1[] <<Εις τον πρωτον μουσικον. Ψαλμος του Δαβιδ.>> Ακουσον, Θεε, της φωνης μου εν τη δεησει μου· απο του φοβου του εχθρου φυλαξον την ζωην μου.
1Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut.
2Σκεπασον με απο συμβουλιου πονηρων, απο φρυαγματος εργαζομενων ανομιαν·
2Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi.
3οιτινες ακονωσιν ως ρομφαιαν την γλωσσαν αυτων· ετοιμαζουσιν ως βελη λογους πικρους,
3Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura
4δια να τοξευωσι κρυφιως τον αμεμπτον· εξαιφνης τοξευουσιν αυτον και δεν φοβουνται.
4për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë.
5Στερεουνται επι πονηρου πραγματος· μελετωσι να κρυπτωσι παγιδας, λεγοντες, Τις θελει ιδει αυτους;
5I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t'i parë?".
6Ανιχνευουσιν ανομιας· απεκαμον ανιχνευοντες επιμελως· εκαστου δε τα εντος και η καρδια ειναι βυθος.
6Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme.
7[] Αλλ' ο Θεος θελει τοξευσει αυτους· απο αιφνιδιου βελους θελουσιν εισθαι αι πληγαι αυτων.
7Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur.
8Και οι λογοι της γλωσσης αυτων θελουσι πεσει επ' αυτου· θελουσι φευγει παντες οι βλεποντες αυτους.
8Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t'i parë do të tundë kokën.
9Και θελει φοβηθη πας ανθρωπος, και θελουσι διηγηθη το εργον του Θεου και εννοησει τας εργασιας αυτου.
9Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë.
10Ο δικαιος θελει ευφρανθη εις τον Κυριον και θελει ελπιζει επ' αυτον· και θελουσι καυχασθαι παντες οι ευθεις την καρδιαν.
10I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen.