Greek: Modern

Shqip

Song of Solomon

7

1[] Ποσον ωραια ειναι τα βηματα σου με τα σανδαλια, θυγατερ του ηγεμονος το τορνευμα των μηρων σου ειναι ομοιον με περιδεραιον, εργον χειρων καλλιτεχνου.
1Sa të bukura janë këmbët e tua në këpucë, o bija e princit! Pjesët e rrumbullakta të ijëve të tua janë si stolira, vepër e dorës së një artisti.
2Ο ομφαλος σου κρατηρ τορνευτος, πληρης κεκερασμενου οινου· η κοιλια σου θημωνια σιτου περιπεφραγμενη με κρινους·
2Kërthiza jote është një kupë e rrumbullakët, ku nuk mungon kurrë vera aromatike. Barku yt është një tog gruri, i rrethuar nga zambakë.
3οι δυο σου μαστοι ως δυο σκυμνοι δορκαδος διδυμοι·
3Dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjel, binjake të gazelave.
4ο τραχηλος σου ως πυργος ελεφαντινος· οι οφθαλμοι σου ως αι κολυμβηθραι εν Εσεβων, προς την πυλην Βαθ-ραββιμ· η μυτη σου ως ο πυργος του Λιβανου, βλεπων προς την Δαμασκον·
4Qafa jote është si një kullë fildishi, sytë e tu janë si ato të pellgjeve të Heshbonit pranë portës së Bath-Rabimit. Hunda jote është si kulla e Libanit, që shikon në drejtim të Damaskut.
5Η κεφαλη σου επι σε ως Καρμηλος, και η κομη της κεφαλης σου ως πορφυρα· ο βασιλευς ειναι δεδεμενος εις τους πλοκαμους σου.
5Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokët e kokës sate janë purpur; një mbret u zu rob i gërshetave të tua.
6Ποσον ωραια και ποσον επιθυμητη εισαι, αγαπητη, δια τας τρυφας.
6Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me të gjitha ëndjet që siguron!
7Τουτο το αναστημα σου ομοιαζει με φοινικα, και οι μαστοι σου με βοτρυας.
7Shtati yt është i njëllojtë me atë të palmës dhe sisët e tua janë si vile.
8Ειπα, Θελω αναβη εις τον φοινικα, θελω πιασει τα βαια αυτου· και ιδου, οι μαστοι σου θελουσιν εισθαι ως βοτρυες της αμπελου, και η οσμη της ρινος σου ως μηλα·
8Kam thënë: "Do të ngjitem mbi palmë dhe do të kap degët e saj". Qofshin sisët e tua si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve,
9και ο ουρανισκος σου ως ο καλος οινος ρεων ηδεως δια τον αγαπητον μου, και καμνων να λαλωσι τα χειλη των κοιμωμενων.
9dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle.
10[] Εγω ειμαι του αγαπητου μου, και η επιθυμια αυτου ειναι προς εμε.
10Unë jam e të dashurit tim dhe ai më dëshiron.
11Ελθε, αγαπητε μου, ας εξελθωμεν εις τον αγρον· ας διανυκτερευσωμεν εν ταις κωμαις.
11Eja, i dashuri im, le të dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra!
12Ας εξημερωθωμεν εις τους αμπελωνας· ας ιδωμεν εαν εβλαστησεν η αμπελος, εαν ηνοιξε το ανθος της σταφυλης και εξηνθησαν αι ροιδιαι· εκει θελω δωσει την αγαπην μου εις σε.
12Të çohemi shpejt në mëngjes për të shkuar në vreshtat dhe për të parë në qoftë se vreshti ka lëshuar llastarë, në se kanë çelur lulet e tij dhe në se shegët kanë lulëzuar. Aty do të jap dashurinë time.
13Οι μανδραγοραι εδωκαν οσμην, και εν ταις θυραις ημων ειναι παν ειδος καρπων αρεστων, νεων και παλαιων, τους οποιους εφυλαξα, αγαπητε μου, δια σε.
13Madërgonat përhapin aromën e tyre dhe mbi portat tona ka fryte të zgjedhura të çdo lloji, të freskëta dhe të thata, që i kam ruajtur për ty, i dashuri im.