1[] Και οτε ετελειωσεν ο Ιησους διαταττων εις τους δωδεκα μαθητας αυτου, μετεβη εκειθεν δια να διδασκη και να κηρυττη εν ταις πολεσιν αυτων.
1Mbasi Jezusi përfundoi dhënien e porosive të tij dymbëdhjetë dishepujve të vet, u largua nga ai vend, për të mësuar dhe për të predikuar në qytetet e tyre.
2Ο δε Ιωαννης, ακουσας εν τω δεσμωτηριω τα εργα του Χριστου, επεμψε δυο των μαθητων αυτου,
2Por Gjoni, që kishte dëgjuar në burg të flitej për veprat e Krishtit, dërgoi dy nga dishepujt e vet për t'i thënë:
3και ειπε προς αυτον· Συ εισαι ο ερχομενος, η αλλον προσδοκωμεν;
3''A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?''
4Και αποκριθεις ο Ιησους ειπε προς αυτους· Υπαγετε και απαγγειλατε προς τον Ιωαννην οσα ακουετε και βλεπετε·
4Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni:
5τυφλοι αναβλεπουσι και χωλοι περιπατουσι, λεπροι καθαριζονται και κωφοι ακουουσι, νεκροι εγειρονται και πτωχοι ευαγγελιζονται·
5Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.
6και μακαριος ειναι οστις δεν σκανδαλισθη εν εμοι.
6Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!''.
7[] Ενω δε ουτοι ανεχωρουν, ηρχισεν ο Ιησους να λεγη προς τους οχλους περι του Ιωαννου· Τι εξηλθετε εις την ερημον να ιδητε; καλαμον υπο ανεμου σαλευομενον;
7Dhe kur ata po largoheshin, Jezusi nisi t'u thotë turmave për Gjonin: ''Çfarë keni dalë të shikoni në shkretëtirë? Kallamin që e tund era?
8Αλλα τι εξηλθετε να ιδητε; ανθρωπον ενδεδυμενον μαλακα ιματια; ιδου, οι τα μαλακα φορουντες εν τοις οικοις των βασιλεων ευρισκονται.
8Por çfarë keni dalë të shikoni? Njeriun e mbështjellur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të buta banojnë në pallatet mbretërore.
9Αλλα τι εξηλθετε να ιδητε; προφητην; ναι, σας λεγω, και περισσοτερον προφητου.
9Atëherë, pra, ç'dolët të shikoni? Një profet? Po, ju them: ai është më shumë se një profet.
10Διοτι ουτος ειναι, περι του οποιου ειναι γεγραμμενον· Ιδου, εγω αποστελλω τον αγγελον μου προ προσωπου σου, οστις θελει κατασκευασει την οδον σου εμπροσθεν σου.
10Sepse ky është ai për të cilin është shkruar: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate; ai do ta bëjë gati rrugën tënde para teje".
11Αληθως σας λεγω, μεταξυ των γεννηθεντων υπο γυναικων δεν ηγερθη μεγαλητερος Ιωαννου του βαπτιστου· πλην ο μικροτερος εν τη βασιλεια των ουρανων ειναι μεγαλητερος αυτου.
11Në të vërtetë po ju them: ndër ata që janë lindur prej gruas nuk ka dalë kurrë ndonjë më i madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai.
12Απο δε των ημερων Ιωαννου του βαπτιστου εως του νυν η βασιλεια των ουρανων βιαζεται, και οι βιασται αρπαζουσιν αυτην.
12Dhe qysh nga ditët e Gjon Pagëzorit e deri tash mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën.
13Διοτι παντες οι προφηται και ο νομος εως Ιωαννου προεφητευσαν.
13Sepse të gjithë profetët dhe ligji kanë profetizuar deri te Gjoni.
14Και αν θελητε να δεχθητε τουτο, αυτος ειναι ο Ηλιας, οστις εμελλε να ελθη.
14Dhe, në daçi ta pranoni, ai është Elia, që duhej të vijë.
15Ο εχων ωτα δια να ακουη ας ακουη.
15Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!
16[] Αλλα με τι να ομοιωσω την γενεαν ταυτην; ειναι ομοια με παιδαρια καθημενα εν ταις αγοραις και φωναζοντα προς τους συντροφους αυτων,
16Por me kë ta krahasoj këtë brez? Ai u ngjan fëmijëve që rrinë në sheshe dhe u drejtohen shokëve të tyre
17και λεγοντα· Αυλον σας επαιξαμεν, και δεν εχορευσατε, σας εθρηνωδησαμεν, και δεν εκλαυσατε.
17duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët".
18Διοτι ηλθεν ο Ιωαννης μητε τρωγων μητε πινων, και λεγουσι· Δαιμονιον εχει.
18Pra, erdhi Gjoni që as hante, as pinte, dhe ata thonë: "Ai ka një demon".
19Ηλθεν ο Υιος του ανθρωπου τρωγων και πινων, και λεγουσιν· Ιδου, ανθρωπος φαγος και οινοποτης, φιλος τελωνων και αμαρτωλων. Και εδικαιωθη η σοφια απο των τεκνων αυτης.
19Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi dhe ata thonë: "Ja një grykës dhe një pijanec, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve". Por dituria është justifikuar nga bijtë e vet''.
20Τοτε ηρχισε να ονειδιζη τας πολεις εν αις εγειναν τα πλειοτερα θαυματα αυτου, διοτι δεν μετενοησαν·
20Atëherë ai nisi t'i qortojë ato qytete, ku ishte kryer pjesa më e madhe e veprave të fuqishme të tij, sepse ato nuk ishin penduar duke thënë:
21Ουαι εις σε, Χοραζιν, ουαι εις σε, Βηθσαιδαν· διοτι εαν τα θαυματα τα γενομενα εν υμιν εγινοντο εν τη Τυρω και Σιδωνι προ πολλου ηθελον μετανοησει εν σακκω και σποδω.
21''Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti Betsaida! Sepse, në se në Tiro dhe në Sidon do të ishin kryer veprat e fuqishme që u bënë ndër ju, prej kohësh do të ishin penduar me thes dhe hi.
22Πλην σας λεγω εις την Τυρον και Σιδωνα ελαφροτερα θελει εισθαι η τιμωρια εν ημερα κρισεως παρα εις εσας.
22Prandaj unë po ju them se ditën e gjyqit, Tiro dhe Sidoni do të trajtohen me më shumë tolerancë se ju.
23Και συ, Καπερναουμ, η υψωθεισα εως του ουρανου, θελεις καταβιβασθη εως αδου· διοτι εαν τα θαυματα τα γενομενα εν σοι εγινοντο εν Σοδομοις, ηθελον μεινει μεχρι της σημερον.
23Dhe ti, o Kapernaum, që u ngrite deri në qiell, do të fundosesh deri në ferr, sepse në se do të ishin kryer në Sodomë veprat të fuqishme që janë kryer në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite.
24Πλην σας λεγω, οτι εις την γην των Σοδομων ελαφροτερα θελει εισθαι η τιμωρια εν ημερα κρισεως παρα εις σε.
24Prandaj unë po ju them se ditën e gjyqit fati i vendit të Sodomës do të jetë më i lehtë se yti''.
25[] Εν εκεινω τω καιρω αποκριθεις ο Ιησους ειπε· Δοξαζω σε, Πατερ, κυριε του ουρανου και της γης, οτι απεκρυψας ταυτα απο σοφων και συνετων και απεκαλυψας αυτα εις νηπια·
25Në atë kohë Jezusi nisi të thotë: ''Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i dheut, sepse ua fshehe këto gjëra të urtit dhe të mençurit, dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël.
26ναι, ω Πατερ, διοτι ουτως εγεινεν αρεστον εμπροσθεν σου.
26Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty.
27Παντα παρεδοθησαν εις εμε απο του Πατρος μου· και ουδεις γινωσκει τον Υιον ει μη ο Πατηρ· ουδε τον Πατερα γινωσκει τις ειμη ο Υιος και εις οντινα θελει ο Υιος να αποκαλυψη αυτον.
27Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t'ia zbulojë.
28Ελθετε προς με, παντες οι κοπιωντες και πεφορτισμενοι, και εγω θελω σας αναπαυσει.
28Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje.
29Αρατε τον ζυγον μου εφ' υμας και μαθετε απ' εμου, διοτι πραος ειμαι και ταπεινος την καρδιαν, και θελετε ευρει αναπαυσιν εν ταις ψυχαις υμων·
29Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.
30διοτι ο ζυγος μου ειναι καλος και το φορτιον μου ελαφρον.
30Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!''.