Greek: Modern

Shqip

Psalms

35

1[] <<Ψαλμος του Δαβιδ.>> Δικασον, Κυριε, τους δικαζομενους μετ' εμου· πολεμησον τους πολεμουντας με.
1O Zot, përleshu me ata që përleshen me mua; lufto me ata që luftojnë kundër meje.
2Αναλαβε οπλον και ασπιδα και αναστηθι εις βοηθειαν μου.
2Merr mburojën dhe parzmoren dhe çohu të më ndihmosh.
3Και δραξον το δορυ και συγκλεισον την οδον των καταδιωκοντων με· ειπε εις την ψυχην μου, Εγω ειμαι η σωτηρια σου.
3Nxirre shtizën dhe zëru rrugën atyre që më përndjekin; thuaji shpirtit tim: "Unë jam shpëtimi yt".
4Ας αισχυνθωσι και ας εντραπωσιν οι ζητουντες την ψυχην μου· ας στραφωσιν εις τα οπισω και ας αισχυνθωσιν οι βουλευομενοι το κακον μου.
4Mbetshin të shushatur dhe të turpëruar ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe mbetshin të shushatur ata që kurdisin të keqen kundër meje.
5Ας ηναι ως λεπτον αχυρον κατα προσωπον ανεμου, και αγγελος Κυριου ας διωκη αυτους.
5U shpërndafshin si byku nga era dhe engjëlli i Zotit i dëboftë.
6Ας ηναι η οδος αυτων σκοτος και ολισθημα, και αγγελος Κυριου ας καταδιωκη αυτους.
6Qoftë rruga e tyre e errët dhe me shkarje, dhe Engjëlli i Zotit i përndjektë.
7Διοτι αναιτιως εκρυψαν δι' εμε την παγιδα αυτων εν λακκω· αναιτιως εσκαψαν αυτον δια την ψυχην μου.
7Sepse pa pasur arsye më kanë ngritur fshehurazi rrjetën e tyre; pa pasur arsye ma kanë hapur gropën.
8Ας ελθη επ' αυτον ολεθρος απροσδοκητος· και η παγις αυτου, την οποιαν εκρυψεν, ας συλλαβη αυτον· ας πεση εις αυτην εν ολεθρω.
8Një shkatërrim i papritur u rëntë mbi krye, i zëntë rrjeta që kanë fshehur dhe rënçin në gropën që kanë përgatitur për shkatërimin tim.
9Η δε ψυχη μου θελει αγαλλεσθαι εις τον Κυριον, θελει χαιρει εις την σωτηριαν αυτου.
9Atëherë shpirti im do të ngazëllejë tek Zoti dhe do të gëzohet për shpëtimin e tij.
10Παντα τα οστα μου θελουσιν ειπει, Κυριε, τις ομοιος σου, οστις ελευθερονεις τον πτωχον απο του ισχυροτερου αυτου, και τον πτωχον και τον πενητα απο του διαρπαζοντος αυτον;
10Të gjitha kockat e mia do të thonë: "O Zot, kush është si ti, që e çliron të mjerin nga ai që është më i fortë se ai, të mjerin dhe nevojtarin nga ai që plaçkit?".
11[] Σηκωθεντες μαρτυρες αδικοι, με ηρωτων περι πραγματων, τα οποια εγω δεν ηξευρον·
11Dëshmitarë të pamëshirshëm ngrihen kundër meje dhe më pyesin për gjëra për të cilat unë nuk di asgjë.
12Ανταπεδωκαν εις εμε κακον αντι καλου· στερησιν εις την ψυχην μου.
12Të mirën e shpërblejnë me të keqen, duke e lënë kështu të pangushëlluar jetën time.
13Εγω δε, οτε αυτοι ησαν εν θλιψει, ενεδυομην σακκον· εταπεινωσα εν νηστεια την ψυχην μου· και η προσευχη μου επεστρεφεν εις τον κολπον μου.
13Megjithatë, kur ishin të sëmurë, unë vesha grathoren dhe e mundova shpirtin tim me agjerim, dhe lutesha me kokën e përkulur mbi gjoks.
14Εφερομην ως προς φιλον, ως προς αδελφον μου· εκυπτον σκυθρωπαζων, ως ο πενθων δια την μητερα αυτου.
14Shkoja rreth e rrotull, sikur të ishte fjala për një shok o për vëllanë tim; shkoja fort i kërrusur nga dhembja, ashtu si një njeri që mban zi për të ëmën.
15Αλλ' αυτοι εχαρησαν δια την συμφοραν μου και συνηχθησαν· συνηχθησαν εναντιον μου οι χαμερπεις, και εγω δεν ηξευρον· με εξεσχιζον και δεν επαυον·
15Por kur u pengova, ata u gëzuan dhe u mblodhën bashkë; u mblodhën kundër meje disa shpifës, të cilët nuk i njihja; më kanë shqyer pa pushim.
16Μετα υποκριτικων χλευαστων εν συμποσιοις ετριζον κατ' εμου τους οδοντας αυτων.
16Bashkë me disa palaço zemërkatranë kërcëllijnë dhëmbët kundër meje.
17[] Κυριε, ποτε θελεις ιδει; ελευθερωσον την ψυχην μου απο του ολεθρου αυτων, την μεμονωμενην μου εκ των λεοντων.
17O Zot, deri kur do të vazhdosh të shikosh? Shpëto jetën time nga shkatërrimet e kurdisura prej tyre, të vetmen pasuri që kam nga dhëmbët e luanëve.
18Εγω θελω σε υμνει εν μεγαλη συναξει· μεταξυ πολυαριθμου λαου θελω σε υμνει.
18Unë do të të kremtoj në kuvendin e madh, do të lavdëroj në mes të një populli të shumtë.
19Ας μη χαρωσιν επ' εμε οι εχθρευομενοι με αδικως· οι μισουντες με αναιτιως ας μη νευωσι με τους οφθαλμους.
19Mos u gëzofshin me mua ata që pa hak më janë bërë armiq, mos e shkelshin syrin ata që më urrejnë pa arsye,
20Διοτι δεν ελαλουν ειρηνην, αλλα εμελετων δολους κατα των ησυχαζοντων επι της γης·
20sepse nuk flasin kurrë për paqe, por kurdisin mashtrime kundër njerëzve paqësorë të vendit.
21και επλατυναν κατ' εμου το στομα αυτων, Λεγοντες, Ευγε, ευγε· ειδεν ο οφθαλμος ημων.
21Po, e hapin gojën e tyre kundër meje dhe thonë: "Ah, ah! E kemi parë me sytë tanë".
22Ειδες, Κυριε· μη σιωπησης· Κυριε, μη απομακρυνθης απ' εμου.
22O Zot, ti i ke parë këto gjëra, mos hesht; o Zot, mos u largo nga unë.
23Εγερθητι και εξυπνησον δια την κρισιν μου, Θεε μου και Κυριε μου, δια την δικην μου.
23Zgjohu dhe çohu, për të më siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur çështjen time, o Perëndi dhe Zoti im.
24Κρινον με, Κυριε ο Θεος μου, κατα την δικαιοσυνην σου, και ας μη χαρωσιν επ' εμε.
24Gjykomë sipas drejtësisë sate, o Zot, Perëndia im, dhe bëj ata të mos kënaqen me mua,
25Ας μη ειπωσιν εν ταις καρδιαις αυτων, Ευγε, ψυχη ημων. μηδε ας ειπωσι, Κατεπιομεν αυτον.
25dhe të mos thonë në zemër të tyre: "Ah, pikërisht ashtu siç e donim"; dhe të mos thonë: "E gëlltitëm".
26Ας αισχυνθωσι και ας εντραπωσιν ομου οι επιχαιροντες εις το κακον μου· ας ενδυθωσιν εντροπην και ονειδος οι μεγαλαυχουντες κατ' εμου.
26U turpërofshin dhe u pështjellofshin gjihë ata që gezohen nga e keqja ime; u mbulofshin me turp dhe me fyerje ata që ekzaltohen kundër meje.
27Ας ευφρανθωσι και ας χαρωσιν οι θελοντες την δικαιοσυνην μου· και διαπαντος ας λεγωσιν, Ας μεγαλυνθη ο Κυριος, οστις θελει την ειρηνην του δουλου αυτου.
27Këndofshin dhe gëzofshin ata që kanë në zemër çështjen time të drejtë dhe thënçin vazhdimisht: "Lëvduar qoftë Zoti, që e do paqen e shërbëtorit të tij".
28Και η γλωσσα μου θελει μελετα την δικαιοσυνην σου και τον επαινον σου ολην την ημεραν.
28Gjuha ime do të kremojë drejtësinë tënde dhe do të këndojë lëvdimin tënd tërë ditën.