijimeve për idhujt, ne e dime se të gjithë kemi njohuri; njohuria krekos, kurse dashuria ndërton.
2Και εαν τις νομιζη οτι εξευρει τι, δεν εμαθεν οτι ουδεν καθως πρεπει να μαθη·
2Në qoftë se dikush mendon se di diçka, ai nuk di ende asgjë sikundër duhet të dijë.
3αλλ' εαν τις αγαπα τον Θεον, ουτος γνωριζεται υπ' αυτου.
3Por në qoftë se dikush e do Perëndinë, ai është i njohur prej tij.
4[] Περι της βρωσεως λοιπον των ειδωλοθυτων, εξευρομεν οτι το ειδωλον ειναι ουδεν εν τω κοσμω, και οτι δεν υπαρχει ουδεις αλλος Θεος ειμη εις.
4Pra, për sa i përket të ngrënit të flive që u bëhen idhujve, ne e dimë se idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka Perëndi tjetër, veç një.
5Διοτι αν και ηναι λεγομενοι θεοι ειτε εν τω ουρανω ειτε επι της γης, καθως και ειναι θεοι πολλοι και κυριοι πολλοι,
5Sepse, ndonëse ka të ashtuquajtura perëndi në qiell a në tokë (sikurse ka shumë perëndi dhe shumë zotër),
6αλλ' εις ημας ειναι εις Θεος ο Πατηρ, εξ ου τα παντα και ημεις εις αυτον, και εις Κυριος Ιησους Χριστος, δι' ου τα παντα και ημεις δι' αυτου.
6për ne s'ka veçse një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezu Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne jetojmë me anë të tij.
7[] Αλλα δεν ειναι εις παντας η γνωσις αυτη· τινες δε δια την συνειδησιν του ειδωλου εως σημερον τρωγουσι το ειδωλοθυτον ως ειδωλοθυτον, και η συνειδησις αυτων ασθενης ουσα μολυνεται.
7Por njohuria nuk është në të gjithë; madje disa, të ndërgjegjshëm për idhullin, hanë gjëra posi të flijuara idhujve; dhe ndërgjegja e tyre, duke qenë e dobët, përlyhet.
8το φαγητον ομως δεν συνιστα ημας εις τον Θεον· διοτι ουτε εαν φαγωμεν περισσευομεν, ουτε εαν δεν φαγωμεν ελαττουμεθα.
8Por të ngrënit nuk na çon te Perëndia; po të hamë, nuk fitojmë asgjë më tepër dhe, po të mos hamë, s'kemi gjë më pak.
9Πλην προσεχετε μηπως αυτη η εξουσια σας γεινη προσκομμα εις τους ασθενεις.
9Por kini mendjen se mos kjo liri që keni të bëhet pengesë për të dobëtit.
10Διοτι εαν τις ιδη σε, τον εχοντα γνωσιν, οτι καθησαι εις τραπεζαν εντος ναου ειδωλων, δεν θελει ενθαρρυνθη η συνειδησις αυτου, ασθενουντος, εις το να τρωγη τα ειδωλοθυτα;
10Sepse, në qoftë se dikush të sheh ty, që ke njohuri, të ulur në tryezë në një tempull idhujsh, ndërgjegja e tij, që është e dobët, a nuk do të marrë guxim që ai të hajë gjërat e flijiuara për idhujt?
11Και δια την γνωσιν σου θελει απολεσθη ο ασθενης αδελφος, δια τον οποιον ο Χριστος απεθανεν.
11Edhe kështu, për shkak të njohurisë sate, do të humbasë vëllai yt i dobët, për të cilin vdiq Krishti.
12Αμαρτανοντες δε ουτως εις τους αδελφους και προσβαλλοντες την ασθενη συνειδησιν αυτων, εις τον Χριστον αμαρτανετε.
12Dhe, kur mëkatoni kështu kundër vëllezërve, duke plagosur ndërgjegjen e tyre të dobët, ju mëkatoni kundër Krishtit.
13Δια τουτο, εαν το φαγητον σκανδαλιζη τον αδελφον μου, δεν θελω φαγει κρεας εις τον αιωνα, δια να μη σκανδαλισω τον αδελφον μου.
13Prandaj, në qoftë se një ushqim skandalizon vëllanë tim, unë nuk do të ha më kurrë mish, që të mos e skandalizoj vëllanë tim.