1[] Τωρα θελω ψαλλει εις τον ηγαπημενον μου ασμα του αγαπητου μου περι του αμπελωνος αυτου. Ο ηγαπημενος μου ειχεν αμπελωνα επι λοφου παχυτατου.
1Dua të këndoj për të dashurin tim një kantik të mikut tim lidhur me vreshtin e tij. I dashuri im kishte një vresht mbi një kodrinë shumë pjellore.
2Και περιεφραξεν αυτον, και συνηθροισεν εξ αυτου τους λιθους και εφυτευσεν αυτον με τα πλεον εκλεκτα κληματα και εκτισε πυργον εν τω μεσω αυτου και κατεσκευασεν ετι ληνον εν αυτω και περιεμενε να καμη σταφυλια, αλλ' εκαμεν αγριοσταφυλα.
2E rrethoi me një gardh, hoqi gurët, mbolli hardhi të cilësisë më të mirë, ndërtoi në mes një kullë dhe bëri një trokull. Ai priste që të prodhonte rrush të mirë, kurse prodhoi rrush të egër.
3Και τωρα, κατοικοι Ιερουσαλημ και ανδρες Ιουδα, κρινατε, παρακαλω, αναμεσον εμου και του αμπελωνος μου.
3Kështu, pra, o banorë të Jeruzalemit dhe njerëz të Judës, gjykoni midis meje dhe vreshtit tim.
4Τι ητο δυνατον να καμω ετι εις τον αμπελωνα μου και δεν εκαμον εις αυτον; δια τι λοιπον, ενω περιεμενον να καμη σταφυλια, εκαμεν αγριοσταφυλα;
4Çfarë mund t'i kisha bërë vreshtit tim që nuk ia kam bërë? Pse, ndërsa unë prisja të më jepte rrush të mirë, ajo më dha rrush të egër?
5Τωρα λοιπον θελω σας αναγγειλει τι θελω καμει εγω εις τον αμπελωνα μου· θελω αφαιρεσει τον φραγμον αυτου και θελει καταφαγωθη θελω χαλασει τον τοιχον αυτου και θελει καταπατηθη·
5Por tani do t'ju njoftoj atë që gatitem të bëj me vreshtin tim: do ta heq gardhin dhe do ta përpihet krejt, do të shemb murin e tij dhe atë do ta shkelin.
6και θελω καταστησει αυτον ερημον δεν θελει κλαδευθη ουδε σκαφθη, αλλα θελουσι βλαστησει εκει τριβολοι και ακανθαι θελω προσταξει ετι τα νεφη να μη βρεξωσι βροχην επ' αυτον.
6Do ta katandis në një shkretëtirë: as nuk do ta krasit as nuk do ta punoj me shatë, por do të mbijnë ferra dhe gjemba; dhe do të urdhëroj retë që të mos bjerë shi, fare.
7Αλλ' ο αμπελων του Κυριου των δυναμεων ειναι ο οικος του Ισραηλ και οι ανδρες Ιουδα το αγαπητον αυτου φυτον και περιεμενε κρισιν, πλην ιδου, καταδυναστευσις δικαιοσυνην, πλην ιδου, κραυγη.
7Vreshti i Zotit të ushtrive është shtëpia e Izraelit, dhe njerëzit e Judës janë mbëltesa e kënaqësisë së tij. Ai priste ndershmëri, dhe ja, gjakderdhje, priste drejtësi dhe ja, britma ankthi.
8[] Ουαι εις εκεινους, οιτινες ενονουσιν οικιαν με οικιαν και συναπτουσιν αγρον με αγρον, εωσου μη μεινη τοπος, δια να κατοικωσι μονοι εν τω μεσω της γης.
8Mjerë ata që i shtojnë shtëpisë një shtëpi tjetër, që bashkojnë një arë me një arë tjetër, deri sa të mos ketë më vend, dhe kështu të mbeten të vetmuar për të banuar në mes të vendit.
9Εις τα ωτα μου ειπεν ο Κυριος των δυναμεων, Βεβαιως πολλαι οικιαι θελουσι μεινει ηρημωμεναι, μεγαλαι και καλαι, χωρις κατοικων
9Në veshët e mi Zoti i ushtrive është betuar: "Në të vërtetë shumë shtëpi do të shkretohen, shtëpi të bukura dhe të mëdha do të mbeten pa banorë".
10ναι, δεκα στρεμματα αμπελωνος θελουσι δωσει εν βαθ, και ο σπορος ενος χομορ θελει δωσει εν εφα.
10Sepse dhjetë jugerë vresht do të prodhojnë vetëm një bato dhe një homer fare do të prodhojë vetëm një efa.
11Ουαι εις εκεινους, οιτινες εξεγειρομενοι το πρωι ζητουσι σικερα· οιτινες εξακολουθουσι μεχρι της εσπερας, εωσου εξαψη ο οινος αυτους.
11Mjerë ata që ngrihen herët në mëngjes për t'u turrur pas pijeve dehëse dhe vonohen deri në mbrëmje sa të flakërohen nga vera!
12Και η κιθαρα και η λυρα, το τυμπανον και ο αυλος και ο οινος ειναι εν τοις συμποσιοις αυτων αλλα δεν παρατηρουσι το εργον του Κυριου και δεν θεωρουσι την ενεργειαν των χειρων αυτου.
12Në banketet e tyre ka qeste, harpa, dajre, fyell dhe verë, por ata nuk i kushtojnë kujdes veprës së Zotit dhe nuk marrin parasysh atë që ai ka bërë me duart e tij.
13Δια τουτο ο λαος μου εφερθη εις αιχμαλωσιαν, διοτι δεν εχει επιγνωσιν και οι εντιμοι αυτων λιμοκτονουσι, και το πληθος αυτων κατεξηρανθη υπο διψης.
13Prandaj populli im shkon në robëri për mungesë njohurie, fisnikëria e tij vdes nga uria dhe turma e tij do të digjet nga etja.
14Δια ταυτα επλατυνεν ο αδης εαυτον και διηνοιξεν υπερμετρα το στομα αυτου· και η δοξα αυτων και το πληθος αυτων και ο θορυβος αυτων και οι εντρυφωντες θελουσι καταβη εις αυτον.
14Prandaj Sheoli ka zmadhuar gojën e tij dhe e ka hapur gojën e tij jashtë mase, dhe në të do të zbresin lavdia e tij, turma e tij, zhurma e tij dhe ai që feston në të.
15Και ο κοινος ανθρωπος θελει υποκυψει, και ο δυνατος θελει ταπεινωθη, και οι οφθαλμοι των υψηλων θελουσι χαμηλωθη.
15Njeriu i zakonshëm do të përulet, njeriu i rëndësishëm do të ulet dhe sytë e krenarëve do të përulen.
16Ο δε Κυριος των δυναμεων θελει υψωθη εις κρισιν, και ο Θεος ο Αγιος θελει αγιασθη εις δικαιοσυνην.
16Por Zoti i ushtrive do të jetë lartësuar në gjyq, dhe Perëndia i shenjtë do të tregohet i shenjtë në drejtësi.
17Τοτε τα αρνια θελουσι βοσκηθη κατα την συνηθειαν αυτων, και ξενοι θελουσι φαγει τους ερημους τοπους των παχεων.
17Atëherë qengjat do të kullosin si në kullotat e tyre dhe të huajtë do të përpijnë arat e shkretuara të të pasurve.
18[] Ουαι εις εκεινους, οιτινες επισυρουσι την ανομιαν δια σχοινιων ματαιοτητος και την αμαρτιαν ως δια λωριων αμαξης
18Mjerë ata që tërheqin padrejtësinë me litarët e falsitetit dhe mëkatin si me litarët e qerres,
19οιτινες λεγουσιν, Ας σπευση, ας επιταχυνη το εργον αυτου δια να ιδωμεν και η βουλη του Αγιου του Ισραηλ ας πλησιαση και ας ελθη, δια να μαθωμεν.
19dhe thonë: "Le ta bëjë shpejt, le ta kryejë veprën e tij, që të mund ta shohim. Le të afrohet dhe të kryhet plani i të Shenjtit të Izraelit që të mund ta shohim".
20Ουαι εις εκεινους, οιτινες λεγουσι το κακον καλον και το καλον κακον οιτινες θετουσι το σκοτος δια φως και το φως δια σκοτος οιτινες θετουσι το πικρον δια γλυκυ και το γλυκυ δια πικρον.
20Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën, që ndërrojnë terrin në dritë dhe dritën në terr, që ndërrojnë hidhësirën në ëmbëlsi dhe ëmbëlsinë në hidhësi!
21Ουαι εις τους οσοι ειναι σοφοι εις τους οφθαλμους αυτων και φρονιμοι ενωπιον εαυτων.
21Mjerë ata që janë të urtë në sytë e tyre dhe të zgjuar para vetvetes!
22Ουαι εις τους οσοι ειναι δυνατοι εις το να πινωσιν οινον και ισχυροι εις το να σμιγωσι σικερα
22Mjerë kampionëve në pirjen e verës dhe të shkathtëve në përzierjen e pijeve dehëse,
23οιτινες δικαιονουσι τον παρανομον δια δωρα, και το δικαιον του δικαιου αφαιρουσιν απ' αυτου.
23që e nxjerrin të pafajshëm njeriun e keq për një dhuratë dhe ia mohojnë të drejtit të drejtën e tij!
24Δια τουτο, ως η γλωσσα του πυρος κατατρωγει την καλαμην και το αχυρον αφανιζεται εν τη φλογι, ουτως η ριζα αυτων θελει κατασταθη ως σηπεδων, και το ανθος αυτων θελει αναβη ως κονιορτος διοτι απερριψαν τον νομον του Κυριου των δυναμεων και κατεφρονησαν τον λογον του Αγιου του Ισραηλ.
24Prandaj, ashtu si një gjuhë zjarri përpin kallamishtet dhe flaka konsumon kashtën, kështu rrënja e tyre do të hiqet si një kalbësirë dhe lulja e tyre do të hiqet si të ishte pluhur, sepse kanë hedhur poshtë ligjin e Zotit të ushtrive dhe kanë përçmuar fjalën e të Shenjtit të Izraelit.
25Δια τουτο ο θυμος του Κυριου εξηφθη εναντιον του λαου αυτου, και εκτεινας την χειρα αυτου εναντιον αυτων επαταξεν αυτους· τα δε ορη ετρεμον, και τα πτωματα αυτων εγειναν ως κοπρια εν μεσω των οδων. Εν πασι τουτοις ο θυμος αυτου δεν απεστραφη, αλλ' η χειρ αυτου ειναι ετι εξηπλωμενη.
25Për këtë zemërimi i Zotit është ndezur kundër popullit të tij; ai ka shtrirë dorën e vet kundër tij dhe e ka goditur; kështu malet u drodhën dhe kufomat e tyre rrinë si mbeturina në mes të rrugëve; megjithëkëtë zemërimi i tij nuk është qetësuar dhe dora e tij rri e shtrirë.
26Και θελει υψωσει εις τα εθνη σημειον απο μακραν, και θελει συριξει εις αυτα απ' ακρου της γης και ιδου, ταχεως θελουσιν ελθει μετα σπουδης·
26Ai do të ngrerë një flamur për kombet e largëta dhe do t'u fërshëllejë nga skajet e tokës; dhe ja, ato do të vijnë shpejt dhe menjëherë.
27ουδεις θελει αποκαμει ουδε προσκρουσει μεταξυ αυτων ουδεις θελει νυσταξει ουδε κοιμηθη ουδε η ζωνη της οσφυος αυτων θελει λυθη, ουδε το λωριον των υποδηματων αυτων θελει κοπη
27Asnjë prej tyre nuk do të jetë i lodhur ose do të lëkundet, asnjë nuk ka për të dremitur ose për të fjetur; brezi i ijëve të tyre nuk do të zgjidhet, nuk do të këputet gjalma e këpucëve të tyre.
28των οποιων τα βελη ειναι οξεα και παντα τα τοξα αυτων εντεταμενα οι ονυχες των ιππων αυτων θελουσι νομισθη ως πυροβολος πετρα, και οι τροχοι των αμαξων αυτων ως ανεμοστροβιλος
28Shigjetat e tyre janë me majë dhe tërë harqet e tyre janë të nderura; thundrat e kuajve të tyre do të duken si gurë dhe rrotat e qerreve të tyre si një shakullimë.
29τα βρυχηματα αυτων θελουσιν εισθαι ως λεοντος θελουσι βρυχασθαι ως σκυμνοι λεοντος· ναι, θελουσι βρυχασθαι και θελουσι συναρπασει το θηραμα και φυγει και ουδεις ο ελευθερων.
29Vrumbullima e tyre do të jetë si ajo e një luani: do të vrumbullojnë si luanë të vegjël, po, do të vrumbullojnë, do ta zënë gjahun dhe do ta çojnë në një vend të sigurt dhe askush nuk do t'ua heqë.
30Και οταν κατ' εκεινην την ημεραν βοησωσιν εναντιον αυτων ως βοη της θαλασσης, θελουσιν εμβλεψει εις την γην και ιδου, σκοτος, λυπη, και το φως εσκοτισθη εν τω ουρανω αυτης.
30Atë ditë do të ulërijnë kundër Judës ashtu si ulërin deti; po të shikosh vendin, ja errësira dhe ankthi, dhe drita do të errësohet nga retë.